Nga Gazetajava.com

Bota
PUTIN: PREJ ALEATIT T’AMERIKĖS DERI NĖ TIRANIN GLOBAL
Nga "Newsweek"
Jul 23, 2007, 14:26

Vladimir Putin
George Bush qėndronte me dorėn e tij mbi krahun e Vladimir Putinit. Ishte muaji nėntor i vitit 2001 dhe tė dy udhėheqėsit vetėmsa kishin shijuar biftekėt nė skarė tė Texasit nė ranch’in e tij tė familjes, para se tė niseshin pėr nė gjimnazin “Crawford High School”, pėr t’iu drejtuar audiencės tė studentėve. “Ėshtė nder pėr mua ta mirėpres njė lloj tė ri tė liderit”, shprehet Bush gjatė prezentimit tė presidentit rus. “Njė njeri reformist, i cili e do vendin e vet njaq sa e dua unė vendin tim”. Putini ka qenė lideri i parė i huaj qė ka ofruar pėrkrahje pas sulmeve tė 11 shtatorit nė Luftėn kundėr Terrorit, rikujton Bush. “Kur isha nė gjimnaz, Rusia ishte armik”, vazhdon Bush, - “Kurse sot Rusia ėshtė mike”. Putini nė kėtė rast ka reaguar me njė buzėqeshje tė turpshme dhe ka lavduar fitoren e fundit tė Bushit me talibanė nė Afghanistan, duke i ofruar “pėrurimet e tij ndaj atyre qė janė ēliruar nga forcat e armatosura tė SHBAve dhe tė afėrmve tė tyre”.

 

Ndėrsa sot ėshtė e vėshtirė tė imagjinosh skena tė tilla tė lumtura e veēmas pėrurimet e irakienėve nga Putini pėr “ēlirimin” e tyre. Ėshtė e vėrtetė se Putin ende kėnaqet nga mikpritja e familjes Bush, njashtu siē darkuan muajin e kaluar nė shtėpinė e prindėrve tė Bush’it nė Kennebunkport, Maine. Mirėpo, edhe pse buzėqeshja e turpshme e tij mbetet e njėjtė, mbrapa ndodhet njė njeri shumė ndryshe. Putini i ri sipas fjalėve tė kėshilltarit tė tij, Gjeneralit Gennady Troshev, ish komandant i Ushtrisė Ruse nė Ēeēeni, ėshtė “person tjetėr, i rreptė, i vrazhdė dhe i ashpėr me ata, tė cilėt nuk iu nėnshtrohen urdhėrave tė tij”. Dhe ai nuk i kursen fjalėt. Nė Munich nė muajin shkurt, Putin u shpreh kundėr Amerikės “tė hiperfuqishmės”, e cila theu ligjin ndėrkombėtar. Mė vonė, ai e krahasoi hegjemoninė e Washington’it me terrorin Third Reich dhe kėrcėnoi me riudhėheqė energjinė nukleare nė Europė. Nė Crawford, Bush e lavdoi Putinin si “njeriun qė do ta ndihmojė botėn tė bėhet mė paqėsore permes punės sė ngushtė me SHBA”. Pėrkundrazi, Putini shpejt u bė arkitekt nė vete i njė “poli alternativ fuqie” pėr SHBA. Jashtė, ai ka krijuar lidhje me shtetet nė ekzil. Nė shtėpi, ai ėshtė shndėrruar nė diēka tė afėrt me autokratin, duke formuar parti opozitare prej kukullave, duke sulmuar protestuesit dhe duke e cenuar lirinė e medias.

 

Ēka ka ndryshuar? Si ėshtė e mundur qė Putini tė largohet nga miqėsia dhe lidhja me Bushin dhe tė bėhet nacionalist konfident, duke u shoqėruar dhe duke i armatosur armiqtė e Amerikės? Ta dėgjosh verzionin e rusėve, ėshtė faji i SHBAve. Besimi i Putinit ėshtė tradhtuar nga Washingtoni, thotė Georgy Arbatov, ish-drejtor i Komitetit tė Mbrojtjes tė Dumas. Fillimisht, Shtetet e Bashkuara i injoruan  objektivat ruse pėr pushtimin e Irakut dhe mandej kapėrcyen nėpėr sferėn tradicionale tė Rusisė tė ndikimit tė saj nė Baltik, Azinė Qendrore, Kaukaz dhe Ukrainė. “Nė vend se tė respektoheshin pikėpamjet e Rusisė, Perendimi pėrkrahu kundėrshtarėt e Putinit”, shpjegon Arbatov. “Putin u zhgėnjye shumė dhe u inatos”. Momenti kyē i vėrtetė erdh kur revolucionet ‘racore’ tė Washingtonit rrėzuan regjimet miqėsore tė Moskės nė Gjeorgji dhe Ukrainė nė vitin 2003-2004.

