Me pėrfundimin e epokės komuniste letėrsia shqipe humbi drastikisht rėndėsinė e rolit tė saj nė shoqėrinė shqiptare. Shumica e romaneve tė botuar nė epokėn post-komuniste nuk kishin mė shumė lexues se sa vetė autorin. Madje lexues shqiptarė nuk patėn edhe ato vepra letrare qė depėrtuan goxha mirė nė tregun ndėrkombėtar. Kėtė e arriti Ben Blushi me romanin e tij Tė jetosh nė Ishull. Arsyeja nuk ėshtė vlera artistike apo qasja provokuese e tunduese pėr shoqėrinė shqiptare, sa ėshtė jehona e krijuar prej miqve te autorit dhe prej klases mediatike qe nuk kane cfare te shkruajne e te flasin tjeter kreative.
Pėrparėsia e beletristikes ėshtė se autori mund tė shkruajė si tė dojė dhe lexuesi ta kuptojė si tė dojė.
Ne verėn e vitit 1992, bashkė me mikun tim Edison Ypin, shkuam tek Ismail Kadare nė banesėn e tij nė Tiranė. Gjatė bisedės, Edisoni bėri pyetjen: Aman Ismail na trego si e gjete aty tek romani Prilli i thyer kur vritet Gjorgu: nuk thua se e qėlloi plumbi e u shtri pėr toke, por u ngrit globi e i ra fytyrės. Ismaili u pėrgjigj: Po, erdhi koha qe personazhi duhej tė vritej dhe nuk po dija si ta beja kėtė. Mu kujtua kjo mėnyrė dhe e bėra. Ndėrsa a e di se si ma shpjegoi ky miku im (Edisoni e kishte fjalėn pėr mua): Kadare ka dashur tė tregojė se Kanuni e ka zhvilluar personalitetin e individualitetin e shqiptarit, tendence kjo e kushtetutave moderne, deri nė atė masė sa mund tė ngrihej globi e ti binte sipėr por assesi qė Gjorgu (shqiptari) tė shtrihet pėr tokė. Ismaili tha: Po nuk e kisha menduar kėshtu, por kėshtu mund tė jetė.
Nė rastin e romanit Tė jetosh nė ishulll nuk ėshtė e vėshtirė pėr tė kuptuar se ēfarė ka dashur tė paraqesė Ben Blushi. Qė nga titulli i romanit shihet tendenca qė autori e kupton botėn e tij si njė ishull nė mes tė detit. Ishulli ortodoks nė dallgėt e detit musliman. Projeksionet historike i ndihmojnė atij tė shtjellojė idenė e ishullit. Sadoqė, kėto projeksione historike janė tė pasakta, mitologjia e zhvilluar nė kohėn e romantizmit nacional e bėnė tė vetėn. Ideja se muslimanizimi i ka marre nė qafė shqiptarėt nuk ėshtė e re tek shqiptaret, e madje edhe e dominon edhe sot mendimin snobist intelektual nė Tiranė e Prishtinė, kėshtu qė libri nuk e ka anėn heretike, por atė tė trendit.
Perandoria Osmane ishte ajo ēfarė ėshtė Amerika sot
Nė fakt, asnjėherė njė popull i zhvilluar nuk mund tė sundohet nga njė popull mė pak i zhvilluar. Sot Perandoria Amerikane sundon botėn pikėrisht pėr shkak se ėshtė kombi mė i zhvilluar i botės. Nė kohėn kur Perandoria Osmane ishte nė kulmet e saj ajo ishte shoqėria mė e pėrparuar e kohės. Pushtimi Osman, pėrjashto kėtu shkatėrrimet qė sillte lufta, sillte kulturė e civilizim. Kėtė e dėshmon fakti qė vendbanimet qė u islamizuan tė parat, ishin qytetet e mė pas fshatrat. Edhe Bosnja edhe Shqipėria dėshmojnė edhe sot e kėsaj dite se popullsia e krishterė kryesisht ėshtė e koncentruar nė viset malore, kurse ajo muslimane nė viset e rrafshta. Me njė fjalė, Perandoria Osmane ishte ajo ēfarė ėshtė Amerika sot. Nė njė mėnyrė apo tjetėr, ne jemi tė pushtuar nga Amerika dhe do tishte absurde tė themi se fshatrat shqiptare janė mė tė amerikanizuara se qytetet shqiptare.
