Nga Gazetajava.com

Polemika
FATVA E ARBER XHAFERIT
Nga Migjen Kelmendi
Jun 22, 2008, 16:24

Faksimil nga artikulli i Arber Xhaferrit
E kisha lexue me vonesė nji shkrim skandaloz tė autorit Arbėr Xhaferi, me titull “Shtetformimi vs. Kombformimit”, qė e boton gazeta “Koha Ditore” dhe e riboton gazeta “Express” (9 Qershor 2008). Teksti ishte i mbushun me terme e ēashtje tė mėdhaja si Shteti, Kombi, Gjuha…edhe pse fund e maje ishte vetėm nji gja – Fatva. Nji pamflet dhe ftesė skandaloze pėr linē, qė ta kujtonte kohėn e vendimeve politbyroiste pėr “ballafaqime me anmiq klasorė”, dhe me “dlirjen e radhėve tona nga tradhtarėt’. Nji shkrim qė arsyetonte dhunėn dhe ftonte pėr dhunė.

Ky shkrim i Xhaferit e kishte marr nji pėrgjegje meritore nga Halil Matoshi, sa e gjej te tepėrt me i shkue edhe une tashti tana kontradiktave tė kėtij pamfleti. (Shif suplementin JavaPLUS). Po ndalem shkurt  vetėm nė diēka pak.

Shkrimin e tij Xhaferi e fillon me nji pėrshkrim tė Serbisė si Shejtan shtet. Me kėto shamje e anatema kuptojmė se bota e Xhaferit asht e thjeshtė, shumė e thjeshtė: Serbėt janė tė Kqij, na Shqiptarėt jemi tė mirė. Ata janė tė Zi, na jemi tė Bardhė. Ata janė Shejtana e na jemi Meleqa. Simbas Xhaferit, Shqiptarėt janė tė vaksinuem prej vrasjeve, prej dhunimeve, mėkateve, tė ligave, SIDAs.

Xhaferi shkruen: “Shqiptarėt, nė dallim nga serbėt nuk e vrasin kryetarin e dikurshėm tė shtetit (Ivan Stamboliqin), nuk vrasin kryeministrin (Zoran Gjingjiqin), nuk vrasin gazetarėt hulumtues (Slavko Ēuruvia), nuk i vrasin ministrat, shefat e policisė, nuk kanė klane tė tipit tė Zemunit, etj.”

Imagjinoni: njeriu qė na la si legatė tė veten PDSH tė udhėhequn nga politikani i quejtun - Menduh Thaēi – qė u emnuen nga Ali Ahmeti dhe BDI si organizatorėt dhe egzekutuesit e atentatit ndaj Ahmetit kėto ditė (e gjuejtėn me e vra, po nuk e qėlluen!), e shkruen dhe boton kėte fjali (sic!).

A duhet me ia kujtue Xhaferit ndoshta Enver Hoxhėn qė vrau gjithė bashkėpunėtorėt e tij, dhe internoi e burgosi me qinda-mija shqiptarė, si nji argument tė shpejtė se Shqiptarėt nuk janė tė vaksinuem nga vrasjet dhe dhuna. E sidomos, nuk janė tė vaksinuem nga – budallakia.

A ka argument ma kundėrshtues ndaj kėsaj fjalie tė Xhaferit sesa Shqipnia e Bunkerizueme dhe e izolueme ndaj bote pėr katėrdhetė e sa vjetė?

A duhet me ja kujtue Xhaferit bandat qė i kanė mbushė gazetat e Shqipnisė si “Banda e Lulit”, “Banda e Ēulit”, Banda e Milit”, “Miri i Ēikės”....

A duhet me ja kujtue Xhaferit se shqiptarėt jo e vrasin kryeministrin, po e kallin krejt Shtetin pėr Pushtetin si nė vitin 1997….

