 |
| Michel Foucault |
Filozofi japonez Mariaki Watanabe, specialist i teatrit francez, nė njė bisedė me Foucault (Fuko), tė mbajtur nė vitin 1978 nė Tokio, e ngre ēėshtjen e pėrsėritjes dhe riparaqitjes sė shpeshte tė temės sė shikimit dhe tė teatrit nė tekstet e Foucault. Foucault pajtohet se kėto tema janė tė rėndėsishme pėr mendimin e tij dhe shpreh keqardhje pse filozofia, pas dėnimit tė teatrit nga Platoni, nuk u interesua fort pėr teatrin. Nė pėrpjekjet e tij pėr tė rivendosur lidhjet midis filozofisė dhe teatrit, ai u frymėzua nga Nietzsche. Pėr filozofinė, ndėrkaq, si e cekė Foucault, pėrherė ka qenė e rėndėsishme ēėshtja e domethėnies sė shikimit mbi gjėrat, ajo qė shikohet ėshtė e vėrtetė apo iluzore, a jemi nė njė botė reale apo nė njė botė iluzore, tė rreme. Kėto dallime janė tė rėndėsishme pėr filozofinė por jo edhe pėr teatrin: Nuk ka kuptim tė shtrohet ēėshtja se a ėshtė teatri i vėrtetė, a ėshtė real, apo ėshtė iluzor, apo ėshtė i rremė; vet shtruarja e kėsaj ēėshtje e bėn tė zhduket teatri. Tė pranosh mosdallimin midis tė vėrtetės dhe tė pavėrtetės, midis reales dhe iluzores ėshtė kushti i funksionimit tė teatrit. Foucault thekson kėtu se njėri nga synimet e shkrimit tė tij ishte tė pėrshkruaj mėnyrėn se si njerėzit e Perėndimit i kanė parė gjėrat pa e shtruar asnjėherė ēėshtjen nėse kjo ishte e vėrtetė apo e pavėrtetė, tė pėrpiqem tė pėrshkruaj mėnyrėn se si ata vet kanė ngre, nė saje tė lojės sė shikimit, spektaklin e botės[
] mua mė intereson se si ėshtė vėnė nė skenė sėmundja, se si ėshtė vėnė nė skenė ēmenduria, si ėshtė vėnė nė skenė krimi, fjala vjen, do tė thotė si e kanė parė, si e kanė pranuar, ēfarė vlere i kanė dhėnė ēmendurisė, krimit, sėmundjes, ēfarė roli i dhanė tė luajė; do tė dėshiroja tė bėj njė histori tė skenės, mbi tė cilėn, mė vonė, janė orvatur tė bėjnė dallimin midis tė vėrtės dhe tė pavėrtetės, por nuk ėshtė ky dallim qė mė intereson, por ėshtė konstituimi i skenės dhe teatrit. Ėshtė teatri i tė vėrtetės ai qė do tė doja ta pėrshkruaj. Nė ēmėnyrė Perėndimi ka ndėrtuar njė teatėr tė sė vėrtetės, njė skenė tė sė vėrtetės, njė skenė pėr kėtė racionalitet i cili ėshtė bėrė tani si njė shenjė e imperializmit tė njerėzve tė Perėndimit, sepse ekonomia e tyre, ekonomia perendimore, ndoshta ka arritur pikėn e vet tė fundit, thelbi i trajtave tė jetės dhe tė dominimeve politike tė Perėndimit ka arritur pamėdyshje mbarimin e vet. Mirėpo, ka diēka qė ka mbetur, qė perėndimi gjithėsesi ia ka lėnė botės, e kjo ėshtė njė formė e racionalitetit. Kjo ėshtė njė trajtė e perceptimit tė vėrtetės dhe gabimit, ėshtė ky njė teatėr i tė vėrtetės dhe tė pavėrtetės.
