Nga Gazetajava.com
Lutfi Haziri dhe Rrustem Mustafa janė Mafi politike?
Nga Ibrahim Ademi / Fatlum Rrahmani
Jun 3, 2007, 10:59
 |
| Xhemajl Hyseni, kryetar i kuvendit te Gjilanit |
Ka qenė shumė e rėndė pėr tė mbledhja fundit e Kuvendit Komunal, ku i ka pirė mė diku dy litra ujė nga presioni. Nuk e dimė nėse do tė zgjidhet kryshefi ekzekutiv sivjet. Nuk dha kurrėfarė prognoze. Lansoi njė akuzė pėr dy kreatorėt e koalicionit LDK-PDK, Lutfi Hazirin dhe Rrustem Mustafėn, duke i quajtur nė mėnyrė tė tėrthortė Mafi Politike. Nganjėherė ishte konfuz dhe thoshte se dega e LDDs e ka vlerėsuar si Mafi Politike dhe mundohej ti ikte pėrgjegjėsisė individuale, ndėrsa nė anėn tjetėr thoshte se nuk ėshtė pishman pse i ka quajtur si tė tillė. Jo nuk jam pishman, unė po ju them shumė troq, tha i nervozuar. U mundua ta zbėrthejė termin Mafi Politike, duke aluduar nė kontrata tė panatyrshme qė, sipas tij, kanė bėrė LDK dhe PDK. Nuk beson se do tė ngritet padi pėr shpifje kundėr tij, por nėse vie puna tė paditet, thotė se nuk do ti paraqitet gjykatės, ngase sipas tij asnjė matrapaz politik dhe asnjė dallaverxhi nuk mund ta ulė nė bankėn e tė akuzuarve. Xhemajl Hyseni nuk pritoi me folė as kėsaj radhe pėr Gazetėn Java, edhe pse ankohej se po e mundon tensioni i gjakut.
JAVA: Mbledhja e fundit e Kuvendit Komunal ishte mjaft e rėndė pėr juve. I keni pi dy litra ujė prej sikletit. Pse nuk po lėshoni pe?
Xhemajl Hyseni: Jo, ujė kam pi mė pak se dy litra, sigurisht gati pėrgjysmė mė pak. Mbledhja e kishte atė rrjedhėn e vet. Unė kam proceduar nė seancė konform ligjit, statutit tė Kuvendit Komunal dhe rregullores 2000/45, dhe kam reflektuar krejt atė qė e ka pasur njė zhvillim paraprak procedural. Kam respektuar institucionin e konkursit, vlerėsimin e panelit dhe nė bazė tė atij vlerėsimi e kam rekomanduar kandidatin pėr kryeshef tė ekzekutivit. Ėshtė ēėshtje tjetėr qė shumicės nė atė moment nė Kuvend nuk ju ka pėlqyer ajo dhe kanė insistuar pėrkundėr normės statutare tė definuar, tė procedojnė ndryshe, qė unė nuk kam pranuar, sepse po tė lėshoja pe nė radhė tė parė da ta shkilja ligjin, do ti zhvlerėsoja rekomandimet e panelit. Pra, po tė lėshoja pe, do tė bėja shkelje procedurale.
JAVA: Pse jeni lidhė veē pėr emrin e Enver Mujit dhe tė Zijadin Maliqit?
Xhemajl Hyseni: Jo nuk jemi lidhė pėr kėta dy veta. Konkursi ka qenė i hapur, ku kishin konkuruar 11 kandidatė dhe prej tyre 10 persona kanė qenė nė intervista. Paneli nė pėrbėrje shumėpartiake e ka bėrė vlerėsimin e tyre dhe e ka bėrė njė rangim nė bazė tė poenave, ku i pari ka qenė Enver Muja, i dyti Zijadin Maliqi, e pastaj tė tjerėt. Unė e kam propozuar kandidatin qė ka fituar vota mė sė shumti, qė ėshtė vlerėsuar mė sė larti nga paneli dhe si tė tillė e kam ofruar pėr mandatar tė mundshėm pėr kryeshef ekzekutiv. Edhe pse votimi nė kėto ēėshtje ėshtė formal.