A duhet me ja kujtu Xhaferit Maqedoninė perendimore tė kėtyne ditėve kur u krye sulmi ma flagrant ne historine moderne ndaj votės sė lirė tė shqiptarėve nga shqiptarėt: Menduh Thaēi dhe PDSH…

Kėto janė vetėm disa argumente tė shpejta qė diskreditojnė jo vetėm kėte fjali, po krejt kėte njeri qė e nėnshkruen kėte pamflet.

 

“Nuk vrasin gazetarė hulumtues”, shkruen Xhaferi, dhe mbrenda tė njajtit artikull fton pėr dhunė ndaj atyne qė nuk mendojnė njisoj si ai, ndaj atyne qė nuk e respektojnė Standardin, identifikon dhe zbulon “projekte me elemente antikombtare”, fton pėr linē.

E njajta, rrafsh e njajta mendėsi dhe e njajta ideologji qė Xhaferi e shejtanizon ndėr serbė, asht ajo ideologji dhe ajo mendėsi qė e formėson, e udhėheqė dhe e dikton Arbėr Xhaferin.

 

Sidomos i gjej jo amatoreske, po tė turpshme mendimet e tij qė i sjell pėr Gjuhėn Standarde nė kėtė artikull Xhaferi. Xhaferi, pik-ma-s’pari, nuk e ka kapacitetin me e identifikue ēashtjen gjuhėsore pėr tė cilėn angazhohen tanė shqiptarėt e kulturuem. Askush asnjihere s’e ka kontestue nevojėn e nji Standardi. Ajo qė kontestohet gjithmonė asht – Standardi i vitit 1972.

“Hė pėr hė pėr shqiptarėt i vetmi ind koheziv kombėtar ka mbetur gjuha standarde shqipe”, shkruen  Xhaferi. Po si i paskan ba ball procesit historik para vitit 1972 shqiptarėt e paskan mbetė – Shqiptarė – pa Standard? Si kanė mujt me egzistue fare pa Standard pėr krejt kėta shekuj? Standardi i vitit 1972 si ‘ind koheziv i shqiptarėve’ asht nji nga Mashtrimet dhe Keqinterpretimet ma flagrante qė zakonisht e kanė pėrdorė gjuhėtarėt enverianė nė pėrpjekje me i ba ball akuzave, pyetjeve, dhe argumenteve qė flasin rrafsh tė kundėrtėn e Xhaferit. Mungesa e argumenteve e linguistave enveristė, qė mbėshtesin vendimet qė Tosknishtja me qenė Standardi, i ban enveristat me e veshė “Tosknishten si Standard” me 1000 konotacione politike pėr gjoja “Shqipninė e Madhe”, pėr standardin si “ind koheziv tė kombit”. Ky asht Standardi mbrenda tė cilit jemi bashkue, dhe nji ditė tė bukur  ka me na ēue edhe deri te Shqipnia e Bashkueme. Dėshtimi i “Tosknishtes si Standard” (sepse askund nuk u mėsue me u folė e me u shkrue si duhet nė hapsinat shqiptare pėr 35 vjet), mospasja e argumenteve gjuhėsore e shkencore qė mbėshtetnin Tosknishten si Standard (pos qė ishte gjuha e diktatorit dhe Polytbyrosė sė Partisė sė Punės), i banė ata me e vesh “Tosknishten si Standard” me 1000 konotacione politike pėr Bashkimin Kombėtar dhe “indin koheziv” e n’esencė e kishin vetėm nji qėllim – legjitimimin e nji imponimi dhe diktati. Diktati dhe Dhuna e Standardit ‘72 arsyetohej me Bashkimin e nesėrm shqiptar.

 

Mirėpo, nėse Standardi ’72 paska pas me na e krijue Shqipninė e Madhe, atėhere Kosova si shtet qytetar asht argument i fundit, final, KUNDER Standardit 1972. Standardi i vitit 1972 nuk na bashkoi! Shqipnia e Madhe e Xhaferit dhe Maliqit nuk u krijue. Standardi ’72 DĖSHTOI!

