Nga Gazetajava.com

Letra dhe Opinione
GJYQĖSORI NĖ KOSOVĖ
Nga Skender Limani
Aug 20, 2007, 13:32

 

Sot jemi dėshmitarė tė njė procesi tė auditimit nė ēdo institucion publik-shtetėror tė Kosovės. Gjithashtu, jemi dėshmitarė tė gjetjes sė shumė parregullsive dhe keqpėrdorimeve tė llojeve tė ndryshme financiare dhe procedurale nga ana e ēdo institucioni qeverisės tė mundshėm qė ekziston nė Kosovė, si komunale dhe qendrore. Nė tė njėjtėn kohė, jemi dėshmitarė qė gjyqėsori nė Kosovė vetėm rri dhe flenė karshi kėtyre gjetjeve nė kohėn kur tė gjithė qytetarėt e Kosovės presin ndėrmarrjen e veprimeve ligjore-ndėshkuese ndaj kėtyre gjetjeve, pėrkatėsisht, personave dhe institucioneve tė pėrfshirė nė to.

Sa pėr sqarim, procesi i auditimit nėnkupton vlerėsimin e personit, organizatės, sistemit, tė ndonjė procesi tė caktuar, projektit ose prodhimit/produktit. Auditimi kryhet pėr  tė konfirmuar vlefshmėrinė dhe besueshmėrinė e informatės pėrmes njė procesi qė quhet vlerėsimi i mekanizmave tė kontrollit tė brendshėm. Sipas kėsaj, auditimi kontrollon cilėsinė. Auditimi zakonisht kryhet pėr tė siguruar informata pėr sistemet dhe shėnimet financiare tė ndonjė ndėrmarrje, kompanie, institucioni. Auditimi nuk nėnkupton vetėm auditimin financiar. Auditimi ėshtė proces i pavarur qė prezanton sistemin financiar tė vendit (kompanisė, ndėrmarrjes, institucionit) qė auditohet. Procesi kryhet nga personeli qė zakonisht quhen auditorė, qė janė persona objektiv, tė paanshėm dhe tė cilėt, nė fund tė procesit, dalin me raport tė auditimit.

Tashti, ēfarė presin mė shumė institucionet gjyqėsore nė Kosovė? Mos ndoshta paraqitje private tė padive penale – civile pėr gjetjet e auditorit???  Sistemi gjyqėsor nė Kosovė duhet tė jetė i tillė i ndėrtuar qė ēdo pretendim tė bėrė kudo pėr korrupsion, keqpėrdorim tė detyrės zyrtare dhe ndaj tė tė gjitha keqpėrdorimeve tė tjera tė ndryshme tė mundshme, pėrfshirė edhe shkeljen e etikės sė punės/profesionale, tė ketė mundėsinė e ngritjes sė padive, si civile si penale, sepse nėse gjyqėsori nė Kosovė nuk merret me to, si p.sh, gjetjet e fundit nga procesi i auditmit atėherė s’do tė merret askush tjetėr as nė Kosovė e as jashtė saj.

 

Fatkeqėsisht, se Kosova nuk ka sistem tė pėrgjegjshėm gjyqėsor dhe pėrgjithėsisht tė drejtėsisė, kjo po dėshmohet pėr tė satėn herė. Si rezultat, sistemi i tillė i gjyqėsorit dhe pėrgjithėsisht i drejtėsisė nė Kosovė ėshtė shumė vėshtirė pėr t’u reformuar. Gjyqtarė qė vrapojnė pas tė hollave dhe tė mirave materiale, prokurorė pa ndonjė cilėsi e dinjitet nė punė, mospėrfillja e ligjeve nga ana e vet gjyqtarėve dhe prokurorėve, pastaj studentėt e arsimuar nė fakultetin juridik tė Universitetit tė Prishtinės dhe nė pėrgjithėsi nė ato private pa asnjė kriter e profilizim arsimor juridik, pastaj pagat e ulėta dhe shpėrfillja e personelit administrativ nė sistemin e gjyqėsorit nė Kosovė, ndihma kinse financiare dhe kėshilluese e disa organizatave ndėrkombėtare tė vendosura nė Kosovė sa pėr sy e faqe ku personeli ndėrkombėtarė kujdeset vetėm pėr gjendjen financiare-materiale tė veten, etj., etj., janė disa dukuri shqetėsuese qė kanė kapluar sistemin gjyqėsor dhe pėrgjithėsisht tė drejtėsisė nė Kosovė.

 

Duket qė kjo situatė nuk ėshtė e rastėsishme. Duket qė gjyqėsori dhe pėrgjithėsisht drejtėsia nė Kosovė po pėrdoret, shfrytėzohet dhe keqpėrdoret nga thuaja tė gjitha institucionet publike-shtetėrore tė Kosovės pėr tė mbuluar, nė rastin konkret, kėto gjetje. 

 

Nuk ėshtė ēudi qė popullata nė Kosovė ka humbur besimin nė gjyqėsorin dhe pėrgjithėsisht nė drejtėsinė kosovare, nėse ka ekzistuar ndonjėherė. Filozofia e rrugės thotė “hajni - hajnin nuk e vjedh”. Si duket kjo filozofi po aplikohet edhe mes gjyqėsorit dhe institucioneve publike tė Kosovės.     



by Gazetajava.com