Nuk dėshiron ta komentoj vendimin e gjykatės sė Hagės, kur ai dhe Idriz Balaj dolėn tė pafajshėm, ndėrsa Lahi Brahimaj u dėnua. Thotė se Hashim Thaēi ėshtė bėrė horė dhe ka rrejt kur pat deklaruar se 'Qeveria udhėhiqet nga parapolitika', duke akuzuar AAK si pėrgjegjėse pėr armėt e gjetura, rreth dy vite mė parė. Deklaron se Qeveria e tanishme ėshtė Qeveri e keqe. Premton se si opozitė do tė dijė t'i artikulojė gabimet eventuale tė Qeverisė.
Thotė se Pavarėsinė e fituam vet. Ramush Haradinaj, foli ekskluzivisht pėr INFOSOT dhe pėr JAVA, njė javė pasi u shpall i pafajshėm nga Gjykata Ndėrkombėtare e Hagės.
INFOSOT: Keni qėndruar rreth 3 vite nė Hagė. Qysh e gjetėt Kosovėn tash kur u kthyet?
Ramush Haradinaj: Unė e kam pėrcjellur atė qė po ndodhė nė Kosovė, e kam ditur edhe pa ardhė me e pa, por jam i gėzuar qė jam kėtu dhe e shoh Kosovėn si shtet i paravur, me mundėsinė ta ndėrtojmė mė mirė lirinė tonė. T'i japim mė shumė kuptim kėsaj lirie dhe jetės, dhe ta mundėsojmė jetėn tonė dhe tė njerėzve nė Kosovė.
Kjo sėshtė Kosova qė e kemi pritur
INFOSOT: A ėshtė Kosova momentale, qysh e keni menduar ju mė herėt?
Haradinaj: Unė i kam pėrcjellė zhvillimet, nuk ka ndonjė dallim
unė gjithė kohėn kam qenė i interesuar se si jemi, ku jemi. A ėshtė Kosova qysh kemi pasur dėshirė, normalisht qė nuk ėshtė.
INFOSOT: Pse?
Haradinaj: Po shikoni, ne kemi qejf me e pa vetėn mė mirė.
INFOSOT: Mė konkretisht?
Haradinaj: Po jau jap njė shembull konkret. Institucionet e vendit tė shtrihen gjithkund.
INFOSOT: E keni fjalėn pėr Veriun e Mitrovicės a po?
Haradinaj: Natyrisht. Pastaj gjyqėsia e vendit, gjatė ushtrimit tė kėtij juridiksioni me qenė tė zotė me obligimet nė pėrgjithėsi, qė kanė ndaj vetės, ndaj deklarimeve, ndaj asaj qė i kemi premtuar qytetarėve dhe gjithsesi edhe njė ekonomi mė tė mirė, pėr tė pasur njė shpresė se do tė kemi vende tė lira tė punės pėr njerėz.
INFOSOT: Ēka duhet tė bėjmė qė institucionet e Kosovės ta shtrijnė autoritetin nė gjithė territorin e saj?
Haradinaj: Qeveria duhet ta ketė njė plan operacional, i cili mund tė merr mbėshtetjen edhe tė mekanizmave ndėrkombėtarė, dhe i cili do ta ketė edhe agjendėn kohore, me tė cilėn do ta mbėrrijmė ate plan.
INFOSOT: Qysh e vlerėsoni vendimin e Gjykatės sė Hagės kur ju dhe Idriz Balaj u liruat, ndėrsa u dėnua Lahi Brahimaj?
Haradinaj: Sdi ēka me tė thėnė pėr besė pėr kėtė. Nuk guxoj me komentu. Mė fal qė po tngushtoj
Mbetja e Lahisė atje ėshtė plagė e luftės
janė plagosur edhe mė herėt njerėzit. Edhe kjo ėshtė njė lloj plage.
INFOSOT: A ka qenė vendim i drejtė pėr tė tretė?
Haradinaj: Sdi ēka me thėnė pėr kėtė.