 

Ka aq shumė me u thanė, e aq shumė edhe asht thanė e shkrue pėr kėte ēashtje, sa nuk po du me u ndal ma gjatė, sepse pėr njerėzit e kulturuem shqiptarė, pėr njerėzit patriotė shqiptarė, ēashtja e standardit tė vitit 1972 asht ēashtje e kryeme dhe e vėrtetueme, asht aksiomė: dhunė, dhunė dhe vetėm dhunė – qė duhet urgjentisht me u ndryshue. Ēdo vonesė nė kėte ēashtje shkon nė proporcion gjeometrik me diskreditimin dhe kompromitimin civilizues tė kulturės shqiptare.

 

Por, Xhaferi e arsyeton dhunėn. Si me polemizue me njeriun qė dhunėn e ka argument. Pėr te dhuna asht Ligj dhe ai fton institucionet me sanksionue mosrespektin e Standardit tė vitit 1972. Xhaferi me kėtė apel pėr dhunė e ligj, me kėtė apel pėr tabuizimin e ēashtjeve me randėsi kombtare si Stadardi dhe Planifikimi Gjuhėsor, e jo debatimi e familiarizimi me tė vėrtetat e Standardit dhe Planifikimit, na e zbulon nji natyrė tė fshehtė intrinsike prej diktatori dhe dhunuesi. Prej antidemokrati. Xhaferi na dėshmon dhe provon se Menduh Thaēi nuk asht rastėsi, po nji zgjatim dhe alter ego i tij. Xhaferi nuk e kupton se Ligji nė shoqnitė demokratike asht mjet dhe garant i Pajtimit, i Konsenzusit, i Marrėveshjes, e jo i Diktatit, Imponimit dhe Dhunės. Me ligj mbrohet Marrėveshja e arritun, mbrohet Konsenzusi, e jo Dhuna. Me kėte artikull Xhaferi e ban publike se ai vuen nga nji keqkuptim thelbėsor pėr shtetin ligjor dhe demokracinė. Xhaferi nė vend se me ftue nė hapjen e debatit pėr vitin 1972 dhe “Tosknishten si Standard”, ai fton pėr mshefjen e tė vėrtetės dhe tabuizmin e atij viti. E din Xhaferi ēka o mirė pėr qytetarin. S’ka nevojė qytetari me i dijtė krejt senet.

 

DHUNA DHE FARSA E VENDIMIT TĖ LIRĖ. Une e njof mirė dhe i besoj sensit pėr tė drejtėn dhe sensit pėr tė vertetėn qė e kanė shqiptarėt e Kosovės. Tė gjithė ne qė kėrkojmė publikisht hapjen e debatit pėr mėnyrėn dhe rrethanat se si u standardizue Gjuha Shqipe nė vitin 1972, dhe kėrkojmė qė ky Standard, qė pėr 35 vjet u petrifikue mbrenda atyne rregullave drejtshkrimore tė hapet, tė pasunohet, tė rishikohet, tė studiohet e kultivohet - TE NDRYSHOHET - njikohėsisht jemi tė bindun se qytetarėt e Kosovės kanė tė drejtė ta dijnė tė vėrtetėn se si u krye kjo punė e Standardizimit nė vitin ‘72.

Le ta krahasojmė nji moment shumė tė ngjajshėm ku kėshtu pėrmes nji Mbledhje, Kongresi quje, u abrogue dhunshėm autonomia e Kosovės, me Kongresin e Drejtshkrimit kur abrogohet Gegnishtja. Metoda, konteksti, mendėsia dhe procedura jane shumė tė ngjajshme. Veē ēashtjet janė tjera. Ajo qė i ban krejt tė ngjajshme kėto dy momente historike shqiptare janė Dhuna dhe Farsa e Vendimit tė Lirė.

