Nga Gazetajava.com

Java e Europės
Kush e konstituuon shtetin e Kosovės? Qytetaria dhe komuniteti nė Kosovėn ahtisaariane
Nga Besnik Pula
Jul 23, 2007, 14:25

Besnik Pula
Obligimi i marrė pėrsipėr nga institucionet e Kosovės pėr krijimin e njė identiteti ikonografik tė shtetit tė Kosovės (flamuri, himni dhe stema) ka ringjallur sėrish debatin nė dukje pambarim pėr identitetin kosovar. Ky debat zakonisht ka si bosht konceptet e ndryshme mbi kombin, duke shtruar pyetjen se a ėshtė apo jo populli i Kosovės njė komb nė vete. Pėrgjigjet dallojnė nė varshmėri nga mėnyra se si perceptohet kombi, qoftė ai me bazė shtetėrore (komb qytetar) apo me bazė etnike (komb etnik), kjo qė ėshtė gjithashtu tema bosht e kėtij simpoziumi.

 

Historikisht, nė jetėn tonė akademike, e si pasojė e futjes sė skemave tė doksės akademike nė politikė, edhe nė jetėn politike, kategoritė e kombit, shtetit dhe identitetit janė formėsuar kryesisht pėrmes interpretimeve tė nacionalizmit rilindas shqiptar. Nga ky nacionalizėm, pėr arsye tė ndryshme historike qė nuk mund tė shtjellohen kėtu, ka operuar dhe ėshtė formėsuar njė koncept i kombit etnik. Sigurisht se njė analizė mė e sinqertė dhe e mirėfilltė historike do tė vinte nė pah mospajtimet dhe kontradiktat e ndryshme nė mėnyrėn se si edhe rilindasit shqiptarė e kanė konceptuar kombin shqiptar. Idenitetet, siē ka thėnė antropologu Freidrich Bartes, kanė tė bėjnė me kufijtė, e jo me pėrmbajtjen e tyre tė brendshme. Historia e hershme e nacionalizmit shqiptar ėshtė pėrplot konfliktesh tė tilla rreth pėrkufizimit tė kufijve, qoftė historik, qoftė gjeografik, qoftė madje edhe biologjik, pėr shqiptarėt. P.sh., vėllimi i historianit shqiptaro-amerikan Stavro Skendit mbi origjinat e nacionalizmit shqiptar dokumenton pikėpamjet e ndryshme mbi konceptimin e popullit shqiptar nė mesin e kolonive tė ndryshme intelektuale shqiptare nė diasporė, siē ishte ai i Bukureshtit, i Sofjes, i Stambollit dhe mė vonė ai i Bostonit, gjatė fundshekullit XIX dhe fillimshekullit XX. Kėto dallime pėrshkonin ēėshtje duke filluar nga gjuha dhe alfabeti, te origjinat etnike tė shqiptarėve, deri te “lidhjet vėllazėrore” me kėtė apo atė grup etnik, qoftė aktual apo historik. Nga kjo pikėpamje, ėshtė paradoksale se debatet bashkėkohore pėr identitetin kosovar marrin si tė mirėqenė identitetin kombėtar shqiptar, duke harruar se edhe ai ishte krijesė e pėrpjekjeve historike ku janė ngjeshur kontradikta tė ndryshme, dhe jo njė pjellė e natyrės qė ekziston jashtė kohės (fajin pėr tė cilin e ka edhe diskursi ynė historiografik, i spastruar nga kontradiktat dhe i ndėrtuar mbi bazėn e njė teleologjie gati naive tė komb-formimit). Kombi kėshtu pėrbėn njė arritje historike dhe jo njė fakt natyror qė aktivizohet nga forcat e evolucionit. Megjithatė, pėr krizėn e kombit shqiptar, indikative ėshtė edhe kriza qė vetė identiteti shqiptar po pėrjeton sot, jo vetėm nė Kosovė por dhe nė Shqipėri (ku, nė shikim tė parė, nuk ekziston asnjė shkas imediat politik pėr njė gjė tė tillė).

