Ballina 
 
 Java n'Jįva
 Nacionale
 Bota
 
 Eksploreri
 
 Intervista
 
 Java e Europės
 
 Editoriale
 
 Kolumne
 
 Kultura
 Filmi
 Muzika
 Televizioni
 BookLook
 
 Polemika
 
 Letra dhe Opinione
 
 JAVA DOSSIER
 
 Fejtoni
 Identiteti Kosovar?
 A egziston Gjuha Standarde Shqipe?
 A ma mirė me shami a pa shami?
 
 Multimedia
 Java VIDEO
 PDF
 
 Java Plus
 
 Ballinat
 
 Karikatura
LYP

Intervista E Update'ueme: May 12th, 2008 - 22:58:44


NUK E KEMI PARAPA GJITHĖ KĖTĖ SUKSES
Nga INFOSOT
May 12, 2008, 20:09

Email'o
 Print'o

Akan Ismajli, drejtor i IPKOs
I ulur nė njė karrige dhe pėr asnjė moment duke mos lėnė kohėn qė t'i iki, ai numėron ēdo sekond tė kohės pėr ta shfrytėzuar maksimalisht. Ky mund tė jetė profili mė i shkurtėr i mundshėm pėr njeriun tė parė tė kompanisė IPKO. IPKO sot ėshtė kompanie rėndėsishėm nė fushėn e telefonisė mobile dhe ka mbi 250 mijė klientė, duke ofruar ēmime shumė tė lira. Nė njė intervistė pėr Agjencinė e lajmeve InfoSot, drejtori i kėsaj kompanie, Akan Ismaili flet pėr planet e tanishme, por edhe tė ardhshmet qė pritet tė jetėsojė kjo kompani.

Info Sot: Si po gjindeni nė telefoninė mobile?

Akan Ismajli: Qyshse kemi filluar, nga 14 dhjetori 2007, kemi njė rritje tė mirė. Kjo ėshtė pak pėrmbi parashikimet qė kemi pasur pėr kėtė periudhė. Kemi arritur qė gjatė kėsaj kohe tė grumbullojmė njė numėr tė klientėve, domethėnė para disa javėsh e kemi pasur shitjen e kartelės sė 250 mijtė nė treg dhe jemi nė vijė qė tė plotėsojmė atė planin tė cilin e kemi paraparė qysh kur e kemi startuar. Ndoshta edhe pak mė pozitiv sesa qė kemi pritur, mirėpo nė planin afatgjatė ditėt e para tregojnė se plani do tė realizohet dhe jemi nė rrugė tė mirė qė tė arsyetojmė investimet qė i kemi bėrė nė kompani.

Info Sot: Sa pritni qė brenda kėtij viti tė jetė numri i konsumatorėve?

Akan Ismajli: Ne e kemi parashikuar prej fillimit qė t'i kemi dikund pak mbi 200 mijė klientė. Por kėtė tashmė e kemi kaluar.

Info Sot: Nė kuadėr tė kėtyre numrave keni ofruar pako tė ndryshme siē janė Tung, Alo, etj. Cila ėshtė mė e kėrkuara tash pėr tash?

Akan Ismajli: Momentalisht, nėse diku 40% tė klientėve janė nė shėrbimin Fillo, diku mbi 40% janė Alo dhe rreth 20% janė nė shėrbimin Tung. Pėr shkak tė karakteristikave tė ndryshme. Tung ėshtė tarifė e cila lejon SMS tė lirė, Alo ėshtė tarifė qė lejon thirrje tė lira brenda rrethit, dhe kėto dy koncepte nė Kosovė kanė funksionuar shumė mirė. Edhe interesimi i klientėve pėr kėto produkte ka qenė atraktiv.

Info Sot: Cilat do tė jenė shėrbimet e reja nė telefoninė mobile?

Akan Ismajli: Ne kemi ofruar njė grumbull shėrbimesh nga dita e parė. Tash ato jemi duke i reklamuar prapė, sepse kemi vėrejtur se disa nga shėrbimet tona kanė ikur pa u vėrejtur, siē ėshtė SOS Call. Meqė, tash pėr tash, ėshtė mė i popullarizuari nė Kosovė, ai i transferimit tė mjeteve nga njė telefon nė tjetrin, apo shėrbimi i GPRS-sė tė aktivizuar pėr tė gjithė klientėt. Ipko ka ofruar edhe shėrbimin e roamingut pėr tė gjithė, qė nė disa vende europiane do tė jetė 70% mė i lirė.

