Nga Gazetajava.com
FATVA E REXHEP QOSJES
Nga Migjen Kelmendi
Feb 25, 2006, 14:48
Ēka ish ba Jakup Krasniqi ta kish lexue (pahiri) Dobrica Qosiqin?
Ish ba - Rexhep Qosja.
E nėse ja kishim qitė parukėn e Shefkije Islamajt Rexhep Qosjes, kend e kishim fitue?
Mehmet Krajėn!
Si asht e mundun qė kėta njerėz jo vetėm gjasojnė me botėkuptim, me fjalor, me mėnyrėn se si e reduktojnė dhe e keqojnė tė qenunit shqiptar, por edhe me pėrgjasime trupi?
Duhet vetėm pak sens pėr humor dhe pak imagjinatė
Tek o ēue Rexhep Qosja me folė.
I bindun se vdiq Ibrahim Rugova dhe tashti ndoshta ka pak hapsinė edhe pėr te, paska diktue nė debatet e zhvillueme pėr Nevojėn e Revidimit tė Standardit 1972 dhe pėr Identitetin Kosovar shansin e reciklimit tė nji botėkuptimi dhe narracioni tė tij ultra-nacionalist e reduktues pėr Bashkim Kombėtar (sic!).
Dhe, foli njashtu si ka folė gjithmonė: si demagog i pėrkryem; me gjuhė goditėse e kualifikuese; pa argumente; simplifikues; me retorikė ndjekėse e me ftesa linēi.
Foli njashti si ka folė gjithmonė: si Ajatollah. Si hoxhė. E tue u shtihue intelektual.
Foli Qosja dhe e lshoi FATVAN e re.
Nuk po du me u marrė me analizėn e shkrimeve tė tij, sepse jam i bindun se Adnan Dragaj dhe Shpėtim Kelmendi e ēkoklojnė dhe dekonstrukojnė pėr bukuri diskursin e tij primitiv nė kėte Dossier qė ia kushtojmė.
Por, deshta vetėm me i thanė nja 2 fjalė pėr intelektualin qė lshon FATVA.
I paaftė me u futė nė debate, i pazoti me e sjell bile nji argument ma shumė se tanė ata inxhiniera shpirtnorė tė Enver Hoxhės deri sot, i barikaduem mbrenda nji patriotizmi tė rremė, i mshefun mbrapa fjalėve bombastike dhe tė mėdha si kombi. gjuha standarde, interesi kombėtar, bashkimi, i mbytun nė Teori Komplotesh e me komplekse policėsh hetues, krejt ēka bani ishte vetėm edhe nji FATVA.
Rrallė e pak janė njerėzit, tė cilėt kontemporaniteti i ka abortue si Rexhep Qosja. Njaq sa tė vjen gjynah pėr to.
Nuk po du me hy ma thellė me e ēkoklue, sepse jam i bindun se ma shumė sesa e ka zezue e dėnue veten askush nuk mun e zezon. Krejt ēka muj me thanė pėr te asht kjo:
Rexhep Qosja, si nji fėmi katundi, asht njeri i traumatizuem me kulturė. Me civilizim. Kulturimi dhe qytetnimi Rexhep Qosjes nuk i ka ardhė nė mėnyrė tė kadaltė e tė natyrshme, po pėrnjihere dhe si traumė. Njaq sa nuk e ka lanė as me e shijue kėte jetė. I mbyllun dhe i vetmuem, Dobrica Qosiq i parealizuem, i pamiratuem dhe i palegjitimuem, ky njeri ka qenė njaq i talentuem sa me e huq hiq ma pak se jetėn. Kėnaqėsinė e tė jetuemit.
by Gazetajava.com