 

Megjithatė, synimi im nuk ėshtė qė tė merrem kaq shumė me kėtė problematikė se sa atė tė konceptit tė qytetarisė, qė ėshtė shtruar si problem nė kėtė simpozium. Qytetaria ėshtė njė koncept qė i takon jo vetėm fushės sė identiteteve historike por edhe tė institucioneve juridike dhe politike tė shtetit. Kur flasim pėr qytetarinė, padyshim se kemi tė bėjmė edhe me ēėshtjen e bashkėsisė politike qė konstituon njė kolektiv qytetarėsh. Ky ėshtė, sipas traditave tė mendimit demokratik, qė nga Locke, Rousseau e Montesquieu, ēėshtja themelore e njė bashkėsie demokratike, dhe nga tradita e sovranitetit filluar nga radikalėt jacobin tė Revolucionit francez, ēėshtja themelore e konstituimit tė shtetit. Ēėshtja nė Kosovėn ahtisaariane pra ėshtė, kush e konstituon shtetin dhe ēfarė bashkėsie politike kemi si rezultat? Ēėshtja e dytė ėshtė, a ekziston mundėsia nė Kosovė qė tė krijohet njė identitet qytetar, mbi-etnik. Unė them se jo, kjo nuk ėshtė e mundur mbi formulat ekzistuese kushtetuese dhe institucionale qė janė zbatuar nga UNMIK-u e qė do tė zbatohen nė vijim nė Kosovė sipas Pakos sė Ahtisaarit. Kėtė do ta shtjelloj nė vijim.

 

Ne mund tė flasim gjithė ditėn pėr kategorinė qytetare dhe tė kombit qytetar si njė normė abstrakte qė e synojmė, por njė gjė e tillė mbetėt njė ushtrim i thjeshtė akademik nėse nuk e fusim nė kontekstin e raporteve ekzistuese politike, kushtetuese dhe institucionale nė Kosovė. Sigurisht se, ambienti i sotėm ideologjik nė Evropė favorizon njė konceptim tė tillė, qytetar, mbietnik tė kombit. Megjithatė, Evropa nganjėherė duket mė e gatshme qė tė tjerėve, pėrfshirė dhe ballkanasve, t’u japė leksione pėr multietnicietin, diversitetin, multikulturalizmin etj., por shemujt qė jep, siē ėshtė praktika zyrtare gjermane e dhėnies sė shtetėsisė atyre qė mund tė provojnė qė kanė gjak gjerman, apo e dėshtimeve nė Francė pėr integrimin e gjeneratave tė dyta e tė treta tė imigrantėve, apo edhe fitoren e nacionalistėve skocez nė zgjedhjet e fundit nė Britani. Padyshim se, problemet e kėtilla janė tė njė shkalle dhe natyre krejt tjetėr nga dhuna masive dhe terrori shtetėror kundėr grupeve tė caktuara etnike qė ka pėrjetuar gjatė dekadės sė kaluar Ballkani, por janė indikative tė njė ideologjie qė besohet mė shumė se sa praktikohet, ndėrsa nga ballkanasit shpesh kėrkohet qė tė praktikohet mė shumė se evropianėt e tjerė. Parimet dhe kategoritė qė u futen juridikisht dhe institucionalisht, sidomos nė Bosnjė dhe Kosovė janė padyshim reflektim i kėsaj nevoje tė ndjerė nga Perėndimi pėr t’i riformuar identitetet etnike nė Ballkan pėrmes inxhieringut institucional, qoftė dhe pėrmes eksperimenteve institucionale.

 

