Muralet nė Kuvendin e Kosovės, tė cilat ishin vendosur dhe mė pas mbuluar nė legjislaturėn e parė, ende mbeten ēėshtje pėr tė cilat nuk ėshtė ndėrmarrė mė asgjė.
Si janė vendosur, me ēfarė komisioni dhe me ēfarė kriteri, mbetet ende mjegull, pasi qė ėshtė e pamundur tė merren informata nga kryetari i atėhershėm i Kuvendit, Nexhat Daci, i cili i pat vendosur kėto murale..
Njė gjė dihet. Ato murale janė vendosur pas renovimit tė sallės sė Kuvendit dhe murali i Kuvendit tė Lezhės nuk paraqet fotografinė origjinale tė kėtij Kuvendi, sepse nė tė nuk figurojnė heshtat, shpatat dhe parzomoret e luftėtarėve shqiptarė. Arsyetimi i heqjes sė armėve tė luftėtarėve shqiptarė ėshtė arsyetar nga drejtuesit e Kuvendit atėkohė si shenjė respekti pėr serbėt per tė mos i iriutuar ata.
Para katėr vitesh, muralet u pengonin edhe deputetėve tjerė joshqiptare, sepse edhe ateherė Kosova konsiderohej njė shoqėri multietnike dhe Kuvendi nuk guxonte tė identifikohej si institucion i shqiptarėve.
Xhavit Haliti: Muralet duhet tė hiqen. Ato duhet tė bartin simbolika qė nuk ofenojnė askend nKosovė
Anėtari i Kryesisė sė Kuvendit, Xhavit Haliti, i cili ka mbajtur tė njėjtin post edhe nė Kuvendin e kohės sė Dacit, thotė se prej fillimi ka qenė kundėr kėtyre muraleve, sepse, sipas tij, Parlamenti i Kosovės ka pėrbėrje dhe strukturė shumėnacionale.
Muralet kanė qenė njė vepėr e keqe artistike, e kopjuar dhe me kosto shumė tė lartė, gjė qė i ka kushtuar buxhetit tė Kosovės dhe taksapaguesve tė Kosovės dhe si vepėr e tillė artistike ose si kopje e shėmtuar e pikturave tė bėra nga artistėt mė tė mėdhenj tė kombit shqiptar, nuk e kanė vendin brenda kuvendit tė Kosovės, theksoi Haliti. Ai tha se ato piktura duhet tė hiqen. Sipas tij, Kuvendi i Kosovės nuk i meriton kėto piktura tė kopjuara keq, tė vjedhura e tė sakatuara.
E kuptoni ju? - njė pikture (siē ėshtė piktura origjinale) tė mbushur plotė armė - i hiqen shpatat e heshtat - me logjikėn se janė bėrė mė paqėsor se Skėnderbeu! Kjo ska asnjė logjikė, theksoi Haliti.
Sipas Xhavit Halitit, kėto murale nuk janė bėrė pėr tė pasqyruar artin shqiptar, as pėr tė treguar tė ardhmen e tė kaluarėn e Kosovės por, thjesht, pėr tė arsyetuar buxhetin e shpenzuar pėr ndėrtimin ose rregullimin e sallės sė Kuvendit. Edhe pse, Haliti edhe atėherė ka qenė anėtarė i Kryesisė, ai thotė se nuk ka pasur asnjė informacion pėr muralet qė do tė vendoseshin nė sallėn e Kuvendit.
Ai qė ka marrė vendimin pėr ta bėrė kėtė, ėshtė dashur qė kėtė vendim ta marr nė prezencėn e anėtarėve tė Kryesisė, por nuk ka ndodhur kėshtu. Si anėtar kryesie, jam lejuar tė hyj nė sallėn e Kuvendit vetėm pasi ėshtė rregulluar. Dhe, momentin e parė qė i kam parė muralet kam thėnė se kėto duhet tė hiqen, tha Haliti. Sipas tij, Muralet e Kuvendit tė Kosovės duhet tė pėrmbajnė simbolika tė pranueshme pėr mendjen, dijen e pėrpjekjeve tona, dhe tė cilat nuk e ofendojnė askend. Por, tė kenė tė bėjnė me artin modern - me artin, tė cilin e kuptojnė tė gjithė.