Watanabe e shikon shkrimin e Foucault tė organizuar nė mėnyrė shumė dramaturgjike ngase, si shkruan vet Foucault, ėshtė e nevojshme tė dallohen ngjarjet, tė dallohen rrjetet dhe nivelet tė cilave ato i takojnė, dhe tė ripėrtrihen fijet qė i lidhin dhe i bėjnė tė prodhohen njėri nga tjetri. Watanabe e ēmon epėrsinė qė Foucault i jap njė historiciteti tė pėrcaktuar nga luftat e konfliktet, nga raportet e forcave, relacionet e pushtetit e jo nga njė model i madh i gjuhės dhe shenjave. Ngjashmėrinė e shkrimit tė Foucault me shkrimin e Racine nė tragjeditė e tij, Watanabe e shikon nė faktin se edhe strategjia e pasionit rasinian ėshtė krejt luftarake. Ngjashmėrinė e shikimit tė Foucault me gjeniun e madh tė dramaturgjisė klasike franceze, Watanabe e shef nė faktin se ai gjithashtu ia del tė bėjė tė shpėrthejnė kėto pėrplasje tė mėdha historike tė cilat, deri mė tani, mbeteshin tė paverejtura apo tė panjohura.
Foucault pėrkujton se tema e ngjarjeve historike, e lėnė anash nga filozofia tradicionale, ėshtė futur brenda mendimit filozofik nga Nietzsche, i cili e pėrkufizoi filozofinė si aktivitet qė shėrben per tė njohur atė qė po ndodhė dhe atė qė po ndodhė tani. Me fjalė tė tjera, ne jemi tė kapluar nga procese, lėvizje e forca; kėto procese dhe forca, ne nuk i njohim, dhe roli i filozofit ėshtė qė tė jetė diagnostik i kėtyre forcave, tė diagnostifikojė aktualitetin. Mė pastaj, Foucault shfrytėzon rastin tė saktėsojė dallimin midis filozofisė bashkėkohore dhe asaj tradicionale edhe pėrmes dallimit tė pyetjeve qė ato shtrojnė. Derisa pėr filozofinė bashkėkohore, si filozofi e sė tashmes dhe ngjarjes, janė qenesore pyetjet Kush jemi ne? dhe Cka po ndodhė?, filozofia tradicionale pyeste Cėshtė shpirti? Cėshtė pėrjetėsia? Kėtu ai e shef edhe ngjashmėrinė me teatrin, i cili synon tė kapė njė ngjarje dhe ta vejė nė skenė.
Nė pika shumė tė rėndėsishme tė veprave tė veta, Foucault ngre skena brenda tė cilave luhet njė ngjarje e rėndėsishme pėr problemin tė cilin ai e shqyrton. Kėshtu, njėra nga veprat mė tė rėndėsishme tė tij, Tė mbikėqyrėsh dhe tė ndėshkosh hapet me njė skenė teatrale tė torturės dhe egzekutimit tė vrasėsit tė mbretit Luigji XIII, me 1757, para portės kryesore tė Kishės sė Parisit. Kėtė skenė tė ndėshkimit, Foucault e rindėrton nė saje tė dokumenteve tė arkivit. Roli i saj ėshtė qė tė nxjer nė shesh disa tipare karakteristike tė funksionimit tė pushtetit tė sovranitetit mbretėror. Edhe skena qė e kemi pėrmendur mė sipėr te Pushteti psikiatrik, lidhur me mbizotėrimin e mbretit anglez Georges III, nė spitalin psikiatrik, nga njė infermier, ka pėr qėllim tė shpjegoje kalimin prej procedurave tė pushtetit tė sovranitetit kah metodat e pushtetit disiplinor, qė nisin tė zhvillohen ēprej shekullit XVIII. Veē tjerash, veprat e Foucault i kundrojnė ngjarjet qė zhvillohen brenda skenave tė mbyllura, nė ēmendina, burgje, spitale, uzina, kazerma, e sidomos dispozitivat e pushtetit dhe relacionet e pushtetit dhe dijes brenda tyre.