Me mundėsinė qė UNMIK-u tė zėvendėsohet me njė strukturė tjetėr ndėrkombėtare, administrimi ndėrkombėtar nė Kosovė po vazhdon transformimin e tij nga njė administratore tė cilės i rezervohet ushtrimi direkt i sovranitetit, siē ishte me rastin e UNMIK-ut, nė njė pėrcaktues tė limiteve tė sovranitetit, siē do tė jetė misioni i ri ndėrkombėtar. Nė njė punim unė kam zhvilluar idenė e lidhjes midis asaj qė filozofi Giorgio Agamben quan “gjendje tė pėrjashtimit” (apo “gjendje tė emergjencės”) dhe sundimit ndėrkombėtar nė Kosovė. Ky sundim ka qenė i ndėrtuar mbi premisėn e njė gjendjeje tė pėrhershme tė pėrjashtimit, nė kuptimin qė sovrani, nė emėr tė ligjit dhe mbrojtjes sė tij, qėndron juridikisht jashtė ligjit dhe vepron jashtė tij. Agon Hamza, mbėshtetur gjithashtu nė Agambenin dhe idenė e tij tė sovranitetit, ka zhvilluar idenė se si Pakoja e Ahtisaarit, pėr Kosovėn do tė jetė limiti i ri i sovranitetit nė Kosovė, pėr tė mos thėnė vetė sovrani i Kosovės. Ky ėshtė sovrani qė dikton kufijtė e ligjit nė Kosovė, meqė ai pėrcakton kufijtė kushtetues, juridik, madje edhe ikonografik (ēėshtja e simboleve), pėrderisa vetė qėndron jashtė ligjit. Dhe ky sovran gjithashtu i imponon Kosovės njė rend juridik tė ndėrtuar jo mbi kombin e as qytetarinė, koncepte qė i pėrshkrova pak mė herė, por mbi konceptin e komuniteteve, koncept ky nė themel edhe tė Kornizės ekzistuese Kushtetuese nėn UNMIK-un.

 

Kjo ėshtė tash ēėshtja, a mund tė ndėrtohet njė bashkėsi politike qytetare mbi njė fundament tė tillė juridik? Unė them se jo, sepse ky koncept qysh nė fillim paragjykon etninė dhe kategorizon secilin individ si pjesėtar tė kėtij apo atij “komuniteti”. Kombi nuk ėshtė vetėm kategori kulturore, por ėshtė gjithashtu kategori institucionale, sepse nė emėr tė kombeve ekzistojnė ushtri, banka kombėtare, parlamente, presidentė. “Komuniteti” kėshtu nuk ėshtė njė komb nė miniaturė, sepse ai e deinstitucionalizon kombin dhe identitetin kombėtar, ndėrsa idenitetin etnik e trajton si njė krijesė parapolitike, madje jashtė-politike dhe jashtė-institucionale. Por, ndėrsa e bėn kėtė, duke pretenduar kėshtu qė ta neutralizojė hapėsirėn politike nga identitetet etnike, koncepti i komunitetit kontrabandon brenda gjuhės juridike bagazhin e kategorizimit etnik, por me njė terminologji neutrale juridike. Diskursi juridik qė synon pastrimin e hapėsirės politike nga etnia, paradoksalisht ia imponon secilit individ njė identitet komunitar, apo, mė saktė, etnik. Bazuar nė kėtė, nė Kosovėn e re, si nė kėtė tė tashmėn, gjithkush i takon njė komuniteti, askush nuk ėshtė qytetar, komb s’ka fare. Nė fakt, paradoksalisht, mund tė themi se nė Kosovėn e re si komb do tė ekzistojnė vetėm serbėt, sepse vetėm kėtij grupi i sigurohen njė sėrė tė drejtash tė caktuara kulturore dhe politike ēfarė nuk i ka asnjė grup tjetėr nė Kosovė.

 

