Nga Gazetajava.com

Java e Europės
SEMANTIZĖM RETORIK
Nga Fatmir Haxholli
Jul 23, 2007, 14:24

Fatmir Haxholli
Njė simpoziumi i organizuar sė fundi, nė lidhje me identitetin e debatuar kosovar, me epiqendėr karakteristika tė veēanta kulturore, sociale, apo institucionale, nėn ombrellėn e quajtur Kosovė, mes dimensioneve pozitive, u shėrbye me, sikurse servoi dhe, semantizėm, tautologji e retorikė.

 

Tė ngarkuar qė nga perspektiva tė ndryshme disiplinore, t’i referoheshin debatit dhe substancės sė prekur nga ky zhvillim identitar, do tė mund tė pėrmblidhej qė, panelistė tė ndryshėm provuan tė theksojnė kėtu se nė tė zbėrthyerit e tij, identiteti grupor (social), prek n’tansinė e tij, personin juridik dhe personin natyror, tė pranishėm nė Kosovė, apo gjithandej vendeve si dukuri.

Megjithatė, vihej re njė konstantė e cila dominonte temėn nė fjalė, e qė ishte trajtimi i ēėshtjeve dhe vlerave identitare si, aspekt i ndodhjes, zhvillimit dhe evoluimit pėrplasėsh ndėrmjet, t’i quaj kėshtu, paralelizmave dialektik. Si konflikt i tė kundėrtave.   

 

Konstancė qė, jo vetėm shtetin, por edhe kombin e trajtojnė si organizėm biologjik, dhe qė vjedhurazi por me fjalė tė tjera, huazon pėrdorimin e gjuhės argumentuese sipas mėnyrės, ‘ne’ kundrejt ‘ata’, apo edhe mė keq, qė pėrvetėson apo afirmon njė identitet mbi kurriz tė njė tjetri, e qė do tė ishte, ‘ne’ pėrmbi ‘ata’, ose anasjelltas.

 

Diēka qė njėrin, nė mos tjetrin, e interpreton si identitet pa-kurrizor, apo pa-kurrizorėsh, pra si diēka e shpifur, tė themi kushtimisht, edhe pa tė ardhme. Prandaj, mu sipas kėsaj logjike dhe argumentimi, do tė mund tė viheshin pėrballė, identiteti, ndonėse nė debatim e sipėr, kosovar, kundrejt atij shqiptar. Diēka qė ndodh si keqinterpretim nė vazhdimėsi.  

 

Apo si diēka qė kombin do ta pėrkufizonte edhe si arritje dhe rezultat i pėrpjekjeve historike, ose si i sjellė nga momente evolutive pėrgjatė historisė, pra figurativisht mund tė thoshim se ėshtė, sikurse tė vendoseshim pėrballė pėrzgjedhjes mes, njė ‘fotografimi’ tė vetėm tė kombit nė njė moment, dhe pėrsėritjeve tė shumė sish nė sekuencė.

 

Por, po figurativisht, do tė mund tė thuhej se kombi, sa ėshtė njė fotografi e dhėnė nė njė moment, ėshtė edhe sekuence e disa prej tyre nė vazhdimėsi. Nė fakt, kryesisht historianet sipėrfaqėsor dhe sociologėt nė nguti, kombin, zakonisht e interpretojnė si shirit njė dimensional, dhe jo si kompleksitet ngjarjesh nė njė ‘puzzle’ (enigmė), pa figurė dhe ‘rezultat’ tė plotė e pa imazh pėrfundimtar. Identiteti i shumėfishtė pėrcjellė natyrėn njerėzore, dhe jo vetėm qytetarin apo kombėtar-in, nė kėrkim tė plotėsisė sė tij.  

 

Pavarėsisht, pėrderisa pėrdorimi i koncepteve teorike, pėrdorėt kryesisht pėr zgjerimin e njohurive nė lidhje me identitetin, pra edhe pėr orientimin e debatit, apo ndriēimin e tematikes, nė kėtė simpozium vihej re njė qasje e ‘mbyllur’ e qė huazon koncepte, jo pėr tė krahasuar, por pėr tė pėrjashtuar, jo pėr tė shpjeguar, por pėr tė supozuar, jo pėr tė faktuar por pėr tė imagjinuar.

 

Kėtu pak a shumė i referohem vetėm asaj qė pjese, nė kėtė simpozium, me rastin e pėrdorimit tė koncepteve komb-etnik, dhe komb-qytetar, duke vendosur etninė dhe qytetarinė si koncepte dhe dukuri qė qėndrojnė nė raport tė zhdrejtė dhe kontradiktor mes vete.

