Ballina 
 
 Java n'Jįva
 Nacionale
 Bota
 
 Eksploreri
 
 Intervista
 
 Java e Europės
 
 Editoriale
 
 Kolumne
 
 Kultura
 Filmi
 Muzika
 Televizioni
 BookLook
 
 Polemika
 
 Letra dhe Opinione
 
 JAVA DOSSIER
 
 Fejtoni
 Identiteti Kosovar?
 A egziston Gjuha Standarde Shqipe?
 A ma mirė me shami a pa shami?
 
 Multimedia
 Java VIDEO
 PDF
 
 Java Plus
 
 Ballinat
 
 Karikatura
LYP

Kultura : BookLook E Update'ueme: May 12th, 2008 - 22:53:19


POETIKA E SHPRISHUR
Nga Mr. Muhamed Ēitaku
May 12, 2008, 20:08

Email'o
 Print'o



 
Ramiz Kelmendi
Paratekstet dhe temat

 “Shtatė persona ndjekin autorin” ėshtė shkrimi mė i mirė i Ramiz Kelmendit. Qė nė paratekst kemi shtatėshin mitik. Ai shenjon edhe personazhet dhe temėn. Tė dyja, duke i bėrė mitike, edhe i pėrgjithėson. Kjo tregon pėr ngritjen nė pėrgjithėsim tė tė gjitha njėsive letrare. Tema ėshtė shumė metafizike. Pra, mė shumė meditante. Kjo pėrjashton ndjekjen e ikjen fizike. Tash si ngacmim metafizik. Kėtė metafizik nė paratekst Ramiz Kelmendi po e shpirtėzon, po e bėn ndjekje. Po paralajmėron temėn militante pėr tekstin meditant. Pra, njė ndeshje mes paratekstit dhe tekstit nė tė mirė tė artistikes, lojės. Gjithmonė loja dėrgon te artistikja. Ndeshja fillestare veē po paralajmėron ndeshjet e mėdha nė gjithė tekstin mes mendimit e veprimit, mes fjalėve e punės, mes deklarimit e meditimit, mes vetdeklarimit e shikimit tė tjerėve, etj. Pra, loja mes fjalėve, ideve e koncepteve po bėhet normė mbizotėruese nė gjithė tekstin. Treguam temėn metafizike, po tregojmė edhe shkrimin e saj, me ndeshje e lojė. Nė kontekst teme autori identifikohet me njeriun ideal. Ndjekėsit pak a shumė problemet e tij drejt idealit. Pra, shenjon se ideali kurrė nuk ėshtė i lehtė, rruga drejt tij ėshtė plot sakrifica e probleme tė jashtme e tė brendshme. Tash problemet konkretizohen nė njerėz, por prapė ruajnė edhe njė dozė tė problemeve fillestare nga metafizika. Kjo tregon se pse personazhet janė njėkohėsisht edhe konkretė  edhe tė pėrgjithshėm, edhe me veprime edhe me mendime, me jashtėsi e brendi, si njerėz edhe kulturorė edhe politikė, edhe militantė edhe meditantė, etj. Paratekstet e tjera nė roman tregojnė ndarjet e pėrgjithshme nė roman: shtatė kapitujt, nėnndarjet e tyre, inkuadrimin e zhanreve tė tjera si tregimin, dramėn, ditarėt, reportazhet, etj. Pra, paratekstet pėrgjithėsisht te ky roman kanė njė funksion tė veēantė si pėr temėn si pėr ngjarjen, zhanrin, personazhet, kohėn e vendin, etj. Paratekstet funksionalisht kryejnė punėn e metatekstit.
 
