Nga Gazetajava.com
NJI KANDIDAT IDEAL ZEZAK PĖR SHPINĖ E BARDHĖ
Nga
Oct 16, 2006, 13:33
 |
| Obama Barack |
Oprah Winfrey tashma e ka caktue intervistėn eksluzive me te, revista Mens Vogue e ka botue nė ballinė, edhepse ai ka refuzue me veshė tesha tė firmave tė njoftuna, revista Marie Claire e ka fotografue nKongres nė pozėn e tij tė preferueme si tė John F. Kennedy. Gjithēka asht gati pėr lansimin e madh tė librit The audacity of hope tė Barack Obamas kah mesi i kėtij mueji, i cili flet pėr jetėn, familjen, religjionin, politikėn dhe racizmin.
Obama ka vetėm 45 vjet, asht senator i shtetit Illinois dhe asht afėr me e pėrfundu librin me autobiografinė e dytė, nji rekord. Amerika kurrė nuk ka pa nji politikan si ai.
Vetėm para gjashtė vjetėve, kur vendosi me e lanė karrierėn e avokatit pėr nji pėrpjekje tė dėshtueme pėr mu ba deputet, Obama ishte aq i panjoftun, sa nė kuvendin e demokratėve tė Los Angelesit nuk iu lejue vendi i rezervuem pėr vipat e partisė. Sot, shumkush mendon se nė vitin 2008 ka me u kandidue nga demokratėt pėr Shpinė e Bardhė. Nė kėtė mėnyrė kishte me qenė presidenti i parė zezak nė historinė amerikane.
Se Obama asht kandidati ideal pėr shumicėn e demokratėve u pa nė nji tė diel kur u paraqitė nė takim nIowa, ku e prezentoi senatori Tom Harkin me fjalėt: Kam provue me bindė Bonon me ardhė, por meqenėse nuk erdhi, e ftova rokerin e dytė ma tė famshėm tė politikės amerikane.
Pėr 40 minuta Obama ka folė para 5000 njerėzve pothuej tanėsisht tė hipnotizuem. Nė vend se me akuzue George W. Bushin, ai e ka definue presidentin si person tė mirė, tue thanė se nuk asht e mundun qė spektri i terrorizmit tė nxitet vetėm para zgjedhjeve, pėrderisa turma e njerėzve e pengonin tue bėrtitė Obama 2008!.
Ai refuzon me folė pėr Shpinė e Bardhė. Deri tash kam evitue nji kandidaturė, por gjanat munden me ndryshue, ka thanė Obama. I vetmi qė e ka kėshillue senatorin pėr me pritė rastin ka qenė ish-presidenti amerikan Bill Clinton, i cili ka thanė pėr senatorin Obama, Barack nuk duhet me gabue e me synue kaq shpejt nė Shpinė e Bardhė.
Simbas burimeve tė mbrendshme demokratike, Obama ka mundėsi me rrxue gruen e tij Hillary, e cila konsiderohet nji kandidate e zorshme; ajo asht shumė konzervative pėr bazėn e partisė dhe shumė progresiste pėr dėshirėn e nji Amerike ma konzervative. Tue iu falenderue popullaritetit qė ka midis afroamerikanėve, Obama kishte me e ripėrvetėsue jugun e Shteteve tė Bashkueme, ku dominojnė republikanėt qė nga koha e Clintonit. Mirėpo, karizma e Obamas shkon pėrtej pikėtakimit racial.
Barack Obama me nanėn prej Kansasi e babėn prej Kenias, i lindun nė Honolulu e i rritun ndėrmjet Hawaii dhe Indonezisė, duket se asht kandidati i pėrkryem i Amerikės sė re multikulturore. Mlejoni me folė gjysė ore me kedo dhe kam me e bindė me mvotue, flet ai bindshėm, pėr me pėrfundue me - Nuk ka randėsi a asht i bardhė, i zi ose latin, demokrat ose republikan, e di sigurt qė jam nė gjendje me hy nė raport me tė gjithė.
Prova ma aktuale e karizmės sė tij ka ndodhė nė muejin Gusht gjatė udhėtimit tė tij nAfrikė, ku Obama asht pritė thuese asht president i Shteteve tė Bashkueme. Pėr dallim nga Bill Clinton, qė afrikanėve u kishte kėrkue falje nga ana e amerikanėve pėr kohėn e skllavėrimit e pėr jomundėsinė e ndalimit tė gjenocidit nė Rwanda, Obama ka shikue kah e ardhmja e kontinentit pa i kursye aspak kritikat. (Panorama.it)
by Gazetajava.com