Nga Gazetajava.com

JAVA DOSSIER
Reagim ndaj shkrimeve te Rexhep Qosjes: KUR TĖ MĖVETĖSOHEN BINJAKĖT
Nga Adnan Dragaj
Feb 25, 2006, 14:48

Dy fjalė mbi karakterin e debatit

Duke marrė karakter pėrjashtues dhe ofendues, ėshtė mirė qė ky debat tė mbėshtetet nė disa parime dhe gjendje faktike sa i pėrket dikotomisė: identiteti gjithėshqiptar versus identiteti Kosovar.
Besoj qė asnjė pjesėmarrės nė kėtė debat nuk e mohon, dhe as qė mundet ta mohojė tekembramja, pėrkatėsinė determinuese etnike, linguale, sociale, kulturore dhe historike tė tė gjithė shqiptarėve nė Ballkan (pėrveē disa regjioneve „periferike“, qė ēuditėrisht i janė lėnė fatit tė tyre asimilues). I tėrė ky korpus etnik pėrfshihet nėn termin „Kombi Shqiptar“. Asgjėmangut, proceset politike nė shekullin e kaluar dhe nė kėtė fillimshekull tregojnė qartė qė kombi shqiptar (kundėr dėshirės sė vet) nuk ka funksionuar si tėrėsi e organizuar dhe e mvetėsuar politike dhe territoriale. Paraardhėsit tanė, nėse merret parasysh rezultati i sotėm, pėr aq sa kanė pasur mundėsi dhe sa kanė lejuar kushtet e trysnisė, kanė bėrė jashtėzakonisht shumė pėr ruajtjen e identitetit kombėtar shqiptar.
Po ashtu besoj qė askush nuk ėshtė i interesuar tė zbulojė nga e para njė gjuhė tė re, ta pėrvetėsojė njė kulturė tjetėr (nė kuptimin antropologjik), tė krijojė njė simbiozė tė re sociale nė baza tė tjetėrsimit etnik, apo thėnė shkurt, tė futet nė njė proces tė ēintegrimit gjithėshqiptar, siē profetizohet.

Synimi i kėtij debati - sė paku nga prizmi i nevojės eklektike, e cila edhe e ka futur nė diskutim ēėshtjen e identitetit kosovar - duhet tė kuptohet si realitet mbi tė cilin Kosova si shtet i pavarur dhe sovran orientohet nė rregullimin e nesėrm shoqėror, pa pasur nevojė ta zbuloj ujin e nxehtė sėrishmi, por t’i bėjė modifikimet dhe normimet e nevojshme nė bazė tė karakteristikave (sidomos politike) qė i ka. Pėr specifikat dhe virtytet qė i posedon, shoqėria e Kosovės duhet ta reflektojė njė identitet politik tė qartė (duke pėrfshirė kėtu tė gjitha simbolikat dhe aktnormimet e nevojshme e tė patjetėrsueshme funksionale dhe reprezentuese); dhe tė jetė nė gjendje t’i orientojė potencialet e veta nė sferėn e kulturės (nė pėrgjithėsi) dhe mirėqenies sociale e ekonomike (nė veēanti).
Ėshtė po ashtu e qartė qė, duke mos qenė nė gjendje qė ta pėrcaktojė fatin e vet deri nė fund, Kosovės i ėshtė imponuar tė lėvizė nė drejtim tė mėvetėsisė shtetėrore si opcioni maksimal qė mund tė „dhurohet“ nga Bashkėsia Ndėrkombėtare. Pas njė investimi masovik qė ėshtė bėrė nė Kosovė, pėr ta larguar administratėn e dhunshme dhe okupuese serbe, Bashkėsisė Ndėrkombėtare nuk i ka mbetur zgjidhje tjetėr pėrveē se territorin e Kosovės ta konsolidojė gjeo-politikisht asisoji, qė tė ketė njė rregullim shoqėror ku do tė implementoheshin disa vlera bazė (pa reperkusione nė situatat e ngjashme nė regjion), pa aplikimin e tė cilave arsyeshmėria e intervenimit tė NATOs dhe angazhimit tė mangėt administrues tė OKB-sė nuk do ta kishte mbulesėn qė kėrkohet pandėrprerė. Vlerat e patjetėrsueshme tė cilat do t’i kėrkohen Kosovės (dhe tė gjithė kandidatėve tė tjerė) pėr integrim tė mėvonshėm nė Unionin Europian, janė sa vijon: 1. Respektimi i dinjitetit tė njeriut; 2. Liria; 3. Demokracia; Barabarsia; Shteti ligjor dhe mbrojtja e tė drejtave tė njeriut, duke pėrfshirė tė drejtat e personave qė u takojnė minoriteteve. Ndėrkaq, karakteristikat tė cilat duhet t’i posedojė ēdo pararendės, janė: 1. Pluralizmi; 2. Jodiskriminimi; 3. Toleranca; 4. Drejtėsia; 5. Solidariteti; 6. Pozita e barabartė e femėrave dhe meshkujve.
