Ballina 
 
 Java n'Jįva
 Nacionale
 Bota
 
 Eksploreri
 
 Intervista
 
 Java e Europės
 
 Editoriale
 
 Kolumne
 
 Kultura
 Filmi
 Muzika
 Televizioni
 BookLook
 
 Polemika
 
 Letra dhe Opinione
 
 JAVA DOSSIER
 
 Fejtoni
 Identiteti Kosovar?
 A egziston Gjuha Standarde Shqipe?
 A ma mirė me shami a pa shami?
 
 Multimedia
 Java VIDEO
 PDF
 
 Java Plus
 
 Ballinat
 
 Karikatura
LYP

Polemika E Update'ueme: Jun 9th, 2008 - 19:43:45


KUR DON ME E MBULUE DIELLIN ME SOFRABEZ
Nga Migjen Kelmendi
Jun 9, 2008, 18:46

Email'o
 Print'o

Kelmendi dhe "Java": Pamje nga Parlamenti i Vjenes me rastin e ndamjes se cmimit PRESS FREEDOM AWARD per gazeten "Java"
Maliqi dhe "Express": Pamje nga gjykimi i Baton Haxhiut ne Tribunalin e Hages
“QY..QY…ĒE…ĒE”. Nė gazetėn “Express” Shkelzen Maliqi kishte komentue reagimin dhe pėrgjegjėn teme ndaj kualifikimeve tė tij, me do riinterpretime tė reja, me relativizime tė krejt argumenteve dhe pyetjeve qė u thanė, dhe me kualifikime tė reja. Tue ik nga pyetjet, Maliqi ishte mshef ndėr do anekdota me “qy…qy…ēe…ēe”, dhe na kujtonte do stereotipe italiane pėr shqiptarėt nga fillimi i shekullit XX, pėr shqiptarėt si komandanta. Si gjithmonė, Maliqi me ate percepcion selektiv tė tij, kishte harrue se asht e vėrtetė se shqiptarėt janė shumė komandanta, por ka ndėr ta qė janė edhe shumė  – mercenarė – dhe kėtu Maliqi na ofrohet si nji model i pėrkryem i kėtij mentaliteti njisoj. Maliqi nė reagimin e tij i kishte hesht krejt pyetjet pėr tė cilat i paftuem ishte pėrzie nė relatėn e gazetės “Java” me Kryeministrin Thaēi dhe me ton tė nji t’ofenduemi, me maliciozitet e kishte zhvendos krejt kėte ēashtje nga relata JAVA-QEVERIA THAĒI, ku ai u ēplue dhe demaskue si i paftuem dhe i paargumentuem dhe jokompetent, nė diēka tjetėr: relacionet kulturore Shqipėri-Kosovė. I paaftė me u ballafaque me pyetjet qė ngriteshin n’artikujt e “Javės” Nr.239, ai totalisht i cullakuem nga ēfarėdo mundėsie me ju dal pėrball, llogarit emocionalitetin e nacionalistave naivė t’Kosovės, dhe don me u mbrojtė nga pyetjet dhe argumentet, tue ik nė relatat qė mujn me ja garantue nji pėrkrahje ēfaredo nė kėte pėrballje me “Javėn” dhe Atitudėn teme: ky qė po m’portretizon mue asht AI, e dini ju, AI qė don me na pėrēa e nda me Shqipninė! Ai qė pledon ndamjen, diferencat…dallimet inegzistente, simbas Maliqit. AI qė flet pėr Identitetin Kosovar dhe Gegnishten…Flamurin tjetėr….

Reagimi i Maliqit i veshun me do fjalė tė mira pėr talentet e mia tė dikurshme, e me katranizimin e Atitudės seme tė sotme, nė tė vėrtetė kalkulonte dhe keqpėrdorte me nji maliciozitet karakteristik pėr Maliqin, paragjykimin e stereotipin e injorantave qė e ka pėrcjell gazetėn “Java” nga numri i parė – AI dhe Gazeta qė don me na nda.

