Nga Gazetajava.com

A egziston Gjuha Standarde Shqipe?
KUR SPECIALISTĖT E GJUHĖS FLASIN SI AMATORĖ
Nga Shpetim Kelmendi, Tirane
Feb 9, 2006, 15:24

Delegatet e Kongresit te Drejtshkrimit triumfal ne polifoto, Tirane 1972
Qė disa nga gjuhėtarėt tanė tė flasin mbi rėndėsinė e mbrojtjes sė standardit, kjo ėshtė tėrėsisht normale, sikundėr ėshtė normale pėr disa tė tjerė tė flasin mbi pėrparėsinė qė do tė kishte njė e tjetėr standard me bazė gegnishten. Kėto janė pikėpamje dhe, nė njė shoqėri demokratike, fjala e lirė duhet mirėpritur. Ka edhe tė tjerė qė kanė nisur tė gjykojnė mbi ēėshtje tė gjuhės, si shkrimtarė, gazetarė, lexues, etj. Nuk mungojnė as prej atyre qė ia kėpusin krejt kot. Por, fundja, njė gjė ėshtė e rėndėsishme: tė gjitha palėt e duan gjuhėn shqipe. Mund ta duan nė mėnyrė tė gabuar, por e duan. Fatkeqėsia e vėrtetė ndodh kur specialistėt e gjuhės flasin si amatorė dhe amatorėt gjykojnė si specialistė.

E kam thėnė edhe nė njė shkrim tė paradokohshėm se, ndėr tė gjithė ata qė nuk merren me shkencėn e gjuhėsisė, tė vetmit qė kanė tagėr fjale, janė padyshim shkrimtarėt, sepse ata janė pėrdoruesit, pasuruesit dhe pėrcjellėsit historikė tė gjuhės e vlerave tė saj. Kesaj i mbahem. Nėse sot trashėgojmė njė gjuhė shqipe tė shkruar, duhet ta dimė se ate e kemi vetėm falė shkrimtarėve. Dihet tashmė: qė tė ekzistojė gjuhėtari, pikėsėpari duhet tė ekzistojė gjuha e shkruar. Nga shkrimtarėt, doemos.

Para dy ditėsh, zonja Kristina Jorgaqi, gjuhėtare, kishte botuar nė njė tė pėrditshme shkrim tė ēuditshėm me titullin "Pėrsėri mbi gjuhėn standarde". Por edhe kjo gjuhėtare, ashtu si dhe gjuhėtarja Shefkije Islamaj dhe mbrojtėsit e tjerė tė standardit, flasin e shkruajnė gjithqysh, por jo si specialistė tė gjuhės. Vazhdojnė tė mbajnė fjalime si sekretare partie, si kryetare fronti, por jo si gjuhėtare. Qysh nga mėnyra se si futet nė shkrim, te kjo gjuhėtare ndjehet revolta, dėshira dhe gatishmėria e fshehtė pėr tė propozuar deri dhe denime tė rėnda pėr ata qė shkruajnė gegnisht. Por, do pėrpiqem ta qetėsoj ate e tė tjerėt, se askush nuk shkruan gegnisht pėr kėnaqėsinė apo inatin e saj.

