Nė ato momente gėzimi e euforie shkaktue njaj ngjarje historike Pamvarėsimit tė Kosovės me 17 Fror, tue i ndjek momentet emocionante nė Kuvendin e Kosovės kur lexohet Deklarata e Pamvarėsisė dhe shpallet Flamuri i Kosovės, e para gja qė mė shkoi nė mend, njashtu heshtun, ishte Faik Konica.
Asobote, Konica, i gėzuem se Shqipnia arriti me e shpall pamvarėsinė dhe me u ba shtet, konstatoi:
Shqipnia u ba. Tashti duhet me i ba Shqiptarėt.
Njisoj isha i kapluem kėsaj ndjesie, kur i shifsha kuvendarėt ēue nkambė nKuvend, tuj aplaudue momentin historik.
Njimend, Kosova u ba, mendova. Por tashti duhet me i ba Kosovarėt.
Asht frapante kjo parabolė qė lidh dy momente historike pėr shqiptarėt nė Ballkan. Lindjen e dy shteteve nė fillimet e dy shekujve dhe ballafaqimi me dy sfidat e mėdha tė dy shekujve: formimin e Shtetit Komb nė fillim tė shekullit XX, dhe formimin e Shtetit Shumkombėsh nė fillim tė shekullit XXI.
Po kush ishin ata njerėz nVlorėn e fillimi tė shekullit qė po gėzoheshin? A nuk ishin Shqiptarė? Pse Konica ishte i bindun se Shqiptarėt henez duhet me i ba?
Dhe, kush ishin kėta njerėz qė po aplaudonin nKuvend, nPrishtinė, nė fillim tė shekullit XXI, shpalljen e pamvarėsisė sė Kosovės? A nuk ishin Kosovarė? Kush janė Kosovarėt?
Pse jam i bindun posi Konica me Shqiptarėt, se Kosovarėt henez duhet me i ba?
Shqipnia, qė lindi nga proceset e shkatėrrimit tė perandorive tė mėdha tė kohės si Perandoria Otomane dhe ajo Habsburgiane, ishte e popullueme me njerėz qė modelet e identifikimit parėsor nuk i gjeneronin nga etnia e pėrkatėsia kombėtare. Ata sė pari ishin muslimanė, katolikė, ortodokosė, beglerė, ushtarakė, shtetas turk, turqisht-folės, greqisht-folės, dhe vetėm diku nė fund, shqiptarė. Qė kėtej ai konstatim i Konicės: Shqipnia u ba. Tashti duhet me i ba Shqiptarėt. Me i ba koshientė pėr Kombin, pėr Kombin si pėrkatėsi parėsore identifikimi. Me i ba shqiptarėt etnocentrikė. Koshientė pėr etninė si esencėn e atij identiteti shqiptar qė duhej krijue. Etnia si lidhja ma e fuqishme organike e asaj qė ka me u quejt Shqiptar. Pėr Gjuhėn Shqipe qė ishte i vetmi argument i tyne se janė Shqiptarė. Klithma e Konicės ishte se ne ma spari jemi shqiptarė dhe vetėm mandej muslimanė, katolikė, turqisht-folės, e gjithēka tjetėr. Qė kėtej ajo klithma e Vaso Pashės
Feja e shqiptarit asht shqiptaria
Shqipnia u ba. Tashti duhet me e ba Shqiptarin. Me e ba prej vjershave si tė Naimit, prej epeve si ato tė Fishtės, prej idealizimit tė Gjuhės sė Bukur Shqipe dhe peisazhit shqiptar, prej pragmatizmit si ai i Mbretiti Zog
.
Shqipnia u ba. Dhe dikur u banė edhe Shqiptarėt. Dhe poenta kryesore, qė kam frikė se diku na humbi rrugės, ishte se Kombi po u bajka! Po u konstruktojka! Po u inventojka!
Mirėpo, le tė shkėputemi nga fillimi i shekullit XX dhe tė vijmė sot, nė fillim tė shekullit XXI.
Kush ishin kėta njerėz qė po aplaudonin nKuvend, nPrishtinė, nė fillim tė shekullit XXI, shpalljen e pamvarėsisė sė Kosovės? A nuk ishin Kosovarė? Kush janė Kosovarėt? Pse Kosovarėt henez duhet me i ba?
Sfida kryesore e shekullit XXI, nuk asht Shteti-Komb, por Shteti Shumkombėsh apo si u ba i njoftun nė Kosovė me ardhjen e ndėrkombėtarėve, Shteti Multietnik, i ndėrtuem mbi Vlerat si respekti pėr tė drejtat njerėzore, multietnia, multikulturaliteti, barazia gjinore, liria, demokracia, shteti ligjor
Nė letrėn e tij presidenti i SHBA Bush pėrshėndeti shtetin e ri Kosova, tė cilin e cilėsoi si - Shtet Multietnik.
Nė Deklaratėn e Pavarėsisė sė Kosovės asht edhe fjalia:
Ne shpallim Kosovėn njė republikė demokratike, laike dhe multietnike, tė udhėhequr nga parimet e jodiskriminimit dhe mbrojtjes sė barabartė sipas ligjit
.
