Nga Gazetajava.com
Xen, a beson ti nė shtetin e Kosovės?
Nga Halil Matoshi
Jun 22, 2008, 16:22
Krejt mosmarrėveshjet e mia me debatuesit rreth ēėshtjes sė identitetit kombėtar dhe atij shtetėror burojnė nga fakti se a jemi tash, pas pavarėsimit tė Kosovės, mė shumė shqiptarė seē ishim, apo po shkombėtarizohemi dhe po shndėrrohemi nė kosovarė!?
Bindja ime ėshtė se tashti si kosovarė (komb-shtet) jemi mė shqiptarė se kurdoherė mė parė. Shqiptarė emblematikė!
Sipas Urs Altermattit nėse nė Europė po bėhet realitet shoqėria multikulturore, aq mė tepėr edhe konceptimi i kombit shtet bėhet njė imperativ kategorik. Nė kėtė rrugė, thotė Altermatt, shteti kombėtar nė njė farė kuptimi shkombėtarizohet. Shtetet moderne janė nė gjendje tė jetojnė kur e shkėpusin nėnshtetėsinė politike nga identiteti kulturor dhe etnik. Por nėse ata (shqiptarė, serbė, romė, turq etj. etnikė) harrojnė se ējanė me gjak, pėr tu unifikuar nė njė bashkėsi qytetarėsh, nė njė njėsi tė rritur, kjo nuk d.m.th. se ata janė mė pak tė tillė, shqiptarė, serbė...Janė etni, tė tillė, ēfarė ishin vetėm se tashti paraqesin njė cilėsi tė re politike, prandaj Xhaferi hiq nuk do tė duhej tė bėhej merak pėr kosovarėt, qė sipas observimeve tė tij, na dalin diqysh ma pak shqiptarė se ai, madje edhe antikombėtarė!?
Jam thellėsisht i bindur se arritja e shtetit, kosovarėt i bėn mė shumė shqiptarė seē ishin kur megjithatė e kishin tė drejtėn e eksponimit tė simboleve kombėtare dhe 28 Nėntorit!
Shkėlzen Maliqi krejt Cool u pėrpoq ta nxjerr nga humnera teorike Arben Xhaferin, ku ishte katandisur, por Xeni pos solidarizimit blanco me tė nuk tha ndonjė tė re, madje as qė u muar me tezėn e Xhaferit se procesi i shtetformėsisė nė Kosovė duhet tė ketė njė limit tė caktuar qė parandalon dėmtimin e mėtejshėm tė vlerave kombformuese. Maliqi vetėm sa e abstrahoi edhe mė shumė ēėshtjen e shtetit dhe kombit. Kam pritė qė Maliqi do tė jetė ndėr mendimtarėt qė nuk e favorizojnė mendimin tradicional etnonacionalist, pėr ti hapur udhė njė mendimi tė ri, qė mbėshtetet nė vlerat e reja evropiane. Por edhe Maliqi po ashtu konsideron se ēėshtja shqiptare mbetet e pazgjidhur. Ndėrkaq unė mendoj se pėrfundimisht ēėshtja serbe dhe ajo shqiptare pas ndarjes sė Kosovės nga juridiksioni serb dhe njohjes cilėsore ndėrkombėtare si shtet i pavarur dhe sovran, nga shtetet mė relevante demokratike tė kėsaj bote unipolare, pra qė tė dyja kėto ēėshtje kombėtare mund tė konsiderohen historikisht tė zgjidhura. Mirėpo serbėt etnonacionalistė vazhdojnė me politikėn e fashizmit koncesual millosheviqian sipas motos atje ku ėshtė njė serb ėshtė Serbi, duke mėtuar qė ēėshtjen e serbėve kosovarė ta shpallin konflikt tė ngrirė qė varėsisht nga fuqia politike ti rikthehen sėrish, pra tė kėrkojnė nė mos luftė tė re, sė paku negociata tė reja! Po aq sa etnonacionalistėt shqiptarė (kėto tesha po i vesh edhe Maliqi) qė duan tia pėrputhin kufijve gjuhėsor kufijt e shtetit. Kjo, nuk pėrket me realpolitikėn, madje pas pavarėsimit tė Kosovės ėshtė absurd.
Xeni e quan shkrimin tim si sulm tė ashpėr ndaj Xhaferit, e jo shkrimreagim, ose pikėpamje kundėrshtuese e tezave tė tij. Sipas Maliqit shkrim im i takuaka kėtij lloji tė keqkuptimit tė njė platforme mė tė gjerė tė shtruarjes sė ēėshtjes kombėtare shqiptare, ku ajo ende mund dhe duhet tė trajtohet si tėrėsi, dhe nuk ėshtė domosdoshmėrisht formė e etnonacionalizmit, qė kinse ėshtė e kundėrta e patriotizmit konstitucional.
