Nga Gazetajava.com
PĖR NJI KOSOVĖ EUROPIANE
Nga Marjola Ruka
Jul 23, 2007, 14:29
- Pėrse njė gazetė e shkruar gegėrisht, si ka lindur dhe si ėshtė zhvilluar kjo nevojė?
Migjen Kelmendi: Vetė pyetja dhe legjitimiteti i artikulimit tė kėsaj pyetje Pse Gegnisht? flet se sa i thellė asht keqkuptimi i kulturės shqiptare ndaj kėsaj pasunie tingullore, linguale, tė pokėsaj kulture. E para, Gegnishtja asht Gjuha Amtare, idioma natyrore, e aprx. 4 milionė shqiptarėve nBallkan. Asht idioma ma e vjetėr shqipe dhe njikohėsisht asht gjuha ma e folun shqipe sot nBallkan nga shqiptarėt. E tanė Kosova idiomė natyrore e ka Gegnishten. Gjysma e krejt Shqipnis, nga lumi Shkumbin e nVeri, idiomė natyrore e ka Gegnishten. Krejt pjesa perendimore e Maqedonis e banueme me shqiptarė idiomė natyrore e ka Gegnishten. Krejt shqiptarėt e Malit tė Zi idiomė natyrore e kanė Gegnishten. Vetėm pjesa jugore e shtetit shqiptar, dhe tri katunde shqiptare nė jug tė Maqedonis idiomė e kanė Tosknishten. Kėta aprx. 4 milionė njerėz e pėrdorin ēdo ditė, 24 orė nė ditė, kėte Gjuhė. Gegnishtja ka qenė edhe Gjuha Zyrtare e Shtetit Shqiptar qė nga themelimi i tij, e deri nė momentin kur grupe partizanėsh hyjnė si ēlirimtarė nTiranė e nShkodėr. Gegnishtja ka qenė mediumi i diskursit kulturor tė Kosovės deri nė vitin 1972. Kosova pati edhe letėrsi, edhe media edhe Standard Gegnisht para vitit 1972.
Mirėpo, Gegnishten nuk e shof vetėm si pasuni shqiptare, por e pėrjetoj edhe si pasuni europiane. Asht nji nga idiomat e Europės sot, e folun nga 4 milionė europianė. Dhe, Gjuhėn Amtare une e shof dhe pėrjetoj si pjesė e domenit e tė drejtave elementare tė njeriut. (Individual freedom on linguistic matters must be guaranteed, as freedom in exercising all other human rights, Valter Tauli). Le tė mos i pėrmend tashti krejt dokumentet ndėrkombėtare, tue fillue nga Deklarata Universale pėr Tė Drejtat e Njeriut, e deri te Deklarata Universale pėr tė Drejtat Gjuhėsore e UNESCOs.
E dyta, pyetja zbulon se kultura shqiptare e ka delegjitimue tė drejtėn me qenė tė kėsaj idiome. Mė lejoni me e ndėrtue shkurt kontekstin e ndalimit tė Gegnishtes. Kjo idiomė asht parapa me u zhdukė, me u shlye njihere e pėrgjithmonė nga shteti komunist shqiptar. Andaj edhe pyetja: si u ba qė ju tė botoni nji gazetė nGegnisht, nuk mund tė kuptohet e tė duket e natyrshme, legjitime, pa e kuptue modelin dhe mendėsinė e komunizmit shqiptar, tė cilit trup e ftyrė i jepte Enver Hoxha. Pra, pa enverizėm, nuk kuptohet pyetja: Pėrse njė gazetė botuar nė Gegnisht? Keqkuptimi gjenerohet nga nji akt kryereje antiqytetnues i shtetit komunist dhe gjuhėtarėve stalinista shqiptarė, tė cilėt me ate qė e quejtėn Kongresi i Drejtshkrimit nė vitin 1972, jo vetėm zavendėsuen DHUNSHĖM (e potencoj qėllimisht), Gjuhėn Zyrtare tė shtetit shqiptar, qė ishte nė fuqi qė nga dita e themelimit tė shtetit e ajo gjuhė ishte Gegnishtja e Kodifikueme por me nji urrejtje qė nuk spjegohet ndryshe pos me difami ideologjike, ata ndaluen pėrdorimin, shkrimin, botimin e kėsaj idiome, Gegnishtes, pas vitit 1972. Dhe, ajo ndalesė vazhdon edhe sot e kėsaj dite, pos nė gazetėn JAVA. Gjuhėtarėt stalinista ishin tė bindun, njisoj si Stalini dhe gjuhėtari i tij personal Marr, se po ndodhi qė nji gjuhė ti ketė 2 dialekte kryesore, siē i ka Gjuha Shqipe Gegnishten dhe Tosknishten - njani prej dialekteve duhet me u zhdukė. Me u pre. Me u vra. Me u ndalue sė qeni. Dhe nate pėrplasje dialektesh nKongresin e Drejtshkrimit tė vitit 1972, ata kishin vendos qė Standardi i Gjuhės Shqipe duhet me qenė Tosknishtja e cila me ate akt normizohet e kodifikohet dhe ngritet nė stad Gjuhe Standarde dhe zavendėson Gjuhėn e deriatėhershme Zyrtare, pėr me u ba automatikisht edhe Gjuha Zyrtare e shtetit komunist shqiptar. Pra, nate aksident tė dialekteve tė Shqipes, fiton Tosknishtja. Tosknishtja ishte idioma natyrore e diktatorit Enver Hoxha; Tosknishtja ishte idioma natyrore e 24 anėtarėve tė Polytbyrosė nga 27 sa i kishte nė vitin 1972 Partia e Punės e Shqipnis (shif Janet Byron, Selection among alternates in language standardization: The case of Albanian, The Hague: Mouton, 1976); Tosknishtja ishte idioma natyrore e pjesės ma tė madhe tė partizanėve qė hynė si ēlirimtarė nTiranė, e nji vit ma pas edhe nShkodėr, tuj vra e tuj pre; Tosknishtja ishte Gjuha e Revolucionit, Gjuha e Avangardės Komuniste, si e pandehnin veten ata. Andaj, Gegnishtja, Gjuha Zyrtare e Mbretit Zog dhe Mbretnisė Shqiptare, qė Revolucioni Komunist e mposhti dhe e shpalli tradhtare, kolaboracioniste, fashiste, u perceptue njisoj si ata qė e flisnin, dhe u
 |
| Faksimil nga libri i linguistes Janet Byron, "Selection among alternates in language standardization: The Case of Albanian", The Hague: Mouton, 1976 |
ndalue. U shpall ilegjitime.
