Nga Gazetajava.com
Kujt i duhen veprat, kur i ke fjalėt
Nga Dimal Luta
Mar 1, 2007, 18:34
Me hoody (bluzė me kapelė) tzi, jeans tzeza e patike poashtu tė zeza, Plan B nė vargjet e veta mundet me pasė pėrmbajtje tė errėt, por edhe veshjen ia ka pėrshtatė muzikės. I konsideruem si pėrgjigja britanike e Eminemit, po me pėrmbajtje ma morbide, tue repovat pėr pėrdhunime, vrasje, abuzim droge, dhunė e seks tė moshės sė mitun, tshoqnueme me gitarė akustike, krejt kėto e bajnė ate artist shumė interesant. Emnin e vėrtetė e ka Ben Drew, lind nvitin 1984 e rritė nė Forest Gate tė Londrės. I kontraktuem nga e njajta kompani si The Streets, albumi i tij i parė Who Needs Actions When You Got Words (Kujt i duhen veprat kur i ke fjalėt), nuk u ngjit ma nalt se nvendin e 30 nė toplistat britanike, por u shpėrblye me vlerėsimet e mira tė kritikės dhe u vendos nvendin e katėrt nė konkursin e BBC-sė, Tingujt e 2006-tės.
Salla ku u paraqit, Shepherds Bush Empire, megjithėse e vogėl, me kapacitet maksimal pej 2000 vendeve, ka pasė mysafirė disa pej muzikantėve ma me influencė tė shekullit 20. Aty kanė kėndu David Bowie, Rolling Stonesat, e deri te Blur.
Koncerti u hap nga Hadouken!, grup i ri qė premton, me instrumente tgjalla(!)e me nji reper nė ballė, me shumė kualitete qė i vendosė ata nė tė njajtėn pozitė artistike si Plan B. U paraqit edhe nji reper i ri nė fillim tė karrierės sė vet me kangėn You Cant Rap. Por, pėr me ngjallė publikun e me i ba gati pėr pjesėn kryesore, u desht me dalė Professer Green, reper pej pjesės lindore tLondrės, i kontraktuem nga kompania e Mike Skinner-it, The Beats. Edhepse i kėndoi shumė kangė tė cilat publiku nuk i njihte, nuk mbet asnji person qė nuk ia nisi me kcy me muzikėn e tij. Impakti i tij mu ba i qartė veē kur i pashė mbas koncertit qinda vetė tue pritė nrend me e ble mixtapein (CD jo zyrtare) Lecture#1 nė sallėn e koncertit.
Kur i erdh rendi Plan-it B, nuk la asgja pa luejt. Tė gjitha i performoi me instrumente nskenė, e jo me laptop! Aty e pati bateristin e tij Cassell the Beat Maker, edhe basistin e vet, e edhe nji nandėmdhetė vjeēar si gitarist kryesor.
Nskenė doli me kangėn Kidz, tė cilėn e pasoi me version akustik tė kangės tjetėr Charmaine, nė tė cilėn repon nga perspektiva e nji burri qė dashurohet nė nji 14 vjeēare, pa e ditė moshėn e saj dhe veē mbasi bajnė seks, nji mik i vet ia kallxon moshėn e saj tvėrtetė. Ky rrėfim i ēuditshėm por shumė i sinqertė, e pėrcaktoi tonin pėr pjesėsn tjetėr tė koncertit.
Derisa e tanė turma e kėndonte ēdo fjalė tė Mama (Loves a Crack head), ende mdoket ēudi qysh kjo kangė ka mbėrri veē deri nvendin e 41 tė top listės sė singėll-disqeve nė Britani.. Kanga asht nji rrėfim i vėrtetė pėr ate se qysh nana e tij u dashunue nė nji narkoman. Tė dashtunin e nanės sė vet e pėrshkruen si Nji gjylponė e flliqtė, qė se din ku u kanė
krejt ēka di unė asht se e kam pa nekstazė kur jam i pastėr ka thanė. Kjo kangė pėrmbledhė tonin agresiv e megjithatė shumė realist tė Plan-it B dhe e thekson aftėsinė e tij pėr me i kallxue ndigjuesit tvet nji tregim.
Nė shumicėn e kangėve talbumit tė tij, ai pėrdor personazhe qė janė tė lidhuna me drogė, qoftė si dilerė apo tė varun pej saj ashtu qė ishte nji pamje e jashtėzakonshme kur pėr nji moment e ndali muzikėn pėr me reflektu pėr miqtė e tij qė i kanė vdekė nga abuzimi i drogės. Ai kallxoi se si miqtė e tij ishin kanė djem tbardhė tklasės smesmeqė kishin mendu se munden me e kontrollu drogėn derisa droga kish fillu me i kontrollu ata. Edhepse e theksoi qartė se nuk donte me kanė hipokrit sepse vetė kish eksperimentu me drogė, ai tha se e ndjente nevojėn me ia ba me dije audiencės se drogat si heroina e kokaina nuk i kishin dhanė kurrgja tjetėr veēse kishin shkaktue dhimbje dhe vdekje nė jetėn e tij. Kjo ishte nji hymje e mrekullueshme nė Missing Links, nji kangė pėr narkomanė tė cilėt i ka njohtė, ēka janė kanė e ēka kanė mujt me u ba para se tfillonin me marrė drogė. Vargjet In the world of wasted talent, could of been great now there just making up the balance, Musicians, artists, writers, authors, Gymnasts athletes footballers tregojnė se ēka u ndodh shpesh talentėve tė ri. Kjo kangė pėrdor si sample Pyramid Song tė Radioheads-ave, por muzikėn u desht me e ndėrru nė momentin e fundit para se ta kėndonte nė ndarjen e ēmimeve tė NMEs vitin e kaluem, mbasi nuk kishte marrė lejen pėr me pėrdorė atė sample. Dmth, mund tė gjenden dy versione tė kėsaj kange.
Nga fundi, njani pej beat boxer-ave ma tmirė nė botė, Killa Kella iu bashkue nė skenė Plan Bs dhe mysafirėve tė tjerė special. Nė mbyllje, Plan B luejti klasikėt si Song 2 tė grupit Blur ».
Nė turneun nėpėr Britani tė Madhe, Plan B » vendosi me nxjerr nshitje kangė qė nuk janė ndigju pej audiencės si dhe remixa tė kangėve tė vjetra. Mixtape-i quhej Pain it Blacker qė i referohet kangės sė grupit Rolling Stones Paint it Black, dhe pėrmban dy sample tė kėtij grupi , nji pej Paint it Black, e tjetri pej Wild Horses. Mixtape-i poashtu pėrmban edhe sample tė Jose Gonzalez-it, Leonard Cohen-it, dhe tė grupeve Nirvana e Coldplay. Derisa po largohesha drejt daljes, hetova se po e shitnin mixtape-in e Professor Greenit. Nfakt vetė Profesori po e shitte ate. Arrita me e ble CDnė e fundit, me bisedu pak me te dhe me kėnaqėsi ma nėnshkroi CD-nė. Kujt i duhen veprat, kur i ke fjalėt?!!!
www.myspace.com/hadoukenuk
www.myspace.com/proffessergreen
www.myspace.com/time4planb
ėėė.myspace.com/leadingbyexample
by Gazetajava.com