Nga Gazetajava.com
NJERĖZIT MĖ ME NDIKIM NĖ BOTĖ 2007
Nga "TIME"
May 21, 2007, 14:00
Liderėt dhe revolucionarėt:
 |
| Barack Obama |
BARACK OBAMA. Senatori ende i ri dhe me mendime tė guximshme i SHBA e bėn vrapin e tij drejt historisė.
Qė prej momentit tė parė tė tij nė qendėr tė vėmendjes kombėtare fjalimi i tij nė Kuvendin Kombėtar Demokratik nė vitin 2004 Barack Obama ia ka bashkangjitur vetes nocionin e guximit. Atė natė ai foli pėr guximin e shpresės, njė frazė kjo e marrė nga ministri i Trinity United Church of Christ nė Chicago. Ai e pėrdori kėtė frazė si titull tė librit tė tij tė dytė, bestseller pėr njė nanosekondė tė shitjes. Dhe, natyrisht, se ėshtė e guximshme nga njė senator me dy vite nė shėrbim, nga prindėr tė racave tė pėrizera, me emrin e mesėm Hussein, qė tė sfidojė njėrin nga politikanėt mė tė njohur dhe mė tė financuar, Hillary Clinton. Shpejtėsia e kandidimit tė tij, nė sondazhe dhe nė sasi tė parave, ka qenė jashtėzakonisht e guximshme.
Ai ėshtė njė folės i dashur, toni i tij ėshtė mė shumė kontravers sesa oratorik. Ai i ofron pak publikut qė pret retorikė tė mishit tė kuq, disa janė edhe tė befasuar, dhe tė dėshpėruar nga menēuria e tij kėmbėngulėse. Nė mes tė Prillit, Obama 45 vjeē, mbajti njė fjalim tė gjatė nė lidhje me politikėn e jashtme ku befasisht harxhoi shumė pak kohė pėr Irakun. Pėrkundėr kėsaj, ai fliste pėr parimet kryesore: pėr aleancat dhe pėr altruizmin nė politikėn amerikane.
Por pikėrisht ky ėshtė basti i senatorit, nė kohėn e partizanėve tė prishur, pas gjashtė viteve presidenciale tė dedikuara pėr kundėrshtarėt e brendshėm dhe aleatėt e jashtėm, njė kandidim i Obamas do tė prosperonte duke ofruar tė kundėrtėn e kėsaj: flagrante, kėrkim tė konsesusit tė menduar mirė. Qė ėshtė mjaft e guximshme, me tė vėrtetė. (Joe Klein)
 |
| Codoleezza Rice |
CONDOLEEZZA RICE. Duke e takuar botėn me kurajo dhe elegancė.
Condoleezza Rice e din kush ėshtė dhe e mban mend prej kah ka ardhur. Posa ishte zgjedhur Sekretare e Shtetit, ajo e solli Sekretarin e Jashtėm Britanik, Jack Straw, nė shtetin e e saj nė Alabama. Ajo e dėrgoi atė nė Kishėn Baptiste nė Birmingham, ku katėr vajza tė vogla ishin vrarė nga njė akt i terrorit racist. Ajo e dėrgoi atė nė Institutin e tė Drejtės Civile. Dhe e dėrgoi atė qė tė pėrcjell shėrbimet e kishės ku babai i saj kishte shėrbyer si pastor gjatė viteve tė turbullta tė 60ta.