JAVA: Pse formal?
Xhemajl Hyseni: Sepse shumė mė i rėndėsishėm nė procesin e rekrutimit ėshtė vlerėsimi profesional i panelit dhe nė Kuvend ėshtė njė vendim formal, sa pėr tė kaluar. Gjithkund nė botėn demokratike institucionale, aty ku kemi njė votim formal shkon veē sa pėr tu regjistruar se kandidati ose kandidatja e nominuar ka kaluar dhe ėshtė legjitimuar si bartės i njė funksioni konkret.
JAVA: A skeni kandidat mė tė mirė pėr kryeshef se Enver Muji e Zijadin Maliqi?
Xhemajl Hyseni: Kosova konsideroj ende nuk ka kuadro tė bollshėm pėr tė qenė bartės tė pėrgjegjshėm nė institucione dhe nėse njė kuadėr pėr 17 vite ka qenė pjesė aktive e krejt procesit, e krejt zhvillimit deri nė kėtė fazė, dhe nėse njė kuadėr nga viti 2000 kur kemi institucionet e pėrkohshme ėshtė nė ballė tė institucioneve, persona tė cilėt nė tė kaluarėn e tyre kanė njė bagazh profesional, njė pėrvojė tė kapitalizuar, normalisht se si kandidat kanė qė shumė mė tė pregaditur nė raport me tė tjerėt. Dua tė them se nė Kosovė, nė kėto 7 vite, ėshtė bėrė edhe njė investim nė krijimin e kuadrove, pėrmes trajnimeve, pėrgatitjeve, programeve tė ndryshme dhe kėta dy persona qė u apostrofuan nga ju i kanė kaluar tė gjitha fazat. Nuk them se Gjilani nuk ka edhe kuadro tjera, por ata kishin konkuruar dhe nė bazė tė vlerėsimit tė panelit, nė kėtė rast zotėri Muja doli kandidati mė i mirė dhe unė e propozova.
JAVA: Nėse z. Muja paska dalė si kandidati mė i mirė, LDD atėherė i paska punėt keq, ngase Enver Muja ėshtė akuzuar shumė herė pėr keqpėrdorime, papėrgjegjėsi e jotransparencė. A nuk ju kanė mbushė mend kėto akuza pėr tė mos e nominuar Enver Mujin pėr kryeshef?
Xhemajl Hyseni: Paralelisht me atė procesin pozitiv qė e pėrmenda pėr kompletimin e kuadrove, nė armatosjen e tyre me njohuri teorike dhe praktike, nė kuadėr tė procesit tė menaxhimit nė administratėn e Kosovės dhe atė komunale, e kemi edhe atė procesin tjetėr qė e pėrmendėt ju, krijimin nė thojza tė atyre atributeve pėr ti eliminuar thjesht nė njė gradacion politik, siē ndodhi me zotėri Mujėn. Mund tė them me shumė bindje se zotėri Muja ėshtė njė viktimė e proceseve politike, e montazheve dhe e akuzave tė fabrikuara nga instanca tė ndryshme, individė, grupacione, qė realisht u reflektua edhe nė seancėn e fundit kur nuk ju dha vota pėr ta nominuar. Kėshtu kanė vepruar edhe nė dy seancat e mėhershme, ku nuk ju dha mundėsia Kuvendit Komunal pėr tė vlerėsuar punėn e tij dhe pėr ti thėnė jo nuk tė vazhdon kontrata ty.
JAVA: Enver Muji ėshtė akuzuar se ka keqpėrdorur miliona euro, i ka rrahur gazetarėt dhe ka qenė krejtėsisht jotransparent. Kurrė nuk ka pranuar me folė pėr media. Ēka domethėnė kjo pėr juve?
