Ballina 
 
 Java n'Jįva
 Nacionale
 Bota
 
 Eksploreri
 
 Intervista
 
 Java e Europės
 
 Editoriale
 
 Kolumne
 
 Kultura
 Filmi
 Muzika
 Televizioni
 BookLook
 
 Polemika
 
 Letra dhe Opinione
 
 JAVA DOSSIER
 
 Fejtoni
 Identiteti Kosovar?
 A egziston Gjuha Standarde Shqipe?
 A ma mirė me shami a pa shami?
 
 Multimedia
 Java VIDEO
 PDF
 
 Java Plus
 
 Ballinat
 
 Karikatura
LYP

Kolumne E Update'ueme: Apr 13th, 2008 - 17:18:04


MĖ VJEN TĖ QAJĖ PĖR SHQIPNINĖ
Nga Shaqir Islami
Apr 13, 2008, 15:28

Email'o
 Print'o

S’jam i sigurtė, mė duket se ėshtė njė thėnie e Dostojevskit, “s’ka diēka mė fantastike se realiteti”. Ngjarja e Gėrdecit ėshtė realiteti i Shqipėrisė. Realiteti i shėmtuar i saj. Pas vitit tė nėntėdhjetė, ka pasur me mija raste tė tilla tė shėmtuara. Kulminacioni i absurditetit tė asaj shoqėrie ishte nėntėdhjetė e shtata. Ndodhi zhbėrja e shtetit shqiptar. Edhe trutė mė tė ndritur tė industrisė sė Hollywood’it, mbetėn pa tekst. Bota mbeti pa tekst.

Duhej tė kalonte vetėm njė dekadė qė Shqipėria ta rrėnqethė opinionin botėror edhe me absurditetin e Gėrdecit. Shqipėria me kėto spektakle horror do tė konkurojė pėr vendin e parė nė botė, me ngjarjet katastrofike tė saj, qė e lemerisin opinionin botėror. Dhe e gėzojnė fqinjėsinė pėr t’ua vėrtetuar teoritė e tyre tė shumta propagandistike pėr inxhinierinė gjenetike shqiptare tė rrezikshme pėr rajonin dhe mė gjerė.

 

Nė njė shkrim timin tė botuar nė “Java” para njė kohe, me titull tė redaksise sė saj, “Gjithmonė qeshem me shtetin e Shqipėrisė”, reagoi A. Ndreca me emocione, duke i kritikuar “ata qė qeshen me shtetin e Shqipėrisė”. I kėrkoj falje z. Ndrecaj, mė s’qeshi me Shqipėrinė. Pati tė drejtė z. Ndreca, me Shqipėrinė s’duhet qeshur. Pėr Shqipėrinė duhet qarė. Shqipėrinė aktuale duhet vajtuar me vajtojcat e Zajazit. Mbase janė mė tė mirat nė atė zanat.

Duhet qarė klasėn politike tė saj. Duhet qarė klasėn intelektuale. Duhet qarė klasėn mediatike. Duhet qarė...

 

Mėnyra se si e trajtuan mediat ngjarjen e Gėrdecit, ėshtė tregim nė vete.

Sėmundja mė gjithpėrfshirėse nė shoqėrinė e saj ėshtė snobizmi. Snobizmi e gėrrryen Shqipėrinė.

Trajtimi i ngjarjes sė Gėrdecit nga mediat ėshtė njė shkollė e mirė se si mediat s’duhet tė informojnė. Mediat shqiptare, deri dje, duke qenė vetėm procesverbalistė tė Partisė sė Punės, pėrnjėherė duke pėrjetuar lirinė e fjalės dhe tė mediave, janė “humbur nė pėrkthimin” e demokracisė. Mediat shqiptare s‘e kanė ndjenjėn dhe autocenzurėn profesionale, se ēka ėshtė liria e fjalės dhe ēka ėshtė anarkia. Edhe liria ka njė kufi. Liria e shfrenuar sjell anarki.

Kjo ėshtė sėmundja mė akute e mediave nė Shqipėri. Ato sikur s’kanė njohuri pėr industrinė mediatike. Informata sė pari duhet tė pėrpunohet si ēdo mall tjetėr. Ky mall mediatik, nėse s’pėrpunohet mirė, ka veprim shkatėrrues, ashtu siē ndodhi nė Gėrdec. Mungon vija e kuqe.

Mediat shqiptare gjatė raportimit tė ngjarjes sė Gėrdecit e tepruan me lirinė mediatike. E tepruan me profesionalizmin gazetaresk, duke vuajtur sėmundjen kolektive tė Shqipėrisė, snobizmin.