Makina e andrrave komuniste, kinostudio Shqipėria e Re, pėr shembull, nė filmat qė nisi me i prodhue mbas Revolucionit, zakonisht tradhtarėt, fashistat, hajnat, rebelat, Bad Guys, i bante me folė Gegnisht, dhe nė casting (pėrzgjedhje taktorėve), i zgjedhte ftyrat ma tė shėmtueme pėr rolet qė flasin Gegnisht, ndėrsa komisari partizan, protagonisti komunist, Good Guy, fliste Tosknisht dhe zakonisht ishte i pashėm e i urtė. Dhe e donin femnat!
Nuk ka sesi tė spjegohet e as kuptohet urrejtja e Shtetit Shqiptar, edhe sot e kėsaj dite, ndaj Gegnishtes, pos me enverizėm. Me antinominė e konstruktueme komunistash, ku i bukuri, avangarda, i urti asht Toskė, e i shėmtuemi, dinaku, retrogardi asht Geg. E Bardha asht bojė Toske, dhe e Zeza bojė Gege. Kultura flet Tosknisht, e Barabaria flet Gegnisht. E ardhmja flet Tosknisht, dhe e Kaluemja ka folė Gegnisht, por stka folė ma sa tka edhe nji frymė komuniste nShqipni (sic!).
Me fjalė tjera, komunistat shqiptarė ishin shumė koshientė pėr fuqinė simbolike nė kuptimin e Pierre Bourdieu, qė ka Gjuha Standarde nė vetvete. Ata e prezentuen Tosknishten, si thotė Bourdieu, si gjuhė fitimare (victorious language), e kuptuen dhe e perceptuen si mjet, si mjet dominimi e pushteti, dhe me kėte mjet, Tosknishten, nisėn inxhinierinė shpirtnore ma tė madhe qė ndonjihere i asht ba kulturės dhe gjuhės shqiptare nė historinė e saj.
- Pjesa me e madhe e mediave shqipfolėse sot shprehen ne toskėrisht, po ashtu edhe nė Kosovė. Ērol ka luajtur toskėrishtja nė Kosovė? Duke pasur parasysh moskomunikimin e gjatė ndėrmjet Shqipėrisė dhe Kosovės, gjė qė ka bėrė qė nė shumė aspekte gjuha tė zhvillohet nė drejtime tė ndryshme. Nė ēnivel ėshtė asimiluar toskėrishtja standarte nė Kosovė?
Migjen Kelmendi: Standardi i vitit 1972, pra Tosknishtja e kodifikueme, sot nė Kosovė asht nji Fictio Juris. Po pėrdori nji term juridik, pėr me ilustru gjendjen e Standardit sot nKosovė. Standardi asht i paqenė, por prezentohet si i qenė, egzistent, i vėrtetė. Pra, ata e dijnė qė sasht i vėrtetė, i qenė, por sillen a thue se asht i njimendtė. Pra, Standardi nKosovė asht nji Fictio Juris, nji e vėrtetė e fabrikueme, e cila pandehet si e qenė.