Xhemajl Hyseni: Enver Muja nuk ka bėrė keqpėrdorim tė milionave. Po tė qėndronte kjo, do tė ishte nė burg. Rasti i rrahjes sė gazetarit ka qenė aksidental. Pėrndryshe, ne e kemi si Kuvend Komunal zyrėn pėr marrėdhėnie me publikun dhe i kemi pėrgjegjėsit e autorizuar me komuniku me mediat.
JAVA: Pėr shembull Javės nuk i ka dhėnė asnjėherė intervistė...
Xhemajl Hyseni: Ajo ėshtė ēėshtje e tij. Dikush edhe nuk ka qejf me qenė me vetėdėshirė si akter aktiv nė mediume. Fatkeqėsisht, gazetat janė marrė me tė shumė dhe ai nuk ka dashur tė mirret me to.
JAVA: E ka pėr obligim tė jap sqarime, se me pare tė qytetetarėve ėshtė paguar...
Xhemajl Hyseni: Unė ju thash qė pėrgjegjės pėr me komuniku me mediat nė kuadėr tė Kuvendit Komunal e kemi zyrėn pėr marrėdhėnie me publikun. Nė mėnyrė taksative dhe me statut, ėshtė obligim i kryetarit tė komunės qė tė komunikojė me mediat pėr ta njoftuar opinionin, atė qė e thatė ju, taksapaguesit gjilanas, pėr krejt zhvillimet.
Pse zoti Xhemajli nuk jepni dorėheqje, skeni mandat?
JAVA: Me kqyr realisht, ju nuk keni mandat pėr me qenė nė Kuvendin Komunal, sepse qyetarėt kanė votuar pėr LDK, jo pėr LDD. Pse nuk po jepni dorėheqje, me e zhbllokue punėn nė Kuvend?
Xhemajl Hyseni: Zgjedhjet lokale janė mbajtur nė vitin 2002. Atėbotė unė kam qenė kryetar i degės sė LDK dhe me ekipin tim i kam fituar zgjedhjet komunale. Zgjedhje qė kanė qenė tė mandatuara pėr 4 vite. Nė tetor tė vitit 2006 mandati edhe politik, edhe legaliteti, edhe legjitimiteti kanė skaduar. E dini qė pėr shkak tė zhvillimeve nė Kosovė prej vitit 2006 tė gjithė anėtarėve tė Kuvedeve Komunale pėrfaqėsuesi special ua ka vazhduar ushtrimin e mandateve deri nė zgjedhjet lokale. Ėshtė bėrė prolongimi i zgjedhjeve dhe me kėtė edhe ėshtė prolonguar afati.
JAVA: E keni lėnė LDK, pse nuk po e lini edhe Kuvendin?
Xhemajl Hyseni: Unė e kam lėnė LDK dhe nuk do tė pėrzihem asnjėherė nė hisen e saj politike qė e krijon prej momentit kur jemi nda. Prej momentit kur jemi ndarė, hisja politike dhe vlerat politike qė i krijon LDK janė tė saj dhe ne nuk do tė pėrzihemi asnjėherė, as nė ruajtje, as nė ndarje. Ajo qė e kemi krijuar deri nė atė moment ėshtė aq e imja sa kam qenė i fuqishėm nė subjektin nė tė cilin kam qenė.
JAVA: Por, tash e keni lėnė kėtė subjekt.
Xhemajl Hyseni: E kemi lėnė, por ėshtė pjesė e trashėgimisė sonė.
Po unė i ka mposhtė edhe Lutfi Hazirin edhe Fatmir Rexhepin
JAVA: Por, qytetarėt kanė votuar pėr LDK jo pėr LDD
Xhemajl Hyseni: Po tė pyetej anėtarėsia, sigurisht kėto probleme nė Kuvendin Komunal nuk do tė ishin. Ju e dini, unė i kam fituar zgjedhjet, e kam mundur Lutfi Hazirin, Fatmir Rexhepin si LDK, edhe pse kemi pasur probleme qė i dini edhe ju, dhe unė me ekipin tim i kemi mposhtur dhe e kemi fituar besimin. Atė besim qė e kemi marrė nga kėto zgjedhje ne e kemi bartė me kėrkesė e anėtarėsisė sonė nė partinė e re, pra nė Lidhjen Demokratike tė Dardanisė. Dhe, e keqja ėshtė se ne nė institucione nuk reflektojmė me forcėn reale qė e kemi nė anėtarėsi. Po tė mund tė ishte njė reflektim i asaj fuqie politike qė kemi nė elektorat, problemet nė Kuvendin Komunal nuk do tė ishin.
