Ballina 
 
 Java n'Jįva
 Nacionale
 Bota
 
 Eksploreri
 
 Intervista
 
 Java e Europės
 
 Editoriale
 
 Kolumne
 
 Kultura
 Filmi
 Muzika
 Televizioni
 BookLook
 
 Polemika
 
 Letra dhe Opinione
 
 JAVA DOSSIER
 
 Fejtoni
 Identiteti Kosovar?
 A egziston Gjuha Standarde Shqipe?
 A ma mirė me shami a pa shami?
 
 Multimedia
 Java VIDEO
 PDF
 
 Java Plus
 
 Ballinat
 
 Karikatura
LYP

Polemika E Update'ueme: Feb 28th, 2008 - 14:39:27


KOSOVA E PAMVARUN SA BRITANIA?
Nga Petrit Musolli
Feb 26, 2008, 21:08

Email'o
 Print'o

Asht zor me lexue mendimin e Tim Judah – qė na e kujton se sa e pamvarun u ba Kosova - dhe njikohėsisht mos me u ndie i ofenduem. Edhe ma zor asht me mendue me u pajtue me te - ndryshe duhet me u frustrue, me u rebelue e me kall urėn e Ibrit njashtu qysh i kanė kall serbėt kontejnerat e pikave kufitare nė Zvecan a Leposavic.  Sepse, sipas Judah aty asht kufini. Mirėpo, pėr kėte kufi due me fol pak ma vonė. Ma shumė mė ka provokue dyshimi qė ai na e ka krijue se a jena pėrnime tė pamvarun apo na e kanė dredhue shtetet ma tė fuqishme t’Unionit Europian e Shtetet e Bashkueme t’Amerikės.  E pėr kėte Tim Judah na e mban nji “ligjeratė” publike se cka i bjen me qenė i pamvarun pernime edhe i “pamvarun” si Kosova. Athue na kena dal (me 17 Fror) pėr herė tė parė,  prej bunkerit tė Arian Bylbyl Canit p’ej Shqipnie. Me demek na s’jena tė pamvarun si Britania, shteti i madh i tij – kėshtu tue lanė me u nėnkuptue se na edhe nuk kena fort arsye me u gzue e festue.  Ma shumė kena arsye me u rebelue. Me e ndie kėte pamvarėsi njashtu qysh e kanė ndie nacionalistat n’Serbi e Kosovė.

Po due me ja kujtue ekspertit pėr cashtje ballkanike se synimi i Kosovės nuk ka qenė kurrė pamvarėsimi prej Europės! Por, pamvarėsimi prej shtetit serb. Pamvarėsimi prej nji shteti e pushteti e edhe nji shoqnie tė manipulueme, qė shqiptarėt i kanė konsiderue infeksion tė “pastėrtisė sė popullit tė tyne”. Tė cilėt i kanė konsiderue shqiptarėt si Damlla e shoqnisė sė tyne. Si nji njollė qė e ka shėmtue pamjen e bukur tė shtetit e shoqnisė serbe.

Po due njikohėsisht me ja kujtue Judah se shtetet e Ballkanit nuk e kanė synim me u pamvarėsue prej Europės, por me u integrue n’Europė. Me u mbikqyr prej Unionit Europian njashtu si ka me u mbikqyr Kosova.  

Por, njashtu po due me ja konfirmue se Kosova pėrnime nuk asht ma e pamvarun sesa janė tė pamvaruna shtetet tjera tė varfuna. I vetmi dallim prej kėtyne vendeve asht se na e kena zyrtarizue kėte mvarėsi qė Judah na e pėrmend si shembull pėr mos me u gzue me shtetin tonė.

Asht e vėrtetė se Kosova nuk ka me pas ulėse n’OKB. Kjo, pėrnime, nė nji foto tė madhe nė ndėrtesėn e OKB’s  ka me na ba me u ndie mangut  –  qė Judah e quen mungesė e Pamvarėsisė.  Por, po ja kujtoj Judah’s se Rusia jo vetėm se asht anėtare e OKB’s, por edhe anėtare me tė drejtė veto nė Kėshillin e Sigurimit. Nji e drejtė (e barabartė me shtetet tjera tė pamvaruna e tė fuqishme) qė i jep tė drejtėn me kundėrshtue – por jo edhe me ndikue. Po ja kujtoj ekspertit pėr cashtje ballkanike se Serbia u bombradue pa miratimin e Kėshillit tė Sigurimit. Kosova u ba shtet pa miratimin e Kėshillit tė Sigurimit. Po e garantoj Judah se kosovarėt nuk kanė ambicie me u ba shtet me ma shumė ndikim se Rusia. Po e garantoj Judah se intersat e kosovarėve janė pėrbrenda Unionit Europian – dhe se nė asnji mėnyrė interesat e kosovarėve nuk munden me dalė jashta parimeve tė Unionit Europian pėr me kėrkue ndihmė ne karrigen e OKB’s.