Mirėpo, pavarėsisht se kush paraqet civilizimin e kulturėn objektivisht, e kush primitivizmin, prapėseprap, secili individ apo komunitet ka tė drejtė tė ketė perceptimin e vet pėr kulturėn dhe civilizimin.
Lėre Clintonin - mė tha fshatari maqedon, ai ėshtė amerikan dhe nuk ka kulturė, po ēfarė ti bėjmė kėtij pisit tonė Gligorovit qė na turpėroi para botės
Nė vitin 1998 tek po udhėtoja nė autobus me njė fshatar maqedon, pėr tė hyrė nė bisedė, i lavdėrova presidentin e atėhershėm maqedon Kiro Gligorov si njeri qė e shpėtoi Maqedoninė nga lufta. Fshatari reagoi fuqishėm: Mos ma pėrmend atė pis tė ndyer. Pėrse e pyeta. Si pėrse?- mu pėrgjigj. - Ai matuf tė ketė dashnore. (Ne mediat e atėhershme ishte publikuar njė aferė e tij dashurie me njė aktore tė re). Po i thashė: edhe presidenti Clinton pat aferė dashurie. Lėre Clintonin - mė tha fshatari maqedon, ai ėshtė amerikan dhe nuk ka kulturė, po ēfarė ti bėjmė kėtij pisit tonė Gligorovit qė na turpėroi para botės. Pra, kėshtu perceptonte fshatari maqedon: Maqedonia e civilizuar dhe me kulturė dhe Amerika e pacivilizuar! U ndala dhe mendova: sa mirė qė ka mendim aq tė lartė pėr vetėn e tij dhe komunitetin e tij maqedoni i shkretė me opinga tė grisura. Kėshtu edhe Ben Blushi ka tė drejtė tė mendojė se sa superiore ėshtė kultura ortodokse e krishtere karshi asaj muslimane. Kėshtu duket se ai e pėrcepton atė dhe nėse nuk mund ta thotė kėtė haptazi sepse si politikan i duhen votat e atyre qe mendojnė dhe ndjejnė ndryshe, e thotė kėtė pėrmes gjuhės sė personazheve.
Kur Sali Berisha pėrjetohet e portretohet si Sali Benishi
Ben Blushi, autori, nuk e thotė se Sali Berisha ėshtė i keq sepse ėshtė musliman, por aluzioni i tij me personazhin Sali Benishi ėshtė i qartė. Thjesht, Blushi pėrmes romanit tė tij tregon se Sali Berishėn para se ta sheh si njė pėrfaqėsues tė njė ideologjie tjetėr politike, e sheh atė si njė musliman. Ky fakt ėshtė tronditės pėr shoqėrinė shqiptare dhe sėkėndejmi shoqėria shqiptare ndjehet e provokuar nga ky roman. Ishulli tė jep ndjenjėn e tė qenėt i rrethuar nga rreziku. Pėr Ben Blushin kėta janė muslimanėt e Sali Berishės, ndėrsa pėr fshatarin maqedon kėta janė amerikanėt e Bill Clintonit tė cilėt i kanė futur virusin e marrėzisė presidentit Gligorov.
Botimi i romanit me temė provokative pėr mua ėshtė njė element pozitiv pėr shoqėrinė shqiptare. Sfidimi me tė tregon njė emancipim tė shoqėrisė shqiptare. Ky ėshtė fakt inkurajues. Botimi dhe buja e kėtij romani u jep tė kuptojnė tė gjithė atyre qė ndjehen se jetojnė nė ishullin ortodoks brenda njė deti tė dalldisur musliman, se dallgėt e kėtij deti kanė njė harmoni me ishullin dhe se trembja e ishullarėve ėshtė e pabazė.