JAVA: Nė bazė tė ēkafit po i jepni kėto vlerėsime se keni aq shumė anėtarėsi?
Xhemajl Hyseni: Nė bazė tė pėrkrahjes dhe rreshtimit qė ėshtė bėrė. Nė bazė tė mekanizmit qė e kemi nėpėr teren. I kemi 34 nėndegė dhe 28 nėndegė nė mėnyrė frontale kanė kaluar nga LDK nė LDD.
JAVA: Atėherė, tregoni qytetarėve kur do tė zgjidhet kryeshefi, sivjet, nmot a duhet me i pritė zgjedhjet e ardhshme pėr tu evituar ky problem, pasi qė nuk po lėshoni pe?
Xhemajl Hyseni: Pas votimit qė ka ndodhur nė Kuvendin Komunal.... si tė thuash...votimi ka nxjerrė si pasojė vendimin pėr ta pėrsėritė konkursin e ri dhe me datėn 25 tė kėtij muaji, kujtoj qė mbyllet konkursi. Unė pres qė tė konkurojnė njerėzit dhe sėrish pėrmes procedurės tė bėj kandidimin e kandidatit i cili do tė vlerėsohet mė sė shumti nga paneli dhe do tu ofrojmė mundėsinė kuvendarėve qė tė bėjnė zgjedhjen. Kryetari i Komunės nuk ėshtė pjesė e bllokadės, kryetari i Komunės nė kėtė fazė ėshtė pjesė e respektimit tė ligjit.
JAVA: Gjilani ėshtė pa kryeshef prej vitit tė kaluar...
Xhemajl Hyseni: Jo nuk jemi pa kryeshef. E kemi ushtruesin e detyrės tė kryeshefit, zotėri Osmanin, i cili ushtron detyrėn e vet me pėrgjegjėsi tė plotė.
JAVA: Pse nuk po e votoni atėherė Fadil Osmanin?
Xhemajl Hyseni: Zotėri Osmani nuk ka qenė mė sė miri i vlerėsuar prej panelit. Unė nuk mund ta nxjerri kandidatin e tretė para tė parit edhe me ju thanė kuvendarėve se ky ėshtė mė i miri, kur ska qenė.
JAVA: A keni kėrkuar ndonjė kandidat mė tė mirė jasht partive politike, njė kuadėr profesional qė nuk ėshtė i pėrfshirė nėpėr afera e akuza?
Xhemajl Hyseni: Po tė ishte skena politike e rehatshme, nuk do tė ishte asnjėherė problem kryeshefi ekzekutiv. Realisht, kėtu kemi njė politizim tė skajshėm dhe ēdo kuadėr jashtė vokacioneve politike, do tė ishte e pamundur pėr ta zgjedhė.
JAVA: Pra, qysh janė duke rrjedhur punėt me prolongime e konkurse, sivjet nuk ka me u zgjedhė kryeshefi ekzekutiv apo jo?
Xhemajl Hyseni: Jo nuk mund tė hyjė nė ato prognoza. Une do ti kryej obligimet e mia si kryetar nė bazė tė statutit dhe rregullores nė fuqi, pra ligjit. Ėshtė ēėshtje sa do tė akceptohet drejt nga kėshilltarėt komunal obligimi i tyre ligjor.
Koalicioni LDK-PDK ėshtė Mafi Politike
JAVA: Koalicionin LDK-PDK e keni quajtur Mafi polilitike. Nė bazė tė ēkafit?
