Ballina 
 
 Java n'Jįva
 Nacionale
 Bota
 
 Eksploreri
 
 Intervista
 
 Java e Europės
 
 Editoriale
 
 Kolumne
 
 Kultura
 Filmi
 Muzika
 Televizioni
 BookLook
 
 Polemika
 
 Letra dhe Opinione
 
 JAVA DOSSIER
 
 Fejtoni
 Identiteti Kosovar?
 A egziston Gjuha Standarde Shqipe?
 A ma mirė me shami a pa shami?
 
 Multimedia
 Java VIDEO
 PDF
 
 Java Plus
 
 Ballinat
 
 Karikatura
LYP

Intervista E Update'ueme: May 26th, 2008 - 16:09:22


QYSH MA VRAU BABĖN SHIK I SHQIPĖRISĖ
Nga RROKUM.TV - Renata Kolndrekaj & Valon Krasniqi
May 26, 2008, 14:38

Email'o
 Print'o

Ardian Hoxha, djali i Remzi Hoxhes
RROKUM.TV: A ju kujtohet ku keni qenė kur ėshtė rrėmbyer baba juaj, Remzi Hoxha, dhe nga kush e keni marrė lajmin?

 

Ardian Hoxha: Nė fakt, shkollat patėn filluar nė shtator, mirėpo unė pata shkuar nė shkollė private derisa u renovu njė objekt; patėm filluar me 16 tetor (me njė muaj e gjysmė vonesė) edhe 5 ditėt e para tė javės baba mė ka ēu me kerr n’shkollė. Nė ditėn e 6 (mė 21 tetor) atėherė e morėn, e zhdukėn. Faktikisht, nga ajo ditė qė pata shku n’shkollė nuk e kam pa ma. Se natėn ėshtė kthy vonė, tė nesėrmen n’mėngjes ka shku n’punė. N’ora 13 e 30 minuta tė ditės (n’zyrė) kanė shku 9 persona me tri vetura dhe janė prezentuar si persona tė policisė financiare (me dokumenta tė rrejshme). I kanė thėnė se duhet tė tė marrim pėr bisedė informative pėr verifikim personi, ndėrsa nga ana e babės tim, ai ka thėnė: “Mirė…n’rregull…”. Pra, nuk ka rezistuar dhe ka pranuar. Qysh e spjegoi edhe ky z. Avni Kolldashi, ai vet e ka marrė bashkė me personat e tjerė, ia vendosin prangat n’duar e qesin jashtė, dalin krejt punėtorėt, sepse nė vendin e babės ku ka punuar ka pasur rreth 20 punėtorė.

 

RROKUM.TV: Nga kush e morėt lajmin…?

 

Ardian Hoxha: Punėtorėt menjėherė, qė nga momenti i arrestimit tė tij, kanė shkuar nė polici e kanė denoncuar rastin, masanej i kanė thirrė axhallarėt n’Shkup. Ndėrsa n’mbramje, t’shtunėn, lajmrohet halla, se nana veē kish dalė me u informu nga disa miq t’babės. Na fmija n’shpi (atėherė isha 14 vjeēar). I kishim kojshit shumė t’mirė – edhe sot hyjmė me ta e dalim, ata rrishin me neve. As nana e as halla nuk e kishin tė qartė se ēka ka ndodhur. Nė polici, nė Stacionin Nr. 3 n’Tiranė, nanės i kanė thonė se mbrenda 48 orėsh do lirohet. Ne filluam tė presim 24 orė – 48 orė – prit 72 orė…pra, kaloi njė javė, kaloi njė muaj, tash bėhen 13 vjet dhe hala nuk dihet ku ėshtė personi.

 

RROKUM.TV: Ēka ka punu nė atė kohė prindi juaj dhe me ēfarė aktivitetesh ėshtė marrė?