Poetika e shprishur

 Romani “Shtatė persona ndjekin autorin” shfrytėzon zhanret letrare e joletrare. Me zhanret letrare nėnkuptojmė inkuadrimin e prozės poetike, novelės, tregimit, dramės, poezisė, ditarit, etj. Pra, jo vetėm tregimet, si ėshtė pranuar deri mė tash. Romani tash mė i komplikuar qė prodhon shkrimin kolazh. Pra, thyhet njė zhanėr nė tė mirė tė disave. Si i tillė edhe me vlerė. Ēdo zhanėr, kur mbėrrin kupolėn, fillon tė shpėrbėhet. Tash kėtu shpėrbėrja me kombinime zhanresh. Pra, nuk ėshtė fjala pėr fazė pararomani, ku vetėm njė zhanėr i lidhur, tregimi, mezi e bėnte romanin, por pasromani, ku ai pėrmbledh tė  gjitha zhanret. Thyerjet zakonisht janė bėrė nė forma krejt tė veēanta. Kjo na dėrgon te thyerjet personale. Ta pėrmendim veēantinė e Oh-ut tė Pashkut, tė romaneve tė Qosjes etj. Tash kėtu edhe R. Kelmendi. Ai duke shfrytėzuar zhanret, shfrytėzon edhe artistiken e tyre; nga tregimet shfrytėzon shkurtėsinė e tyre, nga poezia rrėfimi merr ritėm e muzikalitet, nga proza poetike krijohen tregimet simbolike, nga drama dialogėt ose edhe strukturėn me prolog, log, epilog, etj. Pėrveē zhanreve letrare, Kelmendi shfrytėzon edhe jashtėletėrsinė. Kėtu veēanėrisht me fjalorin dhe me gazetarinė. Shpesh mėnyra e trajtimit tė problemeve nė fillim, mes e fund, shtimi i tyre, citimet etj. i ngjajnė njė lajmi a reportazhi investigues. Kjo veēanėrisht e hetuar te Interludet e Ndėrlidhėset dhe pjesėt hyrėse te personazheve. Nė nivel tė ngjarjes gjithashtu kemi thyerje, tė asaj tradicionale. Ajo nuk e ka mė unitetin prej fillimit nė fund. Ajo nuk vazhdohet, shtatė herė kthehet nė pikėn e fillimit: shikimi i personazhit tė caktuar. Pėrsėritja shtatė herė e mėnjanon rastėsinė dhe tregon se bėhet vetėdijshėm. Ata qysh kthehen te e njėjta pikė kishin mundur edhe ta vazhdojnė ngjarjen. Madje ėshtė edhe mė vėshtirė qė tė thuret teksti pa kaluar nė monotoni, ku personazhet rikthehen shtatė herė prej fillimit, sesa tė thuret teksti nė vazhdimėsi. Kthimi te e njėjta pikė kėrkon mė shumė vėmendje dhe shkrim mė mjeshtėror e mė artistik. Duke qenė shtatė personazhe, shtatė jetė, shtatė eksperienca, dhe shkrimi ndėrtohet me shumė digresione, analiza, komente, kritika, raporte, ditarė, etj. E sė bashku tash thyejnė rrėfimin. Rrėfimi nuk e ka ritmin e mėparshėm. Kjo pasi kėtu personazhet duke pasur hapėsirė tė kufizuar, prodhojnė rrėfim tė ngarkuar, ngjarje qė tkurren, digresione tė ngjeshura, pikėvėshtrime tė ndryshme, veprime njėkohėsisht tė jashtme e tė brendshme etj. Pra, s`ka mė njėtrajtshmėri nė rrėfim. Bashkė me to shprishet edhe uniteti i kohės dhe vendit. Kemi me qindra tė tashme e tė kaluara qė merren e rimerren nė ēdo kthim te pika e parė. Personazhet vijnė prej vendeve tė ndryshme. Kėtu kemi kombinim tė urbanes me ruralen, tė jashtėsisė me brendinė. Edhe narratorėt thyejnė shkrimin tradicional. Atje mbizotėronte njė narrator edhe si hapėsirė edhe si kualitet. Kėtu kemi shumė narratorė, por asnjė mbizotėrues. Pėrveē kėtyre, thyerjet do t`i shohim edhe te personazhet edhe te interteksti. Sikur dėshmon se gjithė shkrimi nuk ėshtė shkruar pėr t`i ngjarė romanit po artistikes. Shthurja e madhe e poetikės prek tė gjitha nivelet e tjera shkrimore. Pėr kėtė thyerja bėhet mjeshtri e jo natyrshmėri. Herėt tė thuhet, veē shprishjet e poetikave kanė sjellė postmodernizmin. Pra, ajo qė vetėm tash hetohet nė shkrime, te autorėt e mėdhenj ka ndodhur 3 dekada mė herėt.

