Ballina 
 
 Java n'Jįva
 Nacionale
 Bota
 
 Eksploreri
 
 Intervista
 
 Java e Europės
 
 Editoriale
 
 Kolumne
 
 Kultura
 Filmi
 Muzika
 Televizioni
 BookLook
 
 Polemika
 
 Letra dhe Opinione
 
 JAVA DOSSIER
 
 Fejtoni
 Identiteti Kosovar?
 A egziston Gjuha Standarde Shqipe?
 A ma mirė me shami a pa shami?
 
 Multimedia
 Java VIDEO
 PDF
 
 Java Plus
 
 Ballinat
 
 Karikatura
LYP

Kolumne E Update'ueme: Jun 9th, 2008 - 22:33:36


ĖSHTĖ ERRĖSIRĖ NĖ MITROVICĖ
Nga Fehmi Hajra
Jun 9, 2008, 18:46

Email'o
 Print'o

Kur Alexis de Tocqueville, filozof francez, ishte kthyer nga Amerika pas njė vizite studimore, nga e cila shkruajti librin e famshėm “Demokracia nė Amerikė”, para ma shumė se njė shekulli, kishte thėnė: “Unė pash nė Amerikė, mė shumė se Amerika” (“I saw in America more than America”). Kjo besoi i ngjan studiuesve seriozė kur shkojnė ta studiojnė njė vend tė madh siē ėshtė Amerika apo njė vend tė vogėl, siē ėshtė Kosova. Njė studiues i huaj gjithmonė ėshtė njė kurreshtar pėr vendin e ri. Dhe, shpeshherė tė huajt i thonė disa gjera qė pėr vendasit janė tė vėshtira pėr t’i pranuar, por shpesh ata edhe kanė tė drejtė.  

 

E kisha pashpjegueshmėrisht tė vėshtirė tė pajtohesha me njė hulumtues tė huaj qė po bėnte njė punim pėr Kosovėn. Ai thoshte se Kosova ėshtė shtet para ndarjes. Por, duke qenė se ai ishte i huaj dhe fliste pa ndonjė ngarkesė emocionale pėr Kosovėn, ai ndoshta kishte parė nė Kosovė, mė shumė se sa vet Kosova. Ndoshta ne nuk po shohim se jemi duke u ndarė. Se Mitrovica, thjesht, nuk ėshtė qytet i ndarė nė njė Kosovė tė bashkuar, por ėshtė njė qytet qė rrezikon tė jetė kufiri nė mes dy shteteve. Mė vjen tė them “ishalla nuk na ndajnė”, por politika nuk funksionon me lutje. Thjesht, po shpresoj se kemi plane dhe strategji tė ndėrtuara mirė qė e bėjnė tė pamundur ndarjen e kėtij shteti qė ende nuk e ka festuar njė vjetorin e themelimit.

 

Meqė mė shqetėson ky problem dhe mė bėjnė nervoz deklaratat dhe komoditeti i politikanėve nė Prishtinė, vendosa tė shkoj njė ditė nė Mitrovicė. Dhe u nisa pėr atje pėr tė mėsuar mė shumė se ēfarė po ngjanė. Posa u afrova tek stacioni i autobusėve nė Prishtinė, shumė njerėz mė ndaluan nė rrugė, duke me thėnė se mund tė vish me ne nė Mitrovicė dhe do tė paguash njejtė sikur tė udhėtosh me autobus. Ishin vozitės tė kombive. Pasi mė binden qė do tė arrija mė shpejtė nė Mitrovicė, vendosa tė udhėtoja me kombin qė ishte nė rend. Pritem disa minuta dhe kombi u mbush me njerėz. Edhe ata edhe policia e dinin se nuk kanė tė drejtė tė bartnin njerėz me kombi, por kur ėshtė fjala pėr Mitrovicė, gjithēka ndėrron me automatizėm, me nje ndjejnė keqardhjeje pėr tė. Madje edhe njerėzit kanė filluar tė ndihen nė siklet kur thonė se janė nga Mitrovica. Nuk kanė mė pėr ēfarė tė jenė krenarė. Mund tė krenohen pėr tė kalurėn e tyre, por aspak pėr tė tashmen. E tashmja e kėtij qyteti ėshtė e zymtė.