Nėse e vėrteta pėr Kongresin e vitit 1972 nuk qenka me randėsi, po me randėsi asht me i pranue pa asnji pyetje vendimet e atij Kongresi, atėhere krahasimisht, edhe ne shqiptarėt e Kosovės ka qenė dashtė qė t’i bindemi vendimeve pėr ndryshimet kushtetuese qė Serbia e Milosevicit ia imponoi shqiptarėve tė Kosovės? Zyrtarisht, si edhe thojshin autoritetet nė Beograd nė vitin 1989, Kuvendi i Kosovės mbajti seancėn dhe i votoi me rregull dhe simbas procedurės ato ndryshime. Por, e vėrteta e ndryshimeve ishte kretj tjetėr. Ato ndryshime u imponuen me dhunė, u krijue Farsa e qetėsisė dhe e rregullit edhe pse kudo kishte forca policore e ushtarake jashtė sallės sė Kuvendit tė Kosovės. Mbrenda nė sallėn e Kuvendit kishte edhe pjesėmarrės tė policisė sekrete, UDB, qė banin presion mbi delegatėt dhe….delegatėt votuen: PRO ndryshimeve kushtetuese. Ndryshime qė abroguen lirinė dhe autonominė e tyne. Njisoj si votuen delegatėt n’Kongresin e Tiranės, pjesa ma e madhe e tyne Gegė, kundėr Gegnishtes. Mirėpo, shqiptarėt e Kosovės kurrė s’i pranuen ato vendime tė viti 1989 dhe kėtu dėshmuen se sa shumė pėr ta ka randėsi E Vėrteta dhe E  Drejta. Ata sakrifikuen vendet e tyne tė punės, familjet e tyne, mirėqenien e tyne. Nė fund edhe jetėn e tyne qė, tevona, krejt kjo sakrificė bahej metaforikisht vetėm pėr nji gja  – pėr Tė Vėrtetėn e asaj mbledhje tė Kuvendit.

Prandaj, jam i bindun, tuj e besue sensin pėr drejtėsi tė kėsaj shoqnie, qė kjo shoqni ka tė drejtė me e dijtė nji gja qė e dijnė tė gjithė nė Shqipni – se Standardi i vitit 1972 ishte i dhunshėm. Qė Gegnishtja ishte abrogue ngjajshėm siē asht abrogue autonomia e Kosovės. Qė Standardi ‘72 asht vetėm dhunė, dhunė, dhunė dhe kurgja tjetėr.

Kurrfar ‘indi koheziv i kombit’. Janė njerėzit si Xhaferi, si Rexhep Ismajli, si Rexhep Qosja e shumė tjerė, qė qytetarit tė Kosovės ja mungojnė tė vėrteten pėr nji mbledhje qė Enver Hoxha i tha Kongres. Qytetarėt e Kosovės kanė tė drejtė me dijtė tė vėrtetėn. Kaq. Nėse “e vėrteta” e Xhaferit, Qosjes, Ismajlit…qenka aq e qartė, pse janė ata qė gjithmonė ftojnė pėr ligj, pėr dhunė, pėr tabuizimin tė asaj mbledhje, e jo pėr hapjen e saj para qytetarėve tė Kosovės? Pse po tuten? Prej ēkafi po tuten? Se kur ta marrin vesh ēka ka ndodh mos po ēbahen prej t’kenunit Shqiptarė? Une e kam nji mendim krejt tjetėr, mbrenda kėtij argumentimi nacionalist pėr gjuhėn: po si mundeni me qenė e me u quejt shqiptarė, e me e ndalue tė vėretetėn pėr Gjuhėn Shqipe, me e ndalue shkrimin e Gegnishtes, botimin e Gegnishtes, pėrdorimin e saj? Gegnishtja asht gati krejt ajo qė i themi - Gjuha Shqipe. Si mundeni me u quejt te kulturuem tue ndalue e tue u tut Gjuhe?
Nji opcion i rendomte n'Web per me u percaktue per Anglishten

Qytetarėt e Kosovės me 10 vjet mosbindje qytetare ndaj dhune dhe tė “vėrtetave” shumė tė ngjajshme si kėto tė Xhaferit, kanė dėshmue se pėr ta – E Vėrteta – ka shumė domethanie.