Narracioni

 “Shtatė persona ndjekin autorin” ėshtė romani qė i thyen edhe rregullat e narracionit duke ndėrtuar njė shkrim vetėm artistik. Tash mbizotėron artistikja. R. Kelmendi sikur ėshtė i vetėdijshėm se rregullat nuk cojnė te artistikja. Njė vetėdije edhe pėr artistiken edhe pėr rregullat. Kjo ka dėrguar kah njė strukturė romani shumė personale.

a) Narratorėt

 Romani ndėrtohet si njė strumbullar narratorėsh tė ndryshėm. Narratorėsh, pra nė shumės, edhe tė ndryshėm, me kualitetin tjetėrsues tė secilit prej tyre. Nė kėtė rend mė kryesorėt kemi Shtatė personazhet, Ndėrlidhėsin dhe Autorin. Narratorėt janė homodiegjetikė, pra veta e parė, unė rrėfej. E unė rrėfej pėr R. Kelmendin nėnkupton edhe kualitetin e zėrit, edhe ngjyrėn lokale, edhe veēantinė e nivelin intelektual, edhe emocionin e caktuar, etj. Pra, njė tėrėsi elementesh pėr secilin. Kjo hetohet edhe nė formė. Personazhet me tė njėjtat shkronja, ndėrlidhėsi me tė njėjtat gabime drejtshkrimore dhe autori me tė njėjtat madhėsi shkronjash. Gjersa tė gjitha personazhet shkruajnė njėsoj, kjo tregon se esencialisht janė tė njėjtė,  por qė ndryshojnė vetėm formalisht. Pra, tė gjithė janė pengesa,  po secili i llojit tė vet. Ndėrlidhėsi, nė fillim edhe deklarativisht, pranon nivelin e tij tė ulėt intelektual. Ky deklarim drejton edhe shkrimin, ai tash nuk respekton rregullat drejtshkrimore: as pikė, as apostrof, as paragraf, as asgjė. Tash, karshi tekstit tjetėr qė me pėrpikėri respekton drejtshkrimin, ky duket si palaēo, si karikaturė. Pėrkundėr tyre, autori shkruan me shkronja tė mėdha. Tash simbole qė tregojnė fortėsinė e tij pėrballė shtatė ndjekėsve, shtatė problemeve a shtatė furtunave. Pra, edhe veēanti edhe simbolikė. Shkrimi i secilit me nga dy ngarkesa. Njė herė i dalluar prej tjetri, e herėn tjetėr i ndėrlidhur me kulturėn a gjendjen e tij. Tash narratori si teksti. Narratori dėshmon pėr tekstin si teksti pėr narratorin. Pėrveē ndėrlidhjes sė narratorit me narracionin, te narratori me rėndėsi kemi edhe pozicionin. Tash pika prej ku shikon ngjarjen. Pra, pozicioni me rėndėsi pėr ngjarjen. Thamė se patėm tri lloj narratorėsh. Ata pėrforcohen edhe me tri pikėvėshtrime tė ndryshme. Pėrmes tyre bėhet loja mė e madhe mes gėnjeshtrave dhe zbulimit tė tyre, mes kamuflazheve tė personazheve dhe tė vėrtetave tė autorit. Kėtu secili shikon, pėrshkruan, analizon, komenton nė llojin e vet. Kur vetėrrėfejnė edhe vetėzbulohen, kur tė shihen prej tjetrit edhe zbulohen prej tij. Pra, prej veti dhe prej tjetri, ky