 

Rrugės pėr nė Mitrovicė askush nuk fliste. Nėn tingujt e muzikės “tallava”, kombi kishte pranuar mė shumė njerėz se sa nė tė vėrtetė zinte. I ngjante pjesės jugore tė Mitrovicės, ku qyteti ka mė shumė banorė se sa mund tė pranojė. Udhėtarėt ndėrroheshin shpesh. Derisa erdhėm nė Vushtrri, shumica e udhėtarėve u ndėrruan me disa tė ri. Ata qė kishin hipur nė Prishtinė, gati tė gjithė kishin zbritur rrugės. Nė qendėr tė qytetit, aty ku duhej tė zbrisja, mbetėm unė, dy udhėtarė tė moshuar dhe shoferi. Pasi e paguam, shoferi ngutej nė mėnyrė qė tė zinte njė vend pėr tė marrė udhėtarė tė ri, qė donin tė shkonin nė Prishtinė, e qė ishin mė shumė se sa qė vinin nė Mitrovicė.

 

Pasi nuk ishte hera e parė nė Mitrovicė, nuk u ndala tė shihja shumė qytetin, si mė ndodh rėndom kur vizitoj njė qytet pėr herė tė parė. Mitrovica ėshtė shumė mė pak se ajo qė ka qenė. Tashmė territori i saj ėshtė mė i vogel, por numri i qytetarėve tė saj ėshtė mė i madh. Nė tė dy anėt e qytetit kanė ardhur njerėz tė ri. Shqiptarėt qė kanė jetuar nė veri tė qytetit kanė kaluar nė jug, ndėrsa serbėt e ikur nga shumė lokacione tė Kosovės kanė gjetur njė vend pėr tė jetuar nė veriun e qytetit. Qyteti duket normal. Por, normaliteti i kėtij qyteti ėshtė i rrejshėm.

 

Duke ju afruar “Urės sė Ibrit”, takova Valdet Hasanin. Njė djal sportiv nga ky qytet. Valdetin pėr herė tė parė e kisha takuar para luftės, kur tė dytė ishim sportista. E takonim njeri-tjetrin nėpėr gara sportive. Pasi nuk ishim takuar njė kohė tė gjatė, u ulėm nė njėrin nga lokalet nė afėrsi. Biseda me Valdetin i shėrbeu saktėsisht qėllimit pėr tė cilėn shkova nė Mitrovicė. Ai ishte nga veriu i qytetit. Une e dija se ai vinte nga Mitrovica, por para luftės kur kishim kontakte mė tė rregullta, nuk kishte rėndėsi prej cilės pjesė tė Mitrovicės ishe. Tash ėshtė esenciale qartėsimi a je nga veriu apo nga jugu. Nėse jeton nė veri, njerėzit tė quajnė edhe patriot edhe tė guximshėm, ndėrsa nėse jeton nė jug je njė refugjat qe askush nuk e ēan kokėn pėr ty. S’ka refugjatė brenda tė njėjtit qytet, do tė thoshin politikanėt nė Prishtinė.

 

Por Valdeti i ngjanė njė lloj refugjati. Ai nuk mund tė kthehet nė banesė ku ėshtė rritur. Banesa e tij ėshtė uzurpuar gjatės luftės nga fqinjėt serbė. Ka tentuar tė kthehet nė banesė tė tij, nė vitin 2001, por ėshtė penguar dhe maltretuar nga tė njėjtit, qė ai thotė se e kanė uzurpuar banesėn e tij. Kur e mendon njeriu vitin 2001, se si ishte nė pjesėt tjera tė Kosovės, gjatė atyre “festave kolektive” pėr ēlirimin e Kosovės dhe gara se kush ka mė shumė merita pėr ēlirim. Tė gjithė ishim tė ekzaltuar dhe ēdo bisedė e jonė ishte “nacional-romantike”. Kush ēante kokėn pėr Mitrovicėn nė atė kohė. Mitrovica ka qenė dhe mbetet njė problem i familjeve dhe njerėzve qė janė nga ajo pjesė qė ėshtė e ndarė. Ajo duket se i shqetėson tė gjithė, por nė fakt problemi i Mitrovicės mbetet problem i njerėzve qė kanė pronat dhe kujtimet nė atė pjesė.