Valla njeri, tė kėrkosh pėrputhjen e kufijve tė gjuhės sė kulturės me kufijt e shtetit ėshtė super-etnonacionalizėm, bile edhe petrolej-patriotizėm (turbo) dhe ky, hiq pa kinse, ėshtė kundėrvėnie patriotizmit konstitucional!
Sipas Xheferit shteti i Kosovės duhet ti ketė limitet e caktuara, pėr hir tė kombformimit, e pėr mua kulmi i kombformimit ėshtė shteti, por jo ai etnik sipas mendėsisė etnocentriste. Shtetin-komb unė e perceptoj krejt ndryshe nga etnonacionalistėt, sepse sheti-komb nuk ėshtė mė shteti etnik, por shtet (bashkėsi) i qytetarėve. Se ku ēojnė teoritė biologjistike tė lidhjes sė gjakut apo amanetet emotive tė parėve tė kombit, dihet. Deja vu! Atje kthehen Xhaferi e Maliqi. Unė skam kohė!
Maliqi mė tej shkruan se Arbėn Xhaferi e ndan qartė dhe afirmativisht ēėshtjen e shtetformimit tė Kosovės, nė frymėn e idesė policentrike, nga procesi i kombformimit, tė cilin e konsideron tė papėrfunduar, si njė ēėshtje me tė cilėn shqiptarėt ende duhet tė merren, tė paktėn atje ku ata nuk mund tė kanė ndonjė emėr tjetėr, p.sh. nė Maqedoni.
Unė me saktėsi matematike thash se Xhaferi do tė duhej ti hapte udhė patriotizmit kushtetues nė Kosovė, nėse jo nė Maqedoni, ku ende nuk ka pėrfunduar lufta politike pėr faktorizimin e etnisė shqiptare. Kurse Maliqi nuk ndalet fare kėtu, tė lexojė, por nxehet nė apologjinė e tij. Ai ndonėse ėshtė mė i hapur se Xhaferi, ai mendon njėjtė pėr ruajtjen e identitetit gjuhėsor, tė njė gjuhe standarde, qė ėshtė shumė legjitim dhe jo diēka anakronike. Veēantia dhe shtetformimi i Kosovės nuk rrezikohet aspak me insistimin nė standardin unik. Absolutisht as unė nuk them se shtetformėsia e Kosovės rrezikohet nga standardi i gjuhės, por mendoj se ai standard duhet reformuar sepse e kufizon shprehjen e vetėqenies sė kėsaj njėsie tė rritur (etosin dhe logosin). Gjuha ėshtė kategori e gjallė dhe dinamike, e jo diēka e betonuar qė duhet mbrojtur me ligj.
Pėr dallim nga Xhaferi i cili kėrkon njė hegjemon pėr ta vėnė nė zbatim standardin, Maliqi mendon se ėshtė i domosdoshėm njė rishikim dhe ndoshta pėrshtatje e standardit rrethanave tė reja. Pajtohem. Tė kėrkosh mbrojtjen e njė standardi gjuhėsor shumė tė diskutueshėm, me ligj ėshtė thjesht paranojė (frikė iracionale) nga zhbėrja, nga humbja e nxitur nga kompleksi i inferioritetit. Tendencat pėr ti pėrputhė territoret e gjuhės sė kulturės me kufijtė e shtetit ka prodhue nė fundshekullin XX spastrimin etnik dhe gjenocidin, nė hapėsirat e ish Jugosllavisė.
Asnjė pėrkufizim i kombit nuk sjell njė pėrgjigje tė padiskutueshme pėr njė pyetje themelore: Si tė pėrcaktohet territori i kombit dhe kėtej tė nxirren kufijtė e njė shteti? pyet Anne-Marie Thiesse dhe pėrgjigjet: Kombi ėshtė njė parim, shteti njė realitet konkret.
Po ashtu, pajtohem me Maliqin pėr mundėsitė e marrėveshjeve tė pėrbashkėta me Shqipėrinė nė fushėn e mbrojtjes, mirėpo kėso marrėveshjes objektivisht nuk mund tė dalin jashtė kornizave tė programit tė NATO-s, Partneritet pėr paqe dhe integrimeve, sepse vetė fakti se Shqipėria ka marrė ftesėn pėr nė NATO kurse Kosova zotohet se aspiron kėtė organizatė veri-atlantike, sikur edhe Maqedonia, kjo d.m.th. se marrėveshjet nė fushėn e mbrojtjes midis hapėsirave shqiptare janė tė nėnkuptueshme brenda kėtyre kornizave ose edhe tė detyrueshme.
