Nga Gazetajava.com

Polemika
LULET E PLASTIKĖS – POLITIKA DHE GJUHA SHQIPE
Nga Roland BASHA
Jun 22, 2008, 16:28

Roland Basha
Sa ta merr mendja qi debati i idhėt mbi Standardin e gjuhės nuk ka ku bjen ma poshtė e ma larg nga ndonji zgjidhje konstruktive, veē kur del nji prononcim si i Arbėn Xhaferit nė Kohė Ditore, i ribotuem n’Express,  e ta bān me dije qi janė bukur edhe do pashė deri n’fund t’humnerės:

 

"Ka ardhur koha qė pėrdorimi i gjuhės unike, standarde shqipe tė mbrohet me ligj, tė formohen komisione shtetėrore qė do t'a mbikėqyrin zbatimin e tij. Ėshtė momenti i fundit qė Kuvendi i Kosovės, ai i Shqipėrisė t'i dalin zot gjuhės standarde shqipe, indit tė vetėm koheziv kombėtar."

 

Nėse po e kuptoj mirė, Xhaferi po sugjeron me i nda do pare nga buxheti pėr nji Polici Gjuhėsore. Mirėpo, nuk u zgjanue fort nė detaje se si kish me funksionue kjo.

A duhet shteti me i gjobitė ata qi nuk shkrśjn nė Standardin ‘72?

E pagesa, a do t’bahet n’dinarė, lekė, Reichsmark apo rubla?

A duhet ndoshta me i rrehė delinkuentat gjuhėsorė me hitha derisa ta kthejnė ‘kukunė’ nė ‘obobo’? Apo me i zbutė dru derisa truni t'ju bāhet risk gjedhi?

Por nė vend tė shtagės, ndoshta ā ma mirė me e pėrdorė karrotėn – jo, jo, hala ma mirė – pitajkat me qebapa. Gjysė me pesė atyne qi pėrdorin fjalė si 'paēka' edhe 'katėrēipėrisht', e nji me dhetė atyne qi pėrdorin fjalė si 'bėheshka' edhe 'qenkėrka'. Perfekt! Kjo metodė demokratike fort mirė po kryen punė n'Maqedoni, e pse jo edhe n'Kosovė.

E nėse nuk ndigon populli, atėhere shpėrbāje dhe zgjidhe nji tjetėr, si n’at thanien gjeniale t’Bertold Brechtit.

Po shumė ka marr hov fjala ‘Komb’ dhe derivatet e saj. Aq shumė sa i ka humb vlera e asht shėndrru nė nji vic bajat qi e dijmė qysh mbaron. Kush do me shitė mend, po qebesa edhe mall, e don me i ra trup pa u djersitė nėpėr labirintet e argumentimit logjik, veē le t'i inkanton fjalėt magjike 'Komb,' 'Flamur' e 'Atdhe' e dėshira i plotsohet.

Mundet me thānė se flet n’emėn t'popullit, po nė t'vėrtetė i sherben vetėm nji personi -- vetvetes.

Me invokimin e Kombit (une e 10 milionė tjerė), ai e cementon mendimin e tij personal si argument tė patundshėm tė masave, e prezenton veten si martir qi sakrifikohet pėr ide tė nalta, edhe – ma e randėsishmja – e shukat kritikėn, se, fundi fundit, kush ka qejf me u shpallė tradhtar?

Krejt kėto teknika i pėrdor Xhaferri. I invokon 'babarogat' sllave njihere pėr me e neutralizue kritikėn (nėse nuk pajtohesh me mu, atėhere je me ‘shkije’), thotė qi shumica e kosovarėve janė kundėr Gegnishtes (si duket paska bā anketė), i kritikon 'shkombėtaret' pėr pėrdorim tė fjalėve tė huaja, gjersa vetė pėrdor monstruozitete si 'indi koheziv' (ēka po i bje’ e kundėrta – indi kaotik?).

Shpirt i kombit, njėsi shpirtėrore, indi kombėtar, shkombėtarizim -- terma tė tillė pėrdoren nga njerėzit tė cilėt i shqetėson liria e mendimit.  Si te filmi 'Being John Malkovich', kanė qejf me e pa veē nji ftyrė kah tė sillen, e me eliminue llojllojshmėninė qi e karakterizon nji shoqni tė civilizueme.