Bajram Kosumi: Muralet duhet te zbulohen
Tė gjithė ata, tė cilėt ishin deputete te Kuvendit ne kohen e Dacit dhe qė vazhdojnė tė jenė edhe tani deputete, kėto piktura i cilėsojnė si jovlera artistike, dhe njėkohėsisht bėjnė tė ditur se nuk kanė qenė nė dijeni pėr murale tė tilla - deri sa i kanė parė tė vendosura nė mur.
Bajram Kosumi, i cili ka qene deputet edhe ne Kuvendin e pare tha se zbulimi i kėtyre muraleve ėshtė detyrė e kryetarit dhe Kryesisė sė Kuvendit. Kosumi thote se nuk i pėlqejnė keto murale por ka vendosur te perkrah zbulimin e tyre. Ėshtė shija ime personale - por pikturat nuk janė cilėsisht tė mira. Jo pėr shkak tė pėrmbajtjes, sepse sipas pėrmbajtjes duhet tė zbulohen - ėshtė Kuvendi i Lezhės - njė nga veprat madhėshtore tė popullit shqiptar nė Ballkan. Por, cilėsisht janė tė punuara shumė dobėt, theksoi Kosumi.
Alush Gashi: Nuk ma merr mendja qė ka pasur dhe do tė ketė murale qė do tė provokojnė ndjenja negative pėr askėnd nė vendin tonė,
Alush Gashi, minister i Shendetesise dhe deputet ne Kuvendin e Koosves mendon krejt ndryshe nga te tjeret. Sipas tij, renovimi i Kuvendit ėshtė mirėpritur nga tė gjithė deputetėt e Kuvendit te atehershem. Mendoj qė edhe deputetėt e kėtij legjislacioni e mirėpresin kėtė, tha ai. Keto murale ai i vlereson, megjithate, si vepra arstistike.
Njė prej punėve artistike ne rregullimin e Kuvendit kanė qenė edhe muralet, niveli i tė cilave nuk ka qenė i lartė dhe i lakmueshėm.
Gashi thote se ka pasur kėrkesa nga bota e artit, qė niveli artistik i muraleve tė ngritėt, duke shpresuar dhe besuar qė muralet do tė punohen nga artistėt mė tė mirė tė vendit.
Por, as Gashi nuk e fshehė faktin se ai nuk ka qenė nė dijeni pėr procedurat qė kanė pėrdorur pėr vėnien e muraleve.
Unė nuk i di procedurat se si janė punuar ato murale, por e di qė Kuvendi meriton qė muralet tė jenė tė kualitetit qė i bėn nderė njė Kuvendi, theksoi ai.
Akademia e Arteve e vendit tonė ėshtė njė prej akademive shumė tė respektuara. Artistėt tonė kanė vepra shumė tė ēmuara, te njohura edhe nėpėr shumė vende tė botės dhe kanė shprehur gatishmėrinė qė ti punojnė muralet pėr Kuvendin Kosovės, shtoi ai.
Ai nė fund theksoi se muralet duhet tė jenė tė kualitetit mė tė mirė artistik.
Nuk ma merr mendja qė ka pasur dhe do tė ketė murale qė do tė provokojnė ndjenja negative pėr askėnd nė vendin tonė, tha Gashi.
Ibrahim Gashi: Ēėshtja e muraleve duhet tė miratohet me ligj tė veēantė
Ibrahim Gashi, nga subjekti politik i cili nuk ka qenė nė legjislaturėn e parė pjesė e Kuvendit tė Kosovės, Aleanca Kosova e Re (AKR), mendon qė ēėshtja e muraleve dhe pėrgjithėsisht ēėshtja e simboleve nacionale dhe imazheve nga historia kombetare e popullit dhe komuniteteve nė Kosovė ėshtė ēėshtje qė duhet tė rregullohet me legjislacion pas aprovimit tė Kushtetutės.