Ska nevojė qė njerėzit tė frigohen prej meje
INFOSOT: Kthimin tuaj nė Kosovė, mediat, opozita e atėhershme dhe disa OJQ e kanė paraqitur si kėrcėnim pėr sigurinė nė Kosovė. Si e komentoni ju kėtė?
Haradinaj: Jo sbesoj se e kanė thėnė kėtė.
INFOSOT: Pse po tuten njėrėzit prej juve?
Haradinaj: Sbesoj qė ka frikė kurrkush prej meje. Ska nevojė tė frigohen.
INFOSOT: Po, ka pasur indikacione, kanė folur njėrėzit pėr kėtė ēėshtje?
Haradinaj: Ndoshta ata qė sjanė nė rregull, atėherė kanė tė drejtė tė frigohen, se unė me mėnyrėn se si punoj dhe si i shpjegoj gjėrat janė tė drejpėrdrejta, janė tė sakta. Jam i lirė, nuk jam me mundėsi qė tė mos i them ato qė janė i vlerėsoj pėr ta.
INFOSOT: Kush ėshtė i rrezikuar e kush pėrfiton me kthimin tuaj?
Haradinaj: I rrezikuar?! Sbesoj qė ėshtė dikush i rrezikuar prej meje. Nė ēfarė kuptimi?
Kjo qeveri ėshtė keq
INFOSOT: Duke u bazuar nė ato deklarata, tė opozitės, mediave, etj. Ato qė i pėrmendėm mė lart.
Haradinaj: Unė nuk i kam dėgjuar ato deklarata, nuk i kam parė nuk e di ku i keni marrė ju. Nėse ėshtė, si me thėnė, pėr atė qėllimin mediatik, qė ka thėnė dikush se ėshtė rrezik pėr Qeverinė, unė nuk mund tė flasė nė bazė tė atyre. Unė nuk kam marrė kėsi sinjale se kanė frikė njerėzit, tė paktėn nuk i kam dėgjuar kėshtu. Mirėpo, gjithsesi se ka ndryshuar pak gjendja kėtu. Domethėnė, ka edhe njė akter
Unė e njoh qeverisjen, unė e di se ēka ėshtė qeversisja dhe e di, gjithashtu, qė kjo qeveri ėshtė keq.
INFOSOT: Pse?
Haradinaj: Ta jap njė shembull pse ėshtė kjo qeveri shumė keq. Qeverisja sipas meje ėshtė njė qark. Pse ėshtė njė qark? Energjia, qė ne e kemi ēėshtje kryesore, nga ministri, KEK-u, zyrtarėt kryesorė, shefat pėrgjegjėsat nė miniera pėr prodhim tė qymyrit, vija e prodhimit tė energjisė, e shpėrndarjes, e inkasimit, etj., krejt kėto janė hallka tė njė zingjiri. Pastaj, kryetarėt e komunave, gjyqtarėt komunal, shefat e policisė komunale, deri te klienti qė ka ardhur me pagu. Kur bie ky qark, kur funksion, kur ēdo gjė lidhet, atėherė duhet tė presim qė tė ndyshojmė diēka, si pėr mirė si pėr keq. Por, diēka po ndodhė. Nė fakt ka ndodhur qeverisja. Kur e kam parė unė kėtė Qeveri se nuk shkojnė as me pa se si duket KEK-u, as kryeministri as ministri, e prej zyrės sė vet thonė se ky ėshtė sabotim, nuk qeveriset kėshtu. Nuk do tė ndodhė diēka e mirė kėshtu.
INFOSOT: Ēka do tė ndryshoj me kthimin tuaj?
Haradinaj: Ato qė kėta nuk po i bėjnė, do tia tregoj popullit.
 |
| Me kryetarin e AKR, Behgjet Pacolli |
INFOSOT: A keni drejt me folė ju pėr KEK-un kur dihet se AAK ėshtė akuzuar shumė herė se nuk e ka kryer punėn mirė nė KEK?
