Nė sympoziumin e organizuem nga ERSTE Foundatio dhe ESI (European Stability Initiative), me titull Return to Europe Talking Balkans, pėrsėrita kualifikimin tem pėr lindjen e shtetit tė Kosovės, njashtu si e kisha thanė pėr Ditarin e RTK, me 18 Fror 2008: Kjo foshnje, ky NEWBORN, qė u quejt Kosova, njimend na lindi shtet, por nji SHTET ĒIKĖ!
Fillimisht feministet nauditor reaguen, por shume shpejt e kuptuen metaforėn qė kisha pėrdorė. Gazetari Michael Martens, i gazetes me renome Frankfurter Allgemeine Zeitung, mbas panelit ma kerkoi tė drejtėn me e citue kėtė figurė qė pėrdora pėr Kosovėn shtet. Milica Delevic, zėvendėse e ministrit tė jashtėm serb Jeremic, edhe pse e prekun pak me kualifikimet qė ia bana shefit tė saj, ma tha nė konfidencė se i pėlqeu figura Shtet Ēikė. Mė tha se i ka 2 ēika dhe nuk ju ndahej me telefon tane kohen tuj i pyet si janė e ēka po bajnė. Kisha reagime tė shumta pėr figurėn SHTET ĒIKĖ, edhe gjatė koktejit, dhe kjo mė bani me i kushtue pak vend nė kėte editorial kėsaj metafore.
Ēka domethanė KOSOVA SHTET ĒIKĖ?
Njashtu si u mundova me spjegue edhe nVjenė, nė nji kontekst ballkanik, ku etnonacionalizmi asht rampant dhe arsyeja e krejt luftave tė fundit nBallkan, dhe Shteti Komb asht pak-a-shume arsyeja finale e historisė kuptue nacionalistash, Kosova, njashtu si u pėrshkrue nDeklaratėn e Pamvarėsisė, pėrkufizohet si Shtet Qytetar, multietnik, i ndertuem mbi ligjin dhe te drejta. Kjo sasht kurgja tjetėr pos SHTET ĒIKĖ (sic!), konstatova. Kėshtu edhe reaguen nacionalistat. Pėr Ballkanin jo vetėm nacionalist, po edhe maēoist e patriarkal, SHTET DJAL kishte me qenė Shteti Komb, e jo ky far shteti hajgarallėk, ku krejt janė njisoj e tė barabartė.
I kujtova reagimet e ultranacionalistave si Kraja e Kurti, tė cilėt edhe Flamurin e Kosovės, edhe Deklaratėn pėr Pamvarėsi, edhe Kushtetutėn edhe krejt Shtetin e Kosovės kanė aftėsi dhe kapacitet me i pa vetėm si zgjidhje emergjente. Tė dhunshme. Tė pėrkohshme. Me e pa Kosovėn si Shtet i Tinės (Kaidanow), si e quejnė me pezhorativitet. Bile, Kurti kishte aftėsi si askush tjetėr, me pa ne ngjyrėn e kaltėrt tė Flamurit tė Kosovės, ngjyrėn serbe(sic!). Imagjinojeni traumėn dhe dimensionet e kėsaj drame tė kėtij djali kur sa here e ēon kryet nqiell shef qiellin mbushun me serbė e me flamura serbė.
Po, hiq ma pak i traumatizuem dhe i talentuem me pa anmiq nė ngjyrėn e kaltėr nuk ishte as ministri i Jashtėm serb Jeremic, i cili, me ato piskama e kukatje, O Zot njimend Kosova u ba shtet dhe po e njofin
ēbajeni Kosovėn
ēnjiheni Kosovės
, na dėshmoi se sa here ky ministėr, djal i ri, kqyr nqiell, e shef qiellin e mbushun me tė kaltrėn e Kosovės Shtet. Dhe, si po e shifni nga kėto reagime, etnonacionalizmi i afron njerėzit, i ban tafėrt, tė ngjajshėm. Si Kurtin e Jeremicin. Si Cosicin e Qosjen. Krejt ēka dijnė kėta me thanė asht: hajde ta ndajna. (Serbia me aktet e fundit ka fillu me e realizue planin e saj tė ndamjes, nambicie me krijue nji Republika Kosovska.)
Nė kėte kontekst, KOSOVA SHTET ĒIKĖ, na del si zgjidhja ma e mirė dhe shembull i nevojshėm pėr me i ndihmue shtetet e Ballkanit me dalė e me pshtue nga kėto keqkuptime e fatalitete etnonacionaliste. Kosova asht EXIT nga ky pshtjellim qė pėr xhynah na i ka pshtjellue njerėzit e po kanė aftėsi e talent ne ngjyrėn e Kaltėr me pa - Anmiq.