Nėse ky vit, apo koha e shkurtėr qė ėshtė para nesh, e fikson ligjėshmėrisht shtetin e pavarur dhe sovran tė Kosovės, atėherė plotėsimi i kushteve tė sipėrpėrmendura dhe i shumė detajeve tė tjera, qė nevojiten pėr funksionalitetin e njė shteti modern europian, e kanė parakusht zgjidhjen e ēfarėdo dileme rreth performansės identifikuese. Kjo ngėrthen nė vete tė gjitha ato predispozita qė i ka secili shtet modern nė botė, e qė janė tė pėrmbyllura nė identitetin e pėrgjithshėm politik, ekonomik, social dhe kulturor tė atij shteti. Dhe nėse ekziston vetėdija pėr shtet tė mirėfilltė, ku Kosova pėrfaqėson veēantitė e veta, atėherė, bie fjala, njė sportist nga Kosova, nė njė nga olimpiadat e ardhshme, duhet tė identifikohet me njė pashaportė tė veēantė, ta kėndojė nė palestėr njė hymn, tė krenohet me njė flamur shtetėror, dhe tė jetė nė gjendje t’i thotė sė paku dy apo tri fjali pėrmes sė cilave do tė ishte nė gjendje t’ia shprehė njė kolegu veēoritė e vendit tė cilin e pėrfaqėson. Kjo shumė mė tepėr vlenė pėr zyrat e ardhshme diplomatike, pėrfaqėsimin nė organizatat ndėrkombėtare, pėrfaqėsimin nė broshurat informative (turistike, gjeografike, atllaset, asociacionet shkencore, universitare, ekonomike, kulturore: letėrsi-film-art figurativ-teatėr, etj, etj.). Lista ėshtė e gjatė.

Nė anėn tjetėr, para vėshtirėsive, veēorive dhe karakteristikave tė brendshme tė Kosovės, nė kuptim tė pjesėmarrjes brenda gjirit etnik gjithėshqiptar, nuk mund tė mbyllen sytė. Pėr shembull: diskutimet qė janė bėrė rreth standardi(zimi)t tė gjuhės shqipe, duhet tė kuptohen si refleks i njė gjendjeje alarmante (qoftė nė Tiranė, sidomos nė Prishtinė si dhe qendrat e tjera shqiptare). Lėre qė nuk ka institucion tė interesuar shkencor apo zyrtar (matanė e nė kėtė anė) t’i konsolidojė ndryshimet dhe tėhuajsimet e sekuencave tė tėra gjuhėsore shqipe, po nuk ka as interesim qė tė ndėrmirret sė paku njė strategji apo planifikim qė do ta propozonte rishqyrtimin e kėtij trendi. Derisa Prishtina i referohet njė standardi qė shpėrbėhet dita mė ditė - pronėsinė e tė cilit e ka trashėguar Tirana - dhe i cili ėshtė kapluar nga interferencat dhe ndryshimet, njerėzit e penės nė Kosovė mėsojnė pėr kėto ndryshime sė pari herė nga publikimet diverse nga Shqipėria. Nė situatė paradoksale janė parasėgjithash personat qė nė Kosovė pėrditė ballafaqohen me tė folurit letrar dhe drejtshkrimin, e qė punojnė pėr mediat, administratėn dhe institucionet arsimore, etj. Shumica e tyre mendojnė dhe shprehen gegėrisht, derisa pėrpliten ta eksploatojnė standardin e tretur.