Bie nė sy, megjithatė, njė kontrast i theksuar midis asaj qė Foucault pėrmend kėtu, sikurse edhe nė teksin mbi Kantin dhe iluminizmin, lidhur me vokacionin e mendimit tė tij qė tė ballafaqohet me aktualitetin e sė tashmes, e nė anėn tjetėr, me prirjen e hulumtimeve tė tij qė, nė shumė tekste, tė merret me ngjarje e procese tė sė kaluarės. Nė dallim nga librat dhe shumica e ligjėratave, intervistat i referohen mė shpesh ngjarjeve tė sė tashmes dhe bėjnė lidhjen me analizat e sė shkuarės. Mirėpo, nuk mund tė mohohet fakti se analizat e tij gjenealogjike pėr tė shkuarėn nisen prej pyetjeve mbi tė tashmen, mbi relacionet e pushtetit dhe dijes sot.
Siguria, Territori dhe Popullsia
Ti kthehemi tani analizės sė arsyes sė shtetit nė Siguria, Territori dhe Popullsia dhe krahasimit tė grushtetit me praktikat teatrale. Nė mėnyrė qė efektet e grushtetit tė jenė mė mbresėlėnse dhe mė efikase, qeveritarėt pėrgatisnin njė skenė nė tė cilėn duhet tė shfaqej nė mėnyrė tė rėmbyeshme arsyeja e shtetit, vullneti i tyre i prerė dhe vendimet e pakontestueshme. Foucault pėrmend si shembuj tė vėnies nė skenė tė arsyes sė shtetit pėrmes grushtshtetit, disa aksione politike tė Luigjit XIII ndaj kundėrshtarėve tė tij.
Teatri dhe arsyeja e shtetit
Kėtu shtrohet tani problemi i praktikės teatrale nė politikė ose teatralizimi i aksioneve tė shtetit dhe sovranit. Foucault e bėn dallimin midis ceremonive tradicionale mbretėrore si shenjtėrimi, kurorėzimi apo funerali i sovranit, qė shėnojnė lidhjen e pushtetit mbretėror me pushtetin fetar e teologjinė, dhe me kėtė lloj tė teatrit modern nė tė cilin mbretėria ka dashur tė shfaqet dhe tė mishėrohet, e prej tė cilave praktika e grushtshtetit, e bėrė nga vet sovrani, ėshtė njėra nga shfaqjet mė tė rėndėsishme.
Mė tej, Foucault ndalet nė shtjellimin e domethėnies sė karakterit politik tė teatrit klasik, duke marrė si shembuj veprat e Racine (Rasin), Corneill (Kornej) si edhe ato tė Shakespeare (Shekspiri). Ai pohon se veprat e Racine si Andromaque, Atalie e madje edhe Bérénice shpalosin, nė mėnyrė dramatike, disa grushtete: Sikurse qė nė politikė arsyeja e shtetit shfaqet pėrmes njė teatraliteti, teatri, nė anėn tjetėr, organizohet rreth paraqitjes sė kėsaj arsye tė shtetit nė trajtėn e saj dramatike, intensive dhe tė dhunshme tė grushtetit. Oborrin mbretėror tė Luigjit XIV Foucault e kundron si pikėlidhje midis njė vendi ku teatralizohet arsyeja e shtetit nė trajtė tė intrigave, ndėshkimeve, zgjedhjeve, pėrjashtimeve, egzileve, dhe pastaj oborri poashtu si vend ku pikėrisht teatri do ta paraqesė vet shtetin. Luigji XIV, nė fakt, i porosiste autorėt sa tė tragjedive, Racine dhe Corneill, aq edhe ata tė komedive, si Molierin, qė tė bėnin shfaqje pėr tė dhe mbi tė. Kėto pjesė shfaqeshin nė oborrin e tij dhe ofronin jo njė pasqyrim tė thjeshte tė ngjarjeve e konflikteve aty, por njė transponim artistik tė tyre.
