Mė ngjanė shumė rrallė, qė tė mos e lexoj javoren Der Spiegel.
Jam abonues dhe lexues i rregullt i saj, qė nga viti i largėt 1990, e kam si njė lektyrė obligative javore, qoftė pėr shkak tė spektrit tė gjerė tė temave botėrore qė trajton, apo edhe pėr shkak tė profesionalitetit nė trajtimin e tyre, qė e ka gjithherė.
Artikullin e saj tė fundit mbi Kosovėn, u detyrova ta ri-lexoj ndėrkaq, mė shumė se njė herė
Shkas i parė u bė njė shoqe e imja nga Prishtina, e cila sapo e kishte lexuar tė pėrkthyer nė Koha Ditore, nė njė e-mail tė saj qė ma drejtonte pėr kėtė artikull, me gjasė qė tė zbrazej diku e te dikush, shfrynte plot mllef kundėr portretit tė Kosovės nė Der Spiegel, por edhe realitetit nė Kosovė.
Pėr herė tė tretė, artikullin mbi Kosovėn, tashmė tė ri-titulluar Republika Bastarde e Kosovės!, e lexova ndėrkaq, kur analisti dhe publicisti i Kosovės, z. Shkėlzen Maliqi, nė Editorialin e gazetės Express, 3 Maj 2008, shfryente me shumė lehtėsi, kualifikime tė paqėndrueshme dhe gjuante nė drejtim tė javores gjermane, si me njė saēmaricė tė huazuar, njė arsenal kualifikimesh, tė cilat si tė tilla dhe si pėrgjithėsime, assesi nuk qėndrojnė...
E kuptoj drejtė, dhe besoj nė vėrtetėsinė e shpalimeve qė bėnte Shkėlzen Maliqi, nė reagimin dhe sqarimin e tij.
Por, si tė bėsh me kualifikimet, vėrtet subjektive e tė pamatura qė ai i bėnė javores shumė profesionale e me renome Der Spiegel, kur shkruan nė Editorialin e tij se: Shkrimi tendencioz si ky i Der Spiegel, ėshtė si njė tagėr qė duhet tė paguhet lirisė sė shtypit dhe tė qarkullimit tė ideve. Por, Der Spiegli nuk ėshtė se paraqet tė vėrtetėn e fundit. Jo njė herė kjo pasqyre e ka paraqitur Kosovėn me imazh tė deformuar, tė shpifur, me gjysmė tė vėrteta, teprime, gėnjeshtra!
Tash, te gjithė ata qė kanė lexuar artikullin e fundit pėr Kosovėn, tė javores Der Spiegel, nė Koha Ditore apo nė origjinalin gjermanisht - i cili pa dyshim se ishte shumė joafirmativ pėr shtetin mė tė ri tė globit, dhe pėr atdheun tonė - dhe tė cilėt po lexojnė kėtė Kolumne, me siguri se shtrojnė pyetjen: por ēfarė ka ky Kosovari, ky farė B. Metaj, qė po merr nė mbrojtje njė javore gjermane, po qoftė edhe Der Spiegel famėmadh, edhe pėrkundėr faktit, se kjo e fundit ka baltos fytyrėn e atdheut tė tij - Kosovės? Bile po e bėnė kėtė, edhe pėr-kundėr publicistit Maliqi, e i cili ia kish fut Spieglit, boll mirė...?
Kjo dilemė eventuale e lexuesit, nuk mund tė zgjidhet mbi recidivet, mbi mungesėn e patriotizmit tim...
Ēėshtja duhet shtruar nė njė rrafsh e dilemė krejt tjetėr:
- Ēfarė tė bėjmė, kur trishtohemi nga ajo ēfarė shohim - kur kemi pasqyrėn pėrballė?
Apo kur dikush, nė kėtė rast, Der Spiegel, i vė Kosovės pasqyrėn pėrballė?
- Ta thyejmė pasqyrėn?
- Ta pėr-baltojmė!
- Ta kualifikojmė si pasqyrė me prodhim tė dyshimtė, e punuar nga ndonjė shėrbim i huaj, me qėllime tė errėta pėr Kosovėn dhe shqiptarėt?
Tė themi se: «Jo njė herė kjo pasqyre e ka paraqitur Kosovėn me imazh tė deformuar, tė shpifur, me gjysmė tė vėrteta, teprime, gėnjeshtra»
Jo. Duhet ta ndėrrojmė realitetin e Kosovės.
Atė, pasqyrėn qė na e kishin vu pėrballė, redaksia e javores gjermane dhe publicisti i rryer, Walter Mayr, nuk ishte e prodhimit tė dyshimtė! As me t`shtime...
Njėjtė, shkruante kohė mė parė edhe njė javore tjetėr shumė prestigjioze zvicerania Weltwoche! Njėjtė gjejmė edhe nė shtypin kosovar. Dhe me tė drejtė.
Shkrimet, nė tė dy kėto raste, ishin bazuar nė shumė studime, analiza e dokumente internacionale e kosovare, si dhe nė shumė deklarata tė politikanėve shumė tė lartė ndėrkombėtarė, por edhe tė pėrfaqėsuesve politikė e tė shoqėrisė civile nė Kosovė.
Kosova nė ato artikuj, ishte Republikė Bastarde, edhe pa citimin fatkeq tė Shkėlzen Maliqit.
Kosovės, ndėrkaq, kanė me ju vu edhe nė tė ardhmen, shumė e shumė pasqyre pėrballė.
Nė vend se ti thyejmė ato, ndoshta ėshtė mė mirė, ta shikojmė veten drejt nė sy...e ti pėrvjelim duart...
`
Pėrndryshe, do tė bėhemi kopje e Serbisė, e cila, s`ka lanė pasqyrė botėrore pa thyer! Apo jo?