Asht me shumė randėsi me e theksue nji fakt, qė zakonisht elita kosovare e hesht: se delegacioni i Kosovės nė Kongresin e Drejtshkrimit tė vitit 1972, nė pėrbamje kishte edhe aktivista komunistė dhe lejen dhe autorizimin me marr pjesė nė Kongresin e Drejtshkrimit nė Tiranė, nė vitin 1972, e kishin drejt e nga kreu jugosllav, Josip Broz Tito. Kėte e konfirmuen edhe Fadil Hoxha, edhe Mahmut Bakalli, edhe Fehmi Agani. Me fjalė tjera, edhe pse ma vonė, nacionalistat kosovarė e reprezentonin kėtė arritje si arritjen ma tė madhe tė tyne, dhe e venin nė kundėrshti dhe antagonizėm me Jugosllavinė e Titos, tuj e pandeh dhe promovue Standardin si hapin e parė drejt unifikimit dhe Shqipnis Unike, ata e heshtnin ose nuk e pėrmendnin fare faktin se akti ma i madh i tyne ishte ba me aminin e Titos(sic!) Kjo flet pėr nji nacionalizėm dhe nacionalista naivė kosovarė, pėr tė cilėt Standardi nuk kishte kuptimin e nji fenomeni lingual, qė do ketė pasoja katastrofike pėr fmitė e tyne dhe gjeneratat e linduna nKosovė, sa kishte simbolikėn dhe domethanien politike si konotacion Unifikimin e Shqipnis. Gjuhėn e bamė, tashti ka mbetė edhe me e ba Shqipninė Unike. Se kush si ka me e folė dhe cilat kanė me qenė pasojat e atyne vendimeve tė vitit 1972, nuk e kishin idenė. Kosovarzijtė qė kishin shkue nė Kongresin e Drejtshkrimit 72 si delegacion zyrtar, nuk ishin aspak koshientė se po merrnin pjesė nė diēka tė njoftun dhe tė ditun nga historia e standardizimit tė gjuhėve qėmoti, dhe Pierre Bourdieu e artikulon pėr bukuri:
KOLABORIM NĖ SHKATĖRRIMIN E INSTRUMENTEVE TĖ VETA TĖ SHPREHJES. Ata jo se nuk i kishin parashikue pasojat, por ata i ēimentuen ato vendime, i mbėshtollėn me 1000 konotacione politike si arsyetim, qė flittnin pėr Unifikimin e Shqipnis, dhe i shndėrruen nė Tabunė ma tė madhe tė kulturės dhe civilizimit shqiptar. Me e prekė e ngacmue Standardin, nė Kosovė kuptohej njisoj si me e prekė dhe ngacmue idenė e Bashkimit Kombėtar. Prandaj, kushdo qė guxon me e prek, nė nji mėnyrė a tjetėr shpallej tradhtar.
Standardi 72 kurrė nuk nxuni me u folė si duhet nė Kosovė. Ishte dėshira me e folė e msue, por realiteti i Kosovės flitte Gegnisht. Jeta nKosovė ishte Gegnisht. Mandej, realitetet plotėsisht tė ndame tė Shqipnis dhe Kosovės banė qė nKosovė Tosknishtja me u deformue, nga sintaksa serbe, nga Gegnishtja e pėrditshme, nga mosnjohja e Tosknishtes, nga moskomunikimi normal mes Tiranės kulturore dhe Prishtinės kulturore. Tosknishtja nė gojėn e nji gege kosovar dukej njisoj si e pėrshkruente Fishta humor. Hajgare. E di, ky abstrakcion, ky fictio juris prej 2 milionė njerėzish qė shtiren se po flasin Tosknisht, asht zor me u rrokė. Por kosovarėt, njisoj si edhe shqiptarėt e shtetit komunist, ishin tė bindun se me Standardin 72 po e jetojnė nji Komunizėm Gjuhėsor. Dhe ky Komunizėm Gjuhėsor i tyne kishte nji kuptim vetėm deri atėherė kur u shemb muri mes nesh, mes Kosovės dhe Shqipnis. Sapo u shemb muri dhe interaktimi nisi, puna e parė qė u pa ishte Tosknishtja e nji kosovari!? Dukej si vic, batutė. Aq sa i bante njerėzit nė Tiranė me u ndie keq. Dhe, Tirana kulturore, pra Tirana Toske, kur e shifte dhe e ndigjonte nji kosovar tue folė Tosknisht, ishte si me e pa karikaturėn e vet. Si me e pa veten nė Fun House, me ato pasqyrat e mėdha konvekse e konkave qė ose ta zgjasin e deformojnė figurėn, ose ta zhdepin e ta rrumcojnė figurėn. Tridhetė e sa vjet Kosova u pėrpoq, vullnetarisht, me nji Auto-Kolonizim tė vullnetshėm e me qejf, me institucione e sistem edukimi, me shkolla e universitete me e instalue Tosknishten nė diskursin e vet, e me e shlye Gegnishten, por ky eksperiment, sipas mendim tem, ka psue nji fiasko historike nė Kosovė.
Po them, pėr elitėn kosovare Standardi ishte nji vendim politik, nji pėrcaktim politik. Jo gjuhėsor.
Pėr ta Standardi i vitit 72 ende e ka kuptimin e Shqipnis sė Madhe. Bashkimit Kombėtar. Kur e pyetni nji kosovar se a jeni dakord me e rishikue apo ndryshue Standardin e vitit 1972, kuptojeni se jeni tue e pyet se a je i gatshėm me e ndrrue apo rishikue idenė e Bashkimit Kombėtar dhe Shqipnis sė Madhe. Vetėm kėte kuptim e ka Standardi i vitit 1972. Dhe asnji tjetėr.
- Gazeta juaj nė gegėrisht pėrbėn padyshim njė risi nė botėn mediatike shqipfolėse, si ėshtė pritur ajo nga qarqet letrare nė Kosovė, dhe nga lexuesi kosovar?