Nuk e kam qėllim me e veēue Xhaferrin, se nuk asht i vetmi. Mendimi i tij asht veē nji simptom i rishtė i mentalitetit totalitar, qi prej bėrthamės familiare nė krye me patriarkun i cili flet n'emėn tė farefisit, e deri te kultura e cila shihet si fetish i nacionalizmit, asht i futun thellė nė shoqninė shqiptare dhe e grin si ndryshk pėrmbrenda.

Asgjamāngut, nuk e kanė veē shqiptarėt e ballkanasit kėte ves. Kush e ka pa filmin 'Citizen Kane' t’Orson Wellsit, apo kush e ka percjellė politikėn amerikane kėto vite tė fundit, e din qi demagogjia asht armė efikase ne ēdo vend. Kėshtu, nė disa qarqe tė mediave e politikanėve, kush e kritikon luftėn n’Irak futet nė nji thes me bin Ladenin; kush e mbron tė drejten e abortimit apo tė orientimit seksual i rrėnon vlerat familiare; ndėrsa, tortura e pėrgjimi ilegal arsyetohen n’emėn te nji kėrcėnimi tė vagullt tė sulmeve terroriste.

E n’kandin e kundėrt tė ringut janė idhtarėt e lirisė sė mendimit, shprehjes, satirės, asht shoqnia civile, e cila i neutralizon tendencat totalitare nė shoqni e nuk e sheh botėn me syza t’pluhnosuna tė shekujve t’kaluem, kur nocionet si Komb e Racė ishin t’paluejtshme.

Nėse na vyen ndonji ligj a dekret pėr Gjuhė Standarde, atėhere ndoshta kish me qenė e udhės me jau ndalue politikanėve me u marrė me te. Kėtu i kisha pėrfshi edhe albanologėt e shkrimtarėt qi janė nė rradhė tė parė politikanė. Votė mosbesimi meritojnė sepse po e vazhdojnė kėtė agoni tė Standardit Orwellian t’Enverit e kryeinxhenierit tė Standardit ‘72 Androkli Kostallarit, sidomos kur dihet n’detaje se qysh e pse asht prue n’fuqi.

Ky Standard i vitit 1972, i cili kishe po na bashkojka si komb, e ka lanė nji pjesė dėrmuese t’shoqnisė analfabetė funksionalė; ka ilegalizue nji traditė letrare tė ndritun; e ka pengue zhvillimin e nji zāni autentik kosovar, i cili mori hov nė mes tė shekullit t’kaluem; edhe po, na ka pėrēa, se nuk do t’ishim marrė me kėtė ēashtje n’shekullin 21, po t’i kishim pranue dallimet e veēantitė pėrbrenda gjuhės shqipe e t’i kishim kultivue, ashtu qysh e kultivon trashegiminė e vet nji popull i civilizuem. Fundja, Gegnishtja nuk i ka pengue rilindasve, Konicės, Ēabejit, paj, askujt para se me ardhė jakobinėt e Enverit nė pushtet.

Shkurt, kushdo qi e grithė sipėrfaqen e polemikės mbi Standardin ’72  dhe e studjon ma thellėsisht e pa paragjykime, nuk mundet me faqe t’bardhe me e mbrojtė, se asht moralisht i pambrojtshėm.

Kur mbrohet, mbrohet pėr arsye a priori, kuazi-fetare, qi nuk kanė lidhje me gjendjen e vėrtetė. Por ky pėrkushtim i verbėt ndaj Standardit ‘72, paradoksalisht, e pengon ngjizjen ma t’natyrshme tė  dy dialekteve nė nji gjuhė tė pėrbashkėt tė shqiptarėve jugorė e veriorė.

Shpesh, si te artikulli i Arbėn Xhaferrit, popuj perėndimorė, pra t’zhvilluem, tė cilėt e paskan nga nji gjuhė standarde t’vetme, merren si shembuj t’mirė, e sllavėt, si p.sh. serbėt e kroatėt, ēekėt e sllovakėt, si shembuj t’kėqij. Mirėpo, pėrveē se asht i gabuem e i pasaktė nji krahasim i tillė, asht edhe i kotė, se secila gjuhė asht unike e ajo qi kryen punė pėr njenėn, nuk kryen pėr tjetrėn. Pastaj, injorohet fakti qi standardi i ktyne gjuhėve ka evolue me shekuj, e zakonisht bazohet nė nji traditė letrare (italishtja standarde asht dialekti i Dantes, castellano e Spanjės dialekti i Cervantesit) e jo nė nji projekt pseudo-shkencor me qėllime tė dyshimta.