Nėse bota lindore i paska lėnė prapa shqiptarėt, si shpjegohet fakti se ēdo kryeqytet i vendeve islamike ėshtė 100 herė mė i zhvilluar e mė i rregulluar se sa Tirana e Prishtina?
Ky roman dhe buja rreth tij ėshtė njė rast i mirė pėr ta mposhtur njė herė e mirė idenė dominuese nė mesin e qarqeve intelektuale snobiste nė Kosovė e Shqipėri se Perandoria Osmane ėshtė shkaktare e prapambetjes
shqiptare, ide kjo qė gjeneron arsyetim pėr mos tė hulumtuar shkaqet e vėrteta tė prapambetjes. Nėse bota lindore i paska lėnė prapa shqiptarėt, si shpjegohet fakti se ēdo kryeqytet i vendeve islamike ėshtė 100 herė
mė i zhvilluar e mė i rregulluar se sa Tirana e Prishtina?
Popujt e tjerė muslimanė kanė njerėz tė shkencės, artit, kulturės, arkitekturės, etj., qė i njeh bota, ndėrsa njė shqiptar mund tė bėjė emėr nė botė vetėm nėse largohet nga Shqipėria, Kosova ...Shqiptarja mė e njohur
nė botė: Nėna Tereze ka bėrė emėr jo duke ikur nė Perėndim, por nė Lindje, nė Kalkutė.
Vende islamike si Pakistani e Turqia kanė pasė kryeministra femra para disa dekadave. Kur mund tė presin shqiptarėt femėr kryeministre? Nuk ėshtė islamizmi qė i pengon shqiptaret tė mos kenė ujė, rrymė e mos me dijtė me prodhu asnjė gjė origjinale qė tė tjerėt ti kopjonin kėto produkte.
Edhe nėse diēka shqiptarėt prodhojnė, ajo ėshtė kopje e diēkahit qė prodhohet diku nė Perendim apo nė Lindje. Tė akuzosh shqiptarėt muslimanė se janė pro-orientalė ėshtė njėsoj si tė akuzosh ortodoksėt shqiptarė se janė pro-grekė. Realiteti ėshtė se anti-grekėt mė tė mėdhenj mes shqiptarėve sot i gjenė nė mesin e ortodoksėve shqiptarė dhe anti-orientalėt mė tė fortė i gjenė nė mesin e muslimanėve shqiptarė.
Ben Blushi pėrbuzė shumicėn shqiptare muslimane si shpirt mercenari, por nė fakt ai nuk bėn asgjė tjetėr, pos qė e tregon mercenarizmin e tij nė kohėn moderne. Kur Perandoria Osmane ishte fuqi, shqiptarėt ishin pjesa mė e vrazhdė e kėtij shteti. Tani kur superfuqia e vetme nė botė ėshtė Amerika, ne jemi populli mė proamerikan nė botė. Kjo tregon se shqiptarėt nuk i ka afruar me Lindjen dashuria pėr islamin e as nuk i afron me Perendimin dashuria pėr krishtėrimin, por ata kanė anuar nė njėrėn apo anėn tjetėr tė prirur pėr tė qenė nė krah me mė tė fortin. Logjikė kjo tė cilėn e ndjek edhe Ben Blushi: nėse do qė tė tė shitet libri, atėherė bėjė atė ēfarė ėshtė trendi nė Shqipėri: shfryju ndaj muslimanėve. Ndonjė pėrkthim i mirė i romanit mund ta bėjė shumė tė lexuar edhe nė Perėndim, jo pėr shkak tė vlerave artistike apo tė vėrtetave historike, sa pėr arsye qė u jep ndjenjėn e mirė atyre qė ndjehen tė krishterė.