 

Dhe kjo, nė kohėn kur shkenca sociale pėrdor rezultatet empirike si reference pėr njė shpjegim, dhe jo para-pėlqimet personale pėr tė ‘flirtuar’ me njė audience, cilado tė jetė ajo.

 

Pavarėsisht kėsaj, qėllimi im kėtu ėshtė tė prek vetėm njė aspekt, e qė ishte piketimi nga disa panelist i pakos sė Zotėri Ahtisaari, sė pari, duke kritikuar pėrmbajtjen substanciale dhe nė vetė vete tė saj, dhe sė dyti, duke rrokur fytazi shpjegimin nė lidhje me pėrkatėsinė identitare tė qytetarėve nė Kosovė, qė i bėnė kjo pako.

 

Nė kėtė drejtim, askush nė Kosovė e as jashtė saj, se besoj se mund, e as tė kėtė marrė pėrsipėr ose tė pretendoj ‘autorėsinė’ nė lidhje me debatin, e as praktikėn qė nėnkupton dhe sjellė me vete Kosova dhe Kosovar-izmi si identitet, i mirėqenė apo jo, pra, as tani e as apo diku nė tė ardhmen tonė.

 

Ndryshe, pėrftimet, sikurse vetė debati ashtu edhe performimet individuale, sociale dhe institucionale janė imperativ i ndjenjės, aspiratės si dhe nevojės pėr t’u shėndrruar nė faktor tė pėrveēėm nė njė ekuacion, qoftė ky lokal apo regjional, nga cilido kėndvėshtrim nė Kosovė. Tautologjia dhe retorika, kėtė faktorizim mund ta quaj si tė dėshiroj, si shtetėzim, sovranizim, kombtarizim, por ata qė jetojnė nė Kosovė, targetojnė tė pėrveēmen, para se tė futen nė cilindo ekuacion. Kosovarizmi, kombėtar apo qytetar, graviton nė tė njėjtėn pikė, pėr mė shumė ai ėshtė diēka sipas tė cilit ne, individualisht apo si shoqėri, reflektojmė brenda apo edhe jashtė Kosovės, vullnetarisht, apo edhe kur karakterizohemi si tė tillė.

 

T’kujtohemi, ndjenja e pėrkatėsisė identitare, sado e plotė apo pjesshme, nuk ėshtė vetėm spiritualizėm, por edhe ēėshtje praktike apo edhe interesi nė jetėn e pėrditshme qytetare e sociale, pra ėshtė forcė shtytėse dhe tėrheqėse pėr njė sistem dhe shoqėri. Kėshtu do mund tė pėrmblidheshin qėndrimet e studiuesve mė serioz nė lidhje me kėtė subjekt.

 

Por befason fakti se, shpesh herė koncepti i qytetarisė si identitet interpretohet si ‘shpikje’ apo ‘inovacion’ i njė identiteti mbi kurrizin e njė identiteti etnik, prandaj edhe pėrdoren shprehjet si, identitet mbi apo supra-etnik. Nė parim, kėtu flasim pėr eksperimentin, shpėlarjen dhe perversitetin qė provuan disa shoqėri tė ekspozuara deri nė nėnshtrim inxhinier-izmave tė dhunshėm politiko-social, me rezultat identitetin e qytetarit tė zhveshur, ngushtuar dhe pėrkufizuar nė vetėm etni, apo nė raste tė kundėrta, nė ideologji.

 

Objektiva e fundit e kėtyre proceseve asokohe ishte, pėrkatėsia e individit/qytetarit numėr, qytetarit uniform, si dhe monolitizmi social. Diēka qė i shėrbente njė agjende tė ndėrtuar diku jashtė preokupimeve dhe interesave qytetare, grupore apo sociale, kulturore, politike, apo ēfarėdo tė ishin ato.

 

Kėsisoj dhe keqazi, edhe debati mbi Kosovarizmin si identitet, provohen t’i atribuohen referenda-t, qė i bėjnė ose jo, njė ose disa dokumenta juridike, mė shumė ose mė pak ‘brumėra’ historike, apo njė realitete tė brendshėm apo tė jashtme politike. Si diēka pėr tė cilin nuk pyetet askush, si diēka qė s’na pėrket aspak, dhe si gjė qė pritet tė ndodh por qė vėshtirė tė kėtė tė bėjė me ne, argumente kėto qė s’pėrkojnė me zhvillimet identitare nė Kosovė.

 

E ndėrsa ne kemi tė bėjmė me diēka qė, shoqėria dhe qytetari mesatar kosovar, pavarėsisht cilido identitet, kultivon njė percepcion tė veēantė pėr tė frymuarit dhe vepruarit nė Kosovė, ndaj tė cilit pavarėsisht cilėsdo kauzė dhe cilitdo shpjegim, vėshtirė qė ai do mbetej/t indiferent. Kjo konstituon njė identitet, tautologjia mund ta quaj si tė dėshiroj.