MK: Me e botue nji gazetė Gegnisht nė xhaminė e nacionalizmit shqiptar, si asht Kosova sot, asht njisoj si me hy cullak nxhami, si e tha nji miku jem holandez. Une isha shumė koshient se me Javėn po e sfidojmė Tabunė ma tė madhe shqiptare tė tana kohnave Standardin 72. Qė ishte, po e pėrsėris, vetėm nji fjalė tjetėr pėr Shqipninė Unike. U tmerruen me Gegnishten. Nuk mujshin me besue se e kam ba nji gja tė tillė. Nji gazetė nGegnisht, diēka e pandigjueme dhe e papame. Java asht i vetmi produkt medial nGegnisht, qė nga vitit 1972 e deri ate ditė, 1 Dhetor 2001, kur u botue numri i saj i parė. Nuk u pėlqeu Gegnishtja, me sa e kam kuptue, njashtu e shkrueme nė Java. E kishin zor me e lexue. Shprehia e tyne vizuele ishte ndėrtue me sistem edukimi, edhe pse shqiptimi, tfolunit e shkrimi jo. Mandej Java qėllimisht nė shkrimin e Gegnishtes ndjekte instrukcionet e Shkollės Deskriptiviste, e cila shkrimin e afron me tfolmen. Gegnishtja e Javės qėllimisht asht ma e afėrt me Slangun e Prishtinės, se sa me Gegnishten tradicionale tė Shkodrės, sepse Slangu nuk asht i tillė si e kanė kuptue nPrishtinė e nTiranė, si formė rudimentare, e rrugės e tfolmes. Slangu asht pėr mue reagim koshient i nji bote shqiptare, e nji rinie shqiptare, e cila me Standardin 72 ka mbetė e kualifikueme si jokompetente dhe joautentike mbrenda Gjuhės Shqipe. Slangu asht subversion i qėllimshėm ose jo i Matriksit Lingual qė ata i mban si njerėz tė kategorisė sė dytė nGjuhė. Nėse Prishtina ka arsye me shitė mend me najsen asht Slangu i Prishtinės. Produkti ma i randėsishėm (sub)kulturor i kėtij qyteti. (Tirana ska Slang, ende asht totalisht mbrenda Matriksit. Nė Tiranė edhe djali me styling i Top-Select Muzikor, edhe msuesi, edhe kryeparlamentari, edhe shkrimtari, edhe imami flasin me tė njajtin diskurs. Ende Tirana se ka vra Babėn nė gjuhė:) Ndėrkaq, nPrishtinė Slangu asht reagim i natyrshėm i nji gjenerate ndaj pėrpjekjes me e dominue me gjuhė. Slangu si dalje nga sistemi ku roli i rinisė kosovare ishte parashkrue dhe determinue me qenė humbės, i kategorisė sė dytė. Slangu si subversion i sistemit diskriminues e dominant mbrenda Gjuhės Shqipe, qė e kishin instalue komunistat toskė. Slangu si kėshillė dhe mesazh: Keep it Real. Mirėpo, mainstreami i Kosovės tmerrohet nga Slangu. Ata pėr 30 vjet janė shtihue, kanė aktrue se po flasin letrarqe, si i thojshin. Po se a ishte apo jo letrarqe, kėte mesazh tė keq jau dha vetėm Tirana (Toske) kulturore. I pėrqeshi, ose ma mirė me thanė, nėnqeshi, sepse ishte e zorshme me i thanė nji tė ēali i ēalė, nji sakati sakat, apo jo. Ajo vetėm i injoroi dhe i shtyu nė margjina. Sot, ky pėrēmim ka pamje katastrofike: asnji produkt kulturor i prodhuem nPrishtinė nuk asht atraktiv e nuk ka vleftė nė tregun e Tiranės. Asnji shkrimtar, asnji emision televiziv, asnji emision radioje, asnji moderator, asnji gazetė...Krejt shkėmbimi kulturor shkon vetėm nė nji drejtim: nga Tirana nė Prishtinė. Por, jo vice versa. Derisa vendet tjera postkomuniste procesin e nji Auto-Kolonizimi, si e tha Kiosev, e bajnė nga qendrat kulturore perendimore, Kosova e shkretė ka fillue me u Auto-Kolonizue nga Tirana Toske! Telekomi i Kosovės, nė Anwsering Machine tė tij, nga dy milionė shqiptarė tė Kosovės, nuk gjen nji za sa pėr me e fut si za i sekretarisė automatike tė Telekomit, por e importon zanin nga Shqipnia. Dhe, ma e zeza, ai za i shqipton numrat gabimisht po me Drejtshkrimin e vitit 72 dhe askush nuk e heton(sic!). Universitetet private tė Kosovės importojnė jo ekspertė tė lamive, po figura televizive dhe i paguejnė 7 fish ma shumė se autoritetin ma tė madh tė lamisė nėse ai asht prej Kosove. (Adi Krasta, Blendi Fevziu, Rudina Gjunga po paguhen deri 7 fish ma shumė sesa nji ekspert i lamisė prej Kosove.) Televizionet dhe radiot, qoftė lokale qoftė nacionale, importojnė moderatorė pėr me ju udhėheqė programet. Radio Televizioni i Kosovės vetėm para disa kohe kishte organizue KURSE TĖ MĖSIMIT TĖ GJUHĖS STANDARDE pėr gazetarėt dhe redaktorėt e vet. Nėse, 30 vjet ma vonė se viti 72, kur u standardizue Gjuha Shqipe, Televizioni Publik i Kosovės organizon kurse tė mėsimi tė Standardit 72 pėr gazetarėt e redaktorėt, atėhere cila paska qenė Gjuha Standarde qė ata e kanė pėrdorė deri te kėto kurse? Ky asht nji shembull eklatant pėr ate qė e konstatoj si Fictio Juris. Mandej, nuk ka ma as pėrkthime qė bahen nė Kosovė dhe gati asht ndal shkrimi letrar nė Kosovė. Dhe krejt kjo e ka vetėm nji arsyetim mazokist: ata po flasin ma bukur dhe ma rrjedhshėm se na! Duhet me e pranu.