Pėr zgjidhjen e kėtij problemi janė mė se tė ftuar individėt profesional, qė mund tė angazhohen, paksa edhe praktikisht, pėr zbutjen e dilemave tė tė shprehurit tė drejtė dhe anarkisė drejtshkrimore, e cila, po vazhdoi kėshtu, do tė shpie vėrtet nė njė ēintegrim kombėtar shqiptar. Unifikimi deklarativ i tė shkruarit shqip duhet patjetėr ta pėrfillė edhe gegėrishten, duke marrė parasysh problemet tė cilat janė cekur deri mė tani nė tė gjitha debatet, qoftė nė Kosovė qoftė nė Veri tė Shqipėrisė. Ėshtė vėshtirė tė ketė standard tė prerė tosk, apo tė prerė gegė: zgjidhja qėndron nė njė harmonizim, tė akceptueshėm, tė qėndrueshėm dhe funksional. Mos tė harrojmė: Njė person i pjesės federale tė Voralbergut me ate tė Vjenės e kanė shumė vėshtirė ta kuptojnė njėri tjetrin nė tė shprehurit verbal, mirėpo e kanė standardin i cili ėshtė i pėrbashkėt edhe pėr Gjermaninė dhe njė pjesė tė Zvicrės. Austria dhe shtetet e pėrmendura e kanė kėtė standard tė pėrbashkėt, tė cilin e kultivojnė me pėrkushtueshmėri (pėrveē ca divergjencave minimale), parasėgjithash shkaku i komunikimit, shkėmbimit dhe konsumimit tė vlerave, publikimeve, tė mirave materiale, njerėzve dhe produkteve kulturore, etj.

Pėr divergjencat tjera ėshtė folur dhe duhet tė flitet gjatė, mirėpo mbetet tė shpresohet qė njerėzit kompententė do ta orientojnė profesionalisht secilėn fushė qė e lidhė Prishtinėn me Tiranėn, Tetovėn dhe pjesėt e tjera tė banuara me shqipfolės. Duke mos harruar Shkupin (pėr tė cilin nuk shpenzohet asnjė fjalė), e qė dikur ishte qendėr promovuese e kulturės shqiptare.

Kosova duhet tė jetė krenare pėr traditėn qė ka. Prishtina, si qendėr, nuk ka nevojė tė fshihet pas kategorisė gjithėpėrfshirėse tė identitetit kombėtar shqiptar (tė cilės apriori i takon), por duhet tė jetė ballėhapur pėr t’i shprehur potencialet e veta nė tė gjitha segmentet e jetės, duke mos lejuar tė ketė situata tė ndjenjės sė inferioritetit dhe procedimit tė komplekseve, qoftė nė aspektin lingual, qoftė nė atė tė arteve, letėrsisė, shkencės e kėshtu me radhė, karshi Tiranės (zyrtare). E kjo gjė po ndodh pandėrprerė. Pėr shembull, shumica e intelektualėve shqiptarė nga Prishtina qė kanė kėrkuar bashkpunim tė hapur dhe reciprok me Tiranėn, janė dėshpruar aq shumė me “refuzim vllazėror” shkaku i tė shprehurit dhe shkruarit paksa mė ndryshe, sa qė kanė kuptuar qė mė i sigurtė ėshtė investimi nė predispozitat qė ka ofruar dhe ofron Kosova.