Xhaferi e vėren saktė se dekodifikimi nacional i Kosovės shtet ėshtė i pashmangshėm, por ai pak mė parė e hedh njė kundėrthėnie. Manifestimi i kapaciteteve shtetformuese tė elitės kosovare ka marrė aq shumė revan, sa qė kanė filluar ti dėmtojnė, ti zvetėnojnė ato kombformuse. Dhe nė kėtė kundėrthėnie tė tij flenė vet djalli, prandaj ai mė poshtė kėrkon kufizim tė shtetėformėsisė kosovare.
Urs Altermatt citon Klemns Kudwigun qė thotė se koncepti i kombit-shtet e vendos nė qendėr parimin e barazisė dhe tė pėrbashkėsisė pėr tė konkluduar se vendimi subjektiv i individit qėndron nė rrėnjėt e kombit tė shtetasve. Shtetasi i veēantė i pėrket drejtpėrdrejtė shtetit, pa ndėrmjetėsinė e njė instance tė mesme qė quhet komb ose etni.
Maliqi nuk merret tutje me ligjėratėn nacionaliste tė Xhaferit, ku ai bėnė edhe disa gabime teorike dhe konceptuale, pra ai ia hesht lluftat teorik dhe logjik. Maliqi nuk merret me faktin se, disparitetin e gjuhėve sllave, Xhaferi e sheh tė nxitur nga intenca ekspansioniste dhe hegjemoniste, e ėshtė krejtėsisht e kundėrta. Thiesse thotė se Vuk Karadzic, krijuesi i serbo-kroatishtes, paditet si njė nder veprimtarėt e parė tė imperializmit mbarėserb. Xen tė lutėm banu fer!
(14 Qershor 2008, Express)
 |
| Faksimil nga artikulli sulmues i Shkelzen Maliqit ndaj Halil Matoshit |
PAT
Shkelzen Maliqi
Ēėshtja kombėtare shqiptare nuk ėshtė zgjidhur me pavarėsimin e Kosovės. Pavarėsia ende e pamaturuar e Kosovės, qė mė 15 qershor do tė bėhet republikė kushtetuese, ėshtė vetėm njė hap i madh pėrpara nė stabilizimin e njė modeli tė zgjidhjes sė ēėshtjes kombėtare shqiptare, e cila nė fillim tė viteve '90 tė shekullit tė kaluar ėshtė quajtur "zgjidhje policentrike" (Gazmend Zajmi). Kjo nėnkupton njė konstruktim tė pėrbėrė prej disa njėsive politike, ku shqiptarėt si njė etni me njė gjuhė dhe kulturė tė pėrbashkėt, nga pamundėsia qė tė krijojnė njė shtet unik, akomodojnė veten nė disa modalitete tė shtetėformimit. Shqipėria dhe Kosova janė shtete ku shqiptarėt janė pėrbėrės dhe faktor kyē shtetformues, nė Maqedoni shqiptarėt janė pakicė nė krahasim me shumicėn maqedonase, qė synojnė pozitėn sa mė tė avancuar tė barabarėsisė proporcionale shtetformuese, kurse nė Greqi, Mal tė Zi dhe Serbi, aspirata e tyre ėshtė ti kenė tė garantuara tė gjitha tė drejtat tė minoriteteve sipas standardeve mė tė larta evropiane. Ideja pragmatike e policentrizmit ėshtė kritikuar ashpėr nga forcat qė ende angazhohen pėr krijimin e njė shteti unik kombėtar. Por, kohėve tė fundit, sidomos pas pavarėsimit tė Kosovės, fuqizohet njė pikėpamje tjetėr qė angazhohet pėr afirmimin e plotė tė identitetit tė veēantė tė Kosovės, ku ēdo tentim qė etnia ose kombi shqiptar tė shikohet si tėrėsi, madje edhe me atė qasje pragmatike policentrike, trajtohet si "etnonacionalizėm".