- Nė Shqipėri edhe pse bėhet ende fjalė pėr njė debat periferik ku mbizotėrojnė akoma frustrimet e komunizmit, dhe pjesėmarrėsit rrallė herė janė gjuhėtarė profesionistė, vazhdon debati pėr rishikimin e standartit. Pjesa mė e madhe pėrkrahin bashkėekzistencėn e tė dy dialekteve kryesore, ndėrkohė qė disa personalitete kryesisht me origjinė nga Shkodra propozojnė zėvendėsimin e dialektit tosk me atė geg. Cili ėshtė pozicioni juaj nė kėtė debat?
MK: Asht nji gja qė e ka pėrcjell gjatė gjithė kohės debatin pėr nevojėn e rishikimit tė Standardit 72: stėrpolitizimi i ēashtjes. Standardi 72, po them, ma tepėr reflekton me konotacionet e tij politike sesa linguale. Andaj, ēdo hapje e debatit ndiqet me paragjykime, kualifikime, dyshime. Ajo qė duhet ba, dhe pėr kėte na duhet nji konsenzus politik i Qeverisė nė Tiranė dhe nė Prishtinė, asht depolitizimi i kėsaj ēashtje dhe kthimi i saj nė kornizat e nji debati qytetar dhe nji debati tjetėr tė ekspertėve. Sepse, nuk guxojmė me ia lanė kėte ēashtje vetėm gjuhėtarėve, sepse ishin gjuhėtarėt qė e katandisėn planifikimin gjuhėsor tė shqipes nė kėto nivele.
E dyta, mendoj se Tirana asht ma e hapun dhe ma tolerante ndaj kėtyne debateve se Prishtina. Deri sot une jam ftue 2 herė pėr me debatue pėr kete ēashtje nTiranė, dhe vetėm nji here nė Prishtinė. Sa i takon ēashtjes sė dialekteve, duhet ritheksue se, Gjuha Shqipe nuk asht Stadardi i vitit 1972. Standardi asht vetėm nji grumbull rregullash dhe praktikash qė pėr fatkeqėsi tė kulturės shqiptare, kodifikojnė dhe normizojnė vetėm nji dialekt tė saj.
Por, Gjuha Shqipe asht nji monument tingullor i kulturės sonė, nji pasuni e paēmim jona, e cila krejt bukurinė e saj e ka bash nė kakofoninė dhe zhurmėn e tfolmeve, dialekteve, idiolekteve, vernakularėve shqip. Nji komunitet lingual normal, po e theksoj NORMAL, asht gjithmonė divers. Asht nji keqkuptim i madh, po them, stalinist, se kultura shqiptare faktin se i ka dy dialekte madhore, e ka pėrjetue si sakatllėk, gjymti, andaj ka vendos me e pre njanin dialekt. Pse duhet me e ndalue nji gjuhė. Imagjinojeni kėte barbari tė ndalimit tė nji gjuhe si Gegnishtja nė kontekstin e Europės sė gjuhėve, tė diversiteteve kulturore, tė larmisė dhe pasunisė qė del soje. Imagjinojeni nji kulturė si kultura shqiptare e cila asht ēue me e ndalue e me e shurdhue nji gjuhė, nga perspektiva europiane. Une kėte atitudė teme publike e prezentoj si nji atitudė tė nji Ekologu Lingual, tė cilit i dhemb mosshkrimi e mosshqiptimi i nji rrokje, e jo ma i nji gjuhe tė plotė si Gegnishtja. Sa i takon dialekteve, urgjentisht, pa pritė asnji debat e asnji konsenzus tė ri, si FIRST AID, duhet me u kthye mėsimi i Gegishtes nė nivelet primare tė shkollimit, deri nė klasėn e katėrt, nė vendet ku Gegnishtja asht idiomė natyrore. Duhet me u hek NDALESA e botimit dhe pėrdorimit nė media tė Gegnishtes, duhet me i dhanė status shoqnor Gegnishtes automatikisht, si Ndihmė e Parė. Sa me ja pshtue ftyrėn qytetnuese kulturės shqiptare. Se cili dialekt, mandej, duhet me e dominue Standardin, a duhet kthye Gegnishten e heq tashti Tosknishten, kėto janė dilema tė sforcueme. Me po tė njajtėn urgjencė duhet me u ba edhe diēka - Dekonstruktimi i Kongresit tė Drejtshkrimit 72 deri nė detaje, tue ia prezentue publikut tė vėrtetėn dhe tue e ballafaque e familiarizue publikun me rrjedhat, kontekstin dhe vendimet qė janė marr. Mandej, duhet parapri nji hulumtim i thellė e i gjanė i pėrdorimit tė shqipes nė jetėn e pėrditshme, tue e matė Realitetin Gjuhėsor tė hapsinave shqiptare, sepse kėto hapsina sot kanė fillue me interaktue dhe me konvergjue dhe, vetėm nė fund duhet me dalė me vendimet dhe propozimet eventuale pėr ndryshime e updateime tė Standardit. A ka me u ndrrue krejt apo jo, kėte duhet me e thanė debati dhe analiza. Une