Si fėmi, Condi e ka provuar personalisht se si ėshtė tė jesh qytetar dhe tė tė mohohen tė drejtat pėr shkak tė ngjyrės sė lėkurės. Kur njėra nga heroinat e saj vdiq, Rosa Parks, Condi ishte nė rendin e parė tė funeralit, duke i bėrė homazhe gruas e cila u ul nė ulėse tė autobusit ashtu qė tė gjithė amerikanėt mund tė meritojnė njė ulėse nė tavolinė. Si Sekretare e Shtetit, Rice, 52 vjeēare, ka komunikuar me botėn vazhdimisht se edhe pse SHBA ėshtė vend madhėshtor, nuk ėshtė perfekt. Derisa unė dhe ajo nuk pajtohemi politikisht, unė e admiroj mjeshtėrinė, trimėrinė si dhe vlerat e saja. Ajo e ka balancuar karrierėn e saj aktive me devotshmėri ndaj familjes, shokėve dhe komunitetit. Dhe gjen kohė pėr tė mbetur nė kontakt me rrėnjėt e saj jugor. (Donna Brazile)
 |
| Raul Castro |
RAUL CASTRO. Trashėgimtari qė mund ta ndėrroj Kubėn.
Kuba pa Fidelin e paimitueshėm? Kjo ka qenė e pakuptueshme dhe e paimagjiueshme pėr 10 presidentė amerikanė dhe pėr gjenerata qė kanė kaluar nė krekosjet e tija anti-yanqui. Por me shėndetin e tij nė pikėpyetje, vėllau i tij mė i ri, Rauli, njeriu qė e mban rekordin botėror qė ka qėndruar si Ministėr i Mbrojtjes, ka konsoliduar menēur pohimet e tija. Ai mund tė jetė figurė po aq historike sa edhe Fideli mirėpo, ajo do tė jetė nė rrugėn qė e dėrgon Kubėn larg gabimeve tragjike tė vėllaut tė madh.
Pėrveē sė ėshtė adhurues i patundshėm i Stalinit, ai ėshtė edhe aleat i Kremlinit. Mirėpo, ai ka dėshirė tė hyjė nė bisedime me SHBA pasi i duhet ta rimėkėmbė ekonominė, tė angazhojė rininė e pakėnaqur dhe tė modernizojė sistemin e diskredituar komunist. (Brian Latell)
 |
| Angela Merkel |
ANGELA MERKEL. Si e gjeti Gjermania gruan e hekurt tė saj.
Nė vitin 1989 Angela Merkel punonte si hulumtuese nė fizikė nė Institutin e Kimisė Fizike, nė Akademinė e Shkencave tė Gjermanisė Lindore nė Berlinin Lindor. Ajo kurrė nuk ka marrė pjesė nė aktivitete politike. Pastaj muri i Berlinit u rrėzua dhe Angela Merkel iu bashku radhėve tė CDUs nė Gjermaninė Lindore. Nė vitin 2000 u zgjodh kryetare e CDU, ndėrsa nė 2005 u bė kancelare.
Stili i lidershipit tė Merkelit ėshtė arti i pėrmbushjes sė qėllimeve tė mėdha, duke e akumuluar nuancėn. Mendon, por edhe kėmbėngul drejt qėllimeve tė saja. Nė politikėn e jashtme ajo ka arritur qė tė balancojė marrėdhėniet e ngushta me SHBA dhe kooperimin e nevojshėm me Rusinė. Nė zyren rrotulluese tUninoit Europian, ajo ka dhėnė njė impuls nė integrimin europian. Mendoj se Merkel, 52 vjeēare, do ti shtyej reformat deri nė pikėn e paevitueshme, duke e zbutur pėrcaktimin e saj nga modestia dhe aura e kompetencave. Nėse kjo ndodh, Merkel, do tė bėhet ekuivalenti gjerman i Lady Margaret Thatcher me stil tjetėr dhe rezultate tė krahasueshme. (Henry Kissinger)
LIDERĖT DHE REVOLUCIONARĖT TJERĖ:
Mbreti Abdullah bin Abdul Aziz al-Saud
Arkipeshkvi Peter Akinola
Omar Hassan al-Bashir
Papa Benedikti XVI
Osama bin Laden
Michael Bloomberg
Hillary Clinton
Mbretėresha Elizabeth II
Sonia Gandhi
Hu Jintao
Ayatullah Ali Khamenei
Liu Qi
Tzipi Livni
Nancy Pelosi
Gjenerali David Petraeus
John Roberts dhe
Arnold Schwarzenegger
Heronjtė dhe pionierėt:
 |
| Thierry Henry |
THIERRY HENRY. Natyrisht, ai ėshtė futbollist i madh. Por ylli franēez dėshiron ta ndryshojė botėn.