Anglishtja standarde, pėr shembull, nuk krahasohet kurrė me shqipen standarde. Nji lėvizje pėr ngulfatje tė dialekteve apo tė imponimit t’anglishtes sė Anglisė, ndoshta ka ekzistue para 100 vitesh, po sot nuk asht ma. Kėshtu, nji tekst amerikan dallohet si nė shkrim, sintaksė, edhe fjalor nga ai britanik. Ekzistojnė fjalorė t’standardit amerikan, kanadez, australian, etj., edhe nji numėr librash pėr zhargon e dialekte, gja qi nė gjuhė shqipe asht tabu.

Pėrmatepėr, nė letersi nė gjuhėn angleze ka nji liri tė hatashme tė shprehjes, prej dialekteve, slangut, e deri te gjuhėt e shprehjet e hueja. Asht vėshtirė me e paramendue nė shqip, nji roman si “Finnegan’s Wake” i James Joyce’it, irlandez i emigruem n’Paris, nominalisht i shkruem n’anglisht, po i cili pėrmban nji laryshi babilonike tė gjuhėve n’te.

Masandej, disa prej veprave ma t'mira letrare tė shekullit njizet janė shkrue nė devijim tė gjuhėve standarde -- Carlo Emiliano Gadda ka shkrue ne dialektin romak, Ferdinand Celine nė argotė e rrugėve te Parisit, Joyce nė anglishte tė Irlandes (pėrveē tjerash), Queneau nė drejtshkrim tė thjeshtuem tė frangjishtes, Borgesi nė spanjollishte t'Argjentinės, edhe nji rresht shkrimtarėsh t'spikatun amerikanė e kanė pasunue letėrsine botnore me ngjyra autentike, me personazhe te paharrueshme qi flasin si zezakė, imigrantė hebrej, chicanos hispanik, e kaubojė tė Teksasit, pėr tė cilėn arsye pėrkthimet e librave amerikane nė shumė gjuhė shenohen si 'pėrkthime nga amerikanishtja', e jo nga anglishtja.

N’anėn tjetėr, mėnyra se si spanjollishtja u imponue si e vetmja gjuhė zyrtare nė kohė tė diktaturės sė Francos, ka disa paralele me standardin shqip. Me kėte udhė u ilegalizue katalanishtja, e cila ishte gjuhė e kundėrshtarėve republikanė me bazė tė fortė nė Barcelonė, kryeqytet tė Katalonisė. Kjo histori e shtypjes kulturore ndaj pakicave gjuhėsore si katalanė edhe baskė, jehona e tė cilės vazhdon edhe sot, asht arsyeja kryesore pse Spanja asht kundėr pavarsisė sė Kosovės.

 

 

Vijimi rigjid i Standardit si projekt kombformues i cili ende gjallnon te na, e ka duhmėn e gazetave tė zverdhuna tė shekullit 19. Po bash atėhere nuk ka luejt rol te shqiptarėt, se dy gjuhėt letrare shqipe nuk i kanė pengue rilindasve me e krijue nji koshiencė tė vetme kombtare. 

Sidoqoftė, kontraverza nuk asht te standardizimi vetė, po te mėnyra se si erdh te ai standardizim, me ēfarė letėrsi u propague, edhe natyrisht, te pėrshtatshmėnia praktike e tij.

Sado t'zhurmshme tė jenė tupanat e zurlat e retorikės sė dheztė nacionaliste, nėse jemi t'sinqertė duhet t'pajtohemi me faktin qi ky eksperiment asht i dėshtuem. Ata qi e flasin mirė Standardin ’72 numėrohen nė gishta, e tė tjerėt harrnohen me nji grusht fjalėsh toske, klishesh e fjalėsh tė hueja nė kallėp standard, si dhe lapsusesh gramatikore qi e bajnė gjuhėn nji pėrshesh as tosk as geg. Kėshtu, Thaēi shpesh bahet Thaqi brenda nji paragrafi, ndėrsa flitet pėr ‘punonjės’ qi dojnė ‘me punuar’ ose qi janė ‘duke shiku.’