Info Sot: Kur e keni lėshuar shėrbimin e GPRS ka qenė edhe shėrbimi i MMS. Nga kėto dy shėrime GPRS po ofrohet me pagesė e MMS pa pagesė...

Akan Ismajli: MMS-i ėshtė produkt qė ėshtė nė Kosovė, por ai nuk ėshtė pėrdorur, andaj kjo ėshtė njė periudhė promovuese qė nė njė moment do tė mbarojė. Me kėtė shėrbim qė, tash pėr tash ėshtė falas, kemi dashur t'u japim mundėsinė qė njerėzit tė shohin se sa atraktiv ėshtė MMS, dhe jemi befasuar qė brenda njė kohe tė shkurtėr njerėzit janė mėsuar me tė dhe sot pėrdoret shumė mė shumė.

Info Sot: A do tė jenė ēmimet e shtrenjta?

Akan Ismajli: Ato do tė jenė nė frymėn e njėjtė sikur ēmimet tjera qė janė tė kapshme pėr Kosovėn, njėjtė do tė jetė edhe MMS.

Info Sot: Njė problem tjetėr qė konsumatori pėrballet ėshtė ēėshtja e valėve. Kanė qenė disa projekte interesante, siē ka qenė ajo me vendosjen e antenave lėvizėse, qė e kanė ndihmuar atė pjesė me valė kur nuk ka pas antena statike?

Akan Ismajli: Pėr me mujt me i pėrshpejtu shėrbimet dhe mbulueshmėrinė, ne kemi pėrdor, pėrveē teknologjive tė zakonshme, edhe stacione mobile. Stacionet mobile janė lėvizėse qė i pėrdor nė momentin qė ne kemi arritur marrėveshje me pronarin e tokės qė na jep qirranė dhe nė momentin qė ne kemi marrė lejen pėr ndėrtim tė saj ne kemi vendosor njė antenė mobile, e cila, ėshtė pėrdorur deri nė kohėn kur ėshtė ndėrtuar shtylla e plotė edhe ndėrtohet baza e shtyllės qė merr pak mė shumė kohė tė realizohet. Me kėtė kemi arritir qė stacionet bazė t'i vendosim brenda dy ditėve. Me anė tė kėtyre antenave ne kemi shkurtuar punėn prej 45 ditėve, qė mesatarisht nevojitet vendosja e njė antenė stacion bazė nė vetėm dy ditė. Kjo na ka ndihmuar qė tė kemi mbulueshmėri mė tė mirė, rritje mė tė mirė tė mbulueshmėrisė brenda Kosovės dhe tė jemi mė konkurrent me operatorin “Vala”, sa i pėrket mbulueshmėrisė. Brenda 6 muajve tė ardhshėm nuk do tė mbetet asnjė pjesė e Kosovės sa i pėrket mbulueshmėrisė. Brenda 4-6 muajve tė ardhshėm nuk do tė ketė asnjė pjesė tė Kosovės qė nuk do tė ketė mbulueshmėri, domethėnė nė shumė zona do tė jenė shumė mė tė mirė.

Info Sot: Edhe nė ato zona qė janė tė banuara me serbė?

Akan Ismajli: Edhe nė ato pjesė tė banuara me serb do tė kemi njė mbulueshmėri, kėtu nuk po flas pėr zonėn e veriut, pėr shkak se zonat tjera i mbulojmė edhe tash, mirėpo nė veri sigurisht do tė synojmė tė kemi mbulueshmėri. Biznesi ynė ka mundėsi pėr me mbulu tėrė territorin e Kosoės dhe nuk heqim dorė nga kjo mbulueshmėri.

Info sot: Tash pėr tash?

Akan Ismajli: Plani ka qenė qė tė fillojmė pak mė herėt, por pėr shkak tė situatės sė krijuar nė mars, pas pavarėsisė sė Kosovės, ateherė i kemi mbajtur nė stand by, por do tė vazhdojmė nė rastin e parė qė do tė tregohet mundėsia qė ne tė vazhdojmė punėn atje.

Info Sot: Konkurrenti juaj Vala ka probleme tė mėdha me operatorėt ilegal qė funksionojnė nė Kosovė, po ju a pėrballeni me kėtė problem?

Akan Ismajli: Problemi ėshtė i njėjtė pėr tė gjithė. Ai problem ekziston tashmė njė kohė dhe interferenca e kėtyre operatorėve ėshtė shumė mė pak, nė mėnyrėn se si janė ndarė frekuencat nė rrjetin tonė ėshtė Telenori, i cili, gati se ka shitur gjithė operacionin, krahasuar me MTS-nė, qė edhe kjo ka operacione mė tė vogla nė Kosovė edhe kjo neve na i zvogėlon problemet, por nuk na ulė humbjet qė i kemi nga konkurrenca ilegale.