Rapiditeti. Kjo ėshtė gjėja e parė qė mė bie ndėrmend kur e shikoj bashkėkombasin tim dhe shokun Thierry Henry nė fushė. I shpejtė. E dua kur e shikoj se si e merr topin dhe i rrėzon mbrojtėsit kundėrshtar qė e ndjekin pėr tia marrė topin. Ēdoherė qė e prek topin e dini se do tė bėj diēka tė trentė ndoshta diēka qė se keni parė kurrė.
Por ai ėshtė diēka mė shumė se njė futbollit i madh. Ai dėshiron ta ndryshojė botėn. Nuk ėshtė sekrete qė futbolli europian po e lufton problemin e racizmit, nė tifozėri dhe nė fushė, dhe asnjėri nuk ka bėrė mė shumė se Henry nė kėtė drejtim. Kur kamerat e kapėn trajneri e reprezentacionit spanjoll duke pėrdorur fjalė raaciste pėr ta pėrshkruar Henrynė nė vitin 2004, ai do tė mund ta humbaste qetėsinė e tij. Mirėpo, Thierry, qė ėshtė gjithmonė i qendrueshėm, rekrutojė bashkėlojtarė dhe e lansoi kampanjėn Stand Up Speak Up, qė mblodhi miliona dollarė dhe njė informim tė pabesueshėm pėr tė luftuar racizmin. Racizmi e mundon atė shuėm, mirėpo ai ka dėshirė qė ta luftojė atė nė mėnyrė profesionale. Natyrisht, racizmi nuk ėshtė zhdukur mirėpo mund ta shihni se ėshtė nė rėnie. Dhe pėr kėtė duhet ta falenderoni Thierrynė.
Kur kam qenė i vogėl, sportisti im mė i dashur ka qenė Michael Jordan, pėr shkak tė vetėbesimit dhe kontrollit perfekt qė e ka pasur nė palestėr. Pastaj fillova ta shikoja Thierrynė duke luajtur futboll, dhe munda ta shoh sigurinė nė sytė e tij. Po provoj ta kopjoj pėrafrimin e tij nė palestrat e basketbollit, dhe mendoj se ēdokush mund tė mėsoj njė mėsim nga Thierry: i madh pėr nga gjakftohtėsia. Mirėpo mos llogaritni se do tė bėheni tė shpejtė si ai. (Tony Parker)
 |
| George Clooney |
GEORGE CLOONEY. Njeriu qė pėrdor fuqinė e yllit pėr tė ndriēuar krizėn nė Darfur.
Nė fisin tim nė Sierra Leone njė proverbė thotė: I huaji qė i tregon tregimet tona kur ne nuk mund tė flasim jo vetėm qė na zgjon shpirtin tonė por edhe tregon humanitetin tonė tė cilėn tė tjerėt dėshirojnė ta harrojnė dhe ai qė e bėn kėtė bėhet i familjes sonė. Kur George Clooney shkoi nė Darfur pėr tė ngritur ēėshtjen e njerėzve atje ai u bė pjesė e familjes sonė.
