Rikthimi aktual i Veton Surroit publicistikės si profesion primar, pėrmes tė pėrditshmes sė tij Koha Ditore, ma kujtoi ēuditėrisht, hyrjen e tij si uragan nė gazetarinė kosovare pėrmes tė pėrditshmes sė atėhershme, Rilindja
sado qė atėherė ishte ardhje e vullnetshme nė publicistikė, kurse tash, pak disi e detyrueshme, si alternativ e mbetur.
Njė polemikė e tij pėr Rock-un dhe rock-erėt, si vlera tė pazėvendėsueshme kulturore tė qytetėrimit modern, pastaj njė fjalorė krejt tjetėr nė tekstet e shumta dhe shumė tė guximshme politike, patėn freskuar edhe Rilindjen e atėhershme shumė konservative, apo tė paktėn, qasjen e lexuesit tė saj karshi Rilindjes.
Ajo qė nė mua i lidhi, ndėrkaq, turrin e parė tė atėhershėm tė tij nė publicistikė me kėtė tė tashmin, janė fjalėt e reja qė sjell e promovon nė tekstet e tij, si dhe dy recensione, njė atėherė e njė sot.
Atėherė nė gazetėn Rilindja (1988), nė njė kolumne tė shkėlqyeshme, debatonte publikisht dhe me tė drejtė, me shefin e tij, mė duket Beqir Hotin, rreth arsyeshmėrisė sė pėrdorimit nė shtyp, tė fjalės sė huaj - Diskurs!
Nė njė recesion gjithashtu tė atėhershėm, promovonte me shumė guxim nė Rilindje, librin e ish shefit tė tij, Dr. Branko Horvat KOSOVSKO PITANJE (Globus, Zagreb, 1988), ku me shumė kėnaqėsi, shpaloste tė gjitha argumentet e Branko Horvatit pėr arsyeshmėrinė e kėrkesės pėr Republikėn e Kosovės. Aferim, thanė tė gjithė atėherė. Prurjet e tij tė shumta nė publicistikėn kosovare, edhe mė vonė, ishin vėrtetė shumė impresive.
Tash ndėrkaq, pas rikthimit tė tij nga politika aktive, ku me gjasė ėshtė bėrė edhe mė i ngjeshur e racional, natyrisht edhe mė i th`nisur andaj edhe mė efiēent, pėrmes vetėm njė recensioni, po na sjell shumė mė shumė prurje...
Por fatkeqėsisht, shumė tė diskutueshme, e pėr mendimin tim, edhe tė pavlera...Tė paktėn nė rastin e shkrimit tė tij, pėr Luftėn ndryshe.
Lufta ndryshe!
Kurreshtar, qė tė di mė shumė rreth pėrmbajtjes sė librit tė sapobotuar tė Baton Haxhiut, Lufta ndryshe -
promovimin prestigjioz tė tė cilit e pash nė televizion me kėnaqėsi, mora ta lexoj edhe recensionin e Veton Surroit pėr kėtė libėr, tė botuar nė shtojcėn e kulturės tė gazetės K. Ditore.
Sikur edhe shumėkush nga ne qė jetojmė jashtė apo larg Kosovės e Shqipėrisė, nė mungesė tė tavaneve e bodrumeve tė mėdha (kėtej) si deponi librash tė pavlefshėm, para se tė bėjmė porositjen e ndonjėrit prej botimeve tė shumta nga atje, por edhe para se ti bojmė kahre prindėt e tė afėrmit pėr dėrgimin e ndonjė libri, sigurojmė paraprakisht sa mė shumė informata, lexojmė recesionet, dhe vetėm pastaj bėjmė porosinė eventuale tė librit!
Dhe kėshtu bėra edhe pėr librin e Baton Haxhiut Lufta ndryshe.
Jo se autori dhe tema e librit s`ishin garancė e mjaftueshme pėr pėrmbajtjen dramatike tė librit. Pėrkundrazi, B. Haxhiu ėshtė i njohur pėr atė se ēdo ushqimi pėr vete apo tė tjerėt, edhe tė atyre qė s`ju mungon gjė bile, ja fut pėrmbi patjetėrsisht edhe melmesat e veta.
Por ashtu si edhe gazeta qė nuk shkon pa esspreso, edhe porositja e librit pėr mua, ka njė para-ceremoni tė patejkalueshme.
Para-ceremonia e leximit tė recesionit tė Surroit pėr librin e Baton Haxhiut, s`kishte si tė fillonte mė mirė...
Tė gjitha primesat e nevojshme se pėr librin do tė mėsoj vėrtetė shumėēka, ishin tė dhanuna aty!
Aq mė parė qė kėtė herė, nė vend se pėr ish shefat, Surroi shkruante pėr librin e njėrit nga ish bashkėpunėtorėt e tij shumė tė ngushtė, dhe, tė njė periudhė relativisht tė gjatė bashkėveprimi...