Haradinaj: Jam akuzuar edhe unė, por kam dalur i pafajshėm. Jam akuzuar nė Hagė, mė kanė dėrguar nė Hagė dhe mė kanė akuzuar. Dhe kam dalur i pafajshėm. Kjo akuzė qė ėshtė bėrė, le tė konstatohet a kanė pasur tė drejt a jo. Ne sot kemi njė situatė tė re fuqiplote, ndėrsa dihet se KEK-u si kompani publike deri vonė ėshtė menaxhuar nga AKM-ja. E dini se nė ēfarė periudhe e ka marrė Qeveria e Kosovės, nė atė kohė nuk kam qenė nė qeverisje, unė tash jam nė pozicionin e plotė pėr tė qenė njė parti opozitare dhe e kryej detyrėn time, edhe atė tė sinqertė.
Hashim, je bo horė pėr akuza
ke rrejt
INFOSOT: Ministrja Pula, ka thėnė se edhe tash KEK-u menaxhohet nga AKM-ja?
Haradinaj: Po a? Pse se ka thėnė kėtė mė herėt. Mua mė vjen keq, por ata kanė thėnė se i kanė marrė pėrgjėsitė, ata kanė thėnė qė e udhėheqin vet.
INFOSOT: Jeni akuzuar kryesisht nga opozita e kaluar pėr tė gjitha tė kėqijat qė kanė ndodhur nė Kosovė, pėr kurrupsion, krim tė organizuar, kontrabandė armėsh etj. Atėherė nuk keni folur pėr kėtė duke u arsyetuar se e keni tė ndaluar nga Haga. Tash qė jeni i lirė, ēka do tė thoni pėr kėto akuza?
Haradinaj: Skanė guxuar tė mė akuzojnė pėr krejt kėto, por i kanė lėshuar disa, nėpėr OJQ. Mirė kanė bėrė. Ēka kanė me thėnė le tė thonė tash se kėtu jemi. Tash mundemi me folė hapur.
INFOSOT: Por, ju ēka do tė thoni pėr kėto akuza sepse keni pas thėnė se kam ēka flas pasi tė kthehem nga Haga?
Haradinaj: Ja kam nisė unė me folė.
INFOSOT: Ne po ju pyesim pėr ketė ēėshtje?
Haradinaj: Nuk e kam akoma nė rend. Kur ti vie rendi, kur tė ndodhė ballafaqimi do tua them ēka mendoj.
INFOSOT: Kur u patėn zėnė disa zyrtarė tė Qeverisė sė kaluar me armė, Hashim Thaēi pat thėnė se prapa kėsaj Qeverie qėndron parapolitika. Qysh e vlerėsoni ju kėtė?
Haradinaj: Unė i kam thėnė qė je bo horė qė po akuzon pėr kėto armė tė vjetra qė kanė mbetur nė Drenicė, tė luftės, tė zonės sė tij. Kėtė e kam thėnė atėherė, kėtė po e them edhe sot. Ai ka rrejtė nė atė kohė. Ska logjikė kjo qė ka thėnė.
INFOSOT: Ka rrejtė?
Haradinaj: Ato armė nuk kanė qenė tė qeverisė. Kanė qenė tė zonės sė Drenicės.
INFOSOT: Veē janė pėrfshirė disa zyrtarė tė AAK?
Haradinaj: Le ti pėrflet ai ato sa tė dojė, por ato armė kanė qenė tė zonės sė UĒK tė Drenicės, qė kanė mbetur prej luftės. AAK nuk ka pasur nė vitin 99-tė. Ēka kam faj unė qė ka qenė aleancė edhe dikush nė Drenicė, ajo ėshtė shumė mirė, por armėt kanė qenė tė zonės sė Drenicės, prej kohės sė luftės.
Qeveria po improvizon
ska koncept
INFOSOT: Si e vlerėsoni punėn e qeveris aktuale ?
Haradinaj: Qeveri nė inprovizim pa program dhe pa koncept qeverisės.