ėshtė zbulimi. Prej tyre shihet se tjetėr mendojnė (vetėrrėfimi) e tjetėr veprojnė (tjetri). Nga vetja mbulohet, nga tjetri zbulohet. Kjo zbulon prapėshtinė e personazheve ndjekėse, gėnjeshtrat e tyre, dyfytyrėsitė etj. Pra, zbulon e jo deklaron. Jemi te mjeshtėria e thurjes, e jo te deklarimi. Deklarimi kurrė nuk shpie te artistikja. Ndėrsa Kelmendi, duke zgjedhur zbulimin, zgjedh edhe artistiken.
 Ndėrlidhėsi i teksteve paraqitet si njeri. Ai ndėrlidh tekstin dhe pėrcjell personazhet. Te ndėrlidhja me prologun e epilogun, ndėrsa te pėrcjellja me interludet. Te interludet ai di gjithēka: edhe ēka mendojnė personazhet, edhe ēka ndjejnė, etj. Pra, s`ka kufij tė njerėzores. Nė kėtė rend, esencialisht kemi njė narrator tė gjithėdijshėm. Emri njeri a jonjeri ėshtė diēka tjetėr. Emri gjithmonė ka qenė formal. Edhe tash loja mes formales e esenciales. Thamė se loja mbizotėron nė shkrim, e tash  po shohim  njė konkretizim.
Shkrimin e ndėrlidhėsit e pėrcjell njė racionalitet. Fillimisht jep thashetheme tė pėrgjithshme tė njerėzve qė sillen rreth autorit. Pra, edhe informacionet edhe thėnėsit e tyre tė pėrgjithshėm. Mė vonė i karakterizon. Pra, prej tė pėrgjithshmes kah konkretja. Jo pėshtjellje herė konkrete e herė abstrakte, por me rend, prej konkretes te abstraktja. Kjo pasi thashethemet autori i ndėrlidh me personazhet. Kur zbulohen personazhet konkretizohen edhe thashethemet edhe bartėsit e tyre. Kelmendi ėshtė i vetėdijshėm se po tė kishte konkretizime para paraqitjes sė personazheve do tė jepej paraprakisht diēka pėr ta dhe punėn e tyre. Paralajmėrimi do tė zhdukte edhe befasinė nė zbulimin e tyre. Kėshtu largon paralajmėrimin qė personazhet tė paraqiten pėrnjėherė me gjithė befasinė dhe fuqinė e tyre artistike. Kjo tregon se autori ēdo pjese nė roman i ka dhėnė vendin dhe rėndėsinė e vet, nėse ndonjėra bie atėherė nuk do tė njihet mirė pjesa tjetėr pse ėshtė konkrete a pse abstrakte, pse nė fillim a pse nė fund, pse alegorike e pse simbolike.
Shkrimet e autorit kanė njė mjeshtėri tė madhe. Ato mund tė funksionojnė edhe tė mbledhura sė bashku edhe tė shpėrndara nėpėr kapituj. Secila vazhdon tekstin e mėparshėm tė autorit, por edhe lidhet me kapitullin se ku gjendet. Kėshtu, ato kanė komunikim edhe paradigmatik (me shkrimet tjera tė autorit) dhe sintagmatik (me kapitullin). Pra, njė tekst me dy funksione. Kjo tregon pėr njė mjeshtėri shkrimi dhe njė kujtesė pėr shkrimin e mėparshėm. Ēfarėdo harrese do ta prishte ose komunikimin paradigmatik ose atė sintagmatik.