Ma sė paku, kjo zbulon natyrėn e msheftė tė Maliqit prej njeriu kalkulant qė nuk zgjedh mjete e as ka skrupulla ndaj vetvetes ma s’pari. Po them, Maliqi e ka hupė respektin pėr veten, e mandej pėr krejt dynjanė. U kalla une, u kalltė dynjaja!

 

LIBIDO. E mira e reagimit dhe gjegjes seme ishte ne faktin se kėsaj here Maliqi nuk u muer ma me madhėsinė, dimensionet, “centimetrat”  e mediave. Konstatoj se ka qenė dasht me reague ma herėt nė rinterpretimet, relativizimet dhe kualifikimet qė Maliqi i ban gazetes “Java” dhe Atitudes seme, sepse e ndihmova Maliqin me u lirue nga  anomalia e pėrjetimit tė fushės mediatike nė forma falusoide, e pėrjetimin e tirazheve si dimensione, sepse kjo aludonte se Maliqi ka probleme nė pleqni me – libido.

Konstatoj se fuqia edukative e fjalės publike dhe “Javės” nuk ishte plotėsisht efikase. Maliqi prap me artikullin e tij pavetėdije pėrforcon dhe petrifikon konstatimet mia pėr mercenarizmin dhe mentalitetin prej prostitute publike, tue i dal prap nė mbrojtje i paftuem dhe i paadresuem Kryeministrit dhe Qeverisė e tue e mbrojtė nga Ramush Haradinaj dhe Migjen Kelmendi. (Ani me dijtė i shkreti ēka mendon Kryeministri pėr to, s’kish shkrue ma!). Se pushteti asht nji lloj afrodizijaku qe vepron te ēikat e kojshme e tė kolshme, kjo gja asht e ditun botnisht. Po se vepron njisoj ndėr pleqė, njikėshtu si vepron te Maliqi, kėte na e konstaton Maliqi nė artikujt e tė cilit shihet ashiqare se jo vetėm mobilizohet po dhe eksitohet si nji tinejxhere me pushtetin dhe njerėzit e pushtetshėm, na aludon se Maliqi nuk ka probleme me pėrgjegjėsinė pėr fjalėn publike dhe me brejtje ndėrgjegje pėr keqpėrodrimin e fjalės publike, po me - libido.

 

“MIGJEN KELMENDI”. Janė sidomos degutante komplimentet e tij ndaj talenteve tė mia tė dikurshme, si i kualifikon Maliqi. Duhet me i thanė do fjalė pėr kėto komplimente qė shkojnė gjithmonė diqysh bashkė me diskualifikimet pėr “Javėn” dhe Atituden teme publike. Diēka qė e zbulon jo Maliqin si t’ofenduem, po kalkulant, tė ftoftė, dhe tė llogaritun nė krejt kėtė ndėrmarrje tė riinterpretimit tė “Migjen Kelmendit” dhe gazetės “Java”. Me thanė se Kelmendi dhe “Java” janė krejt tė gabuem, ndoshta kishte me e ngjallė dyshimin ndėr publikun e tij se asht gjeloz dhe smirėzi. Por, Maliqi, ma s’pari fillon me do fjalė tė mira qė gjithmonė diqysh shqiptohen nė kohėn e kalueme, dhe me shumė kritika e kualifikime pėr “Javėn” dhe Kelmendin e sotėm. Autori i kėtij riinterpretimi, Maliqi, edhe nė reagimin e tij tė fundit pėrdorė kėtė riinterpetim, tue hesht diēka shumė tė madhe – Gazetėn JAVA. Po ēka paska aq shqetėsuese, aq intriguese te “Java” sa e ban Maliqin kėshtu me u ēue e mos me pritue me shkrue n’pleqni tė vet, n’smundjet e veta, e n’hallet e veta – i paftuem, i paemnuem, jokompetent?