Info sot: Ai qė ėshtė dashur t’u sigurojė ka qenė Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit, ju e keni paguar licencėn dhe gjithashtu paguani shėrbimet tjera ART-sė qė tua siguroj qė ju t'i kryeni punėt dhe tė mos keni probleme me tjerėt, ndėrkaq ata janė tė pafuqishėm pėr tė ndėrmarrė diēka. Ju si do tė veproni, janė disa masa ligjore?

Akan Ismajli: Ne jemi duke pritur qershorin pėr shkak se prej qershorit e tutje bėhet transferi i kompetencave nga Kombet e Bashkuara nė Qeverinė e Kosovės dhe me largimin e e frekuencave, si njėra prej shtyllave tė tregut tonė, e cila, ka qenė nė kontrollin e UNMIK do tė kalojė tek qeveria dhe me kėtė kompletohet spektri i shėrbimeve dhe i pėrgjegjėsisė sė Qeverisė ndaj neve, sepse ne kemi paguar licencėn dhe shėrbimet.

Info: Po nėse neglizhenca vazhdon, si do tė veproni?

Akan Ismajli: Ne do tė jemi shumė mė aktivė dhe do bėjmė presion nė qeveri qė tė na krijojė ambient tė favorshėm pėr punė. Atė qė e bėjmė edhe tash pėrmes kontakteve qė i kemi dhe pėrmes kontakteve diplomatike qė i kemi me Kombet e Bashkuara.

Info Sot: Kur keni nisur punėn nė telefoninė mobile ju keni kontribuar nė punėsim, megjithatė sa keni gjetur njerėz tė pėrgatitur qė t'i kryejn punėt nė mėnyrė profesionale?

Akan Ismajli: Tė rinjt tanė janė tė mirė nė gjėrat e pėrgjithshme, mirėpo kur tė vjen te profilizimi ajo nuk vlen. Ne kemi nėnshkruar njė kontratė 3 vjecare me kompaninė “Ericsson”, ku pjesė tė kontratės e ka menaxhimin e rrjetit tė Ipkos qė nė tri vitet e para, nė tė njejten kohė ndėrtimin e  kapaciteteve njerėzore pėr tė krijuar strukturė brenda kompanisė, tė cilat do ta marrin menaxhimin e rrjetit pas kėsaj periudhe. Nė pjesėn e parė kemi huazuar njerėz nga partnerėt tanė, pjesėn mė tė madhe nga partneri ynė Mobitel. E, ndėrkohė, jemi duke punėsuar ekspertė ndėrkombėtarė pėr tė na ndihmuar me zhvillu ma tutje. Nėse bėhet njė krahasim me koston e punėsimit kėtu dhe me ato nė Maqedoni, Kosova ėshtė mė e shtrenjtė 20-30%, kėtė e them se grupit qė ne i takojmė, Sllovenia Grup, e ka pjesėn e vet nė O-Net nė Maqedoni edhe pėr profilet e njėjta rrogat nė Kosovė janė 20-30% mė tė shtrenjta dhe kjo pėr shkak se tregu i punės ėshtė mė i vogėl dhe kėrkesa pėr kėta njerėz ėshtė mė e madhe. Kėrkesa ėshtė mė e madhe pėr ta.

Info Sot: Shumė mė pėrpara se tė merrni licencėn pėr telefoninė mobile ju keni pasur licencėn pėr telefoninė fikse, pse nuk filluat me tė, s'ka kėrkesa tė mėdha pėr tė?