Identiteti Kosovar e ka tė domosdoshėm harmonizimin e korpusit lingual dhe kulturor me Shqipėrinė pėr aq sa investohet seriozisht nė kultivimin e njė komunikimi paksa mė tė planinfikuar dhe tė koncentruar me pėrfillje tė veēorive dhe respektim tė dyanshėm. Kusht pėr kėtė ėshtė qė rėndėsia e secilės qendėr pėrfaqėsuese (Tiranės dhe Prishtinės) tė jetė reciprokisht e akceptueshme. Vetėm kėshtu mund tė zhvillohet njė proces pragmatik i integrimit dhe kultivimit tė pėrgjithshėm tė kulturės dhe tė gjuhės shqipe. Paradoksalisht, disa fusha artistike, si muzika bie fjala, janė treguar shumė mė efektive nė promovimin dhe kultivimin e ndėrsjellė tė kulturės. Pėr shembull: edhe pse me njė traditė plotėsisht tė pavarur nė zhanrin e rokut, hip-hop-it etj. (identitet kosovar), pėrmes mediumit tė pėrbashkėt, pra gjuhės, promovimi dhe akceptueshmėria e muzikės nga Kosova nė Tiranė e kanė arritur maksimumin. Kjo tregon se ėshtė e mundur dhe duhet tė punohet pa u mvarur, nė mėnyrė qė pėrvojat tė shkrihen nė kapitalin e pėrbashkėt referohet prasėgjithsh nė gjuhė. Rinia shqiptare nė pėrgjithėsi, nuk ka kohė dhe interesim tė merret me projekte romantike dhe klasike. Ajo punon efektivisht dhe e arrin rezultatin e duhur, duke qenė plotėsisht e vetėdijshme, po deshėt ashtu, pėr descendencėn e stėrgjyshėrve tė vetė. Ky zhgarkim poliqendror i kulturės, qoftė fizikish qoftė konceptualisht, e ka pikėn e takimit.
Po ashtu edhe shtėpitė mediale janė nė shkėmbim tė shtuar tė materialit transmetues dhe kuadrove profesionionale. Sė paku deklarativisht, pėrkrahja e Tiranės zyrtare, pėr pavarėsinė e Kosovės nga Serbia, flet pėr kėtė kujdes tė dyanshėm. Pėr mos ta zgjatur, interesimi pėr hallet e pėrbashkėta kėndej e andej kufirit, nė njėrėn anė, dhe njė bashkėpunim i shtuar kulturor, ekonomik e politik, nė anėn tjetėr, ėshtė reciprok dhe ėshtė nė shtim e sipėr. Pavarėsisht prej kultivimit tė specifikave tė veēanta, integriteti kombėtar nė pėrgjithėsi po mbetet i ruajtur.
Duke marrė parasysh vullnetin e deklaruar institucionalisht, Kosova do tė bėhet shtet sovran dhe i pavarur. Dhe si shtet, Kosova, nuk mund t’ia lejojė vetvetes qė tė mos investojė nė ngritje tė gjithėmbrashme nė mėnyrė tė pavarur. Pėr tė qenė shtet, Kosovės dhe qytetarėve tė saj i duhet edhe njė identitet shtetėror. Dhe duke trajtuar, pra, kapitalin komb-shqiptar si kategori tė paprekshme, pėrkatėsinė e sė cilės e gėzojnė tė gjithė shqiptarėt, atėherė mund tė flitet mė shtruar pėr definimin e identitetin shtetėror kosovar.
Pėr ta gėzuar shtetėsinė e vet, Bashkėsia Ndėrkombėtare e ka kushtėzuar Kosovėn qė mos ta synojė bashkimin me Shqipėrinė (vendimet ndėrkombėtare tė kėtij karakteri nuk kanė afat) dhe mos t’i apstrahojė tė drejtat e minoriteteve qė jetojnė nė tė, duke marrė parasysh faktin qė kėto pakica po ashtu e referojnė kulturėn dhe historinė e vet mbi truall tė Kosovės. Nėse ky konstrukt ka pėr parim rregullimin modern tė rendit demokratik, sipas vlerave dhe parimeve tė Unionit Europian, atėherė Kosova do tė duhej tė investonte teknikisht nė pėrvojėn e rregullimit qytetar. Momenti demografik nė Kosovė ėshtė njė realitet i pakapėrcyeshėm (pėr kėtė ėshtė plotėsisht e vetėdijshme edhe Bashkėsia Ndėrkombėtare), ku sistemimi i pėrgjithshėm i shtetit modern tė Kosovės duhet tė mbėshtetet nė vullnetin dhe kapitalet e pėrgjithshme tė shqiptarėve qė pėrbėjnė mė shumė se 90%. Reflektimi i tėrėsishėm identifikues i shtetit tė Kosovės do tė fokusohet politikisht mbi bazėn e vendimit tė shumicės, duke mos i lėnė keq tė drejtat bazė tė minoriteve tė Kosovės. Pėr kėtė duhet marrė si bazė Kartėn e Unionit Europian dhe dispozitat e tjera ligjore ndėrkombėtare. Kjo nėnkupton qė identiteti nacional i Kosovės nuk do tė jetė as mė shumė as mė pak se pėrvojat e shteteve moderne nė Europė, ku predispozitat deklarative tė shumicės do ta formėsojnė identitetin pėrfaqėsues dhe administrativ-funksional tė atij shteti. Njėkohėsisht, minoriteteve duhet t’ju krijohet hapėsira e nevojshme pėr kultivimin e identitetit tė brendshėm.
