Republika e Kosovės. Sa e ambėl dhe sa bukur po tingllon kjo fjalė Republikė sot dhe sa bukur po i rrin Kosovės. Por, gjithashtu kjo fjalė mkthen nė kohėn kur shkrujshim hartime nė shkolla fillore me tema pėr nji Kosovė tė lirė dhe nji Kosovė tAndrrave. Sigurisht, kėto hartime kanė qenė gjithmonė me pėrmbajtje tė dhimbshme, dhe nėse nuk e shkrujshe hartimin sa ma patetik e sa me ma shumė terme patriotike e nacionaliste qė me prek (herė-herė edhe me shti me kajt) mėsuesen/mėsuesin, se merrshe notėn 5-she me yll. E sot, me siguri qė temat e hartimeve pėr Kosovėn kanė me qenė tash e tutje me pėrmbatje ma tė gėzueme e shumė nxanėsa kanė me marrė 5-she me gjashtė yje tash J.
Njana ndėr veēoritė e kėsaj ngjarje tė madhe tė Kosovės qė i kanė dhanė shpirt, emocion dhe frymė tė re Kosovės gjatė kėtyne ditėve janė edhe parullat, si Bac, U Kry, Edhe unė kam shtet, A New hope is Born, NEWBORN, Independence is Better than Sex
te disa tė rijve, individėve dhe organizatave tė ndryshme qė me kreativitetin dhe idetė e tyne kontribuen pėr ditėn e 17 Frorit.
U kry pėrnime, qitash. U bamė shtet mbas shumė spekulimeve, mbas shumė datave tė huquna prononcue publikisht nga figura publike, mbas shumė debateve e analizave. E mbėrrijtėm cakun e andrruem e tė shumėpritun tė shoqnisė sonė. Nė fakt, krejt kjo situatė krijoi njifarė konfuziteti te qytetarėt e Kosovės, se tash po presin qė tė gjitha kanė mu rregullue vetvetiu dhe me nji fjalė kaq e pat kjo punė dhe janė shtangue me nji vend. Tue pritė ēka don me ndodh tash. Sigurisht qė tash nuk mungojnė mendime tė shumta, dhe teori konspirative, tė cilat janė specialitet i kėsaj shoqnie si rrjedhė e ngjarjeve nė Serbi dhe aktuliteteve tjera qė lidhen me neve.
Karakteristikė tjetėr e kėsaj dite tė veēantė pėr vendin tonė, pos njohjes sė shtetit nga shumė vende tė botės njikohėsisht, ku nji gja e tillė u dėshmue se ishte rekord nė krahasim me shtetet tjera tė rajonit qė u pavarėsuen sė fundi, ajo ēka ma spaku pritėm nkėtė ditė, ditėn e 17 Frorit ishte kthimi i Adelina Ismajlit nė skenė. Pritja e Adelinės dhe britmat e brohoritjet e publikut nė qendėr tė Prishtinės ishin ma tė fuqishme sesa pėr Kryeministrin Thaēi kur e shpalli Pamvarėsinė nė Kuvend (!). Kjo brohoritje zgjati aq sa performansa e Adelinės sė nxehtė nė atė ditė qė e kaploi mot i ftoftė (kanga ishte e pamundun mu ndi dhe identifiku prej brohoritjeve dhe adhurimit pėr Adelinėn).
17 Frori u pėrcill nė ditėt ne vazhdim me njohje tė shumė shteteve tė botės dhe po vazhdon tė njihet edhe mė tej. Dhe pothuajse tė gjitha ngjarjet qė po e pėrcjellin kėtė ditė po ndodhin ngjajshėm me kėrcėllimat e palagaēave (pop-corn), ku njiherė nuk ndihet kurgja e mandej kadaldale ndihet kėrcėllima me tempo dhe zhurmė ma tmadhe e ēdoherė e ma shumė deri nė fund. Prandaj edhe kjo njohje e pamvarėsisė mduket njisoj si pėrgaditja e palagaēeve dhe po e njoh si Pop-Corn Recognition. Pop-Corn ose palagaēet janė tė shijshme, e po ashtu edhe Pamvarėsia e Kosovės dhe zhvillimet e mėtutjeshme tė saj po na pėlqejnė e shpresojmė qė vazhdohet me kėtė tempo e me kėtė disponim. Cheers!