Akan Ismajli: Jo ėshtė e kundėrta. Ka ndodh njė zgjatje e monopolit tė telefonisė ndėrkombėtare qė ia ka zgjatė dy herė Telekomit tė Kosovės dhe ajo zgjat deri mė 1 qershor dhe kjo ka qenė arsyeja pse ne nuk kemi mundur tė ofrojmė shėrbime tė telefonisė fikse pėr shkak tė ofertės. Nuk mund tė jemi konkurrent kur thirrjet ndėrkombėtare do tė shkojnė nga PTK-ja ku ēmimet janė mė tė shtrenjta dhe nga PTK-ja nga Serbia edhe thirrjet kthyese, ku ėshtė njėra nga mėnyra qė operatorėt arkėtojnė mjete, kthehet prapė nga Serbia dhe ne nuk arkėtojmė as edhe PTK-ja, e pėr tė filluar kėtė ėshtė dasht me dalė nga monopoli i PTK dhe mė kėtė edhe nga Serbia si mekanizėm tranziti i telefonisė. Prej 1 qershorit do tė kemi shėrbime kualitative tė telefonisė fikse bashkė me internetin, sepse pėrmes kabllit tė njėjtė do tė pėrdoret edhe interneti edhe telefonia fikse me njė integrim ndėrmjet vete, me njė ēmim atraktiv dhe mė njė nivel qė nė Kosovė nuk e kemi parė deri mė sot. Njėra nga komponentat do tė jetė web-sajti, ku do tė menaxhohet komplet telefoni i shtėpisė, duke nisur nga forwardimi i lidhjeve, bllokimi i thirrjeve ndėrkombėtare, monitorimi i shpenzimeve, lista e thirrjeve qė keni dėrgu dhe lista e thirrjeve qė ju keni marrė, por qė nuk keni qenė nė shtėpi. Tė gjitha kėto do tė merren permės web portalit tė Ipkos dhe ku kėto shėrbime do tė mund tė ofrohen.

Info Sot: A keni bėrė ndonjė studim se sa ka treg pėr kėtė shėrbim?

Akan Ismajli: Nga para lufta e deri sot, numri i telefonave fiks nuk ka ndryshuar dhe mendoj se telefoni mobil nuk e zėvendėson telefoninė fikse. Derisa, tregu i telefonisė nė pėrgjithėsi po rritet nė Kosovė nuk mund tė mos jetė aty edhe ai i telefonisė fikse, sepse ajo ėshtė nėn ēfarėdo standardi tė penetrimit nė regjion ose Europė, pasi qė ne kemi diku vetėm 5%, e regjionit ka 30. E plani mė vonė ėshtė qė me fut telefoninė fikse rurale.

Info Sot: Nga kjo teknologji qė e keni tani, sa konsumatorė do tė mund tė jenė aktivė?

Akan Ismajli: Kapacitete ka mjaftė, pasi tash pėr tash pėrdoren vetėm 20% tė kėtyre kapaciteteve, e plani ėshtė qė deri mė 2011 tė kemi 50% tė tregut dhe deri atėherė ne do tė kemi diku kapacitete pėr 1 milion e gjysmė abonentė. Problemi i kapaciteteve nuk ėshtė tė kemi atė tė mjaftueshėm nė ditė tė mira, por nė ditė tė kėqija siē janė Viti i Ri, koncertet, etj.

Info Sot: Sa ėshtė numri i punėtorėve nė ipko?

Akan Ismajli: Nė fund tė vitit tė kaluar kompania ka pasur vetėm 150 punėtorė, tash ajo ka 420 punėtorė, pa futur kėtu edhe qindra punėtorė tjerė qė janė tė punėsuar pėrmes kontraktorėve.

Info Sot:Ju sė bashku me kompaninė tjetėr kujtesa jeni duke e mbajtur tregun, sa ėshtė pėrqindja qė e mbani?

Akan Ismajli: Unė besoj qė rreth dy tė tretat e tregut me shėrbimet e internetit apo thėnė me numra 42 mijė klientė qė kanė modulin nė shtėpi dhe shfrytėzojnė shėrbimet. Kjo ėshtė njė nga lėmitė e vetme qė Kosova mund tė krahasohet me rajonin, qė ėshtė njė ndėr segmentet aktive nė krahasim me rajonin sa i pėrket penetrimit tė internetit, e mos tė flasim qė jemi shumė mė tė avancuar se Shqipėria, Bosnja e nė nivel mė tė mirė se Maqedonia.

Info Sot: Cili do tė jetė produkti mė i ri?

Akan Ismajli: Ne disponojmė hartat digjitale tė Kosovės dhe njė prej aplikacioneve qė planifikohet tė lėshohet brenda kėtij viti ėshtė ipko.com apo ipko.net ku do tė ketė ēasje njėsoj sikur Google, Maps nė gjetjen e adresave, identifikimi i bizneseve, elemente tė ndryshme do tė mund tė ofrohen.

Info Sot: Kėshilli i Pavarur i Mediave ėshtė kėrcėnuar nė mbyllje tė operatorėve kabllor nė mesin e tė cilėve jeni edhe ju pėr shkak tė mos plotėsimit tė kushteve qė i parasheh ligji. Ju sė fundi keni nėnshkru njė marrėveshje me kompaninė Digitalb qė ka qenė njė nga kushtet sa i pėrket tė drejtave autoriale.