Papritmas, armiku ishte te dera, duke instaluar qeveri properendimore nė oborrin e Rusisė. “Bota e Putinit po ēahej nėpėr qoshe”, thotė analisti i lidhur me Kremlinin Stanislav Belkovsky, drejtor i Institutit tė Strategjisė Nacionale. “Ishte shock i thellė; rrethi i Putinit u bind se ata mund tė jenė  regjimi i ardhshėm qė do tė bie”. Putin kishte filluar ta ngushtojė median ruse tė pavarur menjėherė si erdhi nė pushtet, por pas pasojave tė revolucioneve, Kremlini menjėherė urdhėroi rėnie mė tė ashpėr tė ēdo grupi qė mund tė provokojė ndryshim tė regjimit. Biznismenėt lojal dhe kompanitė shtetėrore si “Gazprom” janė shtyrė nga Kremlini t’i blejnė mediat disidente tė mbetura tė Rusisė, dhe kontroll strikt isht sjellė nė lidhjen redaktuese tė transmetimit. Organizatave joqeveritare u ėshtė ndaluar tė marrin fonde nga jashtė, duke i detyruar shumė prej tyre tė mbyllen. Mė e hidhura prej tė gjithave ishte se ligjet e reja kishin kaluar nė “ekstremizmin” kriminalizues tė definuar si “ofendim i shtetit” e po ashtu edhe lejimin e spiunėve rusė qė tė vrasin “armiqtė” jashtė vendit.

 

 

Moska gjithashtu filloi njė studim tė thellė tė marrėdhėnies tė Rusisė me SHBAtė. “Iluzionet e Putinit pėr Amerikėn janė shuar”, shprehet skencėtari politik Vyacheslav Nikonov, kėshilltar i rregullt nė Kremlin, duke kujtuar vlerėsimin politik nė lidhje me revolucionet racore. “Pa marrė parasysh sa e ka pėrkrahur Rusia Amerikėn, ende ka mbetė e njėjtė, me qėndrim agresiv”. Qysh atėherė, frikėsimet e rrethit perendimor janė rritur vetėm kur NATO bėn propozime pėr Gjeorgjinė dhe Ukrainėn dhe planifikon tė stacionojė bateri shkatėrruese nė Poloni dhe Republikėn Ēeke.

Pėrgjigja e Putinit ndaj kėtyre kėrcėnimeve ka qenė radikale: ai nuk do asgjė mė pak se “tė ndryshojė rregullat e botės”, thotė Sergei Karaganov, kėshilltar i politikės sė jashtme nė Kremlin. “Bota duhet tė jetė e gatshme tė merret me njė Rusi tė fortė”. Praktikisht, Putin mendon jo vetėm ta riinstalojė fuqinė e humbur tė Rusisė, por gjithashtu ta bėjė Rusinė kundėrbalancin kryesor pėr fuqinė e SHBAve nė stazhin e botės. Nė njė fjalim tė vitit 2005, Putin e quajti kolapsin e Bashkimit Sovjetik “katastrofa mė e madhe gjeopolitike e shekullit XX” dhe me butėsi kujtoi botėn e vjetėr “bipolare” ku dy superfuqi testuan ambiciet e njėra-tjetrės.

 

 

 

Fatmirėsisht pėr Putinin, fatet e ekonomisė botėrore janė prapa tij. Ēmimet shumė tė larta tė energjisė kanė rritur ekonominė e Rusisė pėr 40 pėrqind pėr pesė vjet. Njė pjesė e madhe e pareve cash ėshtė shpenzuar pėr rindėrtimin e Ushtrisė Ruse pėr mbrojtje. Putini i ka dhėnė ushtrisė 189 bilionė dollarė pėr pesė vjet rresht, duke rekrutuar njė gjeneratė tė re tė ICBM’sė, veēanėrisht tė dizajnuar pėr ta evituar fushėn raketore tė mbrojtjes amerikane dhe duke urdhėruar gjashtė grupe tė reja luftarake, tė cilat deri tash janė formuar sipas planit, do ta bėjnė Ushtrinė Detare Ruse mė tė fuqishme se paraardhėsit sovjetikė brenda 20 vjetėve.

 

Mė shumė brengosėse pėr Washingtonin ėshtė se Putini ka pasė dobi nga vala e antiamerikanizmit qė vazhdoi edhe me okupimin amerikan nė Irak. Ashtu si paraardhėsit e tij sovjetikė, Putin ka bėrė shokė nė disa kontinente tė varfėra tė botės, duke iu shitur armė dhe sisteme mbrojtėse nė Venecuelė, Siri dhe Iran, dhe duke ofruar reaktorė nuklearė nė Burma dhe Arabinė Saudite. Para vizitės sė tij nė Kennebunkport nė muajin e kaluar, Putini priti homologun e tij venceuelan Hugo Chavez nė Moskė, ku ata nėnshkruan marrėveshjen 3 bilionė dollarėshe pėr armė. Nė muajin shkurt Putin bėri vizitė nė Lindjen e Mesme, duke pėrqeshė pėrpjekjet amerikane pėr demokratizimin e rajonit dhe duke bėrė lojėra pėr lojalitetin e aleatėve amerikanė si Arabia Saudite dhe Jordania. “Putini ėshtė politikan sovjetik me mendje sovjetike”, thotė Olga Kryshtanovskaya, sociologe nė Akademinė e Shkencave nė Rusi. “Ashtu sikur sovjetikėt, ai e sheh botėn nė situata tė kampeve kundėrshtare. Plani i tij ėshtė tė marrshojė rreth botės me njė flamur antiamerikan nė duart e tij”.