Nė kėtė fazė ėshtė herėt tė flasim se ēka duhet tė behet me muralet e Kuvendit. Sigurisht qė me njė ligj pėrkatės qė ka tė bėjė me simbolet, me tė drejtėn e pėrdorimit tė imazheve nga historia e komuniteteve do tė rregullohet edhe kjo ēėshtje, tha ai duke theksuar se ėshtė optimist se deputetet do tė debatojnė nė njė nga seancat e ardhshme pėr ligjin pėrkatės, qė pastaj tė rregullohet e drejta e pėrdorimit tė simboleve kombėtare dhe shtetėrore, tė imazheve nga historia e secilit komunitet.
Natyrisht, asnjė dispozitė ligjore qė ka qenė nuk mund tė kaloj pa u rishikuar edhe njė herė dhe pa u harmonizuar edhe njė herė me Kushtetutėn e shtetit tė Kosovės.
Albin Kurti: Murali ka kuptim vetėm nėse aty sillet piktura ashtu siē ėshtė nė origjinal, e jo ai reproduktim i shtrembėruar dhe degradues
Lideri i Lėvizjes Vetėvendosje, Albin Kurti, kėto murale i quan imitime tė reproduktuara. Nė muralet e mbuluara tė Kuvendit tė Kosovės, piktura e Kuvendit tė Lezhės ėshtė e stėrkequr. Nė mėnyrė qė kjo pikturė tė mos i irritojė deputetėt serbė, atėbotė u pat reprodukuar kjo pikturė pa heshtat, shpatat dhe mburojat e luftėtarėve pjesėmarrės tė kėtij Kuvendi.
Kurti tha se njė falsifikim i tillė i stėrkeq ėshtė i turpshėm.
Ka kuptim vetėm nėse aty sillet piktura ashtu siē ėshtė nė origjinal, e jo ai reproduktim i shtrembėruar dhe degradues qė ndodhet aty, tha Kurti.
Ndėrkaq, Smajl Latifi, kryetar i Lėvizjes Kombėtare pėr Ēlirimin e Kosovės (LKĒK), fajėsoi Kuvendin, qė sipas tij, pas 17 shkurtit, veprimtarinė ose pėrgjegjėsinė e vet nuk e mbėshtetė nė ato vlera tė mėdha historike qė i ka populli shqiptar, qė i ka realizuar nė tė kaluarėn.
Vete shteti nuk bazohet nė ato vlera, sakrifica, pėrjetime, vuajtje dėshmi tė shumta qė ka hequr populli shqiptar gjatė historisė, tha Latifi duke shtuar se kėtu behet fjalė pėr njė shtet, i cili ėshtė i kushtėzuar, me sovranitet tė kufizuar, i diktuar nga kėrkesat, tė cilat duhet tė plotėsohen dhe tė cilat burojnė nga Paketa e Ahtisaarit.
Do tė ishte mirė qė nė Parlamentin e Kosovės tė ketė murale apo shenja, tė cilat identifikojnė tė kaluarėn tonė tė lavdishme, tha ai.
Latifi tha se po tė pyeteshin ata nė Parlamentin e Kosovės do tė kishte shenjat identifikuese tė shtetit tė Kosovės me shenja kombėtare, ashtu siē identifikohet pjesa tjetėr e popullit shqiptar qė jeton nė Shqipėri.
Daci e Krasniqi nuk kanė dashur te flasin per kete ceshtje !
Ishte e pamundur tė kontaktohej me ish-kryetarin e Kuvendit Nexhat Dacin, i cili ka vendosur muralet dhe me kryetarin aktual Jakup Krasniqin - edhe pse me heret kanė kėrkuar qė tua dėrgojmė pyetjet lidhur me temėn.
Sipas burimeve tona brenda Lidhjes Demokratike tė Dardanisė - Nexhat Daci nuk ka dashur tė flas pėr kėtė ēėshtje duke e cilėsuar temė te nxehtė pėr kėtė kohė.
As Jakup Krasniqi, kryetar aktual i Kuvendit nuk ka qenė i gatshėm tė flas per kete teme.
Muralet nė Kuvendin e Kosovės janė vendosur nė shkurt tė vitit 2004. Brenda nje kohe te shkurter, me nderhyrjen e shefit te UNMIK-ut, muralet jane mbuluar. Por, muralet nuk jane mbuluar pse artistikisht nuk kane pasur vlere, as pse Skenderbeut i ka munguar shpata por, pse Kuvendi eshte institucion i kosovareve e jo i shiptareve.