Ballina 
 
 Java n'Jįva
 Nacionale
 Bota
 
 Eksploreri
 
 Intervista
 
 Java e Europės
 
 Editoriale
 
 Kolumne
 
 Kultura
 Filmi
 Muzika
 Televizioni
 BookLook
 
 Polemika
 
 Letra dhe Opinione
 
 JAVA DOSSIER
 
 Fejtoni
 Identiteti Kosovar?
 A egziston Gjuha Standarde Shqipe?
 A ma mirė me shami a pa shami?
 
 Multimedia
 Java VIDEO
 PDF
 
 Java Plus
 
 Ballinat
 
 Karikatura
LYP

Kolumne E Update'ueme: May 12th, 2008 - 22:59:25


REVOLUCIONI KULTUROR I BATON HAXHIUT
Nga Mentor Shala
May 12, 2008, 20:13

Email'o
 Print'o

Mentor Shala
Gabimin ma tė madh nė historinė e tyne kinezėt e konsiderojnė Revolucionin Kulturor qė e pat shpik Mao Ce Dung, udhėheqės i atėhershėm i Kinės. Nėn hijen e kėtij Revolucioni u likuiduen shumė njerėz tė cilėt Mao i konsideronte si anmiq tė mbrendshėm. “Gjithēka me ja nis prej fillimit” ishte sllogani dhe qėllimi i Maos. Gjithēka qysh ai mendonte. Ēkado ka pas ma pėrpara duhej mos me u pėrmend! Me u shlye. Revolucion kulturor kinez nuk i lejonte njerėzit as me lėviz lirshėm, as me mendue e le ma me u shpreh njashtu qysh dojnė. Si dihet, Revolucion Kulturor Kinez e pat infektu edhe Shqipninė e Enver Hoxhės, e cila kreu eksperimentin ma tė madh antikulturor  e shoqnor nė Ballkan.
U nxita me e shkru kėtė shkrim pas nji deklarate tė shkurtė tė Baton Haxhiut n’emisionin “Jeta nė Kosovė”, ku ai pa dhanė asnji argument dhe pa e sqaru as edhe me nji fjali thotė se, “Top Channel po ban Revolucion Kulturor”!
Unė nuk mujta me kuptu se ēfarė Revolucioni Kulturor asht tuj ba Top Channel. Prandaj edhe i kam do pyetje pėr Baton Haxhiun:
Ēka konsideron ky njeri Revolucion Kulturor?
Kur thotė “Top Channel po ban Revolucion Kulturor”, pėr ēka e ka fjalėn?
A ka mendu se me ‘Portokallinė’ asht tuj u ba revolucioni kulturor i Top Channel?
Apo ka mendu se me filmat e Hollywood’it asht tuj ba Revolucion Kulturor platforma “Digit-Alb”?
A ka mendu se me kanalet X (porno filmat) asht tuj u ba revolucion kulturor?
Apo ka mendu se me pėrhapjen e Gjuhės Standarde asht tuj ba revolucion kulturor televizioni Top Channel?
Nėse ka mendu se me ‘Portokallinė’ asht tuj u ba revolucion kulturor mendoj se asht gabim me u thanė. Ky lloj emisioni asht i tejkaluem. Nė Kosovė shumė vjet ma para ia gjenė modelin nė “Talent se jo mahi” dhe emisione si ky asht zor me i gjetė ma nė televizionet e botės, pos nė KTV “Pėrrallė me Tupan”. Nėse apstrahon shtosat  e mahitė e pėrqeshjet, dhe e analizon ma thellė, krejt ato shfaqje bahen me qėllime tė caktueme politike – me i mshu Sali Berishės – rivalit direkt tė Edi Ramės, me tė cilin personalisht po edhe me Partinė Socialiste nuk e fsheh afėrsinė dhe animin pronari Dritan Hoxha. Ti fiton bindjen se Portokalli asht nis pėr me e paraqit Sali Berishėn, tradhtar, katunar, bile bile edhe budall. Poashtu, nė atė emision jam tmerru kur kam pa qysh nxitet urrejtja ndėretnike n’Shqipni. Urrejtje kundėr minoritetit grek. Dhe nuk mujsha me kuptu pse po nxitet ajo urrejtje! Nuk mujsha me kuptu qysh mujn me dezinformu deri nė atė masė popullatėn. Me dezinformu se Greqia e paska marr Himarėn, ‘e tash minoritetin grek i kemi anmiq’. Mozomakeq ēfarė emisioni!
Nėse Baton Haxhiu ka mendu se pėr shkak tė gjuhės standarde qė folet aty asht tuj u ba revolucion kulturor, prap i them kėtij njeriu se e ka shumė shumė gabim.  
Mė kujtohet se prej viti 1981, kur kam fillu shkollėn e knej, mėsusat tonė u patėn lodhė tuj u mundu me na mėsu me folė gjuhėn standarde. Po nuk mujtėn! Jo pse na nuk dojshim me mėsu, po s’u mėsojke! Krejt klasa dekshim tuj kesh kur dikush ia niske me folė n’Standard kur ish tuj u pyet para arsimtarit a profesorit. Rregullat mujshim me i mėsu, po kur i folshim dilshim pėr gaz. Prandaj me thanė se tash Top Channel paska me na mėsu gjuhėn standarde mbas 30 e kusur vjetėve, veē njerėzit e kompleksum prej prejardhjes dhe gjuhės sė tyne mujn me mendu kėshtu. 

Me thanė se nji platformė televizive po ban  revolucion kulturor pikė ma s’pari duhet me pas ndonji studim, hulumtim ose ndonji analizė tė situatės qė dėshmon se diēka e kėtillė njimend po ndodh. Analizat dhe hulumtimet qė janė ba deri sot nuk kallxojnė qė Top Channel asht tuj ba revolucion kulturor. Kėtė e dėshmon edhe radhitja nė vendin e fundit e Shqipnisė nė aspektin medial, si nė shtyp ashtu edhe nė mediat elektronike nga Freedom House. Unė nuk besoj se Freedom House e kish radhit t’fundit Shqipninė nėse pėrnime nji platformė televizive e saj asht tuj ba ‘revolucion kulturor’.
Edhe hulumtimet qė bahen nė Kosovė pėr mediat elektronike tregojnė pėr shikueshmėni t’ulėt tė Top Channel dhe televizioneve tjera tė Shqipnisė.
Na, kosovarėt, edhe pse t’lodhtė, prapseprap jemi ma pėrpara nė aspektin profesional medial. Kėshtu thuhet edhe nė raportin e Freedom House. 
Prandaj pėr mos me u zgat ma shumė, i kisha qenė mirėnjohės Baton Haxhiut veē me ma sqaru se ēka mendon ai me “Revolucion Kulturor” qė qenka tuj e ba sipas tij Top Channel.
Ishalla nuk asht ideja si e Maos!


 


© by Gazetajava.com

Kreu

Kolumne
Lajmet
RESPEKT PĖR KUSHTETUTĖN E VENDIT!
Shqiptarė dhe Kosovarė - Think Global and deal Lokal!
E KEMI HIMNIN MA TĖ MIRĖ N’BOTĖ
ĖSHTĖ ERRĖSIRĖ NĖ MITROVICĖ
FESTAT KOMBĖTARE TĖ KOSOVĖS
SHQIPTARĖ E KOSOVARĖ: VĖLLEZĖR APO FQINJ?
REVOLUCIONI KULTUROR I BATON HAXHIUT