jam pėrkrahės dhe aplikues i Shkollės Deskriptiviste, si e thashė ma nalt, e cila Standardin e emanon nga Jeta e Pėrditshme e Folun, e jo nga parashkrimi i rregullave dhe pėrpjekja me i fut njerėzit mandej nto. Nė ēdo situatė, ate qė une kisha me e propozue asht me u njoftė me situata gjuhėsore tė njerėzve nė pėrditshmėni, dhe nga to me i emanue ato rregulla shkrimi e praktika qė i themi Standard. Por nėse kemi me e pasė nji Standard tė rinegociuem dhe konsensual nesėr, kjo sdo me thanė se dialektet duhet me u ndalue. Ato duhet me vazhdue me u kultivue, me u msue nė shkolla, e me u shkrue. Ky asht gabimi fatal i enveristave dhe stalinistave gjuhėsorė tė vitit 72. Ndoshta, ta kishin lanė Gegnishten me u shkrue e botue, nuk e kishim pas kėte diskrapancė mes gjuhės sė shkrueme dhe tė folun si sot nė Kosovė dhe kudo ku Gegnishtja asht idioma natyrore.
Cilido debat asht ma i mirė se ky fatalitet me tė cilin e ka mbėshtjellė kultura shqiptare nji grusht rregullash tė vendosuna nė kulmin e diktaturės enveriane. Ky fatalitet i Standardit 72 nuk i ban nder kėsaj kulture.
- Zgjedhja e gegėrishtes si dialekt, duke pasur parasysh rėndėsinė thelbėsore qė ka gjuha nė pėrkufizimin e shqiptarisė si identitet kombėtar, a mund tė pėrkthehet si njė prirje pėr tu larguar nga Tirana? Si perceptohet sot Tirana nė Kosovė, si ėshtė zhvilluar gjatė viteve tė fundit ky perceptim?
MK: Kjo e ka ndjek Javėn dhe mu personalisht: tuta nga largimi me Tiranėn. Java na largon e nuk na afron me Tiranėn. Sepse, po e them, Standardi pėr nji kosovar asht konotacion politik e jo gjuhėsor. Standardi asht perceptue dhe kuptue e prezentue si Kurani i Xhamisė Nacionaliste Shqiptare. Mirėpo, nga perspektiva e Javės, ajo qė njimend na mban larg Tirane, si e provon edhe shkėmbimi kulturor i njianshėm Tiranė-Prishtinė, asht bash Standardi 72. Asht ky Standard qė na ka nda, na ka klasifikue, na mban larg. Java asht rrafsh e kundėrta: pėrpjekje me u afrue. Me u njoftė. Por jo sipas roleve linguale tė ndame nė kulmin e diktaturės enveriane, po simbas roleve qė kemi me i pasė ne nji Europė tBashkueme, si njerėz tė barabartė dhe me dinjitet, ku respekti pėr dinjitetin njerėzor asht nji vlerė e pakontestueshme dhe e sanksionueme me kushtetė. Imagjinojeni dinjitetin e kosovarit mbrenda Standardit 72 (sic!).
Kosovarėt, nga ana tjetėr, jo se nuk e hetojnė hunin nė synin e vet, por idhnohen kur e hetojnė nė programet televizive shqiptare penetrimin e fjalėve tė hueja italiane, sepse pastėrtia e gjuhės pėr ta asht ekstrapolim i pastėrtisė sė territorit shqiptar. Gjuha e ka kuptimin e territorit pėr kėta njerėz, andaj ēdo subversion i ndonji fjale asht subversion me prapavi politike. Kėshtu, nuk e kam tė huej se kėta njerėz qė e luftojnė dhe e dlirin territorin e shqipes sot nga italishtja e gjuhėt tjera, nesėr sdo e kishin dlirė edh territorin konkret nga ata qė i flasin kėto gjuhė Ky botėkuptim asht fund e maje i determinuem me nacionalizėm pėrjashtues. Asht krejt anakronik, njisoj siē asht reagimi ndaj Javės se na largon nga Tirana. Kėta nacionalista tė gjuhės, vetėm nuk e kanė shqisėn me e pa e pėrjetue hapsinėn kulturore shqiptare nė tanė diversitetin e saj. Kaq. Dhe me e pėrjetue kėte si pasuni e jo gjymti. Kaq. Ata e kanė nji keqkuptim fundamental se mendojnė dhe janė tė bindun se nji komunitet shqiptar krejtėsisht i homogjenizuem me Tosknishte asht i mundun. Java mendon se komunitete tė homogjenizueme linguale nuk egzistojnė nė realitet. Se realitetet e shoqnive normale janė gjithmonė diverse. Mirėpo, Gegnishten e Javės duhet kuptu edhe si nji test permanent tolerance pėr kulturėn shqiptare. Sa jemi na tolerantė ndaj tė Ndryshmes nė mesin tonė, tė dlirun Gegnishteje? Sa jemi koshientė se diversiteti asht vlerė europiane e jo gjamė e fatkeqėsi shqiptare.