 

 

Valdeti tregon se ėshtė lodhur me ketė jetė prej refugjati dhe premtimet e politikanėve se Kosova ėshtė unike. Ai ėshtė dėshmia se Kosova nuk ėshtė e tillė. Tentimet e tij pėr t’u kthyer nė atė pjesė kanė pėrfunduar nė dhunė dhe ndjekje. Madje, ai ka tentuar tė kthehet edhe tash pas pavarėsisė, por gjithēka ka fituar janė disa plagė tė reja nė kokė dhe njė bri i thyer nga serbėt. Tani ai dėshiron tė zgjidhė ketė problem individualisht. Dėshiron ta shesė pronėn e tij, banesėn e uzurpuar, por as kjo nuk ishte e lehtė pėr tė, siē nuk ishin as kėto vitet e pasluftės. Serbėt e interesuar, ata qė e mbajnė tė uzurpuar, e kanė caktuar ēmimin e tyre pėr banesen e tij, qė nuk reflekton vleren reale tė saj, Ndėrkohė qė “patriotėt” shqiptarė e kanė kėrcėnuar se ai nuk guxon ta shesė banesėn pėr asnjė ēmim. Duke u pėrballur me kėto probleme ekzistencialiste, Valdeti ka filluar tė mendojė se liria dhe prona private kanė njė kuptim tjertėr nė Kosovė, e sidomos nė Mitrovicė, nga shumica e vendeve nė botė.

 

Ndėrkohė qė bisedonim me Valdetin, e pash qė ishte bėrė vonė. Shkuam tek stacioni i kombive. Ishte koha pėr t’u kthyer. Aty ishte prap i njejti kombi me shoferin e njejtė, duke pritur udhėtar tė ri pėr nė Prishtinė. “Ka pasė pak punė sot”, mė tha. Me mua ishte edhe Valdeti, i cili e njifte shoferin. E kishte pasė fqi nė Veri. Pasi hypėm unė dhe Valdeti, shoferi u nis, me shpresė se do tė gjejė udhėtarė tė ri rrugės. Valdeti zbriti nė afėrsi tė Vushtrrisė. Aty ishte refugjat qė prej pas luftės. Pasi shoferi e kuptoi se pėr ēfarė isha nė Mitrovicė, filloi rrėfimin e vet, i cili nuk dallonte shumė nga rrėfimi i Valdetit. Ashtu, duke zbritur disa udhėtarė, e duke hipur disa tė ri, erdhėm nė Prishtinė. Muzika “tallava” na percolli nė gati 1 orė rrugė.

 

Me buzė nė vaj, shoferi nuk deshironte qė tė paguaja ketė pjesė tė udhėtimit. Por, pas insistimit tim ai i mori paratė. Kur zbrita nė Prishtinė, mora njė taksi pėr t’u takuar me shoqėri nė vendin ku pimė kafe zakonisht. Duke folur pėr pavarėsinė dhe duke vėnė baste se cili do tė jetė shteti i radhės qė do ta njeh pavarėsinė, vėrejta se Prishtinėn e kishte mbuluar errėsira. Errėsira dhe pavarėsia nė Mitrovicė duhet tė janė ndryshe, mendova.  


© by Gazetajava.com

Kreu

Kolumne
Lajmet
RESPEKT PĖR KUSHTETUTĖN E VENDIT!
Shqiptarė dhe Kosovarė - Think Global and deal Lokal!
E KEMI HIMNIN MA TĖ MIRĖ N’BOTĖ
ĖSHTĖ ERRĖSIRĖ NĖ MITROVICĖ
FESTAT KOMBĖTARE TĖ KOSOVĖS
SHQIPTARĖ E KOSOVARĖ: VĖLLEZĖR APO FQINJ?
REVOLUCIONI KULTUROR I BATON HAXHIUT