Ata e meritojnė me e dijtė ate qė edhe zogjtė n’Shqipni e dijnė – se Standardi 72 asht dhunė, dhunė dhe vetėm dhunė.

Ani Xhaferi diku e pėrmend Planifikimin Gjuhėsor! Paj, argumenti ma i madh i krejt kritikėve tė Standardit tė vitit 1972 asht pikėrisht – Planifikimi Gjuhėsor. Se ai Standard s’asht planifikue me i shėrbye hapsinės sė pėrgjithshme linguale shqiptare, po vetėm me imponue nji kierarki tė re vlerash proletare, nji botėkuptim tė ri tė klasės qė kishte marr pushtetin nė Shqipni me revolucion. 

Wikipedia dhe diferencat mes Angishtes Amerikane dhe Britaneze
Xhaferi sjell edhe do shembuj shpejt e shpejt, pėrmend Anglishten pa e kuptue se sot kudo has nė dy forma t’Anglishtes, US English dhe UK English, pa i permend me dheta forma tjera t’Anglishtes, dhe pėrēudi, Anglezėt s’u ēbanė gjuhe! Pėrmend gjuhė e shembuj tjerė, por harron shembullin kryesor, Norvegjinė, ku bashkėjetojnė dy Standarde gjuhėsore dhe nuk asht kėput ‘indi koheziv norvegjez’. Qysh kanė pshtue norvegjezėt pa u farue gjuhe? Nji spjegim mrekullues kėsaj ēashtje i ban edhe Roland Basha, dhe e ftoj Xhaferin me lexue e me msue prej djemve tė ri.

Por, le ta lam gjuhėn, se po them, kėto mendime tė Xhaferit jo se janė amatore, po tė turpshme pėr nji njeri tė kulturuem. E sidomos kur edhe fton ligjin me e mbrojtė  – injorancėn.

Le tė kthehemi te kredibiliteti dhe e drejta morale e Xhaferit me na folė pėr Shtetin dhe Kombin. Sidomos me dal publikisht nė momentet ma dramatike pėr lindjen e Kosovės si shtet, me propozime pėr Shqipninė Etnike, njisoj si Ivica Dacic (shif Top Channel). Si u ba qė nė sinkron e pleduen Shqipninė Etnike Ivica Dacic, Dobrica Cosic, Nebojsa Covic…Arber Xhaferi, Shkelzen Maliqi, Astrit Salihu…..kėte le ta gjykon lexuesi.

Ne tė gjithė jemi patriota tė gazetave, sidomos tė gatshėm pėr ta zbulu “tradhtarin ne radhet tona”, si Xhaferi. Por, ajo qė krejt neve na determinon janė veprat tona, punėt tona konkrete. Trashigimia dhe legata jonė.

Cila asht legata politike e Arber Xhaferit ne Maqedoni?

Trashegimia politike qe na e la Xhaferi ne Maqedoni asht – PDSH e udhehequn nga Menduh Thaēi. Po ajo parti e ai lider qė dhunoi votėn e lirė tė shqiptarėve nė Maqedoni, qė kriminalizoi procesin politik dhe devalvoi nė pėrgjithėsi ēashtjen shqiptare nė Maqedoni. Xhaferi na la  trashigim asi lideri e asi partie qė jo vetem cenuen ēashtjen shqiptare ne Maqedoni, po edhe stėrpikėn Momentin Shqiptar n’Europė. Nė momentin kur ēashtja shqiptare ishte ēashtja ma e arritun nė rajon, pėrmes pranimit si shtet shok i Shqipnisė nė NATO dhe pamvarėsimit tė Kosovės si shtet, PDSH dhe Menduh Thaēi stėrpiken me dhunė e primitivizma kėte Moment Shqiptar, si u vlersue n’Europė, kur si asnjihere ma para ēashtja shqiptare si e tanė nuk kishte evolue e pėrparue. Nė momentin kur tė gjithė e prisnim njohjen qė duhej tė vinte nga ana e Maqedonisė, PDSH dhe Menduh Thaēi banė ēmos e ēnuk qė situata me qenė e tille qė ēashtja e njohjes se Kosovės nga shteti maqedon me u shtye dhe me pas pretekst - ēashtjen shqiptare tė Maqedonisė!