Personazhet dhe simbolika e tyre

Nga titulli del se po i pranojmė edhe si personazhe edhe si simbole. Si personazhe krijojnė aksion, ngjarje, si simbole i ngrisin ato nė pėrgjithėsim. Mė parė pranuam se janė simbole stagnuese. Kjo simbolik shenjohet edhe nė emėr a mbiemėr; Haset, Pehlivan, Rahat, Kasnec etj. Kėshtu identifikohen karakteret me emrat e tyre. E gjersa vendosen para kapitujve, ato edhe paralajmėrojnė tekstin qė do tė pasojė. Sikur tregon se emri e nis, por nuk e bėn simboliken. Simbolika krijohet prej tėrė tekstit. Tash edhe emri nė shėrbim tė tekstit edhe teksti nė shėrbim tė emrit. Personazhet janė tė ndryshėm. Bashkė me to ndryshon edhe problemi kulturor, politik, etik, etj. Pra, personazhet  kanė edhe ngarkesė tematike. Gjersa janė shtatė edhe shtatė tema. R. Kelmendi edhe ndarjen e tyre e bėn me proporcione: dikush ka problem gojėn, dikush syrin, dorėn, veshin, fytyrėn, shpirtin etj. Pra, probleme tė jashtme e tė brendshme. Madje secila me fushėn e vet. Pėrveē kėsaj, tė gjitha nuk e kalojnė njeriun, ose te trupi ose te shpirti i tij. Janė dobėsi qė paraqiten si personazhe tė veēanta, por qė mund tė nėnkuptohen edhe si pjesė tė njė njeriu. Tash problemet e tij personale drejt idealit. Kjo na dėrgon te shkrimi personal. Pak a shumė njė vete e ndarė nė problemet e tij. Ky identifikim me njeriun thyen personazhet klasike me veēantitė e tyre. Tash personazhet me simbolikė qė i pranon edhe si tė veēanta, por edhe si tė njė uni.
 Personazhet ndėrtohen nė forma tė ndryshme. Prej deklarimi te nėnteksti mė i madh. Tash shfrytėzon anė tė ndryshme tė shenjės; denotative e konotative. Gjersa shfrytėzohen edhe kombinohen. Madje secili ligjėrim edhe me figurat e veta te deklarimi kemi alegorinė, te nėnkuptimi simbolin. Kombinimi i tillė prodhon shkrim pėr tė gjithė, edhe pėr lexuesin e rėndomtė (rrafshi denotues), edhe pėr lexuesin model (rrafshi konotues). Pra, kombinimi nė tė mirė tė lexuesve. Secili me atė tė veten. Format e ndryshme tė shkrimit  zgjerojnė shkrimin, por zgjerojnė edhe lexuesit. Personazhet, gjersa ndryshojnė si karaktere, ndryshojnė edhe si narratorė. Tash njėrin e shquan mė shumė ligjėrimi bisedor, tjetrin ligjėrimi i shkruar, dikė pėrshkrimi e dikė analiza, dikė komenti e dikė autobiografia, etj. P.sh., gjithė Kapitullin VI e kemi me “Dėgjjo, shok!”, pra si ligjėrim bisedor. Nė kapitullin IV ritregim bisede mes B. Kasnecit dhe autorit, etj. Me fjalė tjera, duke ndryshuar narratori, ndryshon shkrimi, ligjėrimi, pozicionimi i narratorit, etj.
 Personazhet gjithherė janė tė vetėdijshėm pėr autorin, se ai shkruan diēka pėr ta, ata ankohen pėr shkrimin e tij, pėr satirat ndaj tyre, etj. Madje S. Kallajxhiu edhe analizon moton e tregimit tė tij. Kjo prodhon dy gjėra:
a) Nė kėtė roman personazhet i thyejnė kufijtė klasikė  ku ata nuk kishin mundėsi tė dinė se ata janė personazhe nė tregim dhe
b) Thyejnė kufijtė klasikė tė komunikimit narrator-personazh, ku narratori vetėm tregonte dhe personazhet nuk mund tė dinin pėr narratorin, nuk mund ta shihnin dhe tė diskutonin pėr shkrimet e tij.

Struktura formale – Kapitujt

Romani ka shtatė kapituj. Pra, shtatė edhe kėtu. Shtata po bartet nga personazhet te ndarjet. Teksti, duke u ngjarė personazheve edhe si numėr edhe si simbolikė. Identifikohen nė numėr, pasi secili personazh ka kapitullin e vet. Simbolika e rrit shtrirjen tash nga personazhet te teksti. Tash simbolika nė titull (me shtatė) shihet qė po bėhet normė shkrimi nė tė gjitha instancat e tij. Gjersa ndryshojnė personazhet, ndryshojnė edhe pjesėt; edhe nė tipin e shkrimit, edhe nė temė, edhe nė kohė, vend, etj. Njė ndėrlidhje kjo e personazheve me kapitullin qė pėrfaqėsojnė. Kjo pasi secili ėshtė edhe personazh edhe narrator i kapitullit tė vet. K[shtu qė teksti strukturohet ashtu qė, kur ndryshon personazhi, ndryshon edhe rrėfimi edhe veprimi, koha e vendi i tij, etj. Te Haseti shquhen informacione tė inatit e smirės, te Mahiri informacioni dredhet, rimerret etj. Njė mjeshtėri e dyfishtė e autorit; njėherė duke ndėrtuar personazhet, e herėn tjetėr shkrimin qė u ngjan atyre. Pėrmendėm Mahirin qė pėrdredh informacionin. Pėrdredh, qė shenjon formėn e shkrimit e informacionin idetė e tij. Njė ngjashmėri tash e kapitullit me personazhin edhe nė nivel forme edhe nė nivel idesh. Kjo prodhon edhe shtatė kapituj tė ndryshėm edhe nė nivel forme edhe ideje. Sepse, jo vetėm thėniet e drejtpėrdrejta, por edhe qasja ndaj problemeve, mėnyra e analizės, tema e shqyrtimit, etj. tregojnė pėr tipin e personazhit. Ky tip shkrimi njėkohėsisht edhe pėrjashton unitetin e rrėfimit nė romanin klasik. Kėtu, gjersa kemi ndryshime, kemi edhe dinamiken edhe artistiken. Pra, shprishet uniteti i shkrimit nė tė mirė tė artistikes. Me ndėrrim tė kapitullit ndėrron personazhi, ndėrron ngjarja, situata, shkrimi, pozicioni hapėsinor e kulturor karshi botės, etj. Me kėto elemente jemi te rrėfimi. Prej ndarjeve tė rrėfimi. Ku e tėrheq njėra tjetrėn. Sikur tregon pėr fortėsinė e tekstit dhe ndėrlidhjen e njėsive tė tij mes veti. Tash njėri tė con te tjetri.