Sulmi i ashpėr i Halil Matoshit ndaj njė shkrimi tė Arben Xhaferit "Shtetformimi vs kombformimi" i takon kėtij lloji tė keqkuptimit tė njė platforme mė tė gjerė tė shtruarjes sė ēėshtjes kombėtare shqiptare, ku ajo ende mund dhe duhet tė trajtohet si tėrėsi, dhe nuk ėshtė domosdoshmėrisht formė e etnonacionalizmit, qė kinse ėshtė e kundėrta e patriotizmit konstitucional. Arbėn Xhaferi e ndan qartė dhe afirmativisht ēėshtjen e shtetformimit tė Kosovės, nė frymėn e idesė policentrike, nga procesi i kombformimit, tė cilin e konsideron tė papėrfunduar, si njė ēėshtje me tė cilėn shqiptarėt ende duhet tė merren, tė paktėn atje ku ata nuk mund tė kanė ndonjė emėr tjetėr, p.sh. nė Maqedoni. Kosova, sipas tij, mund ti lejojė edhe luksin dhe ngutin e ridefinimit tė simboleve etnike me ato shtetformuese, por kjo nuk mund tė ndodhė nė Maqedoni, e as nė trevat ku shqiptarėt janė minoritetet dhe kanė nevojė pėr simbole veēuese kombėtare, jo vetėm ato shtetėrore. Pėrndryshe, shqiptarėve nė Maqedoni do tė duhej tiu sugjeronim qė tė pranojnė simbolet shtetėrore tė Maqedonisė, nė frymėn e patriotizmit konstitucional. Formula qė vlen pėr shtetet multietnike, nuk ėshtė imponimi i patriotizmit konstitucional, por njė kombinim i kėtij patriotizmi me simbolet e veēantisė, ato kombėtare, ku shqiptari i Maqedonisė nuk do dhe nuk mund tė ndahet nga njė trung tjetėr i pėrkatėsisė, qė ėshtė pėrkatėsi dhe identitet po aq legjitim dhe i fuqishėm, nė kėtė moment historik edhe mė pėrcaktues, se ai shtetėror.
Insistimi i Xhaferit pėr ruajtjen e identitetit gjuhėsor, e njė gjuhe standarde, ėshtė shumė legjitim dhe jo diēka anakronike. Veēantia dhe shtetformimi i Kosovės nuk rrezikohet aspak me insistimin nė standardin unik. Pėr dallim nga Xhaferi, i cili nuk futet nė kėtė ēėshtje, unė mendoj se ėshtė i domosdoshėm njė rishikim dhe ndoshta pėrshtatje e standardit rrethanave tė reja, ēka edhe ėshtė praktikė e gjuhėve tė ndryshme qė janė standardizuar prej kohėsh.
Njė ēėshtje tjetėr qė nuk prek Xhaferi nė artikullin qė mėton baraspeshimin e ēėshtje sė shtetformimit me kombformimin, ėshtė ajo e strategjisė unike tė mbrojtjes nga ēdo rrezik qė mund t'i kanosėt shqiptarėve nė tė ardhmen. Dy shtetet shqiptare, Shqipėria dhe Kosova, duhet tė arrijnė njė marrėveshje pėr mbrojtje tė pėrbashkėt, nė rast tė rrezikut nga ndonjė sulm i jashtėm, ku kjo marrėveshje do tė ishte garantuese edhe pėr pjesėt tjera tė kombit policentrik. Ne ende jetojmė nė ambientin ku edhe nacionalizmat sllav dhe tė tjerė paraqesin politika dominuese dhe njė shkallė mė e madhe e kujdesit pėr elementet e unitetit dhe tė solidaritetit mes shqiptarėve tė ndarė nė 6 njėsi tė ndryshme shtetėrore, duhet tė ekzistojė domosdoshmėrisht.
(
)
Migjengjitis
Njė polemikė qė zhvillon Migjen Kelmendi nė Java kundėr meje dhe Expressit kalon ēdo kufij tė debatit normal. Nė njė rresht qė kam shkruar unė, Migjeni pėrgjigjet me njė llogore tė tipit tė Abdi Baletės dhe ēiftit Buqpapaj tė Botės sot tė dikurshme, i mbush faqe tė tėra tė Javės me argumente ad hominem dhe spekulime nga mė tė pabesueshmet egocentrike. Nė kėtė kuptim, nė njė koment tė mėhershėm, pata thėnė se patrioti mė i spikatur i vetėshpallur kosovar, M.K., i ngjanė falangės fjalamane dhe spekulative tė Shqipėrisė dhe se nė tė mirat dhe tė kėqijat, ne jemi njė komb. Njė ēun inteligjent duke lexuar Javėn, e tha diagnozėn pėr kėtė lloj tė gazetarisė - migjengjitis.
by Gazetajava.com