Zonja Jorgaqi na sjell ca shembuj, pėrmes tė cilėve rreket tė na mbushė mendjen se edhe nė vende tė tjera, standardi gjuhėsor ėshtė krijuar pak a shumė si nė vendin tonė. Pėrmes kėtij shkrimi, ajo mundohet tė justifikojė, miratojė dhe bekojė krijimin e kėtij standardi gjuhėsor. Nė shembullin qė na jep me Francėn, ajo thotė se, bazėn e njė standardi gjuhėsor e vendos veē tjerash edhe niveli i zhvillimit ekonomik tek njė trevė e caktuar. Ja, po e pranojmė si kriter, por a ėshtė e sigurtė zonja Jorgaqi se jugu i Shqipėrisė ka qenė mė i zhvilluar ekonomikisht se veriu? Apo mos e ka fjalėn pėr kohėn e Enver Hoxhės? Mandej na ofron kriterin e prurjeve tė rėndėsishme letrare. Po nė kėtė pikė, a ėshtė e sigurte zonja kur mendon se prurjet letrare mė tė rėndėsishme erdhėn nga jugu i Shqiperisė? Mė duhet t'i kujtoj zonjės Jorgaqi se shkrimi i shqipes nuk fillon me rilindasit, tė cilėt prapėseprapė s'ėshtė e vėrtetė qė ishi tė gjithė toskė, por me Gjon Buzukun, Pjetėr Budin, Pjetėr Bogdanin, Frang Bardhin e sa e sa patriarkė tė tjerė. Ja, pra, edhe kriteri i prurjeve letrare ra. Kriteri tjetėr, tė cilin e nėnkuptojmė qartazi, mbetet tė jetė Enver Hoxha. Por, fatmirėsisht edhe ky kriter u shkėrrmoq me 11 prill 1985, ose pėr tė qenė fare tė sigurtė, me 1991. Mandej zonja Jorgaqi, pėr tė mbrojtur sa mė mirė standardin e saj me bazė toskėrishten, na citon gjuhėtaren amerikane Janet Byron. Po a s'mė thua moj zonjė: edhe pėr gjuhėn standarde duhet tė pyesim amerikanėt? Po ti vetė, a ndjehesh mjaftueshmėrisht gjuhėtare? Po kolegėt e tu, a janė? Po tė vdekurit tanė tė mėdhenj, a ishin? Zonja Jorgaqi thotė se "dialektet nuk mund tė gjallojnė me plotėrinė e forcės dhe tė vitalitetit tė dikurshėm, pasi dhe vetė qytetėrimi, kultura qė ato pėrfaqėsojnė, janė nė muzg tė tyre". E ka ndopak idenė se ēfarė thotė, apo jo? E di kjo zonjė se ekziston njė trashėgimi e jashtėzakonshme letrare nė gegnisht? A nuk e di kjo zonjė qė, mė se shtatėdhjetė pėrqind e shqiptarėve flasin gegnisht? E di kjo zonjė se edhe jugorėt qė banojnė nė Tiranė po e pėrdorin tashmė gjerėsisht paskajoren, pėr tė cilėn ajo vetė s'shkruan asnjė fjalė? Mos vallė ajo mėton qė ne tė shkatėrrojme dialektin e 70 pėrqindėshit pėr hir tė dialektit tė 30 pėrqindshit, pra shumicėn pėr hir tė pakicės? Punė e madhe se ky standard gjuhėsor me bazė toskėrishten na ekzistoka tash tridhjetė vjet! Gegnishtja pati mbizotėruar si standard pėrgjatė njė hapėsire edhe mė tė madhe kohore, por kongresmenėt e vitit 1972 as qė deshėn t'ia dinin fare pėr kėtė! Pse vallė adhuruesit e gegnishtes duhet tė rrijnė urtė sot? Ngaqė doni ju? Ngaqė duan gjuhėtarėt si puna juaj, tė cilėt bėnin sehir dhe fėrkonin barkun teksa po shqelmohej gegnishtja? Kurrsesi! Vetėm ata qė merren me pėrkthime letrare nga gjuhė tė huaja nė shqip, e dinė mirė se sa i paplotė, i ngathėt dhe i paaftė ėshtė ky standard gjuhėsor. Godina e kėtij standardi shkundullohet dhimbshėm nė pėrballjen me gjuhėt e mėdha. Por, sigurisht qė ju zonjė s'mund ta dini kėte, sepse me ē'di nuk merreni me pėrkthimin letrar e, veē tjerash, nė krejt tekstin tuaj tė shkruar nė mėnyrė krejtėsisht amatore e me njė sintaksė tė rėndomtė, keni pėrdorur kund nja dyqind fjalė.

Mandej, kurseji ato fjalimet e tua nė lidhje me rėndėsinė dhe domosdoshmėrinė e nje standardi, sepse kėto i dinė tė gjithė. Asnjė nga gegnishtshkruesit dhe nuk janė kundėr njė standardi? Asnjėri. Janė pėr njė standard, por jo me kėtė standard. S'di a jam i qartė: jo mė kėtė standard! Sa pėr bujarinė me tė cilėn na e mblidhkeni leksikun tosk dhe gegė, dijeni se prapė askush nuk ju kundėrshton nė kėtė. Por ēėshtja nuk qėndron tek fjalėt. Fjalėt jane tulla, moj zonjė, ndėrsa kolonat e njė gjuhe janė tjetėr gjė.

Nė shkrimin e saj, zonja Jorgaqi na e paraqet veprėn e Kadaresė si "njė dėshmi e pakontestueshme e rivlerėsimit tė leksikut geg, qoftė pėrmes pėrdorimit tė fjalėve ekzistuese tė kėtij burimi, qoftė pėrmes krijimeve sipas modeleve dhe frymės sė gegėrishtes.". Ndal pak! Meqė ju zonja Jorgaqi nuk jeni shkrimtare dhe s'mund tė jeni aq e sigurtė pėr kėtė. Kadare nuk ėshtė se thjesht synon tė tregohet bujar ndaj vlerave tė gegnishtes por, duke qenė shkrimtar me kėrkesa tė veēanta ekspresive, atij shpeshherė nuk i mjafton standardi dhe merr miell "hua". Me fjalė tė tjera, standardi i ėshtė grisur nė sqetulla si xhaketa, sic i ndodh njė trupi qė shėndoshet, ndaj ėshtė i detyrar ta arnojė nga pak me gegnisht. Dua te them: vepra e Kadaresė ėshtė vėrtete njė provė, por ama provė qė pohon pafuqinė e standardit.

Nė shkrimin e saj, gjuhėtarja flet nė mėnyrė shumė tė pėrgjithshme; nuk thotė kurrgjė tė re nė lidhje me gjuhėn standarde, nuk flet me gjuhė shkencore, nuk na jep asnjė provė se pėrse lypet ky standart dhe jo njė tjetėr, etj. Por njė gjė e bėn mirė ama: pėrsėrit pikė pėr pikė tė njėjtin shirit qė me gjasė ėshtė rėgjistruar qysh nė Kongresin e Drejtshkrimit te vitit 1972.


by Gazetajava.com