Tani Foucault hap njė aspekt tjetėr tė shqyrtimit tė relacioneve qė u sajuan midis teatrit klasik dhe historisė politike nė shekullin XVII, tė cilėsuar me pėrfundimin e luftėrave fetare nė Francė, nė njerėn anė, por me nisjen e Luftės Tridhjetėvjeēare (midis Francės, Anglisė, Spanjės, Holandės) dhe kėrkimin e njė ekuilibri gjeopolitik midis fuqive tė mėdha europiane. Ky dramatizim i historisė politike bėhej nė kohėn kur shembej uniteti gadi perandorak i gjithėsisė, nė epokėn kur natyra ēdramatizohej, ēlirohej nga ngjarja, nga tragjikja. Ajo qė cilėson risinė e historisė politike tė modernitetit ėshtė perspektiva e tė qeverisurit tė pakufishėm, perspektiva e vazhdimėsisė sė shteteve qė nuk do tė kenė as qėllim tė fundit e as mbarim. Arsyeja e shtetit, e cila do tė shfaqet nė situata tė jashtėzakonshme me grushtete, qė mėtojnė ti bėjnė ballė rreziqeve e sfidave pėr vet ekzistencėn e shtetit, do tė shpalosen tani nė njė horizont tė ri tragjik tė politikės dhe tė historisė. Kėshtu, grushtetin si shfaqje e veēantisė dhe fuqisė sė arsyes sė shtetit Foucault e shikon si pėrmbushje tė tragjikes nė njė skenė qė ėshtė vet realiteti. Naudé e paraqet kėtė grushtet edhe pėrmes metaforės sė rufesė e cila godet, edhe pa e dėgjuar bubullimėn e saj nė re. Pra, grushti i shtetit del si njė trajtė e shpėtimit nė raport ndaj shtetit.
Ese mbi kryengritjet dhe ērregullimet
Ndėrkaq, ēėshtjen e dėgjueshmėrisė Foucault e trajton nga njė aspekt tjetėr dhe duke u nisur nga tekstet e filozofit anglez Francis Bacon (Bekon). Ėshtė fjala kryesisht pėr tekstin e Baconit Ese mbi kryengritjet dhe ērregullimet. Kėtu Bacon i trajton kryengritjet jo si ngjarje tė jashtėzakonshme, por si dukuri gadi tė natyrshme qė cilėsojnė jetėn e shteteve. Ai mirret me analizėn e shenjave paralajmėruese tė shtėrngatave. Kėto shenja i ndanė pėrkah burimi i tyre: disa vijnė nga poshtė, gjegjėsisht nga populli, e tė tjerat vijnė nga lartė, nga qarqet e tė pasurėve dhe tė fuqishėmve. Pėr tė pėrvijuar kryengritjen ai pėrdorė edhe imazhin e shtėrngatės sė detit, e cili ngjet nė momente tė papritura, duke shpėrthyer nė kohė tė qetėsisė. Sikurse qė zhurma e valėve paralajmėron shtėrngatėn, pokėshtu edhe pamfletet me kritika tė shtetit dhe tė qeveritarėve, si shenja nga poshtė, paralajmėrojnė kryengritjen. Shenjat tjera paralajmėruese shfaqen nė vlerėsime negative mbi veprimet e qeveritarėrve, madje edhe kur kėto janė tė qėlluara. Pėr Baconin njera nga kėto shenja ka tė bėjė me funksionimin e dobėt tė raportit midis atyre qė komandojnė dhe atyre qė duhet tė zbatojnė urdhėrimet.
Ndėrkaq, shenja dalluese nga lartė ka tė bėjė me veprimet e tė mėdhenjėve, qė i pėrkasin oborrit mbretėror, veprime qė nuk janė shprehje e urdhėrave tė sovranit por qė dalin nga interesat e tyre tė veēanta. Foucault zė nė gojė kėtu njė imazh, qė e gjen te Baconi, pėr tė illustruar kėtė ērregullim: Nė vend se, siē thotė Bacon, tė jenė si planetet qė lėvizin me shpejtėsi nėn shtytjen e lėvizėsit tė parė, nė kėtė rast tė sovranit, ata duken si tė humbur nė njė qiell pa yje, ata shkojnė kudo, apo shkojnė atje ku duan nė vend se tė mbahen brenda orbitės qė u ėshtė imponuar. Njė shenjė tjetėr e ērregullimit tė ardhshėm Bacon e sheh te paaftėsia e sundimtarit qė tė veproje nga njė pikėshikim i cili do tė tejkalonte kufizimet e qėndrimeve tė veēuara tė partive qė luftojn mes veti brenda njė shteti.