Shteti i Kosovės kėshtu po shndėrrohet nė njė lloj trupi pa organe, apo mė mirė tė themi, njė grumbull organesh pa trup, sepse gjuha e komuniteve qė nga filli e fragmenton shoqėrinė etnikisht ndėrsa, pėrmes njė fiksioni juridik, aparatin administrativ e shndėrron nė njė vegėl tė thjesht burokracie. Pavarėsisht diskursit teknokrat dhe atyre qė i besojnė atij, shteti nuk ėshtė thjesht njė ndėrmarrje shėrbyese dhe nuk di sa reale janė projektet pėr ta trajtuar si tė tillė nė njė botė ku njerėzit akoma (dhe jo vetėm nė Kosovė) janė tė gatshėm tė flijohen pėr identitetin e tyre dhe duan qė ai identitet tė ketė jo vetėm njohje zyrtare por edhe tė institucionalizohet si i tillė. Nė Kosovė mund tė jesh shqiptar (apo serb, turk, goran), pėrderisa kėtė e trajton si njė identitet kulturor, parapolitik. Mirėpo nė Kosovė nuk mund tė kėrkosh njohjen zyrtare tė njė identiteti shqiptar sepse kjo pėrbėn shkelje tė parimeve tė multietnicitetit. Mund ta valosh flamurin apo simbolin me tė cilin identifikohesh, por kėtė e bėn si njė akt privat dhe jo zyrtar. Identiteti kombėtar kėshtu shndėrrohet nė njė lloj besimi privat dhe jo identitet kolektiv i bashkėsisė, aq mė pak njė identitet qė i takon dhe institucionalizohet nė shtetin. Nė anėn tjetėr, projekt alternativ nuk ka, nuk ekziston njė lėvizje pėr ndėrtimin e njė “kombi kosovar” siē e kanė pėrkufizuar disa, i cili do t’i shkrinte idenitetet etnike nė njė identitet tė ri historik dhe shtetėror (joetnik) kosovar. Rrjedhimisht, shteti i ri ta imponon identitetin etnik por nuk lejon qė tė kėrkosh zyrtarizimin e tij, aq mė pak qė ai identitet tė jetė bazė konstituive e shtetit. Etnia kėshtu tribalizohet ndėrsa shteti reduktohet nė njė organ teknik. Nuk di nėse ka formulė mė tė mirė pėr njė devolucion dhe fragmentim shoqėror dhe politik, pėr njė politizim tė identiteteve etnike pikėrisht nga shkaku qė ato pėrkufizohen si ēėshtje qė qėndrojnė jashtė politikės.

 

Njė rrezik tjetėr lidhur me kėtė gjendje ėshtė ai i ndėrtimeve tė kontradiktave institucionale brenda vetė shtetit. P.sh., sistemi arsimor ėshtė ndėrtuar mbi baza nacionale, si nė sistemimin e nxėnėsve nėpėr shkolla nė bazė tė parimit tė pėrkatėsisė etnike ose “komunitare”, ashtu dhe mbi pėrmbajtjen e materialeve shkollore. Pėrderisa nxėnėsit shqiptarė mėsojnė nga tekstet shkollore ku flitet pėr luftat heroike tė popullit shqiptar pėr krijimin e Kosovės sė pavarur, kushtetuta e kėtij entiteti politik nuk njeh kategorinė “shqiptar” mė shumė se sa njė pėrkatėsi komunitare, njė pėrcaktim kulturor. Kjo dhe kontradikta tė tjera institucionale qė mund tė lindin nga kjo mund tė gjenerojnė konflikte tė reja tė brendshme nė Kosovė, por edhe ēarje tė reja politike midis atyre qė do ta pranojnė kėtė Kosovė siē ėshtė dhe siē po bėhet, ahtisaariane dhe komunitare, dhe ata qė do ta duan njė Kosovė me njė tjetėr identitet kombėtar.

 

Ky pra, siē e shoh unė, ėshtė problemi i identiteteve nė Kosovė, dhe ėshtė pasojė e drejtpėrdrejtė e inxhineringut institucional qė ka filluar qė nga viti 1999. Kosova po e ndjek rrugėn e njė etnifikimi tė ri kuazi-institucional, ndėrtuar mbi njė dikotomi tė re kuazi-liberale shoqėri-shtet dhe njė fragmentim “komunitar” (ta quajmė kėshtu) i bashkėsisė politike (tė cilit tani i shtohet edhe elementi territorial me komuna etnike, por kjo ėshtė njė ēėshtje tjetėr). Shembulli i Bosnjės ėshtė ilustrativ, por vetėm deri nė njė shkallė. Nė Bosnjė ke tre kombe konstituive, por Kosovėn pikėrisht nuk dihet kush po e konstituon. Kjo qėndron nė themel tė problemit, e kjo e bėn tė qartė se Kosova do tė jetė njė vend komunitetesh dhe jo njė shtet qytetarėsh, prandaj edhe arsyen pse nė Kosovė nuk do tė jetė i mundur njė identitet mbietnik.



by Gazetajava.com