Si e kisha thanė edhe nė numrin e kaluem, “Java” asht pasqyra ku Maliqi e shef veten tė dėshtuem si Qytetar, si Publicist, si Intelektual…”Java” asht krejt ēka Maliqi ka huq. E a dini ēka asht ajo? Hiq ma pak se Lufta, Paqa, Shteti, Identiteti, Flamuri i Kosovės…Nuk po e pėrmendi Gjuhėn, sepse, pėr kėte nuk mun e akuzoj Maliqin, sepse Gjuha Shqipe s’ka qenė gjuha e punės dhe kulturės sė tij. Bile une e kam nji mendim temin pėr kėte punė dhe mendoj se ndihmon me e kuptue mbarė Maliqin nė Huqjet e tij Monumentale, sa e arsyeton dhe sjell nji spjegim t’rrokshėm pėr te:

MALIQI VETĖM NĖ GJUHĖN SERBE ASHT - SHQIPTAR. Nė gjuhėn serbe Maliqi ndjen pulsin e shqiptarit, nuk i huq pyetjet dhe ēashtjet e mėdhaja shqiptare, njashtu si n’ate polemikėn e famshme me akademikun Ivic nė gazetėn “NIN” t’Beogradit, si n’artikujt e shumtė botue nė periodikun dhe ditoret e ish Jugosllavisė ku artikulimi i tij arsyetonte vokacionin e tij prej filozofi dhe intelektuali. Nė gjuhėn serbe Maliqi asht Shqiptar, ndjen rrahjen e pulsit shqiptar, artikulon mbarė dhe drejt pyetjet dhe ēashtjet shqiptare. N’ate kapėrcim si dėshmohet sot – fatkeq – nga gjuha serbe nė gjuhėn shqipe, Maliqi pėrnjihere nuk e ndjen ma pulsin shqiptar, ose e ndjen nė vende dhe pika tė gabueme. Shqiptarizma atij i pulson tashti nė formėn e ēashtjeve tė gabueme e tė vonueme, nė formėn e njerėzve tė gabuem, nė shqip Maliqit i shtihohen gjanat, i zmadhohen, perpetuohen, divinozohen ku s’duhet, e pėrmutohen ku duhet…nė gjuhėn shqipe Maliqi asht krejt i humbun, turist, njikėshtu si e pėrshkruej une, e si e shef ai vetveten nė sipėrfaqen e limuet tė Gazetės JAVA. Si me e spjegue qė nji njeri qė me vokacion asht filozof, qė e prezenton veten si pjesėtar tė shoqnisė civile, nė relacionet mes Individit dhe Shtetit ai asht gjithmonė n’anėn e pushtetit, tė fortėve, Qeverisė, Kryeministrit? Si me e spjegue dhe ku me i mshef Huqjet Monumentale tė Maliqit nė gjuhėn shqipe? Ky kapėrcim fatkeq nga nji gjuhė nė tjetrėn mė duket nji spjegim racional qė mendoj se i ndihmon edhe Maliqit me u rishikue e me reflektue. Nuk huqen edhe Lufta, edhe Paqa, edhe Shteti, edhe Flamuri, edhe Identiteti…kjo duhet me pasė nji spjegim racional. Nuk po due me besue se asht vetėm ēashtje e libidos sė pėlkyeme dhe gjelozisė pleqnishte.

 

E thashė dhe po e pėrsėris: Maliqi nuk asht i vetmi qė i ka huq kėto momente  historike tė Kosovės dhe tė shqiptarėve. Janė shumė qė i kanė huq, por ka qė s’i kanė huq, dhe kėtu konsiston motivi i kėsaj nevoje tė Maliqit qė gjithmonė i paftuem, asnjihere i emnuem nga une, pėr kėto vjet tė “Javės” ai pati nevojė me e riinterpretue Gazetėn Java dhe “Migjen Kelmendin”, me e relativizue, pėrēmue, stereotipizue…me i komplimentue talentet e dikurshme tė tij, e me i katranizue pėrpjekjet e sotme. Maliqi ka mbete filozof, intelektual e qytetar vetem nė gjuhėn serbe. Krejt participimi i tij nė jetėn publike nė gjuhėn shqipe mbetet diskualifikues dhe kompromitues pėr te si filozof, si komentator, si qytetar.