Clooney, 46 vjeēar, morri familjen e tij babai i tij ėshtė gazetar veteran i televizionit Nick Clooney me te nė Darfur nė udhėtimin e parė tė tij atje, dhe tė dy e bėn A Journey to Darfur emision ky qė pushtoi rrjetin televiziv amerikan. Ky aktor u kthye nė ShBA si avokat i pėrhershėm i ēėshtjes sonė, duke folur nė Washington, lobuar nė Senat dhe duke folur para Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara. Fama e tij i dha mundėsinė qė ai tė flas. Por kur ai foli, ishte njė njeri tjetėr, me njė pasion tė pandėrprerė, qė nuk mund tė rijė dhe tė shikojė gjenocidin qė vazhdonte nė Darfur. Neve na duhen mė shumė njerėz si George Clooney dhe babai i tij, njerėz qė kanė dėshirė qė tė punojnė shumė pėr tė treguar pėr vuajtjet e bashkėqenieve tona njerėzore nė tė gjitha anėt e botės. (Ismael Beah)
 |
| Roger Federer |
ROGER FEDERER. Arti i kėndshėm i top teniserit botėror.
Aspekti mė impresiv i pushtetit tė Roger Federerit nė maje tė botės sė tenisit ėshtė mėnyra se si e mban ai veten si kampion. Kjo ėshtė e pazakonshme. Ai e lė reketin e vet qė tė flet. Ai nuk ka njė numėr trajnerėsh qė tė mikromenaxhojnė ēdo gjė qė bėn ai. Rogeri ka aq shumė talent natyral. Sa herė qė flas me Rogerin e ndjej se ai nuk ka ego nė anėn e tij. Kur flitni me Rogerin ai ju bėn tė ndjeheni tė rėndėsishėm pa marrė parasysh se a jeni tifozė, rival apo njė plakush si unė.
Njerėzit shpesh mė pyesin nėse Rogeri, 25 vjeēar, ėshtė lojtari mė i mirė i tė gjitha kohėrave. Tė presim deri nė fund tė karrierės sė tij para se tė gjykojmė gjėnė mė tė mirė nė botė. Ai definitivisht duhet tė merr pjesė nė ēdo bisedė. Njė gjė ėshtė e sigurt: ai ėshtė lojtari mė i mirė i epokės sė tij dhe njėri ndėr kampionėt mė tė adhuruar nė planetė. Dikush nė ndėrkohė do tė gugas. E bukura ėshtė, se Rogeri nuk do ta bėj atė. (Rod Laver)
HERONJTĖ DHE PIONIERĖT TJERĖ:
Maher Arar
Wesley Autrey
Tyra Banks
Warren Buffet
Youk Chhang
Tony Dungy
Elizabeth Edwards
Drew Gilpin Faust
Michael J Fox
Timothy Gittins
Garry Kasparov
Amr Khaled
Judith Mackay
Chien-Ming Wang
Oprah Winfrey
Zeng Jinyan
SHKENCTARĖT DHE MENDIMTARĖT:
Paul Allen
Chirs Anderson
Elizabeth Blackburn
Richard Dawkins
Frans de Waal
Al Gore
Monty Jones
John Mather
Douglas Melton
Steven Nissen
Tullis Onstott
Svante Paabo
Lisa Randall
Klaus Schwabb
Kari Stefansson
Alan Stern
Neil deGrasse Tyson
J. Craig Venter
Nora Volkow
ARTISTĖT DHE ZBAVITĖSIT:
Cate Blanchett
Sacha Baron Cohen
Leonardo DiCaprio
Alber Elbaz
America Ferrera
Tina Fey
Simon Fuller
Brian Grazer
John Mayer
David Mitchell
Kate Moss
Youssou NDour
Anna Netrebko
Rosie ODonnell
Brad Pitt
Shonda Rhimes
Nora Roberts
Rick Rubin
Martin Scorsese
Justin Timberlake
Kara Walker
Brian Williams
NDĖRTUESIT DHE TITANĖT:
Bernard Arnault
Richard Branson
Rhonda Byrne
Steven Cohen
Clara Furse
Ho Ching
Chad Hurley dhe Steven Chen
Steve Jobs
Ken Lewis
Erik Lie
Pony Ma
Lakshmi Mittal
Shigeru Miyamoto
Michael Moritz
Indra Nooyi
Cyril Ramaphosa
Philip Rosedale
Stephen Schwarzman
Katsuaki Watanabe
by Gazetajava.com