Bacon analizon gjithashtu edhe shkaqet e kryengritjeve. Kėto shkaqe ai i ndan nė dy lloje: nė materiale dhe nė tė rastit. Brenda shkaqeve materiale ai merr nė shqyrtim nė radhė tė parė varfėrinė e popullit, gjegjėsisht njė shkallė tė varfėrisė e cila bėhet e padurueshme dhe nxitė nė kryengritje: Rebelimet qė vijnė nga barku janė nga mė tė kėqinjat. Lloji tjetėr i shkaqeve materiale tė kryengritjeve ėshtė pakėnaqėsia, e shkaktuar nga pikėpamje e bindje tė ndryshme qė i kundėrvihen veprimeve tė qeverisė. Sikurse shkaqet qė dalin nga barku, poashtu edhe ato qė dalin nga koka, janė si materje djegėse tė domosdoshme pėr tė nxitur njė kryengritje.
Sa i takon shkaqeve tė rastit, Bacon pėrmend njė numėr tė konsiderueshėm tė tyre: ndyshime tė religjionit, ndryshime tė privilegjeve tė grupeve tė caktuara, ndryshimet nė sistemin tatimor qė mund tė godasin mė shumė njė grup tė caktuar shoqėror. Kėto ndryshime, qė prekin interesat e grupeve jo tė njėjta, mund tė bėhen shkak i rastit i njė kryengritje nėse arrihet tė krijohet njė lloj i njėjt i pakėnaqėsisė sė vetėdijshme qė bashkon njerėz tė ndryshėm: gjė qė i shtynė tė bashkohen pėrkundrejt kundėrshtisė sė interesave tė tyre.
Foucault pėrkujton kėtu edhe propozimet e Baconit pėr mjetet shėruese tė shkaqeve tė kryengritjeve. Kėshtu pėr zvogėlimin e varfėrisė, ai propozon nė njerėn masa kundėr luksit dhe pėrtacisė, kundėr endacakėve dhe lypsave, e nė anėn tjetėr masa pėr zhvillimin e tregtisė sė brendshme e tė jashtme, si edhe masa pėr drejtpeshimin midis resurseve tė njė vendi dhe popullsisė sė tij. Ai njėherit sygjeron njė varg veprimesh tė cilat do tė duhej tė pengonin rebelimin sa tė tė mėdhenjėve aq edhe tė popullit. Pėr Baconin, sovrani mė lehtė mund tė heq ose zvogėloj shkaqet e revoltave tė tė mėdhenjėve: duke i blerė apo duke i ekzekutuar. Ēėshtja ėshtė mė e vėshtirė me pengimin e shkaqeve tė pakėnaqėsisė qė e shtyjnė popullin nė revolta. Meqė situata mė e rrezikshme, pėr tė, ėshtė ajo ku lidhet paknaqėsia e tė mėdhenjėve me atė tė popullit, Bacon i sygjeron sovranit qė nė kėtė rast tė nxisė rivalitetin e interesave midis kėtyre dy grupeve.
Rėndėsinė e pikėpamjes politike tė Baconit, Foucault do ta nxjerre nė spikamė edhe duke e krahasuar atė me koncepsionin e Machiavelit. Foucault nuk mohon faktin se ka ngjashmėri midis pikėpamjeve politike tė dy mendimtarėve; ai pėrkujton edhe faktin se Baconi i referohej me respekt Machiavelit. Mirėpo, Foucault e interesojnė mė shumė dallimet midis tyre. Nė kėtė tekst Foucault saktėson interpretimin e vet tė Machiavelit. Kėtė interpretim tė vetin ai e rezymon duke pohuar se problemi i Princit ishte thelbėsisht rreziku qė i kanosej pėr ta humbur principatėn. Pra, pėr Machiavelin ēėshtja kryesore, sipas Foucault ėshtė pushtimi apo humbja e principatės. Ndėrkaq Baconi nuk e trajton problemin e shpėrvetėsimit tė mbretit nga pushteti i tij, por mundėsinė vazhdimisht tė pranishme, nė jetėn e pėrditshme tė shteteve, tė shpėrthimit tė kryengritjeve.
(Vazhdon ne numrin tjeter)