Kosova u ba. Tashti duhet me i ba Kosovarėt.
Po kush na qenkan Kosovarėt?
Gjegja ma e shpejtė dhe me e lehtė asht shtetasit e kėtij shteti tė sapolindun. Por gjegja e zorshme asht ajo qė flet pėr partikularitetet kulturore e identitare tė kėtyne shtetasve tė kėtij shteti tė ri.
Nuk po due me u zgjatė, se po mduket se po pėrsėritem. Po sjelli nė vazhdim nji kontribut temin nga sympoziumi Identiteti Europian i Kosovės, si nji gjegje e mundshme se - Kush janė Kosovarėt?
Une deshta vetėm me e ba nji parabolė mes dy shejave kohore kruciale pėr shqiptarėt, kur ata nuk ishin vetėm gėzue, po edhe hutue. Njihere me Shqiptarin, e mandej me Kosovarin!
A asht fjala KOSOVAR fjalė tjetėr pėr fjalėn EUROPIAN
PĖR NJI EUROPĖ VLERASH
Kur e artikuluem pyetjen dhe i krijuem hapsinė brenda numrit tė parė tė nji produkti tė ri medial asokohe nKosovė Gazeta JAVA (ishte 1 Dhetori i vitit 2001), ne nė redaksinė e gazetės Java ishim plotėsisht koshientė se po e hapnim debatin pėr nji temė tabu dhe asnjihere tė folun e tė debatueme nKosovė, dhe pėrgjithėsisht nė shoqninė shqiptare mundėsinė e paraqitjes sė moduseve supra-etnike tidentifikimit nKosovėn post-NATO.
I kishim shtu gazetės nji suplement tė tanė, ku pėr 20 numra me radhė u zhvillue nji debat me diku 30 kontribute rreth pyetjes artikulue:
KUSH ASHT KOSOVARI?
Nė frontespic kishim shtue:
Kosova sasht Hinterland. Tokė e Askujt. Kosova i ka kufijtė e saj. Kosova sasht pa njerėz, Kosova i ka njerėzit e saj. Dhe, ata sjanė vetėm shqiptarė. Kosova sasht pa histori, Kosova e ka historinė e saj. Kosova sasht pa kryeqytet, Kosova e ka kryeqytetin e saj. Kosova sasht pa idenė e shtetėsisė dhe Kosova asht tue e ndėrtue shtetin e saj. Por, kush janė shtetasit e kėsaj Kosove? Kush asht Kosovari? A egziston Identiteti Kosovar? Nedicionin ma tė ri e tpasunuem me fjalė tė reja tė fjalorit tOxfordit u shtue nji fjalė e re: kosovar. Po a ia kemi shtue na fjalėn kosovar fjalorėve tanė?
Ky debat, qė kryesisht u zhvillue mbrenda periudhės kohore 2001-2002, dhe tek-tuk edhe nėpėr numrat tjerė tė gazetės deri nė vitin 2005, po kėte vit, nDhetor 2005, u pėrmbledh edhe nė formėn e librit, nShqip e nAnglisht, me po tė njajtin titull Kush Asht Kosovari?
Debati pėr tanė kėte kohė, deri nė kėte sympozium organizue Forumi 2015 (Qershor 2007), mbeti i ndryem mbrenda numrave tė kėsaj gazete dhe mbrenda kėtij libri. Mediat tjera, as tė shkrueme e as elektronike, nuk guxonin ose nuk donin me i krijue hapsinė nji debati tė kėtillė. Debati pėr kosovarin mbeti etiketė, kryesisht negative, e kėtij produkti medial, Java, i cili bashkė me debatin tjetėr qė i kushtonte nevojės sė rishikimit tė Standardit Gjuhėsor tė vitit 1972, si dhe debateve rreth famurit, identitetit vizuel tKosovės si dhe islamit latent tė shumicės kosovare, u perceptue si provokimi dhe sfida ma e madhe qė i asht ba kulturės shqiptare deri sot.
Nga ana tjetėr, ashtu si spjegonim pėrgjithėsisht, por edhe neditorialin e parė tė gazetės Java, me 1 Dhetor 2001, qė titullohej NDRYSHE, lansimin e kėtij debati e kuptonim si nji pėrpjekje me u bashkue nreflektim e nanalizė me debatin qė po nxinte vend nqendrat kulturore europiane, qyshmoti, mbi Identitetin Europian. Eksplorimi dhe debatimi i identitetit qė kushtimisht e quenim Kosovar, pėr ne kishte kuptimin e pėrpjekjeve shtesė me e hulumtue dhe eksplorue ate qė quhet Identitet Europian. Pėr ne nė Java, fjala Kosovar ishte vetėm fjalė tjetėr pėr Europian, sepse qė tė dy konceptet nuk gjeneroheshin etnikisht dhe kjo pėr ne kishte shumė kuptim. Ishin koncepte qė duhej me i veshė e me ju dhanė kuptim.