- Gjatė viteve 2001-2002 nė faqet gazetės suaj ėshtė zhvilluar njė polemikė ku ka spikatur njė guxim i theksuar intelektual nė lidhje me identitetin kosovar, e cila ėshtė pėrmbledhur mė pas nė librin Kush asht kosovari?. Jeni pėrballur kėshtu me njė temė qė pėgjithėsisht mbetet tabł pėr qarqet shqipfolėse. Si pėrkufizohet identiteti kosovar? Ku ndryshon ai nga Shqiptari i Shqipėrisė?
MK: Sa po shkon koha e po bahem koshient se Java ka qenė (pa e pasė aspak kėte ambicie) testi i parė europian pėr kulturėn dhe elitėn kosovare. Kosova, elita e saj, pėrkatėsinė e vet europiane nuk e ve nė dyshim aspak. Bile-bile, me i pyet ata, njashtu tė pėrhumbun me kompleks autoktonie, ata tė dalin se janė europianėt e parė tė Gadishullit, sepse si mbasardhės tė ilirėve, kjo gja vetkuptohet. Pėr elitėn kosovare, Europa konceptohet si fenomen gjeografik, me rrajė nkatolicizėm, dhe e formueme prej shteteve-kombe. E theksojnė sidomos kėte shtete-kombe, sepse ju pėlqen, prapė tuj e minimizue faktin se po kėto shtete kombe kanė tejkalue shumēka thelbėsisht kombėtare deri sot, si monedhėn, tregun, kufinin dhe po ecin drejt nji supra(mbi)-shteti nacional. Ndėrkaq, Java flet pėr nji Europė tjetėr, nji tė tillė qė nuk gjenerohet nga autoktonia, katolicizmi apo nacionalizmi, po nga vlerat. Pėr mu personalisht Europa paraqet nji Komunitet tė Vlerave, si e sanksionon edhe kushtetuta e pafat e Unionit Europian. Nėse kishim me arritė me i interiorizue kėto vlera europiane, si respektin pėr dinjitetin njerėzor, tė drejtat e njeriut, diversitetin, tolerancėn, shtetin ligjor, demokracinė....ēashtja e pėrkatėsisė sonė europiane ma skishte me qenė ēashtje. Java nga ana tjetėr dėshmon se kultura shqiptare sot pėr sot tregohet shumė a(nti)-europiane. Java asht prova e a-europianizmit kosovar. Ēkado kemi nis nė Java, si debatin pėr Gjuhėn, botimin e Gegnishtes, debatin pėr Identitetin Kosovar si model supra-etnik identifikimi, debatin pėr Identitetin Musliman tė shqiptarėve, pėr nevojėn e Flamurit tė ri tė Kosovės...krejt kėto pyetje-teste dėshmonin a-europianizmin e kosovarėve njashtu si e prezentuem Europėn kėtu, si komunitet vlerash.
Prej numrit tė parė, me 1 Dhetor 2001, kemi nis debatin pėr identitetin qė e quejtėm kosovar, tė bindun se me kėte debat Java vetėmsa i bashkohet debatit qė po zhvillohej prej vitesh nė qendrat europiane me pyetjen: kush asht europiani? Pėr ne nė Java, kosovar ishte vetėm fjalė tjetėr pėr europian. Pra, nji nocion qė nuk gjenerohej etnikisht. Ky ishte debati i parė mbi modelet supra-etnike tė identifikimit qė u ba nė kulturėn shqiptare. Ishin mbi 30 kontribues dhe vetėm para nji jave, nė Prishtinė u mbajt edhe nji sympozium me shumė panele e panelista, qė i kushtohej ēashtjeve tė shumta tė identitetit pėrgjithėsisht. Edhe debati pėr kosovarin po ashtu u keqkuptue dhe u kuailifikue si pėrpjekje largimi nga Tirana e Shqipnia. Por, me debatue pėr kosovarin ne nė Java e kuptonim si me debatue pėr europianin. Pėr mundėsitė e paraqitjes sė identiteteve supra-etnike nga proceset e integrimeve europiane dhe nga themelimi dhe puna e institucioneve europiane. Dallimi i Javės dhe elitave shqiptare asht se ato janė tė binduna se e dijnė ēka asht Europiani dhe Europa, ndėrkaq Java po mundohet me ju bashkue pėrpjekjeve tė pėrbashkėta nEuropė me i sqarue e hulumtue kėto koncepte, sepse mendon se nuk janė tė kryeme e definitive.