 

Kėsisoj ushqehet ndenja por edhe interesi i ndėrlidhur me pėrkatėsi, ndėrsa pėrkatėsia nuk ėshtė njė proces Dekart-ian, i cili do t’i vendoste korniza dhe koordinata projektuese individit dhe shoqėrisė sipas identitetit dhe pėrkatėsisė, as sikurse ky proces t’i referohej kombit etnik, pėr tė cilin u tha se njerėzit flijohen akoma jo vetėm nė Ballkan por edhe gjithandej.

 

Edhe kėshtu, me apo pa debatin nė lidhje me tė, disa e tipologjizojnė si identitet provincial, por ja qė do kur provincializmat i gjen gjithandej nėn subjektin e emėruar, qytetari.

 

Pėrfundimi qė arrijnė tė tillė prezantues ėshtė se kosovarizmi, pavarėsisht se si artikulohet ai ose jo, nė Pakon e Ahtisaarit, dhe shprehja e shumė-pėrmendur brenda kėsaj Pako-je, Komunitet/e, na qenka parim dhe kategori e futur, njė formė ‘transplatimi’ juridiko-institucional, sipas shėmbėlltyrave tjera, konkretisht nga rasti Bosnjė e Hercegovinė. E edhe me keq, duke u konstatuar se kjo duhet tė jetė njė nevojė e ndjerė diku nė ‘tavolinat’ e mėdha vendimmarrėse nė perėndim. “Parimet dhe kategoritė qė u futen juridikisht dhe institucionalisht, sidomos nė Bosnjė dhe Kosovė janė padyshim reflektim i kėsaj nevoje tė ndjerė nga Perėndimi pėr t’i riformuar identitetet etnike nė Ballkan pėrmes inxhinieringut institucional, qoftė dhe pėrmes eksperimenteve institucionale”, formulon, Besnik Pula, prezantues nė kėtė simpozium.

 

I fundit, i referohet edhe rėndėsisė dhe vendit qė zė etnikum-i nė sistemin Gjerman, Francez, apo rastin Skocez, disa do tė mund tė shkonin edhe mė larg, dhe tė shėrbeheshin mė praktiken e njė shteti (nė Lindje tė Mesme) me rėndėsi tė madhe, gjatė dhėnies se shtetėsisė, pėr ata qė mund tė provojnė lidhjet e gjakut sipas vijės sė qumėshtit pėr tė gjithė qytetarėt e tij qė jetojnė nė diasporė, pavarėsisht sa nga cila kohė.

 

Nė njė punim pėr identitetin Izraelit, dhe refleksionet e tij nė konfliktin izrealito-palestinez, kisha vėnė re vendet e rajonit, janė disi tė obsesionuara me origjinėn dhe pėrkatėsinė, ndėrsa koheziviteti i tyre, sipas tė njėjtės logjikė ndikon jo vetėm se di do tė jetė e ardhmja, por edhe nė dizajnimit tė politikės qė njėra ose tjetra palė e konsiderojnė pėr mbijetesė.

 

Por si mund tė kritikohet parimi i pėrgjithshėm i Pakos Ahtisaari, kur qartazi e thotė se, “Banorėt qė i pėrkasin tė njėjtit grup kombėtar apo etnik, gjuhėsor apo religjioz, tradicionalisht i pranishėm nė Kosovė (kėtu e tutje nė tė referuar si Komunitete), duhet tė kenė tė drejta specifike sikurse tė vendosura nė Aneksin II tė Zgjidhjes, si shtese ndaj tė drejtave tė njeriut dhe lirive fondamentale”, vazhdon mė tej gjuha normative. Mė njė fjalė, Pakoja pranon pėrkatėsinė kombėtare, etnike, gjuhėsore, religjioze, nė varėsi tė asaj se si do pėrzgjedhin qytetarėt Kosovar. Disa do tė irritoheshin, p.sh. t’ju thuhet se Ligji aktual mbi pėrdorimin e gjuhėve, pavarėsisht se Pakoja njeh vetėm gjuhen shqipe dhe serbe si zyrtare, sigurisht se duhet tė jetė mė i avancuari nė Evropė. Nė nivel lokal, komunitetit romė ta zėmė i mundėson kėrkimin e informacioneve nė gjuhen amtare, pėrderisa gjuha rome nuk posedon as standard zyrtar. Nga pikėvėshtrimi im, problemi do tė ishte mė shumė praktik, administrativ dhe financiar, dhe jo njė problem identiteti kosovar.

 

Por Kosovar-izmi i mbetet tė ardhmes, pėr tė fituar nė terren por jo sepse ai nuk ka ndonjė bazė, dhe kėtu nuk i referohem ikonografisė, por praktikės sė jetės dhe inter-re-aksioneve sociale nė Kosovė.