 

“JAVA” ME KODIN E SHTETIT E TE FLAMURIT. Ma nalt e thashė diku “vjetėt e Javės” dhe jam shumė krenar me i thanė kėto fjalė sepse, po them, Kodin e kėsaj kohe e kishte vetėm nji gazetė – “Java”. Tirazhi relativ i “Javės” nė kėto raste asht argument i “Javės”, sepse kjo gazetė debatoi dhe pledoi  krejt ato vlera e parime qė dominuen dhe finalizuen procesin politik tė Kosovės - Shtetin Qytetar, Identitetin Supraetnik, Flamurin e Kosovės, Nacionalizmin Qytetar tė Kosovės. “Tirazhin” e kishin ato media, ato institucione, ata intelektualė e ajo elitė e Akademi qė kishte qėndrim krejt tė kundėrt me gazetėn “Java”. Ata tė “tirazhit” pledonin Ndamjen e Kosovės, Shtetin-Komb, Nacionalizmin Etnik, Shqipninė e Madhe, Flamurin Etnik. Dhe, pėr fatkeqėsi tė Maliqit, tė krejt medias dhe Akademisė, intelektualėve dhe elitės kosovare, Kosova u finalizue njashtu si e pėrshkruejti dhe anticipoi “Java”. Deri nė detale. Kush e plotėsoi vokacionin dhe misionin prej servisi tė lexuesit dhe qytetarit: ne qė ja ofronim tė vėrtetėn dhe pledonim vlerat e parimet europiane apo ata qė ose e heshtnin ose e shanin tė vėrtetėn dhe pledonin vlera nacionaliste. Qė pėrpiqeshin me mbulue Diellin me Sofrabez. Tirazhi nė kėte situatė historike tė gazetės “Java” dhe publikut kosovar nuk asht argument suksesi e profesionalizmi, po argument manipulimi i qytetarėve, asht dėshmi e dėshtimit profesional dhe qytetar tė tyne, edhe tė medias kosovare, edhe tė Akademisė, edhe tė Instituteve, edhe Maliqit edhe elitės kosovare. Ju ka mbetė vetėm me thanė: bane o Zot andėrr!

Tirazh kishte edhe “Politika”, edhe RTS, edhe Akademia Srpska, por kqyreni ku asht sot Serbia.

Mė ndodh shpesh me pėrjetue shumė komentime, edhe nga vendet ma tė nalta tė shtetit, se krejt ēka “Java” propagoi dhe pledoi pėr kėto 7 vjet, njimend – u ba! Pėr ēudi dhe tmerr tė intelektualėve nacionalista, qė kėtė kohė e pėrjetojnė dhe spjegojnė si tė pėrkohshme, si transitore…si ankth….kėte shtet si huqje, e kėte flamur si mallkim…..e bashkė me ta edhe Maliqi qė diku msheftazi i lutet Zotit:

Bane o Zot andėrr, mos lejo qė “JAVA” e Migjen Kelmendi me qenė tė fituem:)

 

E sa i takon stereotipit se “Java” don me na nda, kisha me thane se “Java” bashkė me Rrokum.TV janė i vetmi propozim konkret dhe pėrpjekje konkrete, qytetnuese, qė jep modelin si me funksionue kjo hapsinė e rigjetun kulturore shqiptare sot si e tanė – mbi kodin e ri gjuhėsor dhe mbi etalone europiane kulturore, ku Toleranca, Diversiteti dhe Multikulturaliteti nuk pėrjetohen si rreziqe e mallkime. Natyrisht se Autokolonizimin dhe Autoprovincializimin e Kosovės qe e propozon dhe pledon Maliqi, Haxhiu, media e Kosovės…. dhe Akademia e Kosoves i konsideroj poshtnuese dhe tė padinjitetshme pėr nji njeri dhe shoqni tė kulturueme e tė civilizueme. E une po shpresoj se po flas me sė paku me njerėz tė kulturuem.