 

A do tė thotė kjo se Putini do tė fillojė nė luftė te re tė ftohtė? Jo domosdoshmėrisht. Mė pėrpara, shpjegon ish-zėvendės krymenistrja Irina Khakamada, Putin do tė trajtohet njėsoj si Bush. “Kur fola me Putinin pėr lidhjet me SHBA, sytė e tij vizėlluan”, tregon Khakamada. “Ėshtė njė gjė shumė personale pėr tė. Ai do tė dėshmojė se Amerika duhet t’na trajtojė tė barabartė”.

Barazia sipas Putinit, do tė thotė jo mė ligjėrata patronizuese nga Perėndimi pėr historinė e Rusisė ose pėr rekord tė cenimit tė drejtave tė njeriut. Ai beson se Rusia nuk ka asgjė pėr t’u turpėruar. Siē u tha ai njė grupi mėsuesish vizitorė nė muajin e kaluar se, tė huajve “nuk duhet t’u lejohet tė na e mbjellin ndjenjėn e fajit, fundja ne nuk i kemi pėrdorė armėt nukleare kundėr popullatės civile (si SHBA nė Nagasaki)”. Barazia do tė thotė e drejta pėr t’i shtrydhė armiqtė e rusėve ashtu si Amerika qė i ka shtrydhė armiqtė e saj, si dėshmia e fundit me vrasjen e ish-presidentit ēeēen Zelimkhan Yandarbiyev nga vrasėsit rusė, i cili fshihej nė Katar. Por, mbi tė gjitha, barazia do tė thotė ta respektosh zėrin e Kremlinit. “Ėshtė sikur ta bėsh njė vijė nė zallė”, thotė njė diplomat perėndimor nė Moskė, i cili nuk ėshtė i autorizuar tė identifikohet, “Gjithė kjo do tė thotė ‘Jemi kthyer dhe nuk mund t’na shtyni mė’”.

 

Nė fund, Putini ri dėshiron respekt dhe ta mbikqyrė sferėn ruse ndikues, nė tė cilėn Perėndimi nuk do tė ndėrhyjė, edhe nėse Moska i terrorizon fqinjtė e saj (ashtu siē bėri me Gjeorgjinė nė muajin nėntor tė vitit tė kaluar pėr njė spiunazh) ose i menaxhon zgjedhjet e tyre ( si nė Ukrainė nė vitin 2004). Pėr kėtė kohė, ekziston e ēmueshmja e vogėl Amerika qė mundet ta testojė disponimiin e ri perandorik tė Rusisė, pėrderisa i nevojitet pėrkrahja e vazhdueshme e Putinit nė Kėshillin e Sigurimit pėr sanksione nė Iran.

 

Fatmirėsisht, tmerri i Putinit, pėr gjithė rritjen e tij retorike, nuk duhet medoemos tė shkojė deri te konfrontimi serioz. Oferta e Putinit pėr Bushin nė samitin e G8 nė muajin e kaluar nė Gjermani pėr tė bėrė radarin Gadala stacion dėgjues nė Azerbaigjan pjesė tė njė mbrojtėsi alternativ nė kėtė fushė ( sigurisht qė Putin shpreson se stacionet e propozuara nė Poloni dhe Republikėn Ēeke) ishin degė e rėndėsishme e ullirit. Kėshtu qė ishte premtimi i Putinit nė Kennebunkport qė ai pėrmendi “disa shqetėsime tė Amerikės” pėr programin nuklear tė Iranit. Putini ndoshta ėshtė i vetėdijshėm qė fati nuk do tė zgjasė pėrgjithmonė, dhe se ėndėrrat e tij perandorake janė mbėshtetė nga diēka mė shumė nė tregun e madh tė energjisė nė botė. Europa, pėr pjesėn e saj, po kėrkon mjete alternative tė energjisė, posaēėrisht pėr ta zvogėluar mvarėsinė e saj strategjike nga Rusia. Dhe SHBA eventualisht do ta nxjerrin veten nga dilema nė Irak. Me kohė Putini ose pasardhėsi i tij do tė shohin se madhėsia e vėrtetė do tė thotė mė shumė sesa “nyet” Perėndimit.

(NEWSWEEK)



by Gazetajava.com