Njė kthim i paralajmėruar gjatė gjithė kohės sa zgjati procesi gjyqsor nHagė, i anticipuar pėrmes vargjeve tė kėngėve tė popullarizuara si Genta & Geti Krejt e Dinė(Kush jam unė e kush je ti ēdo shqiptar e di), pėrmes kėrcėnimeve dhe selameve indirekte e shpesh edhe direkte se Ai ka me ardhė, Ai po kthehet, duhej qė tė dėrgonte njė mesazh tė qartė dhe sfidues nė adresėn e partive tjera, e sidomos ne adresėn e kryeministrit Thaēi dhe koalicionit PDK-LDK, se shpejt e disi pa hanxhinė ėshtė bėrė pazari politik i Kosovės. Porosia e cila vinte nga Haga ishte kjo: po nguteni dhe disi si shpejt menduat se unė jam i vdekur politikisht, dhe filluat ta ndani pazarin e Kosovės. Unė do kthehem dhe gjithēka do jetė mė ndryshe atė moment.
Kėshtu edhe ndodhi. Lideri i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, ish kryeministri i Kosovės i cili, kur mori aktpadinė pėr tiu nėnshtruar procesit gjyqsor nHagė, ai vullnetarisht pranoi ftesėn dhe pranoi autoritetin e Tribunalit, doli i pafajshėm nė mungesė tė provave.
I dukej vonė, nuk mund tė priste, dhe sapo shkeli nė Kosovė, nė rrugėn e kthimit nga Haga, Ramush Haradinaj startoi fushatėn e paralajmeruar e cila si mesazh kishte, ju kam thėnė, jeni ngutur dhe keni bėrė pazar tė shpejtė pa mua.
Haradinaj filloi duke vėnė kurorė dhe duke rikujtuar figurėn e zotiti Rugova dhe kohėn e artė tė njė koalicioni, i cili i bėri tė mundur qė tė gėzonte disa qaste tė lumtura si kryeministėr i Kosovės. Ishte njė kohė e shkurtėr, tė cilėn zoti Haradinaj e shfrytėzoi pėr mrekulli pėr ta pėrgatitur mbrojtjen e tij, pėr ti atraktuar fondet qe do ndihmonin mbrojtjen nHagė dhe pėr tė instaluar njerėzit e tij, duke ndėrtuar aso strukturash politike e parapolitike qė do i mundėsonin pėr njė kohė tė shkurtėr ta ndiente veten - Zot tė Kosovės. Aq shumė sa filluan qė tia adresonin fajin pėr ndėrtimin e njė forme mafioze tė administrimit tė Kosovės, ku struktura me aso prapavije filluan ta zhvatnin pasurinė publike tė Kosovės. Ishte qeveria e tij e cila filloi tė kishte aso apetitesh e ambiciesh sa ti shkonte mendja se mund tė shiste resurset kombėtare tė Kosovės si linjitin, ndėrtimin e termocentraleve, telefoninė mobile, kontrollin e serviseve publike si Aeroporti, PTK dhe KEK, veprime me seksera, blerje virtuale e tė dyshimta gjatė procesit tė privatizimit, etj.
Haga e prishi kėtė idilė kosovare, por vetėm pėr njė kohė tė shkurtėr. Kėte edhe e dergonte si mesazh Haradinaj nga Haga, pėrmes kėngėve, bilboardave, qė ēonin dashuri publike tė adhuruesve tė tij me te (Ti na mungon, Kosova ka nevojė pėr ty
)
Thaēi jo vetėm na mujti, po edhe na blujti
Nuk doli se Kosova kishte shumė nevojė pėr tė, bile aq sa dukej nga imazhet televizive qė sjellnin pritjen e tij. Ata qė kishin shumė nevojė pėr tė ishte familja, natyrisht, ishin fansat e tij, partia e tij, dhe sidomos, opozita e bėrė pikė e pesė nga fitorja superiore dhe potenca qė tregoi PDK gjatė zgjedhjeve. Njė nga komentet qė fliste mė sė miri pėr njė superioritet tė PDK nė zgjedhje, vinte nga funksioneri i lartė i LDK: Thaēi jo vetėm na mujti, po ai edhe na blujti.
Aq i fuqishėm doli koalicioni PDK-LDK sa me forcėn centrifugale tė vet i shndėrroi nė satelita edhe tė thuash gjithė partitė tjera qė humbėn idenė e opozitės dhe survejuesit tė Qeverisė. Ideja e opozitės treti diku nė gėzimin, festimin dhe zhurmėn e festimit tė pavarėsisė sė shumėpritur tė Kosovės, e cila u shenua dhe regjistrua nėn firmat: PDK-LDK.
Hashim Thaēi ia doli qė ti impononte njė autoritet dhe ti bėnte hije figurės sė presidentit qė i takoi LDK. Fatmir Sejdiu, presidenti i Kosovės, gjatė gjithė kohės sė festimit tė pavarėsisė mė shumė ishte njė figurant qė plotėsonte fotoportretin e institucioneve tė Kosovės, sesa autoriteti i njėmendėt i Kosovės.
Partitė opozitare si LDD, AKR, AAK
secila nė mėnyrėn e vet, mbetėn tė hendikepuara me proceset e finalizimit tė statusit. LDD u stėrpik me procesin gjyqsor qė dėshmonte ēėshtje triviale tė liderit tė saj Nexhat Daci, i cili doli se ka shfrytėzuar paratė publike pėr tė rregulluar dhėmbėt, pėr tė blerė garderobė
etj, gjė qė shkaktoi qė figura e tij tė trivializohej nga pesha e vėrtetėsisė sė fakteve banale. AKR filloi tė ēahej nga pesha e liderit tė saj egoman, tė cilin brenda partie filluan ta quajnė Car, sepse filloi ta udhėhiqte partinė me tė drejtė Cari, pa konsultime tė nevojshme, pa njė jetė demokratike partiake, gjė qė shkaktoi qė ti iknin figura tė rėndėsishme tė partisė. AAK ishte hendikepuar pa prezencėn e liderit, dhe pa pėrmendur edhe partitė tjera mė tė vocrra, opozita u shkėrmoq nga fitorja e bindshme e PDK dhe koalicioni PDK-LDK.
Kėshtu, me kthimin e tij nė Kosovė, Ramush Haradinaj paraqitet e shihet si figura mė e fuqishme politike, e cila do mund tė shndėrrohej eventualisht nė njė strumbullar qė do pajtonte e bashkonte tė gjitha kėto forca tė fragmentarizuara politike si LDD, AKR
e sidomos krahun e pakėnaqur tė LDK me mėnyrėn se si Fatmir Sejdiu e Eqrem Kryeziu lejuan qė tė nėpėrkėmbej fama dhe forca e LDK nga koha e Ibrahim Rugovės.
A ka me qenė Ramush Haradinaj vėrtet njeriu dhe lideri i opozitės sė Kosovės, shumė shpejtė do e kuptojmė. Ai nuk nguron qė ta thotė kėtė dhe tė kėrkojė zgjedhje tė reja. Nė intervistėn pėr Agjensinė e Lajmeve INFOSOT dhe Gazetėn JAVA, zoti Haradinaj vetėmsa i vėrtetoi mesazhet qė vinin pėrmes kėngėve e bilboardave nė Prishtinė: Unė kam me qenė njė opozitė e fortė e Qeverisė Thaēi. Mos u tutni