- Ndryshe nga Shqipėria, ku pragmatizmi dhe nevoja pėr kozmopolitizėm si pasojė e izolimit shumė-vjeēar kanė bėrė qė kombėtarizmi tė braktiset ose tė shndėrrohet nė njė retorikė irracionale periferike, nė Kosovė nuk duket se paraqitet e njėjta situatė. Si mund tė pėrkufizohet nacionalizmi kosovar sot? Ērol luan Tirana nė trajtėsimin e tij?
MK: Kozmopolitizmin nuk e kisha pa si diēka qė kishte me e randue elitėn shqiptare. Pėrkundrazi, kisha me e pėlqye shumė, por mendoj se edhe nTiranė edhe nPrishtinė ende ideologjia determinuese mbetet nacionalizmi. Tirana, ajo e eksperimenteve proletare botnore e kohės sė Hoxhės, mendoj se vetėm sot, nė fillim tė shekullit XXI, e ka zbulue fuqinė e nacionalizmit dhe e gjen tafėrt. Ndėrkaq Prishtina, ka qenė e ka mbetė e determinueme fatalisht me nacionalizėm, dhe sinqerisht e ka tė zorshme me e kuptue botėn jashtė kategorive dhe nocioneve nacionaliste. Nocionet si supra-etnia, multietnia, multikulturalizmi, multikonfesionalizmi, pėr nji nacionalist gjenuin kosovar janė vetėm nji terminologji e tė huejve qė ata as nė vendin e vet se respektojnė, e donė me na e shitė neve. Nacionalistin shqiptar e dikton me qėndrimin ndaj pėrpjekjeve pėr me e ndėrtue shtetin e Kosovės: nacionalisti edhe nPrishtinė edhe nTiranė shtetin e nesėrm tė Kosovės e kupton vetėm si Shtet-Komb, dhe kurqysh tjetėr. Kėte e artikulon ma sė miri Ismail Kadare, baba i kėtyne elitave nacionaliste, nintervistėn pėr Voice Of America dhe gazetėn e shqiptarėve tė New Yorkut, Illyria. Kosovėn si nji shtet qytetarėsh e qėllimesh politike, qė i ka tingranueme vlerat europiane qė pėrmendėm, pėr ta mbetet vetėm nji abstrakcion.
- Sė fundmi keni marrė ēmimin Press Freedom Award qė ėshtė pa dyshim njė vlerėsim jo pak i rėndėsishėm. Si mendoni ēfarė i ka shtuar gazeta Java sferės mediatike kosovare?
MK: Alternativėn. Mundėsinė tjetėr. Nji narracion ma shumė, qė pasunon diversitetin e panoramės shqiptare. Sjell nji shije debati e qytetnimi europian nė kėte Makondo tė nacionalizmit. Hiqeni Javėn, dhe ju e konstatoni se kultura shqiptare ska problem ma. As me Gjuhėn, as me Identitetin, as me Flamurin, as me Kosovarin, as me Europėn....Asht e lumnueme dhe e gzueme nė nacionalizmin e vet. Java asht etalon tjetėr kulturor. Java kisha pasė dėshirė me qenė e me u kuptue si etaloni i parė kulturor europian i Kosovės.
Ismail Kadare: Prania e dy shteteve shqiptare nė Ballkan do tė jetė e mirė pėr vizionin e shqiptarėve
Ilir Ikonomi, 22.04.2006
VOA: Ky ėshtė njė vit me rėndėsi pėr Kosovėn, statusi i sė cilės ėshtė nė prag tė zgjidhjes. Nė Ballkan duket se do tė krijohet sė shpejti njė shtet i ri. Ēfarė prisni qė tė sjellė krijimi i kėtij shteti tė ri nė psikologjinė shqiptare nė pėrgjithėsi?
KADARE: Me sa duket kjo do tė ndodhė. Do tė krijohet njė tjetėr shtet shqiptar nė Ballkan, pra do tė ketė dy shtete shqiptare. Pėr shumėkėnd kjo u duk nė fillim si pak e ēuditėshme, e papranueshme. Kėtu nuk ka asgjė tė papranueshme, ėshtė normale. E papranueshme, e tmerrshme ishte qė gjysma e kombit shqiptar nuk kishte liri, ishte nė gjendjen e njė kolonie. Kjo ishte skandaloze. Kurse zgjidhjet e tjera janė tė gjitha logjike...
Kadare: Po lind shteti i dytė shqiptar nė Ballkan,
14 Shkurt 2006, Illyria:
...Duke folur pėr pakon e Ahtisarit, Kadare i kupton paqartėsitė dhe zhgėnjimin e njė pjese tė njerėzve dhe se njė gjė e tillė nuk ka qenė e papritur. Por ai shprehu mendimin se pakoja e Ahtisarit "pėrmban njė konturim tė besueshėm pėr shtetin e ardhshėm tė shqiptarėve tė Kosovės".... "Nė kėtė pako, duke u konturuar njė shtet i ri pėr shqiptarėt, pėr ata qė gjer dje ishin pa liri dhe pa shtet...
by Gazetajava.com