 

Ardian Hoxha: Baba ėshtė marrė me argjentari, ai ka qenė nė studime nė Universitetin e Prishtinės – ka studiu pėr Kimi dhe pėr dy provime nuk ka arritė ta pėrfundojė, sepse vitet e fundit filloi tė merrej me ēėshtjen kombėtare. Nė vitet e 80-ta kthehet n’Shkup, shkon n’Zvicėr pėr pak kohė, mė pas familja vendosin me ja hap njė argjentari n’Ferizaj, e blejmė njė shtėpi me dyqan sė bashku. Derisa ka filluar ma intezivisht me u marrė me ēėshtje kombėtare dhe fillon me aktivitete tė tilla. Dikund nė vitet e 90-ta e themelon Sindikatėn pėr ekonomi t’vogėl dhe zejtari tė Kosovės dhe fillon anėtarėsimi i zejtarėve. Ndoshta po i bie shkurt, por, sipas njė liste tė njė shoku tė babės Shefqet Maliqi, dikund rreth 54 aktivitete janė tė njohura tė babės tim Remzi Hoxha.

 

RROKUM.TV: Prej kujt keni kėrkuar informacion se ku asht prindi juaj dhe ēfarė informacione keni marrė?

 

Ardian Hoxha: Natyrisht, unė kam qenė i vogėl nė atė kohė dhe tė gjitha informacionet i kemi pritur nga axhallarėt. Mund tė them se po ashtu axhallarėt kanė pas maltretime nga ma barbaret, thuajse je nė Afrikė; maltretime nga policia, nga mafija dhe konkretisht nga SHIK-u (Shėrbimi Informativ Kombėtar). Ka pas po ashtu dezinformata nga mė tė ndryshmet pėr babėn tim: jo ėshtė marrė me drogė, jo ėshtė marrė me prostitucion, jo ėshtė spiun i UDB-sė, jo atentatori i Kiro Kligorovit…Politika ka qenė shumė e keqe nė atė kohė.

 

RROKUM.TV: A ka qenė nė atė kohė Remzia, pjesė e njerėzve qė kanė ba pėrpjekje me themelu UĒK-nė?

 

Ardian Hoxha: Po, nė fakt, ėshtė ba ai grupi qė kanė menduar qė me luftė mundet me u mposhtė regjimi i Beogradit mbi Kosovėn, por, natyrisht edhe me ndihmėn e shteteve pro perendimore demokratike. Dhe ka dalė tamam ashtu qysh edhe ishte menduar, pėrfundimisht realiteti u pa, se vėrtet kanė pas tė drejtė baba im me tė gjithė veprimtarėt tjerė pėr ēlirimin e Kosovės nga okupimi.

 

RROKUM.TV: Ēfarė lidhje ka pas Remzi Hoxha me Hashim Thaēin, sepse nė atė kohė Thaēin e patėn mbajtė 24 orė n’burg pėr zhdukjen e Remzi Hoxhės?

 

Ardian Hoxha: Unė nuk e di a janė njoftė. Edhe Hashim Thaēi, edhe Adem Jashari edhe Zahir Pajaziti edhe Ilir Konushevci janė arrestuar dhe janė marrė nė biseda informative pėr aktivitetet e tyre. P.sh. krejt bota e dinė pėr biznisin qė e ka ba Sali Berisha me Serbinė nė lidhje me shitjen e naftės. Po ashtu, dua tė theksoj se Remzija ka qenė personi kryesor qė i ka pas tė gjitha kontaktet nė lidhje me armatimin; bile, tregon njė mik i babės, se ka qenė i vetmi person qė edhe me aeroplan ka mundur t’i sjellė armėt. Dhe, po ashtu, kontigjentet e para tė armatimit si n’Kosovė apo edhe n’Shqipni baba im i ka sjellė. Asokohe ka qenė ideja se qysh me luftu Serbinė.

 

Mst: Prejse baba im i tregon Pjetėr Arbnorit pėr lėvizjet e Arkanit n’Shqipėri, baba pėson…

 

RROKUM.TV: A ju kanė ndihmu institucionet e Kosovės juve si familje pėr me zbardhė rastin e Remzi Hoxhės?

