Asht pėr keqardhje tuta e intelektualėve dhe elitės kosovare, e nji pjese tė politikanėve dhe reprezentėve politikė kosovarė nga Identiteti Qytetar i Kosovės. Kjo u pa nė mėnyrė eksplicite nė votimin dhe pėrpjekjen me e ndryshue Kalendarin e Festave Shtetnore tė Kosovės, ku ma nuk figuronte Festa e Flamurit. Nė nji gazetė ditore e mbajta mend edhe njifar kukame e piskame nė titull: Kuku po dojnė me na ēkombėtarizue (sic!).
Identiteti Qytetar i Shtetit tė Kosovės, Kushtetuta, Flamuri dhe Himni janė prerogativat e nji entiteti tė ri shtetnor qytetar e jo nji Shqipnie tė Dytė ja Tė Madhe, edhe pse mė tingėllon gjithmonė si didaskalie ky spjegim dhe ofendues pėr nji njeri tė kulturuem e tė civilizuem me ja pėrsėrit gati nė ēdo numėr tė Javės, plot 7 vjet. Mirėpo, kur shef, ndigjon, lexon shqetėsimin e thellė dhe gjenuin tė njerėzve publikė me Shtetin Qytetar tė Kosovės, tė cilin e pranojnė vetėm si nji ankth qė nuk do zgjasė shumė, nji fazė tranzitore, nji intermeco
ske si me i ikė didaskalieve dhe Manualit pėr Pėrdorimin e Shtetit Qytetar.
Natyrisht se nga pėrgjithėsimet Elita Kosovare dhe Njerėzit Publikė duhet me patjetėr me i veēue e dallue emnat si Thaēi, Sejdiu, Hajredin Kuēi, Enver Hoxhaj
.dhe shumė parlamentarė tjerė, anėtarėt e ekipit kushtetues, tė gjithė ata qė nė mėnyrė direkte ose indirekte i kontribuen finalizimit tė procesit politik pėr etablimin e Shtetit Qytetar tė Kosovės. Mirėpo, nji pjesė e madhe e shoqnisė kosovare ende asht e tmerrueme me kėto akte e ligje, me kėte ikonografi tė re, me kėtė Shtet Ēikė, si e kisha kualifikue une Shtetin Qytetar.
Tuta e elitės nacionaliste kosovare, e cila nuk po don me hypė nė kėtė Shtet Qytetar, ta ēon mallin e tutės me hypė navion, e tutės nga naltėsia. Mue personalisht ma kujton tutėn e qytetarėve tė Prishtinės me hypė neskalatorin, shkallėt lėvizėse tė Shtėpisė sė Mallnave Gėrmia (kush e mban mend), kur ndaleshin para shkalleve qė u rrotullojshin e sguxojshin me e qit kambėn nė to se u tutshin po jau merr krejt. E kur edhe hypshin, villshin rrugės se ju merrshin mend nga fakti se ju lėvizke toka ndėr kambė:).
Kjo tutė me hypė nShtetin Qytetar sasht kurgja tjetėr pos tutė nga civilizimi.
Kėte tutė tė elitės kosovare e identifikoj pėr bukuri edhe mbrenda asaj anegdote me dy punėtorė krahu, Rahimin e Tasimin prej Kosove, qė shkojshin nBeograd me punue me trenin Acropolis. Meqenėse ishte rruga e gjatė, ata eqtohen dhe i shohin serbėt sesi po pijnė njifarė langu tė sarihtė prej shisheve ku shkrujke Jupi. Tuten me e pi, se mendojnė mos po i helmojnė serbėt. Ajo qė ju ban mirė serbėve, i smunė shqiptartė, mendojshin. Por, ma vonė, dekun eti, vendosin me e marr nji, por e bajnė edhe nji plan: ma spari e pin dhe provon Tasimi, e mos e gjetė gja, atėhere e pin edhe Rahimi, qė bile njani me pshtue gjallė. Nuk u zinet besė shkijeve, thojshin. Kur e ēon Tasimi me fyt langun, treni futet ntunel, dhe Tasimi pisket: mos e pi Rahim se po tqorrojke!
Nuk gjej shembull ma tė mirė me e ilustrue e karikue tutėn e elitės kosovare me Shtetin Qytetar se kėte anekdotė me Rahimin e Tasimin qė u tutshin mos po i qorron langu Jupi, qė kurrė se kishin pas pie. (NKosovė e qujshin Ejupi kėtė lang:) Kosova ska pasė rast me pie langun e Shtetit Qytetar e me ja dijtė shijen, por bile elita e saj ka pasė mundėsi me lexue pėr to.
Po nga na erdhi ky civilizim qė e bani elitėn kosovare me u tutė e me u tmerrue, si prej avionit e shkallėve lėvizėse tė Shtėpisė sė Mallnave Gėrmia, si Rahimi e Tasimi prej Jupit?
Tė tanat, edhe Shteti Qytetar, edhe Identiteti Supraetnik, edhe Kushtetuta, edhe Pako e Ahtisaarit, edhe Euro, edhe Neni 34 i Kushtetutės qė lejon martesat mbrenda gjinie, erdhėn njashtu si na erdhi NATO dhe bombat qė na ēliruen prej qielli!
Shqiptarėt Shekuli 21 i nxuni tė papėrgatitun me u rrok me te. Atyne ju duhet kohė me i dajgjestue kėto tarrituna tė kėtij shekulli.
Pėr ta, Shekulli 21 po tqorrojke:)