Judah e ka shembull tė mangėsisė sė pamvarėsisė edhe misionin e Unionit Europian EULEX, tė cilin ai dėshiron me e quejt protektorat. Prapė mė duhet me ja kujtue se obligimet qė e ngarkojnė kėte mision jane te barabarta me misionin universal qė ia kanė vnue shtetet demokratike vetes pėr me i mbrojt shoqnitė nė vendet ku mund tė shkelen tė drejtat e tyne. Nė Jugosllavinė e vitit 1999 nuk ka pas tė instalueme nji mision tė tillė – por kjo nuk i ka pengue me intervenue kur kėto shtete kanė konstatue se n’Kosovė po dhunohen tė drejtat e njeriut. As n’Irak nuk ka ekzistue nji mision i tillė kur asht intervenue pėr me instalue nji pushtet tė ndėrtuem mbi parimin e funksionimit tė ligjit tė sė drejtės – i vetmi mision qė ka EULEX n’Kosovė. N’ Irak jo qė i kanė ndrrue ministrat, por i kanė var n’konop. Po e them prapė, i vetmi dallim asht se na e kena zyrtarizue e legjitimue mbikqyrjen e shteteve demokratike n’Kosovė pėr me i sigurue se kena me qenė nji shtet i sė drejtės e jo diskriminimit. Kjo nuk na ban ma pak tė pamvarun. Kisha me thanė kjo na banė ma tė pėrkushtuem, ma tė sinqertė nė orientimet tona demokratike si shtet i ri.

Sa i pėrket kufinit n’lumin Ibėr. Kur asht miratue demarkacioni me kufij tė ri n’Kosovė, si shkas i nji marrėveshje tė mahershme mes Serbisė e Maqedonisė – forcat e KFOR’it automatikisht u patėn tėrhjek n’kufijtė e ri, me urdhėn tė NATO’s. Madje u patėn pajis ushtarėt e KFOR’it edhe me harta tė reja qė tregonin kufijtė e ri t’Kosovės. Mbas atyne incidenteve qė ndodhen n’veri t’Kosovės, KFOR’i nuk u vendos nė kufijtė e ri – qė simbas Judah janė te lumi Ibėr. U rreshtuen nė Zvecan e Leposavic, pėr me i vėrtetue edhe njihere kufijtė mes Kosovės e Serbisė.

Nė nji farė mėnyre pajtohem me Judah se lumi Ibėr pėrnime asht nji kufi – por jo kufi fizik – ma shumė mundet me u konsiderue si nji kufi qė ndan dy mentalitete, dy botėkuptime. Ma mirė me thanė nji kufi qė ndanė dy kohė – tė kaluemen dhe tė ardhmen.  Si nji vrimė e zezė ku mund t’i biesh mespėrmes dy ekstremeve t’universit kosovar. Tė atyne qė janė pajtue me jetue tė ardhmen dhe atyne qė vazhdojnė me jetue n’iluzionin e tė kaluemes.  

Tash i mbeta borxh pėr me ja shpjegue e krahasue Tim Judah’s sa tė pamvarun janė Kosova e Britania. Po ja kujtoj Judah Traktatin pėr Ekstradim (qė ka lind nga lufta kundėr terrorizmit) qė e ka nėnshkrue shteti i tij me 2003 me Shtetet e Bashkueme t’Amerikės – ku Britania pajtohet me ja dorėzue Amerikės cdo qytetar britanez, pa i ofrue madje shtetit britanez as prova pėr me e mbėshtet akuzėn ndaj shtetasit tė tij.  Sa e ban kjo tė pamvarun Britaninė – shtetin e Tim Judah?  Nuk e di. Por, e di qė ky realitet e ban Kosovėn tė pamvarun aq sa e ban Britaninė tė pamvarun  - ku “jau shkerdhejne” shtetasit n’Guantanamo.

Po reagoj ndaj opinionit tė Tim Judah, sepse nė shkrimin e tij mujta me vėrejt nji tendencė pėr me na e nxit ndjenjėn e revoltės, rebelimit. Ndjenjėn pėr me e kall Deklaratėn e Pamvarėsisė sė bashku me urėn e Ibrit – e kėshtu me e dėshmue shtetin e Kosovės si nji projekt tė dėshtuem politik. Nji projekt qysh e patė pėrshkrue Putini. 


© by Gazetajava.com

Kreu

Polemika
Lajmet
LULET E PLASTIKĖS – POLITIKA DHE GJUHA SHQIPE
FATVA E ARBER XHAFERIT
POLEMIKA E GAZETARIT HALIL MATOSHI ME ARBER XHAFERIN DHE SHKELZEN MALIQIN
Xen, a beson ti nė shtetin e Kosovės?
KUR DON ME E MBULUE DIELLIN ME SOFRABEZ
KOSOVA E PAMVARUN SA BRITANIA?
KOMBI KOSOVAR DHE SHPIFĖSIT KOSOVARĖ