Interteksti

 Romani ėshtė i thurur si njė kombinim tekstesh tė ndryshme. Kjo hetohet edhe nė paratekste edhe nė tekste. Romani komunikon me dramėn e Pirandellos “Gjashtė persona ndjekin autorin”. Pra, gjashtė te Pirandelloja e shtatė te R. Kelmendi. Tash romani, duke e shtuar njė edhe e ngrit numrin nė shtatshin mitik. Tash me simbol. Edhe komunikim edhe shtim.Veēse po e themi njė normė pėr gjithė intertekstin. Kelmendi e shfrytėzon komunikimin, por edhe nuk e vė si mish tė huaj nė vepėr. Intertekstit i zgjidhet vendi duke e pėrshtatur edhe me tekstin e romanit. Nė kėtė rend tė pėrmendim “Kėshtu thoshte Laralustra”, “Historia e njėrit nga ata”, etj. Pra, njė vetėdije pėr komunikimin, po edhe pėr vendin, formėn dhe mėnyrėn e komunikimit. Si intertekst barten edhe fjalė e frazeologji tė huaja. Ato barten te personazhet dyfytyrėsh, te servilėt, te puthadorėt etj. Pra, te njerėzit pa identitet. Tash gjuha tregon pėr dobėsinė ose fortėsinė e karakterit tė tyre. Mė parė pamė elementet e tjera qė jepnin personazhin, tash gjuha e jep atė. Sikur po tregojmė edhe mjeshtrinė nė shumėsi zbuluese e mbuluese Pėrveē kėtyre rasteve, interteksti hyn edhe si citat. Tash edhe i deklaruar edhe i padeklaruar; nga Juveniali, Kafka, Njė autor, sot e kėtu etj. Kelmendi bart si intertekst edhe shenja nga realiteti. Nė kėtė rend thyen distancėn klasike mes artit dhe realitetit. Kjo aq sa vėshtirė tė dihet ēka ėshtė prej tij e ēka trillim. Kėtu hyjnė edhe shenjat autoreferenciale qė i barė Artan Ēeliku: autori ėshtė shkrimtar e gazetar, vjen prej Peje, ka flokėt e krehura e pak tė rėna nė ballė, buzėn e poshtme tė lėshuar, etj.


© by Gazetajava.com

Kreu

BookLook
Lajmet
TE JETOSH NĖ ISHULL [(ORTODOKS) TĖ DETIT (MUSLIMAN)]
POETIKA E SHPRISHUR
HORIZONTI TRAGJIK I POLITIKĖS DHE TRAGJEDIA
Fjalori i Gjuhės Shqipe i Mehmet Elezit: shtatė libra nė njė
LINDJA E GJUHĖS ANGLEZE
41.000 FJALĖ QĖ NUK GJINDEN NĖ FJALORĖT E AKADEMISĖ SĖ SHKENCAVE
Recension i autorit dhe profesorit nga Oklahoma University, Robert Murray Davis