‘Akoma’, fjalė poaq shqipe sa fjala ‘opet’ preferohet ndaj fjalės ‘ende’ se tingllon diqysh si ma me shkollė. E mos t’i harrojmė mjeshtritė stilistike tė tipit 'implementimi i inkuadrimit gjeopolitik tė homologėve presidencialė.’

Fjalori i parė i kėsaj gjuhe qi do t'i bashkonte krejt shqiptarėt me slloganin 'Njė komb, njė gjuhė, njė shtet,' pėrmbante rreth 50 pėrqind fjalė tė hueja t'shqipnueme. Ndėrsa, shumica e atyne gege u qitėn n'sokak si fmi t’padashtun, simbas Arshi Pipės, i cili nė ‘Politics of Language in Socialist Albania,’ e dekonstrukton nė mėnyrė briliante Frankensteinin e Androkli Kostallarit.

Pėr kėte arsye, Pipa e kritikon ashpėr klikėn letrare tė Kosovės (nė futnotė, sidoqoftė) pėr pranimin jokritik tė nji projekti shkencorisht dhe moralisht tė dyshimtė, nė vend tė kultivimit tė dialektit verior dhe traditės gege me qendėr nė Shkodėr.

Sidoqoftė, nuk asht fer tash me i kritikue gjuhėtarėt kosovarė pėr diēka qi ka ndodhė para 30 vitesh. Ka qenė situatė tjetėr, vetėm disa vjetė mbas ramjes sė Rankovicit dhe demonstratave studentore, nji vit para formimit t’Universitetit t’Prishtinės, kur ishte ende rrezik me e humb identitetin si shqiptarė.

Mirėpo, me t’njejtin arshin, e meritojnė kriticizmin ma t’ashpėr pėr jofleksibilitetin e tyne tė sotėm.

Sepse duhet me e pasė t’qartė nji gja sot, kur e kemi privilegjin e perspektivės historike – u besue nji regjim psikopat i cili shkoi aq larg sa me ndalue emna e mbiemna tė papėrshtatshėm nga ana 'politike, ideologjike, e morale' (Gazeta Zyrtare, Nandor'75 – e citueme te Misha Glenny 'The Balkans'), i cili i la pa gojė shkrimtarė e intelektualė si Fatos Lubonja, Bashkim Shehu, Kasem Trebeshina, Zef Pllumi, Vinēenc Prenushi, e vrau shumė tė tjerė.

I njejti e imponoi nji stil t’shėmtuem letrar, plot zhargon e fraza t’shprazta, i cili pėr bukuri u importue edhe n’Kosovė. I njejti e aktualizoi nji verzion paranoik e plot urrejte tė patriotizmit, si dhe nji diskurs destruktiv intelektual nga i cili shoqnia shqiptare vuen edhe sot e kėsaj dite.

Si Gjuhėreja e Orwellit, Standardi ‘72 u fut nė pėrdorim si mjet indoktrinimi e trushplamje. Simbas ktij plani, me kohė, dialekti anmiqėsor i Veriut nuk do t'ishte mā i rrezikshėm se do t'bāhej i pakuptueshėm. Tabuizimi i Gegnishtes do ta mundsonte, pra, mbjelljen e filizave tė nji tradite taze, t're.

'Gjuha shqipe po lulėzon dhe do tė lulėzojė,' pat thān Enver Hoxha pėr frytet e Kongresit tė 1972’tės.

Mirėpo, tridhete e gjashtė vjetė ma vonė, gjuha e njėsuar ende nuk po mundet me lshu rrājė n'Kosovė. Mbas tė gjitha atyne pėrpjekjeve, mbas shkollimit tė disa gjeneratave ekskluzivisht nė gjuhė tė njėsuar, ende pėrdoret vetėm nė media, akademi, dhe byrokraci. Edhe si ēdo dogmė tjetėr ka efekt katastrofal nė zhvillimin e kulturės.

Lulet e Enverit mbesin tė plastikės, pa marr parasysh sa i vaditė.

 

Kėshtuqi, nėse doni, bash kjo gjuhė standarde, bash ky nacionalizėm, asht projekt antikombėtar, antikulturor.