Asgja nuk flet ma shumė pėr moralin dhe kredibilitetin e Arbėr Xhaferit pėr me na folė e mbajt ders pėr kombin shqiptar dhe Shqipninė Etnike se sa legata e tij  – PDSH me Menduh Thaēin.

 

KJO NUK ASHT POLEMIKĖ. Njimend u deshtėn disa rreshta ma shumė, qė po vinin mbas nji abstenimi dhe shumė vjet pėrmbajtjeje mos me ju gjegj Shkelzen Maliqit, por mendoj se kanė vlejtė, sepse nė fund tė tyne u ēplue qėllimi intrinsik i Shkelzen Maliqit: kualifikimi, pėrēmimi, denigrimi dhe fyemja publike. Krejt kėta “rreshta”, qė Maliqit i duken shumė, le ta kujtojmė, filluen me kualifikimet e Maliqit si “xhuxhe dhe joserioze” pėr  mediat qė udhėheqi une, pėr tė vazhdue me “katranosje”, “gazetari abdibaletiane”, dhe nė fund me nji ofendim publik – “migjengjitis”. Kaq e kisha une: me e qit nė shesh, me e ba eksplicit kėte obsesion tė Maliqit me Atituden teme e mediat e mia, qė po vazhdon me vite dhe qė nji gjegje e muer vetėm kėsaj here. Ēka e ban nji njeri me halle tė veta, me smundje tė veta, po e pėrsėris, asnjihere i tanguem, asnjihere i pėrmendun nė tekstet e mia, kėshtu me u obsesionue me mediat dhe atituden teme, sidomos kur i kualifikon si xhuxhe dhe joserioze? Bindjet e tij tė kryeme pėr Flamurin Shqiptar dhe Shqipninė Etnike dhe nervoza qė e ka kap se s’u realizuen?

Ai thotė se Java dhe Kelmendi polemizojnė me te. Kjo s’asht polemikė, kjo asht vetėm pėrgjegje dhe mbrojtje ndaj nji sulmi flagrant pėrēmimesh e kualifikimesh. Asht edhe pėrpjekje, po, e kontekstualizmit tė kėsaj nevoje tė Maliqit me pshtye e me sha, tuj u mundue me ja gjetė nji spjegim racional kėsaj nevoje: Shqipnia Etnike e tij e dėshtueme, Flamuri Shqiptar i tij i paaprovuem, lufta e huqun (“nuk ka moment ma tė pavolitshėm nė histori se tash me nis luftėn me Serbinė…), komplekset, huqjet, smundjet, hallet…libido e pėlkyeme…bindja se kanė nis me ju rritė cicat….apo veē gjelozi pleqnishte? Kjo nuk asht polemikė.

   