Xhemajl Hyseni: Po si mund tė spjegohet ndryshe kur pėr mė pak se 5 muaj ne i presim zgjedhjet e reja, ku qytetarėt me votėn e vet do tė pėrcaktojnė subjektet politike tė cilat do ta marrin pėrgjegjėsinė pėr tė udhėhequr me komunėn. Si mund tė spjegohet ndryshe, kur nga tetori i vitit tė kaluar jemi tė gjithė nė njė mandat shtesė. Ne kemi insistuar sė ėshtė obligim moral qė ata qė e kanė filluar le ta konsumojnė politikisht nė mėnyrė tė drejtė dhe tė pėrgjegjshme kėtė madat deri nė zgjedhje. I kemi ofruar edhe LDKs dhe ju kemi thėnė urdhėroni e kemi bordin e drejtorėve, e kemi kryeshefin, e kanė zėvendėskryetaren, i kemi fituar kėto zgjedhje, duhet deri nė fund ta kosumojmė edhe kėtė afat shtesė qė ėshtė dhėnė deri nė zgjedhje, pėr ta ruajtur funksionalitetin e institucioneve, pėr ta ruajtur qėndrueshmėrinė dhe pėr tė qenė tė pėrgatitur nė fazėn nė tė cilėn po hyjmė. Prandaj, me tė drejtė kemi veēuar se nuk ka interesa tjera pos interes pėr tė krijuar krizė, destabilitet, dhe thjesht pėr ta realizuar dikush edhe ndonjė apetit personal nė bazė tė revanshit, hakmarrjes, etj. Tash unė nuk i kam faj zotėri Hazirit pse ai ka humbė, pse unė e kam mposhtė, dhe tash pėrmes njė procesi tjetėr mundohet tė mė revanshohet, tė krijojė kaos nė komunė pėrmes thirrjes sė vazhdueshme dhe kėrcėnimit tė kėshilltarėve komunal se ty kam me tė lanė pa punė, ty kam me tė qitė prej punės, ty skam me ta vazhdu kontratėn, etj.
Lutfi Haziri i kėrcėnon zyrtarėt komunal
JAVA: Lutfi Haziri i paska kėrcėnuar zyrėtarėt komunal sipas juve?
Xhemajl Hyseni: Njerėzit e tij. I thirrė pėr ēdo natė, ju qet kafe dhe ju bėnė presion.
JAVA: Zoti kryetar bėhuni mė konkret. E keni quajtur Mafi politike koalicionin LDK-PDK?
Xhemajl Hyseni: Po si tė kuptohet ndryshe, kur dy nėnkryetarėt e dy subjekteve me njė relevancė politike, tė mirren me njė problem tė vogėl nė njė komunė. Tė lidhin aleancė me ba njė kryeshef.
JAVA: Domethėnė, Lutfi Haziri dhe Rrustem Mustafa janė Mafi politike?
Xhemajl Hyseni: Unė ju thash si tė spjegohet ndyshe? Ēfarė motivi i shtynė ata dy njerėz kur aq probleme tė mėdha ka Kosova? Do tė duhej tė ndėrtohet koalicioni pėr gjėra madhore, e jo tė bėhet koalicioni pėr njė kryeshef tė njė komune. Do tė kthehem edhe njėherė te pėrgjigjja e parė. Nėse 6 muaj para zgjedhjeve, nėse nė prag tė vendosjes pėr statusin e Kosovės si njė proces i madh historik, nėse nė njė mandat shtesė bėhen aq akrobacione tė mėdha politike dhe aq eksperimente politike nė njė komunė tė Kosovės kur ka projekte me prioritet shumė mė madhor pėr angazhimin e dy nėnkryetarėve tė partive shumė tė mėdha tė Kosovės, qė kanė fuqi politike sot nė Kosovė, dhe ata pėrnjėherė e pėrqendrojnė aktivitetin e vet nė njė komunė pėr me zgjedh njė kryeshef ose me zgjedhė 4-5 drejtorė pėr 4-5 muaj, kur dihet mirėfilli se nė kėtė fazė jostatutare ēfarė janė prioritetet e njė komune. Komuna e Gjilanit dihet mirėfilli se ekskluzivisht 120 ditė ka me u marrė me procesin e decentralizimit dhe me kthimin.