 

Sa pėr ilustrim, paramendoje nji kosovare 15-vjeēare e cila don me u ba shkrimtare, po i ka ambiciet e nalta e don me u ba si Tolstoji, Joyce apo Marquezi, ta nxamė. Don me qitė Kosovėn e njerzit e saj n’hartė t’letėrsisė botnore, ashtu si asht, tue i pėrshkrue veēantitė e ngjyrat e realitetit kosovar me krejt kontraditat e tij. Don me i kritikue t’kqijat e me i festue t’mirat, edhe me i shkue n’palcė t’asaj se ēka domethan me qenė i gjallė, njeri, n’Kosovė nė kėtė kohė. Ajo ka sy e veshė t’mprehtė, din me i kapė ironitė e sharmin e jetės sė pėrditshme, edhe e ka nji sens tė zhvilluem pėr dialog dhe ambiguitetete tė gjuhės sė folme.

Ka me e pasė vėshtirė. Ajo ose duhet me e shpėrla t’folmen lokale n’Standard e me ia zbehė ngjyrat, ose me shkrue letėrsi abstrakte, simbolike, e cila asht tipike pėr letėrsinė bashkėkohore kosovare. Ajo, si shqiptare e si femėn, ka me e pasė vėshtirė me e zhvillue nji za autentik e t’pamvarun e me u shkoqė prej prangave t’patriarkalizmit e nacionalizmit dogmatik i cili, hiq pėrjashtimet, poashtu e dominon letėrsinė kosovare.

Kėshtuqi, kur t’flasim pėr gjuhė e letėrsi shqipe nė shekullin 21, duhet me e pasė parasysh kėtė ēikė, se ajo asht e ardhmja, e jo dikush tė cilit pena i pikė barut.

 

Sot pranohet qi Gegnishtes iu ba nji e padrejtė, mirėpo mendimi i pranuem – idée reēue e Flaubertit – asht se 'u ba ēka u ba, tash duhet t'pajtohemi me te, e ta kemi nji gjuhė tė njisueme si gjermanėt, franēezėt, etj.'

Kjo asht sikur dikush me ti falė nji palė kėpucė dy numra ma t'vogla e me i mbetė hatri nėse ankohesh se po t'vrajnė. Nė kėtė rast, i ki disa mundėsi:

 a) Me e kafshue gjuhėn e me i mbathė kėpucat e ngushta

 b) Me ec dathė

 c) Me i mbathė kėpucat e tuja t'vjetra

 ē) Me shkue bashkė me dhuruesin nė dyqan e me i ble nji palė tjera.

Vetėm zgjidhja e parė shkakton dhimbtė e tė pengon me ec.

 

Zgjidhje e shnosh kish me qenė me i ristandardizue tė dy variantet e gjuhės letrare. Kjo kish me i dhanė nji pėrkrahje zhvillimit tė kulturės kosovare si dhe asaj tė Shqipnisė Veriore, Malit tė Zi e Maqedonisė, po edhe e kish mundėsue afrimin e tė dy dialekteve, qė ndoshta do t'shpinte drejt nji standardi ma tė natyrshėm.

Librat e mediat kosovare nė Gegnisht sigurisht qi kishin me gjetė mjaft lexues si n'Kosovė ashtu edhe n'Shqipni, po edhe ndėrkombtarisht, sepse do t'ishin ma autentikė, ma afėr zemrės.

Ata qi e dojnė letėrsine edhe gjuhėn e kishin pėrshėndete nji gjā tė tillė. Mandej, doracakė, fjalorė, libra gramatikorė tė Gegnishtes letrare do t’u kishin ndihmue si kosovarėve me e folė e shkrue korrekt idiomin tė cilin edhe ashtu e flasin, po edhe shqiptarėve jugorė me na kuptue kur tė flasim.

Kush tutet prej ksaj, duhet me e pasė t’qartė se pėrqafimi i diversitetit dialektor nuk nėnkupton patjetėr kryekretenizmin e fjalėve kretene ‘shkombtarizim.’

T’kish qenė ashtu, Pashko Vasa e Fan Noli nuk ishin pėrmend me nji frymė.

 

(Roland Basha asht nga Prizreni. Jeton ne Toronto ku e ka krye gazetarine. Boton ne gazeta kanadeze dhe redakton publikimin "Global Voices" te Keshillit te Kooperimit Nderkombetar te Ontarios -OCIC) 



by Gazetajava.com