 

FOTO SA 1000 FJALE. Maliqi po them nuk e ndien gjuhėn shqipe, asht krejtėsisht i humbun nė te, turist, sepse si me e spjegue se pa pikė turpi i jep tė drejtė vetes me moralizue pėr shtypin e lirė, e bile me e krahasue “Javėn” me shtypin e Shqipnisė, pa qenė koshient se krejt kėto i shkruen dhe boton nga Gazeta Express qė pėr drejtor pati Baton Haxhiun!

Po nga ē’vend po na moralizon Maliqi e po na mban ders pėr gazetarinė e fjalėn publike? Nga cilat faqe tė sė cilės gazetė po krahason Maliqi “Javėn” me shtypin bulevardesk tė Tiranės?

A duhet me ja thanė SHQIP se gazeta nga e cila Maliqi moralizon pėr fjalėn publike asht e para gazetė nė historinė e gazetarisė nė gjuhėn shqipe e cila akuzohet nga nji Tribunal Ndėrkombėtar pėr gabim dhe lėshim tė pajustifikueshėm profesional. Dhe Maliqi si punėtori, legjitmuesi dhe pėrkrahėsi i kėtij botėkuptimi pėr gazetarinė qė pėrjetoi dhe hyni nė historinė e shtypin nė shqip si gazeta e parė e akuzueme ndėrkombėtarisht nga Tribunali i Hagės,  i mban ders dhe i flet pėr pėrgjegjėsinė e  fjalės publike, pėr shtypin e lirė, gazetės sė parė nė historinė e shtypit nė gjuhėn shqipe qė merr Shpėrblim Ndėrkombėtar pėr avansimin e idesės sė Shtypit tė Lirė nė Kosovė – “Java”!

 

Ndoshta kjo i mjafton edhe lexuesit tė “Javės” edhe Maliqit sa me e kuptue se kush e ka pėrgjegjėsinė e vėrtetė pėr fjalėn publike dhe kulturėn shqiptare. Nėse Maliqi n’ate percepcion selektiv dhe nė kėte gjelozi dhe smirė qė po mundohet me e mshef me komplimente tė shqiptueme n’kohėn e kalueme, nuk e shef dhe kupton kėte mizanskenė tė shtypit tė Kosovės, kėte kierarki morale e profesionale, kėto dy botėkuptime gazetarie  qė reprezentojmė une dhe Maliqi, ai me “Express” e une me “Java”, atėherė e ftoj me i pa fotot qė sjellin dhe na japin vizuelizimin dhe ekstrapolimin e kėtyne dy botėkuptimeve dhe kėsaj kierarkie morale e profesionale pėr Gazetarinė dhe Shtypin e Lirė (shif fotot).

 

Nė Gazetari thuhet se fotografia vlen 1000 fjalė.

 

E ftoj Shkelzen Maliqin me lyp rrugėn qė i ka humb n’oborr nė kėta 240 numrat e Gazetės Java, qė po botohet plot 7 vjet, se jam i bindun se aty diku, nėpėr ata numra e ato faqe, nėpėr ato debate e ato tema, Maliqi ka me u dritėsue e pėrmend, e nashta edhe i del e i shfaqet edhe rruga e humbun – Kosova si Shtet Qytetar.


© by Gazetajava.com

Kreu

Polemika
Lajmet
LULET E PLASTIKĖS – POLITIKA DHE GJUHA SHQIPE
FATVA E ARBER XHAFERIT
POLEMIKA E GAZETARIT HALIL MATOSHI ME ARBER XHAFERIN DHE SHKELZEN MALIQIN
Xen, a beson ti nė shtetin e Kosovės?
KUR DON ME E MBULUE DIELLIN ME SOFRABEZ
KOSOVA E PAMVARUN SA BRITANIA?
KOMBI KOSOVAR DHE SHPIFĖSIT KOSOVARĖ