JAVA: A jeni pishman qė i keni quajtur Mafi politike?
Xhemaj Hyseni: Jo nuk jam pishman. Unė po ju spjegoj shumė troē. Pse ti bie pishman. Unė ju thashė qė prioritet i angazhimit nė Kosovė janė kėto ēėshtje qė i pėrmenda. Nuk po them se ėshtė e parėndėsishme, por shumė mė pak e rėndėsishme cilado komunė e Kosovės dhe zgjidhja e kryeshefit tė saj. Ose me u kriju koalicione tė panatyrshme, dy subjekte qė programet dhe vokacionet e tyre politike janė diametralisht si nata me ditėn dhe pėrnjeherė tė gjejnė afri aq tė madhe... dhe thjesht pėr 3-4 muaj po bojkan alemet.
Marrėveshja nė mes tė LDK dhe PDK e dy nėnkryetarėve ka qenė jasht kontekstit logjik politik
JAVA: Kur keni thėnė Mafi politike na thuani mė troē cilat janė argumentet tuaja sepse mafia vret, kallė, shkatėrron, plaēkitė...
Xhemajl Hyseni: Mafia politike ėshtė njė nocion i gjerė, qė dėshmon pėr kontrata qė dalin jasht kontekstit logjik. Dhe, ne e kemi quajtur Mafi politike, sepse kanė bėrė njė marrėveshje jasht kontekstit logjik politik. Marrėveshja nė mes tė LDK dhe PDK e dy nėnkryetarėve ka qenė jasht kontekstit logjik politik.
JAVA: Ata kanė tė drejt tė bėjnė koalicion me cilėndo parti nė Kosovė.
Xhemajl Hyseni: Kanė tė drejtė, por nė kontekstin e zhvillimit, kontekstin e ngjarjes dhe nė kontekstin e procesit ėshtė shumė e panatyrshme. Dhe ne thjesht nuk kemi mundur ta identifikojmė, ku ėshtė ai motiv dhe pse ndodhė kjo.
JAVA: Zoti kryetar, keni lėshuar njė akuzė shumė tė rėndė pėr koalicionin, ku mė shumė po aludoni te Lutfi Haziri dhe Rrustem Mustafa. I ka hije kjo njė kryetari me i quajt Mafi politike kolegėt?
Xhemajl Hyseni: Unė ju spjegova pse ėshtė vlerėsuar si e tillė dhe nuk dua tė ketė konotacion tjetėr. Ju thash...ka qenė vlerėsimi ynė...kjo marrėveshje dhe ai pompozitet qė ėshtė dhėnė para mediave qė na e bėmė alamet punėn, e kena lidhė njė koalicion PDK me LDK nė Gjilan me rrėnu LDD, dhe e kemi analizu...hajde, ku janė motivet? Pse ndodhė kjo. Po ju them se ėshtė jashtė kontekstit logjik politik kėtė qė e kanė bėrė. Kjo ėshtė jasht konteksit logjik politik. Pėr PDK nuk e di, por koalicionet ėshtė i autorizuar vetėm Kėshilli i Pėrgjithshėm. Qėllimi kryesor ka qenė ai revanshim dhe zotėri Haziri ėshtė mundu me gjetė aleat kudo qoftė, e ka gjetė te PDK, pėr ta rrėnuar njė subjekt tė ri, pėr ta rrėnuar fuqinė institucionale qė ka sot Kuvendi Komunal. Ky e ka gjetė shokun e vet qė ju ka vu nė shėrbim dhe u kry puna. Unė nuk e kam quajtur asnjėherė Mafi politike. Ka qenė kumtesa e degės pėr mjetet e informimit dhe ju duhet ta lexoni me kujdes atė dhe tė mos nxirrni kontekste tjera. Unė ju spjegova shumė mirė pse ne e kemi quajtur Mafi politike.