Sipas asaj qė raportuan dhe raportojnė pėr rastin e Gėrdecit, Shqipėria ėshtė njė aeroplan pa pilot. Aty s’din as kush pi, as kush hanė. Por mediat, duke e trajtuar shtetin dhe shoqėrinė e Shqipėrisė nė kėtė mėnyrė, shkaktojnė njė kaos mental. Shkaktojnė njė panik kolektive nė mbarė shoqėrinė. Harrojnė se dėmi i tyre ėshtė kolateral, i pyes mediat: me gjithė atė hallakamė, kush do tė guxojė tė vjen si turist i huaj nė Shqipėri?

 

Mediat edhe pse flasin pėr liri mediatike, duket qartė se janė shumė tė varura nga klane tė ndryshme interesash.

Gazetarėt e Shqipėrisė s’kanė pikur nga ndonjė planetė tjetėr. Janė pjellė e atij mentaliteti. Nė zanatin mediatik, njė ndėr principet mė fundamentale ėshtė edhe edukimi. Informata nėse shkakton panik dhe defetizėm nė mbarė shoqėrinė, vlen edhe tė autocenzurisohet nga vetė shtėpia mediatike dhe stafi i saj. Nėse informata cenon sigurinė e shtetit, sigurinė e qytetarėve, shkakton panik mbarė shoqėrore, duhet tė ketė njė dozė kontrolli nga vetė fella mediatike.

Nė Shqipėri tė gjithė vuajnė nga vija e kuqe pėr shijen e mirė dhe tė keqe. Mediat dėshtuan totalisht me rastin e hidhur tė Gėrdecit. Mediat snobe edhe njėherė e zhbėnė imazhin e shtetit shqiptar, karshi botės. Tė gjitha tentimet e pėrmirėsimit tė imazhit tė shtetit shqiptar, u minuan brutalisht nga naiviteti i mediave, ose nga dirigjimi i dikujt. Prandaj shteti shqiptar, dita ditės i ngjan fatit tė kėshtjellės sė Rozafatit. Sa tė mundohet Sali Berisha qė ta ndėrtojė, me shumė mund, mediat mund ta shkatėrrojnė pėr njė ditė. Shkatėrrimi gjithmonė ka qenė mė i lehtė se ndėrtimi. Ka shumė prova nė botė, pėr aftėsinė shkatėruese tė fjalės. Dezinformata ndahet me njė vijė shumė tė hollė nga informata.

As qė mė shkon nė mendje ndonjė teori konspirative pėr kėtė rast. Ajo ėshtė punė e shtetit tė Shqipėrisė. Duhet analizuar mirė naiviteti i mediave shqiptare, qė s’e paskan mėsuar mirė mėsimet e gazetarisė sė lirė perendimore, tė cilėt mendojnė se media duhet krijuar spektakėl dhe nė tragjeditė katastrofale. Gabimet e rėnda bėhen edhe duke tentuar tė tregohet profesionalizėm tė tepruar, duke u mishėruar pa dije me profesionalizmin e mediave tė shtėpive gjigante si CNN. As qė dua tė dyshoj nė punėn profesionale dhe nė pasionin e gazetarėve tė atjeshėm.

Profesioni i gazetarit s’ka mandat qė tė krijojė panik nė shoqėri. Pamjet qė jepeshin atė ditė ishin tė tmerrshme.... S’duhej tė krijohej spektakėl horror, pėr atė shoqėri tė pėrvuajtur aq shumė. Ende janė tė pashėruar plagėt e vuajtjeve shpirtėrore kolektive. Mediat duhet tė kenė konsideratė, pėr konsumatorėt e vetė mediatik. Kush u ka thėnė atyre se mediat janė tė pakontrolluara. S’mjafton vetėm kontrolli i padronit tė shtėpisė mediatike. Duke ditur se shumica e padronėve janė pasanikė me prejardhje shumė tė dyshimtė pasurie, dhe me pedigre ende kriminale.

Mediat shqiptare e kanė njė problem tė madh. Shumė me naivitet e kanė kuptuar shoqėrinė demokratike europerėndimore. Dhe gazetarinė e saj.


© by Gazetajava.com

Kreu

Kolumne
Lajmet
RESPEKT PĖR KUSHTETUTĖN E VENDIT!
Shqiptarė dhe Kosovarė - Think Global and deal Lokal!
E KEMI HIMNIN MA TĖ MIRĖ N’BOTĖ
ĖSHTĖ ERRĖSIRĖ NĖ MITROVICĖ
FESTAT KOMBĖTARE TĖ KOSOVĖS
SHQIPTARĖ E KOSOVARĖ: VĖLLEZĖR APO FQINJ?
REVOLUCIONI KULTUROR I BATON HAXHIUT