 

Referenda-t tė cilat i bėnė Pakoja nė kuptimin identitar, personit juridik dhe natyror nė Kosovė, por edhe subjektivitetit tė tij ndėrkombėtar janė tė disa dimensioneve, implicite dhe eksplicite. P.sh. konceptet si; simbole nacionale, shumė-etniciteti, origjina kombėtare apo nacionale, pėrkatėsia kombėtare apo etnike, gjuhėsore, apo religjioze, janė krejtėsisht korrekte dhe adekuate nė cilindo dimension, kulturor, social, juridik apo politik tė fjalės, madje do tė thoja edhe nė dimension psikologjik. Gjuha juridike vetė se mėnjanon identitetin monolit dhe zyrtar si imponim.

 

Nuk dua t’i referohem kėtu shumė kushtetutave tė shteteteve madje edhe nė kontinentin Evropian, kur fjalė pėr fjalė thuhet, shteti x ėshtė vend i qytetareve mė pėrkatėsi y, dhe mjaftohet me kaq, sepse me kėtė mundėsohet kategorizimi qė i paraprinė diskriminimit social. Disa mund tė shkojnė edhe mė larg, pse jo, t’i referohen garancioneve qė i ofrohen trashėgimisė fetare dhe kulturore, vetėm komunitetit serb, por kjo ėshtė njė tjetėr tematike, ka tjetėr konotacion, dhe buron nga njė tjetėr kontekst. Pra, parabolat nuk merren me pika tė veēanta tė Pakos, por gjejnė njė pikėvėshtrim mė tė ndjeshėm tė saj, pėr ta laramanuar nė tansi.

 

Sot, pas mė shumė se gjysmė shekulli integrimi dhe ko-habitacioni shumė-kombėtar evropian, njė Francė dhe njė Gjermani, nxėnėsit e tyre shėrbejnė me tre tekste historie pėr marrėdhėniet mes dy vendeve. Pra tekstet e veēanta, dhe njė tekst i pėrbashkėt solid, pėr tė cilin janė pajtuan, kujtoj krejt vonė dhe vitin qė shkoi. Por kjo nuk mėnjanon pėrpjekjet e kėtyre vendeve dhe shumė tė tjerave, tė hapin debatin dhe tė shikojnė kulturėn dhe praktiken e tė qenit qytetar Evropian. Me kėtė kėto vende nuk imagjinojnė rikthimin apo imitimin e formėsimit tė identiteteve kombėtare tė shekujve paraprak.

 

Sa pėr sovranitetin e limituar, pėrjashtues, pra atė ‘gjendjen e emergjencės’ quaje sido, dogmatiket e kanė pėr zemėr, sovranitetin njė-kahor, ai i cili buron nga kombi/populli e qė sipas tyre s’ka pėrtej.

 

Thuaj se po jetojmė kohen e pėrshkrimeve Kant-iane, pėr integrimin mes kombeve, e ndėrsa neve vetėm se trashėgojmė sisteme tė integruara, subjekt i plotė dhe i establuara i tė cilave nuk ishim asnjėherė. Pėr mė shumė dhe pėr tė qenė mė i saktė, edhe nga brenda me institucionet, kapacitetet, dhe ecjen, ende mbetemi gjysmak, prandaj edhe sugjerohet ‘pavarėsi e mbikėqyrur’ edhe pėr njė kohė.

 

Ata qė pėrmendin sovranitetin teorik-(klasik), duhet tė lėnė pėr njė moment librat me njė anė, dhe tė shikojnė Kosovėn, nė aspektin zhvillimor ekonomik, stabilitetin institucional e politik, si dhe menaxhmentin e ndėrlidhur me to, gjendjen/strukturat e sigurisė, e kėshtu me radhė. 

 

Nė leximin e disa artikujve, shpesh me njė sens krejt jo serioz, them se disa do tė sugjeronin qė prezenca ndėrkombėtare tė vihej nė funksion tė lidershipit vendor, i cili nganjėherė edhe vetėn me dilema orienton.

 

Pakoja Ahtisaari i mundėson Kosovės njė Kushtetutė e cila lė larg dhe pėr tė mirė, ngėrēet institucionale nė ‘make up’-in e etnifikimit tė politikės, institucioneve dhe territorit nė Bosnjė e Hercegovinė, pa ēka se kjo Pako nga pikėvėshtrimi akademik apo funksionimi i vendeve tė avancuara, meriton kritikė, por jo edhe semantizėm retorik, ajo nuk ėshtė eksperiment pėrpos nė imagjinatėn e dikujt apo  edhe teori-konsiparacion.



by Gazetajava.com