JAVA: Nėse ju e kishit bėrė koalicionin me PDK a do ta quanit Mafi politike?
Xhemajl Hyseni: Ēdo pazar politik qė bėhet nė kėtė fazė, kudo nė Kosovė, (se nuk ėshtė veē Gjilani, kushtimisht, me krizė institucionale, i keni edhe njė numėr tė komunave qė janė ushtrues tė detyrave prej kryeshefit deri te bordi i drejtorėve), moralisht ėshtė i paqėndrueshėm. Moralisht e drejtė ka qenė qė tju vazhdohen mandatet edhe pjesės ekzekutive deri nė zgjedhje. Ne parimisht ju kemi ofruar LDKs qė ta konsumojmė kėtė mandat dhe prapė mė e ndershme do tė ishte njė koalicion i gjerė, ose ta quaj njė udhėheqje teknike nė kėtė fazė deri nė zgjedhje, pėr tju ikė atyre motiveve politike dhe pazareve politike qė bėhen.
JAVA: Nėse do tė bėhej njė koalicion i gjerė, a do ta lėshoni ju postin e kryetarit?
Xhemajl Hyseni: Nė koalicionet e gjera me njė konsensus secili duhet me lėshu pe nga diēka pėr tu arritur njė funksionalizim i institucioneve deri nė zgjedhje. Kurrgjė nuk ėshtė e pėrjashtuar.
JAVA: Nė PDK na thanė se do tju padisin pėr shpifje, pėr kualifikimin Mafi politike.
Xhemajl Hyseni: Ėshtė ēėshtje e tyre. Unė ju thashė se ėshtė pėrmendur nė kontekst politik dhe vetėm nė atė kontekst duhet tė vlerėsohet.
JAVA: Kur ju ka paditur mė herėt Zejdush Kastrati nuk ju keni pėgjegjė gjykatės. A do tė bashkėpunoni me drejtėsinė kėsaj radhe nėse ju paditė PDK?
Xhemajl Hyseni: Unė prapė po them se nėse subjekti....se kėtu nuk ka asgjė personale, individuale....nėse subjekti, njė marrėveshje tė tillė e ka vlerėsuar si njė veprim mafioz, si Mafi politike, unė ju dhashė sqarimet dhe ēdokujt do tia jap kėto sqarime, pse ne e kemi quajtur si tė tillė. Kjo ka qenė diēka paradoksale.
JAVA:. Po thoni qė kėtu nuk ka asgjė personale, e nė anėn tjetėr thatė disa herė se si tė kuptohet ndryshe kur dy nėnkryetarėt e dy partive bėjnė pazare nė kėtė fazė?
Xhemajl Hyseni: Po, ata e kanė lidhė marrėveshjen.
JAVA: Por, nėse ju padisin a do tė bashkėpunoni me gjykatėn kėsaj radhe?
Xhemajl Hyseni: Tash varet. Tė shoh se ēfarė padie do tė bėhet. Nuk do tė ulem nė bankėn e zezė sipas tekeve dhe dėshirave tė njerėzve. Asnjėherė.
JAVA: Ju pėrditė i bėni thirrje qytetarėve qė tė bashkėpunojnė me institucione dhe nėse ju nuk shkoni nė gjykatė, atėherė po i jepni shembull tė keq qytetarėve duke mos bashkėpunuar me institucione.
Xhemajl Hyseni: Nuk e besoj se do tė ngritet njė padi ndaj meje personalisht. Unė qe 18 vjet nuk jam tuj punu pėr me shku me u ulė nė bankėn e zezė dhe asnjė matrapaz politik, asnjė dallaverxhi nuk mundet me mulė nė bankėn e zezė. Unė ju spjegova nė kontekstin real pse e kemi quajtur Mafi politike dhe nuk kam komente tjera.
by Gazetajava.com