 

Ardian Hoxha: Ne kemi pas ba kėrkesa edhe tek i ndjeri, ish-presidenti Rugova, pėr me u marrė me kėtė ēėshtje. Interesimi nga ana e tij ishte konstant, por i pasuksesshėm. Edhe i ndjeri Fehmi Agani, po ashtu pat shprehur vullnetin e tij intelektual dhe moral pėr tė ndihmuar nė kėtė ēėshtje, por pa sukses. Edhe z. Adem Demaēi, edhe z. Pajazit Nushi…tė gjithė janė pėrpjekur, por kanė patur vetėm njė pėrgjegje nga personat e tjerė: “…leje kėtė ēėshtje, harroje, se tė shkon koka…”.

Nė vitin 2003 avokati i popullit z. Ernel Tobjani e rihap ēėshtjen (pas 8 vitesh).

 

RROKUM.TV: A mendoni se ka dorė nė zhdukjen e Remzi Hoxhės edhe ish-shefi i SHIK-ut, Bashkim Gazidede?

 

Remzi Hoxha me te shoqen
Ardian Hoxha: Me duar e me kėmbė, me krejt trupin ai ėshtė njėri nga fajtorėt kryesor. Z. Fatos Klosi ka qenė mbas Gazidedes dhe ky i fundit faktikisht i prezenton dosjen. Nė fakt, kėta persona shpallen tė akuzuar dhe mbahen nė paraburgim: Avni Koldashi 6 muaj, Arben Sefgjini dhe Budion Meēe nga njė vit. Rasti jonė ka ndodhė nė vitin 1995: kėta fillimisht akuzohen me njė akuzė, masanej, kryeprokurori z. Theodori Sollaku e ndrron akuzėn me njė akuzė tjetėr, e cila ka qenė Amnesti e vitit 1997. Aty vėrtetohet se e ka marrė SHIK-u, ndėrsa kjo nuk ka lidhje me ngjarjet e vitit 1997 – kjo ka ndodhė nė paqė, nė vitin 1995. Njė gjė qė nuk kanė arritur mė shpejt se na ėshtė tabela e veturės qė e kanė marrė.

 

RROKUM. TV: A ka pas tentime nga ana e Shtetit Shqiptar qė tė mbyllet rasti Hoxhaj?

 

Ardian Hoxha: Jo qė janė munduar pėr ta zbulu rastin, por ka ndodhė e kundėrta, janė pėrpjekur me fsheh rastin. Ka patur rast kur njėri shkon tek axha dhe i thotė hajde qitma njė kafe se vllau tash t’lirohet. Dhe, Remzia nuk u kthye kurrė! Tash jemi nė njė situatė tjetėr politike, por do tė vijė ajo ditė qė do tė dal historia e vėrtetė pėr ēdo gjė. Lufta e UĒK-sė nga miq tė babės mėsojmė se ėshtė penguar shumė.

 

 

RROKUM.TV: Flitet po ashtu se Remzi Hoxha e ka zbulue edhe rastin e lėvizjes sė ARKANIT nė territorin shqiptar dhe ndalesėn e tij nė njė hotel n’Shkodėr pėr njė natė, ku edhe ka patur takime me pjestarė tė SHIK-ut?

 

Ardian Hoxha: Nė fakt, dėshmi nuk kam, por sipas njė storie, thuhet se: njerėzit e babės tim e kanė incizu takimin mes ARKANIT dhe z. Bashkim Gazidedes (lėvizjet e tyre n’Shkodėr, n’Sarandė…). Baba im meqenėse ka pas raporte t’mira me Kryetarin e Kuvendit Popullor t’Shqipnisė (m’duket qė ka qenė Pjetėr Arbnori), i thotė: “…A e dini ju se nė ēfarė situate jena na…na jena n’luftė me Serbinė, e ju ēka jeni ka boni…!”. Dhe, me siguri, kėto informata i shkojnė z. Gazidede dhe z. Sali Berisha. Tash alarmohet Remzi Hoxha si person! Unė them: krejt kanė me dalė n’shesh! Ne tė gjitha si familje i dijmė, janė personat e gjallė, qoftė nga SHIKU-u, qoftė edhe persona qė kanė qenė tė maltretuar si z. Ziso Kristopulli.