Nga e tėrė kjo qė u tha nė mėnyrė pllakative (dhe njė varg aspektesh tė tjera) duhet ta kemi tė qartė se kėrkohet jashtėzakonisht shumė punė, poqėse vėrtet jemi tė interesuar tė ndėrtojmė njė shtet funksional, nė njėrėn anė, dhe ta ruajmė traditėn kombėtare, nė anėn tjetėr. Ēdo ikje nga ky angazhim, duke e zėvendėsuar atė me paragjykime, sanksionime, etiketime, romantizėm tė tejkaluar, fraza konspirative dhe konstruime fiktive, vetėm sa do ta vėrtetonte bindjen e shumicės sė evropianėve tė prosperuar se ėshtė fjala pėr njė popull tė prapambetur, ekzotik, diku nė cep tė Ballkanit. Ndėrkaq, nė rregullimin e brendshėm tė jetės nė Kosovė do ta akceptonim njė armiqėsi hipotetike, e cila mbase do ta pėrmbyste lirinė e mendimit, si promotor i zhvillimit tė gjithmbarshėm.

Nga kėndi romantik - trikotomia: „thuhet“, „e kuptueshme“ dhe „harrohet“, pėrmes sė cilės Dr. Qosja, i ndėrton argumentet e tij (nė shkrimin: „Identiteti Shqiptar dhe identiteti Kosovar), duke synuar tė identifikojė „shkatėrrimtarėt“ e kombit shqiptar, pėrshkohet me –izmat, qė japin konotacione negative posa tė shkrihen nė nocionet si irredentizėm, shovenizėm, nacionalizėm, etj.; dhe nė mėnyrė specifike, pėrgjatė gradacionit konceptual pėrmes termave implikuese dhe eksplikuese qė janė „kosovar“, „kosovarizėm“ dhe „kosovarizim“. Nė kėtė tekst u mėtua tė shprehet, as mė shumė e as mė pak, rruga e njė tjetėrsimi dhe dezintegrimi tė korpusit shqiptar nga ana e „disa“ intelektualėve kosovarė shqiptarė, tė cilėt veēohen nė kontekst si „bujkrobėr“. Njė karakteristikė tjetėr qė e pėrcjell kėtė tekst, ėshtė ruajtja izotope e identitetit tė Kosovės si njė nga „krahinat“ e kombit shqiptarė nė kuptim tė identitetit pėrbėrės, mbėshtetja e patjetėrsueshme shtetėrore e sė cilės nuk precizohet.
Dhe, duke pėrvėluar buzėt me njė filxhan tė nxehtė kafeje, sidomos sinonimia e dendur, ma krijoi bindjen se nė mos jam student pasiv mbi tė njohurat e pikėnisjes dhe tė karakterit tė kombit shqiptar. Kah fundi i tekstit fitova pėrshtypjen se mė flet prindi…“Baba“. Mirėpo m’u ngjallė njėkohėsisht edhe imazhi esullues qė e tėrė kjo amulli politike, anarki vlerash dhe elementesh identifikuese nė Kosovė, mjerisht, nuk u shqyrtuan dhe sqaruan nė asnjė paragraf tė tekstit respektiv. Cipa implicite, qė mbulonte esencėn e kėtij shkrimi, kish pėr qėllim t’i deklaronte si anti-komb-shqiptarė “debatuesit anonimė” dhe ta pėrmbyllte tėrė debatin me apelim tė ndėrgjegjės kombėtare nga kėndi i patriarkut.
