Shumecka ne kete numer te Javes me bani me u impresionue. E para gja qe me bani me u ndie mire ishte shkrimi i autorit Roland Basha, Pranverat e Ftohta, qe sjell nji refleksion te thelle, te sakte, plot njerzi, plot qytetari, plot shprese. Mbas shkrimeve te Petrit Musollit dhe Mentor Shales botue ne faqet e Javes numrat e fundit, qe i gjej njisoj te shkrueme me pergjegjesi njeriu e qytetari te nji Kosove europiane, shkrimi i Roland Bashes te ban me u mbush optimizem, me u mbush shprese se Kosova mund bahet. Basha, si tha, asht nga Prizreni por ka krye gazetarine dhe jeton e punon ne Toronto, Kanada. Ate kthjelltesi dhe ftoftesi me te cilen analizon dhe spjegon kontekstin kulturor e politik te Kosoves e Ballkanit, po them ndoshta e ka nga largesia prej ku jeton. Ndoshta kjo largesi e mban te paster e te pazhytun nga zhurma e etnonacionalizmit, nga pordha e piskama e politikaneve, filozofeve, shkrimtareve, gazetareve, akademikeve, historianeve te rreme, qe sot, ne shek. 21, kane zbulu kombin, etnine, flamurin shqiptar, tosknishten.
Nji tjeter gja qe me bani me u ndie mire ishte botimi i kryevepres botnore Princi i Vogel i shkrimtarit Saint Exupery ne Gegnisht. Isha tuj lexue rrefimin dramatik te ushtarit gjerman qe po pranonte mbas shume vitesh kalue se ndjen keqardhje te madhe qe ka qellue avionin e shkrimtarit pilot Sain Exupery. Dhe nate emocion postieri ma solli kopjen e librit botue nga shtepia botuese Rrota dhe ma ndreqi diten. Ma ndreqi diten me faktin se vepra e shkrimtarit po jeton, se njerzia vone por i ndodh njeriut posi atij ushtari gjerman, dhe me faktin se Gegnishtja po jeton e po botohet. E botimi i Gegnishtes asht edhe njerzi, e jo vetem akt e pozicion superior qytetnues. Nese ka nji krim dhe nji shkelje flagrante te drejtave te femijeve qe po ndodh heshtazi mbrenda kultures shqiptare, asht ndermarrja koshiente e shplamjes se femijve kosovare nga Gjuha Amtare, Gegnishtja. Kushdo jo e boton nji liber, po vetem asht koshient dhe e ndjen kete gja jo si krim, njashtu si e kualifikoj une, po vetem si dicka e dyshimte, ka meritue tane lavdin tane.
Po keshtu i ndrequn me Gegnisht u ndjeva tuj lexue intervisten e shkrimtarit Primo Shllaku. Gjuha Shqipe pa Gegnishten, tha Primo, asht si Gjuha Shqipe pa Tosknishten. Jane personalitetet si Primo Shllaku qe mbajne te gjalle njerzine mbrenda shkrimit dhe kultures shqiptare. Imagjinojeni shqiptarin qe tutet prej shqipes. Imagjinojeni kulturen si kjo kultura shqiptare e cila tutet prej Infinitivit (sic!). Pajtohem plotesisht me Primon kur thote se sot problemi i Gegnishtes āsht kryesisht problem i toskfolėsve natyrorė, tė cilėt rrezikojnė tė gjenden tė pėrjashtuem ndaj pjesės ma substanciale tė krejt letėrsisė kombtare tė tė gjitha kohnave.