INFOSOT: Ju keni thėnė se arsyetimi i Hashim Thaēit pėr mungesė programi pėr shkak tė pavarėsisė ėshtė ofendim pėr qytetarėt e Kosovės. Pse ėshtė ofendim?
Haradinaj: Ka njė vendim politik pėr pavarėsinė, i cili, krejtėsisht derivon nga puna qė e ka bėrė Ekipi i Unitetit. Gjithė legjislacioni qė ėshtė zbatu nė kėtė kohė, a mendoni se ka pasė kohė me u pėrgaditė pėr njė javė? Ajo ėshtė pėrgaditur mė heret nga qeveria e kaluar dhe ėshtė votuar nė Parlament. Pako e Ahtisaarit ėshtė punuar bashkarisht
Dhe tė thuash tash se unė jam i zėnė me statusin dhe s'kam mund tė bėjmė program
pėrgaditjet pėr pavarėsi i ka bėrė e njejta kompani private qė ia ka udhėhequr fushatėn z.Thaēit. Ēka pat telashe ai qė nuk mujti me bo program tė qeverisė pėr kėto ditė, nuk ka kuptim kjo.
INFOSOT: Ēfarė opozite keni me qenė, si PDK qė ka hesht gjatė tėrė kohės gjatė nė mandatin e kaluar
Haradinaj: Nuk ka heshtur PDK-ja
INFOSOT: Nuk e pėrfunduam pyetjen.
Haradinaj: Mirė, pra vazhdoni...
INFOSOT:
apo keni me qenė opozitė pėrnjėmend?
Haradinaj: Pėrgjegjėsia ka me qenė e jona nė bazė tė pėrgjegjėsive qė na kanė dhėnė qytetarėt do ti zbatojmė.
INFOSOT: Jeni takuar me kryetarin e Aleancės Kosova e Re. AKR e ka votuar qeverinė Thaēi, a do tė bashkėpunoni si opozitė me tė, apo do tė jeni vetėm
?
Haradinaj: Ata janė njerėz tė zgjedhur prej popullit dhe kanė tė drejtė tė votojnė pėr cilėn do parti dhe ne e respektojmė atė. Ne si subjekt politik nė ato ēka bashkohemi do tė punojmė bashkė. Pėr ēdo synim apo projekt qė mendojmė se kemi qėndrime tė pėrbashkėta do tė punojmė bashkė.
INFOSOT: A do tė dini ti artikuloni parregullėsitė eventuale tė Qeverisė?
Haradinaj: Do tė mundohemi aq sa dimė, aq sa mbėrrijmė. Nuk e di sa dimė, por do tė mundohemi. Tash ne jemi nė Kosovė
ne jemi subjekt politik dhe pėrgjegjėsinė, aq sa na ka dhėnė qytetari, do tė mundohemi ta zbatojmė me kujdes. Pėrgjegjėsia na ėshtė dhėnė, nė radhė tė parė me zbatu program... nė rast se Qeverinė nuk e kem marrė, atij qė ka pėrgjegjėsi qeverisėse do paraqitemi si njė opozitė serioze qė i ndihmon atij me Qeverisė mė mirė.
INFOSOT: Si e keni pritur pararėsinė nė Hagė?
Haradinaj: I gėzuar, sikur tė gjithė qytetarėt.
INFOSOT: Na e prun apo e fituam?
Haradinaj: Ėshtė e fituar prej njerėzve tė vendit.
INFOSOT: Domethėnė, ju mendoni se ne e fituam?
Haradinaj: Mendoj se pjesa mė e madhe na takon neve, por sa i pėrket njohjes ndėrkombėtare na e kanė sjellė.
INFOSOT: Si e keni ndier veten kur nė aktin solemn, nė ditėn e shpalljes sė pavarėsisė, nuk ėshtė ftuar familja juaj?
Haradinaj: Po, ka qenė nė Kosovė, ajo ka qenė nė Gllogjan nuk di ēka me ju thėnė
nuk kam ndonjė koment pėr kėtė.