Qysh se ta pata nisė njė letėr tė gjatė dikur pėr gjuhėn,mė pėlqen me iu pėrgjigjė kėrkesave tua pėr me kontribue herė mbas here nė Java, duke ruejt formėn e njė letėrkėmbimi midis miqsh.
Mbi ēka me e ndėrtue Kosoven,me pyet ti. Mbi gjak, sakrifica e pėrmendore, apo mbi vlera e tė drejta.
Reagimi i parė qė mė vjen para njė pyetje tė tillė asht se une nuk e di.
Gjithmonė mė kanė lanė shije jo tė mirė ata qė ulun para tastieres sė njė kompjuteri diku nėpėr qytetet e Europės, lėshojnė receta e shesin mend ( e nė fakt i shesin lirė, mbasi mendt nuk po kanė shumė tė shitun kohėt e fundit) se si me i zgjidhė ēashtjet themelore tė egzistencės sonė si komb a si shtet.
Pra, tundimi i parė ishte qė tė pergjigjesha duke tė thane se, i dashtun Migjen , une nuk po di se mbi ēka duhet me e ndėrtue Kosovėn.
Por, nuk mundem me e mshehė se pyetja qė ti mė kishe nisė mė bani me mendue. Jo aq me mendue se ēfarė recetet mundem une me i ofrue kosovarėve mbi ndėrtimin e shtetit tė tyne, por mė bani me mendue mbi ate se sa asht e drejtė me e shtrue problemin nė kėte mėnyrė.
Mbi gjak a mbi vlera.
Mėnyra se si e ke ndėrtue pyetjen i ven gjakun,pėrmendoret e sakrificat nė krahun e kundėrt tė vlerave e tė drejtės. Duke e pranue kėte kundėrshti si njė tė dhanė objektive, ti mandej shtron pyetjen se ēfarė zgjedhjet duhet ba kur tė hidhen themelet e shtetit tė Kosovės, zgjedhja e gjakut apo e vlerave.
Une mendoj se kjo kundėrshti nuk i rrin fort arsyes. Sakrifica ,qoftė ajo minimale apo ekstreme, nuk asht e kundėrta e vlerės, por shpesh asht afirmimi i saj. Vlerat nuk janė kategori abstrakte e as fruta tė bukura tė njė kopshti ku shetisin vetėm njerėz mendjehollė e tė sofistikuem qė herė mbas here zgjasin duert e buta pėr me i mbledhė e me shijue amėlcinė e tyne . Ato shpesh bulojnė nė terrenin e trazuem tė historisė e lypin mund, guxim, sakrifica e nganjėhere edhe gjak pėr me u afirmue. Respekti dhe nderimi pėr sakrificen njerėzore nė mbrojtje tė vlerave mundet me prodhue edhe pėrmendore tė cilat
nuk janė gogola qė trembin vlerat, por simbole qė i thėrrasin ato nė kujtesėn tonė.
Ndėrsa po i shtjelloja kėto mendime ( gjithmone para tastieres sė njė kompjuteri nė njė qytet tė Europės), mendova se ndoshta ajo qė tė ban ty me shtrue njė pyetje tė tillė nuk asht thjesh nevoja me spekullue teorikisht mbi gjakun e mbi vlerat, por njė situatė konkrete qė ti jeton pėrditė nė Kosovė e qė une kėtu mundem vetėm me e marrė me mend.
Ndoshta pengesa apo kundėrshtia nė afirmimin e vlerave sot nė Kosovė nuk janė gjaku i atyne qė sakrifikuen, por abuzimi me gjakun e tyne. Abuzimi me gjakun asht pėrdhunim qė i bahen sakrificės sublime. E abuzim me gjakun asht edhe ndėrtimi vend e pavend i pėrmendoreve me pushkė e flamur. Abuzim me gjakun asht edhe riciklimi i stilit tė realizmit socialist shqiptar nėpėr statujat e heronjve tė luftės kosovare.
Mandej, duke folė pėr vlerat, duhet ta dimė se ato nuk janė vetėm kategori abstrakte e universale, por zhvillohen e fitojnė prioritete e karakteristika tė veēanta nė lidhje me kontekstin historik .Bjen fjala , nė njė moment tė caktuem vlera e unitetit asht prioritare, kurse nė njė tjetėr moment ajo e diversitetit del nė plan tė parė. Ka momente historike kur njė popull i dedikohet mbėrritjes sė lirisė sė tij si popull e ka momente kur vlerat e lirisė individuale apo tė grupimeve kanė nevojė ma urgjente me u afirmue. Ka momente kur njė popull asht i impenjuem me realizimin e lirisė sė vet nė luftė me njė popull tjetėr e ka momente kur njė popull nuk mundet me e realizue as lirinė e vet pa sigurue edhe lirinė e popullit tjetėr. Impenjimi pėr me mbrojtė mendimin ndryshe, tė qenunit ndryshe, etninė ndryshe, gjuhėn ndryshe nuk kėrkojnė pak sakrifica e mund . Historia na difton edhe shembuj kur ky impenjim ka kushtue edhe gjak e kėto janė shembuj tė naltė ne mbrojtjen e vlerave e tė sė drejtes.
Une, para tastjerės sė kompjuterit tim kėtu nė njė qytet tė Europės nuk kam ndėrmend me i dhanė askujt leksione se si duhet me i ndėrtue e me i afirmue vlerat e veta, por, i dashtun Migjen, pėr njė gja jam i bindun:
Mbi gjak apo mbi vlera - Kjo nuk asht ēashtja.
(Adrian Paci asht artist me renome europiane nga Shkodra. Jeton dhe vepron ne Milano.)