Pėrmes njė imponimi kriptik, akuzimi i njerėzve qė diskutuan mbi kėtė temė se “janė nė shtim e sipėr, nė radhė tė parė, nė saje tė nxitjeve dhe, kur e kur, ndihmave qė iu vijnė qoftė prej disa institucioneve politike shkencore vendore, qoftė prej disa individėve a institucioneve politike ndėrkombėtare”, mėtohet qė tė identifikohet njė grup ēintegruesish tė kombit. Kėtu doli nė pah edhe prirja notorike pėr identifikim tė konspiracionit qė, sidomos nėse nuk argumentohet dhe mbėshtetet nė fakte, mė tė shumtėn e rasteve, krijon dėshpėrim, huti dhe neveri absolute tek lexuesit dhe dėmton etikėn e moralin debatues. Nėse mirret parasysh pėrkushtueshmėria e zotit Qosja nė publikimet e tij tė mėhershme dhe tė ndryshme pėr ‘Demokracinė’, si dhe profesionalitetin shkencor tė shprehur nė fushėn e historisė sė gjuhės, habit fakti se me sa lehtėsi i pėrmbys ai parimet elementare tė kėtij koncepti fundamental. Sidoqoftė, “mimikria” (apo pėrshtatshmėria) e kėtyre “intelektualėve anonimė”, siē i njollosi Dr. Qosja nė formulimin e tij pėrmbyllės, dhe nga pozita piedestale prej “shpėtimtari tė kombit shqiptar”, ėshtė njė akuzė e mėtejme qė, po e pėrsėris, nuk i kontribuon ēfarėdo debati. Si i tillė, duke marrė parasysh posaēėrisht edhe hapjen e shumėpritur tė shoqėrisė kosovare dhe intelektit tė saj, nuk ia del ta pėrmbyllė arbitrarisht fare kėtė debat, si dhe asnjė pas tij. Pėrfundimisht duhet tė kuptohet se njė prej virtyteve fundamentale tė njė shoqėrie demokratike ėshtė dhe do tė mbetet liria e tė shprehurit. Dhe asnjė instancė “auto-autoritative” nuk mund tė ngrehė ēekanin e njė ‘gjykatoreje mesjetare’ dhe ta sanksionojė mendimin e lirė.
Pastaj, qytetarėt e Kosovės nuk janė njė turmė e paditur, siē krijohet pėrshtypja, ku me anė tė njė debati mund tė orientohen si njė grigjė delesh nga “bujkrobėrit” e pėrfolur, qoftė nė njėrėn, qoftė nė njė anė tjetėr. Populli i Kosovės ėshtė njė ndėr mė tė politizuarit nė Europė, prandaj proceset qė prekin interesat e tij i ēmon me urtėsi dhe i kalkulon pėr mrekulli.

Dėshira qė pėrmes njė intonimi tė stagnuar nacionalist tė kurorėzohet kushdo si prijės nė kuptimin mitik tė fjalės, nuk do tė funksionojė mė nė Kosovė. Gjeneratat e reja sa vjen e po e shtojnė kredibilitetin e tyre profesional, intelektual dhe pragmatik pėr t’u shkėputur prej disa modeleve tė ngurtėsuara tė komunikimit, bagazhi i tė cilave mbetet pjesė e ligė e traditės kombėtare shqiptare nė pėrgjithėsi dhe vazhdimisht pėrpiqet tė riimponohet duke ngulshuar edhe ato pak frymime drejt njė prosperiteti modern. Ata nuk janė mė pak atdhetarė se gjeneratat e pronėsuara patriotike, pėrkundrazi janė tė vetėdijshėm se me tėrheqjen pėrfundimtare tė Serbisė nga Kosova do tė dijnė ta ngrisin mirėqenien e vendit tė tyre, por edhe ta mbrojnė me dinjitet prejardhjen, traditat dhe zakonet e tė parėve tanė.