Akan Ismajli: Problemi ėshtė krijuar pėr shkak tė vakumit ligjor, problemi vazhdon pėr shkak tė ligjit. Mė sė pari s’ka ekzistuar rregullore pėr operator kabllovik dhe mund tė them qė ajo na ka dėmtuar biznesin tonė, sepse strategjia jonė s’ka qenė tė hyjmė me tv analog, strategjia jonė ka qenė me ofru ofertė digjitale, vetėm ashtu mundemi me i siguru investimet qė i kemi ba. Ne jemi gjendur para njė situatė tė rėndė kur kemi qenė tė mbėshtetur pėr muri me daljen e operatorve kabllovik nė tė gjjitha qendrat e Kosovės, tė cilėt nė mėnyrė ilegale kanė ofruar kėto shėrbime. Nė njė moment qėshtė dashtė qė me ju bashku kur kemi parė se sna ka mbetur rrugė tjetėr, mirėpo shėrbimi jonė nuk kemi kėrku shėrbim me pagesė ne e kemi ofru pa pagesė. Edhe pse KPM-ja thotė se ka krijuar ligjin, aty ekzistojnė zbrazėtira tė mėdha duke nisur nga institucioni qė do tė merret me tė drejtat autoriale. Ajo mbulohet me ligj, por s'ėshtė funksional. Problemi ėshtė kriju me vite tė tėra kur operatorė tjerė kanė blerė shėrbimet edhe pėr Kosovėn dhe kur ato janė akumuluar njė sasi e madhe e tė drejtave autoriale pėr Kosovėn nė Serbi edhe pse ka ndodh situata me status,tė drejtat autoriale nuk blihen pėr njė vjet, por pėr disa vjet. Nuk mundet qė kjo situatė tė pastrohet brenda natės. Duhet me leju njė periudhė pak mė tė gjatė sepse do tė jetė e rėndė pėr KPM-nė dhe pėr operatorėt qė mundohen me punu legalisht nė Kosovė. Nuk pres qė ky segment tė stabiliziohet mė sė largu deri nė shtator e mu shėru nga janari i vitit qė vjen. Tash i duhet edhe Digitalb tė merret me tė drejtat autoriale pėr Kosovėn dhe ajo merr mė sė largu dy vjet. Pasojat nga kjo pėrveq digitalbit do ti pėrjetojmė edhe ne se kemi mundur qė kėtė fushė.

Info Sot:  Keni thėnė qė do ta bėni digjitalizimin e rrjetiti kabllovik  nė Kosovė.

Akan Ismajli: Nė rrjetin ekzistues ka mundur tė bėhet qė para dy vjetėve, ėshtė ajo qė ka tė bėjė me ofrimin e televizionit digjital pėr tė kalur nė sistemin e IP televizionit. Ajo ėshtė rruga kah ne do tė shkojmė si kompani. Arsyeja pse shkojmė pėrmes kėsaj mėnyrė janė ēmimet e lira tė SP Boksave dhe mundėsisė pėr futjen e DVBC-ve qė ėshtė standarde nė botė dhe me ēmime mė tė lira.

Info Sot :A do tė jetė gushti muaji kur do tė filloni me kėtė projekt?

Akan Ismajli: Ajo do tė jetė vendim i zyrės sė marketingut, por gjatė verės do ta kemi sistemin digjital operacional nė Kosovė, e kur starton ėshtė vendim i departmenit tė marketingut, por sigurisht do ta kemi gati sistemin operacional dixhital nė Kosovė. Kėshtu qė njė qytetar do ta ketė mundėsinė qė tė shijojė kanalet Hi Definition (HD), do tė mund tė ketė qasje tė lehtė n’Internet, gjithashtu do tė ketė mundėsinė qė me anė tė telefonit fiks tė kryej thirrje tė lira. E tė gjitha kėto do tė mund t’i paguaj pėrmes telefonit mobil me njė ēmim tė volitshėm dhe atė pėr tė parėn herė nė Kosovė.


© by Gazetajava.com

Kreu

Intervista
Lajmet
Nė Serbi dhe nė Mitrovicė duhet tė vinė njerėz tė rinj, forca tė reja tė cilat do tė respektojnė standardet europiane
NE SHTETIN E RI ME FORCA TE REJA
QYSH MA VRAU BABĖN SHIK I SHQIPĖRISĖ
NUK E KEMI PARAPA GJITHĖ KĖTĖ SUKSES
Pėrgaditjet pėr pavarėsi i ka bėrė e njejta kompani private qė ia ka udhėhequr fushatėn e zotit Thaēi
TANE PASURIA E KOSOVES U SHIT PER 300 MILIONE EURO!
PAVARESINE NUK E FITUAM VET