Nga Gazetajava.com
IN MEMORIAM: RICHARD RORTY
Nga The New York Times
Jun 28, 2007, 12:28
 |
| Richard Rorty |
Rorty - filozof, poet dhe shok
Jürgen Habermas
E kisha marr nji email diku para nji viti. Sa shumė herė viteve tė fundit Rorty ishte deklarue kundėr presidentit tė luftės Bush, politika e tė cilit thellė e ka shqetėsue, kėte patriot i cili gjithmonė ka dashtė me e rrokė vendin e tij. Mbas nja dy a tre paragrafeve tė nji analize sarkastike, pason fjalia e papritun: Alas, e kam marrė sėmundjen e njajtė qė e ka mbytė Derridan. Dhe, si me dashtė me e zbutė shockun e lexuesit, ai shton me humor se ēika e tij mendon se ky lloj kanceri vika nga leximi i tepėrt i Heideggerit.
Para tri dekada e gjysė, Richard Rorty e shliroi vetveten nga korseti i ngushtė i profesionit, konvencionet e tė cilit po baheshin shumė tė ngushtė jo pėr me e pakue randėsinė e tė menduemit analitik, por pėr me e ēu filozofinė pėrgjatė rrugėve tė pashkeluna. Rorty kishte njohuni tė hollė pėr zanatin e profesionit tonė. Nė duelet me kolegėt e tij ma tė mirė, si me Donald Davidson, Hillary Putnam ose Daniel Dennett, ai ishte burim konstant i argumenteve ma tė mprehta dhe tė sofistikueme. Mirėpo, ai asnjihere nuk harroi se filozofia mbi tana mospajtimet e kolegėve nuk duhet me i injorue problemet e sjelluna jete njashtu si jemi tuj e jetue.
Midis filozofėve modern, Rortyit nuk ja gjej shoqin nė konfrontime me kolegėt e tij dhe jo vetėm me ta pėr krejt kėto dekada, me perspektiva tė reja, me perceptime e formulime tė reja. Ky kreativitet qė insipron adhurimin i detyrohet shumė nji Shpirti Romantik poeti qė pati, i cili sun mshefej ma mbrapa filozofit akademik. Dhe, po ashtu, i detyrohet aftėsisė sė tij tė paharrueshme retorike dhe prozės sė rrjedhshme prej shkrimtari, i cili ishte gjithmonė i gatshėm me i shockue lexuesit me strategji tė pazakonshme tė reprezentimit, koncepte tė kundėrta tė paprituna dhe me fjalor tė ri. Talenti i Rorty si eseist zgjanohet prej Friedrich Schlegel deri te surrealizmi.
Ironia dhe pasioni, toni polemik dhe joshės i nji intelektuali, qė i revolucionalizoi mėnyrat tona tė mendimit dhe ndikoi te njerėzit nėpėr tanė botėn me temperamentin e tij robust. Por, kjo pėrshtypje nuk i sjell drejtėsi natyrės gjentile tė njeriut i cili shpesh ishte i marrshėm dhe i tėrhekun - dhe gjithmonė me ndjeshmėni pėr tjerėt.
Nji pjesė e vogėl autobiografike e Rortyt mban titullin Wild Orchids and Trotsky. Nė te Rorty pėrshkruen qysh si djal i ri ecte nėpėr fushat e lulueme nė veri-perėndim tė New Jerseyit dhe qysh i merte erė orkideve tė mahnitshme. Po ate kohė ai gjeti nji libėr tė mahnitshėm nė shtėpi tė prindve majtist tė tij, qė mbronte Leon Trotskyn nga Stalini. Kjo ishte origjina e vizionit qė i riu Rorty e mori me vete nė kolegj: filozofia shėrben pėr me e paqtue bukurinė astrale tė orkideve me andrrėn e Trotskyit pėr drejtėsi nė tokė. Kurgja sasht e shejtė pėr Rortyin ironik. I pyetun nė fund tė jetės tij pėr zotin, ateisti i rreptė u pėrgjegj me fjalėt e njajta me tė Hegelit: Ndjenja jeme pėr zotin asht e lidhun me shpresėn se nji ditė mbasardhėsit e mi tė largėt kanė me jetue nė nji civilizim global, ku dashnija ka me qenė i vemi ligj.
Artikulli asht botue nė tė pėrditshmen gjermane Süddeutsche Zeitung, me 11 Qershor.
Jürgen Habermas, ka lind nė vitin 1929. Konsiderohet figura ma markante e intelegjencėsgjermane. Filozof dhe sociolog, ai asht profesor emeritus nė Johann Wolfgang Goethe University nė Frankfurt dhe reprezentuesi kryesor i Frankfurt School of Critical Theory.
Diēka lidhur me filozofin Richard Rorty
Richard Rorty, puna inventive e tė cilit pėr filozofinė, politikėn, teorinė letrare e bajnė njanin ndėr mendimtarėt ma me influencė tė botės, ka vdekė nKaliforni, nė moshėn 75 vjeēare. Ai laureonte shoqninė liberale demokratike si ma tė avansuemen, sepse asht e vetmja qė lejon besimet konkurrente me ekzistue.
Nė vitet e fundit, Rorty ashpėr ka kritike administratėn e Bushit, tė drejtėn religjioze, demokratėt kongresionalė dhe intelektualėt anti-amerikanė. Ai deklaroi nė vitin 2003 se, asht e randėsishme me u mburrė me trashėgiminė e figurave si Jefferson, Lincoln, Wilson, Roosevelt, Martin Luther King, etj., dhe me e pėrdorė kėtė krenari si mjet simpatie pėr qėllimet politike tė vendit.
(The New York Times)
by Gazetajava.com