Natyra e interferencave nė kėtė debat ėshtė ajo e cila gjen rrugė pėr largim nga diskutimi respektiv - pėr qartėsimin e pėrbashkėt tė dilemave dhe ideve, pėr njė ngritje tė qėndrueshme tė shtetit tė Kosovės.

Proceset dhe fokuset sa i pėrket Europės Juglindore (Ballkanit), si regjion gjeopolitik, nė perspektivėn e Bashkimit Europian dhe SHBA-ve, janė zhvendosur nė „Ballkanin [e ashtuquajtur] Perėndimor“, pjesė e tė cilit janė edhe shqiptarėt. Me fjalė tė tjera ky ėshtė regjioni i fundit i Ballkanit, i cili ende ėshtė nė procesin e pėrcaktimit pėrfundimtar statusor (Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia). Komuniteti Ndėrkombėtar, sidomos Bashkėsia Europiane, definitivisht janė tė pėrkushtuar pėr zgjidhjen e qėndrueshme tė statusit tė kėtyre vendeve. Pasi Kosova ėshtė prioritet nė kėtė agjendė, zgjidhja e statusit pėrfundimtar tė Kosovės mbetet vetėm ēėshtje kohe. Dhe, duke marrė parasysh qė zgjidhja e kėtij statusi – sipas qėndrimit aktual tė SHBA – ve, nė veēanti, dhe Grupit tė Kontaktit – duhet tė bazohet nė vullnetin e shumicės (qė ėshtė pėr pavarėsi tė plotė), atėherė shpallja e shtetit dhe Kushtetutės sė Kosovės janė vetėm ēėshtje kohe. Nėse pėr asgjė tjetėr, atėherė sė paku pėr kėtė arsye, ky debat ėshtė mė se i nevojshėm, nė mėnyrė qė tė shprehen, formėsohen dhe shpalosėn opinionet rreth identitetit shtetėror tė Kosovės, duke pėrfillur tė gjitha vėshtirėsitė dhe pėrparėsitė qė e pllakosin.

Rreziku i ēintegrimit tė kombit shqiptar nuk ekziston. Perspektivat tė cilat janė hapur, mund tė ēojnė vetėm nė (ri)integrime. Dhe kjo duhet tė kihet gjithnjė parasysh.
Sidoqoftė, kompleksiteti i sė kaluarės dhe i sė tashmės i kombit shqiptar, si dhe shpėrndarja e tij nė disa shtete tė Ballkanit, e kushtėzon njė shqyrtim mė pėrfshirės realist, e jo reduktues nacionalist. Nėpėrmjet tė njė ballafaqimi tė tillė difuz, do tė krijohej hapėsira pėr definimin e gjendjes dhe perspektivave tė secilit segment tė kombit shqiptar nė Ballkan, duke krijuar mundėsitė e njė bashkėpunimi tė ngjeshur dhe tė ndėrsjellė.
Ėshtė pikėrisht formula e strategjisė sė dyfishtė (e pėrdorur nga shumė kombe tė vogla), qė, nė rast tė njė konvertimi tė shpejtė dhe tė mėvonshėm, tė njė periudhe post-statusore tė Kosovės, tė jemi nė gjendje tė gėzojmė kredibilitet ndėrkombėtar, prosperitet tė brendshėm, dhe qė shkrirja e ardhshme tė mos pėrjetohet si traumė. Kjo ka ndodhur nė mėnyrė paralele nė kushte tė okupimit, pa lėre mė sot. Edhe pse do tė jetė vėshtirė dhe do tė lypset shumė punė, padrejtėsia qė i ėshtė bėrė binjakėve tė njė kombi, mund tė korrigjohet nga vet ata, kur tė bėhen tė rritur dhe tė mėvetėsuar. Kėtė mundėsi, nėse askush tjetėr, do ta ofrojė konfiguracioni integrativ Evropian, i cili qysh tani kufijt i konsideron si koncept tė vjetruar ndasie.
Deri atėherė, kufijt mbeten mė se tė hapur. Mua nuk mė kujtohet ta kenė zbrapsur dikend nga pikėkalimi i “Morinės” apo te “Qafa e Thanės”, me tė thėnė qė ėshtė shqiptar.



by Gazetajava.com