Por ēka gjeta e mėsova nė atė recension pėr Librin Lufta ndryshe e ēka pėr Baton Haxhiun dhe Veton Surroin
Mėsova se B. Haxhiu qenka Drenicas! Gjithashtu mėsova se, kur B. Haxhiu qenka z`djergjė e duk te redaksia e javores sė atėhershme urbane, KOHA, tė Veton Surroit, paska pas vėshtirėsi komunikimi dhe kuptimi me kolegėt Urbanė...!
Se pėrkthyes dhe njėfarė intermediatori kulturor e gjuhėsor mes Surroit e Redaksisė nė njėrėn anė, dhe B. Haxhiut e Drenicės nė anėn tjetėr, paska qenė dhe me gjasė qenka edhe sot, Dukagjin Gorani, shoku i Hashim Thaēit...! Ngase, si thuhet nga Surroi, Haxhiu atėherė drenicakqe, paska thėnė Nukaka pėr, nuk qenka!
Aty shpalohej gjithashtu se kur po lexonte librin nė fjalė, Surroit i paskėsh ra ndėrmend edhe redaktimi i parė i njė teksti tė Baton Haxhiut mbi demonstratėn nė Beograd (1991), ku Baton Drenicaku, kishte qenė ndėr tė rallėt gazetarė shqiptarė, tė ndodhur atėherė nė Beograd. Dhe po aty, se Batoni s`dinte tė shkruante dhe nga katėr faqe tekst makine, Surroi, mezi kishte nxjerrė nja 20 reshta, tė vlefshėm pėr botim.
Nė vazhdim tė tekstit V.Surroi me shumė korrektėsi, mbresėlėnėse pėr mua, nuk heziton qė ta pranojė edhe barrėn e bashkėfajėsisė, ...pėr mosarritjen e tė ndihmuarit pėr formėsimin e njė gazetari artikullshkrues pas kaq shumė vjetėsh bashkėpunimi me tė!
Por mėkatet e B. Haxhiut shkojnė edhe mė tutje...!
Pak mė tutje nė recensionin e Surroit del se Nukaka ka qenė dikur mėkat i B. Haxhiut se ishte Drenicak dhe se s`ditke tė flasė e shkruaj, e megjithatė Surroi e pat emėruar pėr Kryeredaktor tė gazetės sė tij, Koha Ditore!?
Sipas Surroit, nė librin Lufta ndryshe, Baton Haxhiu duke pėrshkruajtur pjesė tė historive tė Rambujesė, ka bėrė njė gabim qenėsor! Ai, meqė s`ka qenė vetė aty, natyrisht se ėshtė dashur qė ti referohet mendėsisė, pėr-jetimeve e kujtimeve tė Surroit (ta zėmė), dhe tė ja futė pėrmbi e pėrfund gjithė librit tė tij, melmesat qė ja ka dhanė pėr gjithė-jetėn Surroi.
Ky mu duk thelbi! D.m.th. ēunaku i atėhershėm i Drenicės, paska tradhtuar! Paska instalue Batoni, Software tė ri! E syze tė reja!
A don ti e Baton Haxhiu ju paska kthyer rrėnjėve tė tij Drenicake, dhe paska zgjedhė me gjasė, qė me ndihmėn e inter-mediatorit kulturor e gjuhėsor, nė relacionin Drenicė Kosovė, z. Dukagjin Gorani, shokut tė atėhershėm, e kėshilltarit e inter-mediatorit tė sotėm tė Kreminstrit Hashim Thaēit, ta pėrshkruaj historinė e njė periudhe shumė tė ndjeshme tė Kosovės! Tė prodhojė njė Histori ndryshe!
Batoni sipas Surroit, duhet qė menjėherė tė kthehet nė Surroizėm, e tė pėrdorė ato melmesat, qė janė tė njohura pėr tė gjithė, nga Idili i tyre i suksesshme, kur shkruanin historinė kontemporane atėherė, ta zėmė pėr Dr.Ibrahim Rugovėn.
Disi mu krijua pėrshtypja, kujtoni fillimet, se edhe Vetoni kur kishte shefa, po edhe Batoni, funksiononin disi ma pa probleme...ma sinkron...Ah, dever dynja...
Por sidoqoftė, nė ndėrkohė, pas leximit tė Veton Surroit pėr Baton Haxhiun, harrova gajlen e kurreshtjes pėr librin Lufta ndryshe!
Tash e kamė gajle a thua prej kujt po e mėsojnė gjeneratat e reja sot dhe ato qė do tė vijnė, historinė luftės sė Kosovės pėr Pavarėsi, jo ndryshe-ndryshe, por si ka qenė,...
Pa super-mėlmesa tė egomanėve, qofshin ato mėlmesa tė Veton Surroit e Baton Haxhiut...apo tė ndonjė aparatēiku tjetėr, politikash tė shumta konjukturale nė Kosovė.
Se cili prej tyre - Baton Haxhiu apo Veton Surroi - ėshtė Nukaka e cili ėshtė Kaka, nė kėtė dritė, po mė duket e krejt e parėndėsishme.