TEBDILI I NACIONALIZMIT SHQIPTAR
Nėse ka diēka qė i ka determinue konfliktet nė ish Jugosllavi ishte etnia e kombi kuptue si fatalitete. Esencializimi i Kombit, Etnisė, idealizimi i Shtetit Kombtar dhe gadishmėnia me i flijue gjithēka ktyne nė tė vėrtetė kimerave, i jepte domethanie dhe iluminim ma shumė nevojės sė debatimit tidentiteteve supra-etnike. Tė debatimit tėkosovarit (lexo: europianit).
Vukovari, Sarajeva, Bllace
sjanė asgja tjetėr pos ekstrapolimi i kėtij keqkuptimi ballkanik pėr Kombin, Shtetin, Etninė, Tokėn e Gjakun.
Derisa keqkuptimi i Serbisė sė Milosevicit ishte nji ekstrapolim i gėrditshėm e brutal, i lamė ngjak e neshtna, keqkuptimi i shqiptarėve tė Kosovės e pėrjetoi edhe nji episod trivial: nė hollin e Palamentit tė Kosovės, si nji institucion i pėrkohshėm si e quenin, kryetari i asokohshėm i Parlamentit, zoti Nexhat Daci, kishte porositė dhe lejue nji mural qė ishte replikė e nji pikture autorėsh nga Shqipnia, qė i kushtohej mitit pėr Skenderbeun. Ky mural lidhet me gazetėn Java, sepse me shkrimin, komentin dhe foton qė Java botoi, u krijue opinioni i nevojshėm qė tė intervenohej dhe u kėrkue nga Parlamenti i Kosovės tė mbulohej ai mural. Arsyetimi: Parlamenti nuk asht parlament i shqiptarėve, por Parlament i qytetarėve tė Kosovės.
Edhe sot e kėsaj dite, ai mural qėndron tebdilue, si nji metaforė e pėrkryeme e keqkuptimit nacionalist pėr Kosovėn si shtet-komb. Murali vazhdon me mbet mbulue me nji perde, mbi tė cilėn ende ska asnji imazh vizatue e gdhendė. Nocioni Kosovar njisoj si nocioni Europian, ende asht paemanue, pakonstruktue. Mbi ate tebdil parlamenti asht vetėm nji pėrpjekje pėr me shkrue e me vizatue derisot: Gazeta JAVA.
AMERIKA asht prova se andrra supranacionale europiane sasht naj nonsens e as naj ideal qė sun rroket
Titulli i sympoziumit Identiteti Europian i Kosovės pėr mue asht i sforcuem, dhe buron nga po i njajti keqkuptim qė e ka pėrcjell gjatė gjithė kohės gazetėn JAVA dhe debatin rreth modeleve supra-etnike tidentifikimit: keqkuptimi i konceptit Europa dhe paragjykimi dhe keqkuptimi i projektit politik Europa. Me kėte emnim, kihet pėrshtypja se Identiteti Europian asht diēka e definueme, e saktė, e matshme dhe e rrokshme. Kam frikė se kjo ka burimin te po ai simplifikim qė konceptin Europa e definon dhe redukton si koncept gjeografik, qė gjenerohet nga autoktonia e popujve nė kėto hapsina, qė gjenerohet nga tradita e krishtenė e popujve dhe kombeve qė pėrbajnė Europėn, qė besojnė nė natyrėn intrinsike tė Europės.
Europa dhe Identiteti Europian asht diēka qė duhet me u emanue, ose ma mirė me thanė me u konstruktue e inventue nga pėrjekjet e pėrbashkėta me e thjeshtu jetėn dhe me e alternu Shtetin-Komb. Dhe nji model tashma e kemi, plot 200 vjet: AMERIKĖN. Si e tha Bernard-Henry Lévy, Amerika asht prova dhe argumenti i matshėm e i prekshėm se andrra supranacionale europiane sasht naj nonsens e as naj ideal qė sun rroket.
Po ēka qenka Europa? Nuk gjej definim ma tė saktė e ma kuptimplotė pėr Europėn sesa ai i pėrfshimė nė preambulėn e Kushtetutės sė pafatė europiane (qė nuk u votue nFrancė e nHolandė): - Europa asht komunitet i vlerave.
Mė lejoni me i kujtue vetėm disa:
- respekti pėr dinjitetin njerėzor;
- liria;
- demokracia;
- barazia;
- solidariteti dhe barazia mes femnės dhe mashkullit;
- sundimi i ligjit;
- respektimi i tė drejtave njerėzore;
- toleranca;
- diversiteti;
- etj.
Nėse Kosova ka me gjetė forcė me i interiorizue e me i ba tė vetat kėto vlera, atėhere debati pėr Identitetin Europian tė Kosovės asht i panevojshėm.
Kosovar mbetet fjalė tjetėr pėr Europian.
Libri Kush Asht Kosovari? asht botim i JMP (Java Mulimedia Production). Libri i pėrkthyem nAnglisht ka pėrjetue edhe edicionin e dytė tė tij.