 

 

Sot mė vjen turp me ju kallxu ndėrkombėtarėve se babėn tim ma kanė zhduk shqiptarėt n’Shqipni

 

 

RROKUM.TV: A ka qenė presioni ndėrkombėtar pėr riphapje tė ēėshtjes Hoxha…?

 

Ardian Hoxha: Ne kemi pas durim maksimal: njė nga gjėrat qė s’kemi dashtė me ba ėshtė se nuk kemi dashtė me njollos shtetin shqiptar. Sot mė vjen turp me ju kallxu ndėrkombėtarėve se babėn tim ma kanė zhduk shqiptarėt n’Shqipni.  Normal, rasti ka qenė i paraqitur qė n’fillim nė Amnesty International, nė Human Rights Watch, dhe nė organizata tė tjera ndėrkombėtare pėr tė drejtat e njeriut. Pra, filloi edhe opinioni edhe ne nė veēanti tė merremi me zbardhjen e fatit tė babės tim z. Remzi Hoxha.

 

RROKUM.TV: A mendoni se ėshtė nė rrugė tė mbarė procesi aktgjykues ndaj tė  akuzuarve nė lidhje me rrėmbimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhės dhe zgjidhja finale e rastit?

 

Ardian Hoxha: Arben Sefgjini ėshtė personi qė ka dhėnė urdhėr pėr me marrė Remziun, ai e ka marrė urdhėrin prej shefave tė tij (shef e ka pas z. Bashkim Gazidede), ndėrsa z. Bashkim Gazidede e din qysh ka arritur deri aty – pse e ka marrė atė vendim ose nga kush ka marrė urdhėr. Tash, ky i fundit po thotė: s’e njoh, nuk kam dėgju kurrė pėr Remzi Hoxhėn... Thotė ai kėshtu, sepse kėta mendojnė se i kanė zhdukė tė gjitha gjurmėt e rrėmbimit. Po ashtu, ėshtė personi tjetėr, i cili ėshtė pjesmarrės nė rrėmbimin e babės, i cili thotė: “…unė nuk dua me qenė i akuzuar, sepse, unė nuk kam faj. Mua qysh m’ka thonė shefi jem z. Arben Sefgjini, unė ashtu kam vepruar…”. Ēka nuk ka treguar drejt, ėshtė qė nuk i ka pėrmend emrat e pjesėmarrėsve nė rrėmbim tė babės tim”. Janė 102 dėshmitarė pothuajse nė lidhje me rastin Hoxhaj dhe po ashtu ndaj tė gjithėve ka pas kėrcėnime. Ne tash ishim n’Shqipni dhe nga 20 e 30 persona na pėrcillshin. Unė edhe e di se Qeveria apo ekzekutivi ėshtė i ndarė nga sistemi gjyqsor. Normal, tash gjėrat dihen. Sė pari duhet tė zbulohet definitivisht personi (baba im, trupi i tij), e me u varros dhe tė vazhdojė procesi gjyqėsor. Me kėtė ēėshtje ėshtė duke u marrė shteti shqiptar dhe besoj se kanė vendosė me ēu drejtėsinė pėrpara…


© by Gazetajava.com

Kreu

Intervista
Lajmet
Nė Serbi dhe nė Mitrovicė duhet tė vinė njerėz tė rinj, forca tė reja tė cilat do tė respektojnė standardet europiane
NE SHTETIN E RI ME FORCA TE REJA
QYSH MA VRAU BABĖN SHIK I SHQIPĖRISĖ
NUK E KEMI PARAPA GJITHĖ KĖTĖ SUKSES
Pėrgaditjet pėr pavarėsi i ka bėrė e njejta kompani private qė ia ka udhėhequr fushatėn e zotit Thaēi
TANE PASURIA E KOSOVES U SHIT PER 300 MILIONE EURO!
PAVARESINE NUK E FITUAM VET