JARANAT E BEOGRADIT. Maliqi thotė se nė nji rresht tė tij une ja kthej me 1000, rrafsh si Abdi Baleta.  E para, Maliqi nuk o gjithfarė huqsi, Maliqi o Huqs Monumental. E meriton pak hapsinė:). Atij gjithmonė i ka pėlqye bukurshkrimi jem, beletra jeme, le ta kupton si nji portret dhuratė beletre (me kusht qė e lexon e rilexon, sepse diku nė kėte portret beletre asht e vėrteta kuruese e tij). E dyta, nuk janė vetėm disa rreshta tė tij, kur i mbledh krejt rreshtat e botuem deri sot pėr kėto vite qė s’paten gjegjen teme, kur jau shton tana ato pėrēmime e riinterpretime nėpėr kafe e Off the Record, shtoja edhe krejt kete mori rreshtat t’orkestruem qė miku i tij i studimeve nė Beograd, Arbėr Xhaferi, i botoi po kėto ditė tuj i dal nė ndihmė jaranit, dhe krejt ate sulm qe Maliqi ja ban Halil Matoshit, sepse kishte marr guximin me ju pėrgjegj Xhaferit, numri i rreshtave tė Maliqit  tejkalon rreshtat e pėrgjegjes seme. E treta, ajo qė e ban me u quejt nji gazetari “gazetari abdibaletiane” e “buēpapiane” nuk asht e as ka qene ndonjihere – gjatėsia dhe numri i rreshtave tė tyne – por, pėrkundrazi, mendėsia e ndjekėsve, policėve, gazetaria e pogromit, gazetari e linēit, fatvas, rrafsh njikėshtu si e lexojmė nė shkrimin e Arbėr Xhaferit qė e mbron dhe arsyeton Maliqi, e qė identifikon “projekte me elemente antikombėtare” dhe fton pėr dhunė ndaj tyne.

Ky sulm i sinkronizuem i dy jaranave prej Beogradi, ta ēon mallin jo tė Abdi Baletės, po tė Milovan Drecun’it, tė atij eksperti pėr ēashtje ushtarake tė Radio Televizionit tė Serbisė, qė gjithmonė zbulonte do ‘anmiq’ e do ‘projekte me elemente antikombėtare’ si Xhaferi e Maliqi nė atituden teme publike dhe nė mediat e mia. Dhe taman, ‘udbashski’, njani denigron personalitetin, e tall e ofendon (Maliqi); e tjetri ia ngjet etiketen nė shpinė me target, me shej (Xhaferi), dhe te dyte n’unison  piskasin: Qe tradhtari!

Aq skandaloz e gjej artikullin e Xhaferit qė e arsyeton Maliqi sa, po them, le tė mbetet nė ndėrgjegjėn e tij e tė Maliqit.

Se Maliqit ja ka mujt obsesioni dhe urrejtja edhe gjykimin edhe leximin, konstatohet nė faktin se nė krejt ate paskuil e pamflet tė Xhaferit, Maliqi shef gjithēka pos – fatvas dhe fteses pėr linē. Asnji fjalė s’e thotė pėr pogromin e Xhaferit. Ate qe Matoshi e heton menjihere dhe kollaj. Ate qe shihet prej avionit n’ate shkrim. (Shif suplementin JavaPLUS).

Nėse Maliqi mendon se dispariteti nė rreshta e jo nė argumente po e bajka ate me ofendue e me denigrue publikisht, une i kisha botue edhe dy foto n’ate pėrgjegje teme sa me i ndihmue – edhe pa rreshta hiq – me e pa se cila asht pika prej nga Maliqi na flet pėr gazetarinė – “Express”, si gazeta e parė nė historinė e shtypit shqiptar qė akuzohet ndėrkombtarisht.

Maliqi ka drejtė me na folė pėr Moralin e Gazetarinė tue shkrue prej platformės “Express”, po njaq sa ka tė drejtė me na shkrue pėr Shtetin e Kombin Xhaferi tuj na lan si legat – Menduh Thaēin.

Tė dy kėta jarana tė Beogradit, prej megalomanie, karabythėn me tema tė mėdhaja shqiptare si Gjuha, Shteti, Kombi, Lufta, Flamuri e pėrfundojnė tė dy vetėm si - Dr. Jekyll e Mr Hyde.  Njani si “Mr. Hyde” na e len trashigim gazetėn “Express” dhe pledimin pėr Shqipninė Etnike; tjetri si “Mr. Hyde” na e len trashigim - Menduh Thaēin!  



by Gazetajava.com