Nga Gazetajava.com
NEW-LOOK BONAPARTE
Nga BERNARD-HENRI LÉVY
Sep 26, 2007, 12:46
Ėshtė specialitet i vėrtet Francez. Nuk njoh ndonjė politikan me rang francez, i cili tmos ketė shqyrtuar mundėsinė qė nė njė apo tjetėr kohė tė shkruaj apo publikoj libėr tė tillė me ambicie ideologjike mbase edhe letrare, si njė rit themelor i rrugėtimit nė karrieren e tij/saj.
Te jete prestigji, mė akut nė Francė se gjetiu, qė pėrcjell krijimin e ndonjė libri, njė libri tė vėrtete, dhe jo kryesisht tė ndonjė platforme politike?
Apo ndoshta lidhja mes lapsit dhe shpatės, mes politikės dhe literaturės, dicka qė ka qenė vecanerisht e lidhur qe nga enciklopedistėt dhe Revolucioni Francez?
Ndoshta shkaku i shkrimtareve, si Chateubriand, qe enderronte per te qene ne kabinet qeveritar? Apo ndoshta shkaku i te tilleve, si Malraux, qe donin te ishin te famshem njesoj si per shkrimet njashtu edhe per luftimet e armet e veta. Mund te jete edhe e kunderta, sindromi i Stendhalit, qė vajtonte betejen e Waterloo's, shkak i se ciles ai nuk pati mundesi me u emru Prefekt i La Mansit.
Qė nga Richelieu, qe donte te behej dramaturg: e deri te de Gaulle, qe ishte i fascinuar me Malraux; qe nga Clemenceau, kryeministri ynė gjatė Luftės se Parė Botėrore, qe shkroi njė opera ("The Dream Veil); e deri te Francois Mitterrand, tė cilin personalisht e kisha dėgjuar tė thoshte se s'kishte asgjė mė tė dėshiruar nė botė se sa me qene autor i "Manastirit te Parmas te Stendhalit, Franca ėshtė ai vend bizar ku, nese shkrimtarėt janė shpesh njerėz tė dėshtuar tė aksionit, njerezit e aksionit janė gjithėmone shkrimtare tė dėshtuar. Presidentėt francez nuk presin tė rishohin dhe justifikojnė aktivitetet e tyre nė zyrė; ata shkruajnė memoaret e tyre pėrpara se tė vijnė nė pushtet.
Keshtu ja beri edhe Nikolas Sarkozy, edhe pse ashiqare mė pak literar nga tė gjithė, sikurse tė tjerėt para tij, e publikoi tė tijin.
Imagjinoj qė qėllimi origjinal i kėtij libri pos atyre dy librave tė kombinuar nė njė, pėr publikim n'Anglisht ishte qė tė trasoje vizionin e Francės dhe tė ardhmės sė saj pėrpara se tė hynte nė beteje.
Mirėpo, tani qė Sarko, Bonaparti yne me look te ri, ka fituar zgjedhjet dhe eshte vendosur nė Elysee Palace, libri ka njė sens krejt tė ndryshem prej atij fillestar dhe mund tė lexohet si njė portret preciz dhe i shtrenjtė.
Nė Tesimony ne zbulojmė presidentin e parė tė Republikės i cili guxon tė shkruaj pėr dashuri, dashuri tė vėrtete, kur diskuton marrėdhenien e trazuar qė kishte ai me Cecilia Sarkozy, gruan e cila e braktisi atė, e e ripushtoi, dhe tani ėshtė zonja e parė e jona ne stilin e Jackie Kennedy'it. Po, president i cili na flet per lidhjet, stuhitė dhe kėnaqesitė e dashurisė, gruan e jetės sė tij, pėr deshira dhe vuajtje. Te jete e mundur qė ky pasion i tij ishte mė i rėndėsishem nė fund pėr tė, sa sa pasioni i tij pėr pushtet?
Ne zbulojmė njė njėri tė ri, asiqare te lumtur, me humor te mire qe duket tė jetė pjesė e agjendės sė tij politike. Shumė ėshtė thėnė nė lidhje me ikjen e tij nė Malta, nė jahtin atraktiv tė miliarderit francez Vincent Bollore, qė e kanė quajtur gabimin e parė politik tė Sarkozyt.
Po sikur krejt kjo te jete e kunderta? Cka nėse gjesti do ishte pjesė e projektit tė tij qe therret pėr pafajsinė tonė kur ėshtė fjala te luksi, suksesi dhe paraja, edhe me cmimin e perfundimit ne kitsch. Cka nėse presidenti don me e ripajtu Francėn, nėse jo me lumni, atėhere se paku me shenja gėzimi qe puritanizmi jone, depresoni dhe frika nga shkėlqimi i suksesit, pėr njė kohė tė gjatė jane diskreditu dhe shtype?
Ne zbulojmė njė karakter qė dėshiron tė flas pėr gjithėcka, pa mure me gurė dhe tabu, pa cenzuru veten apo me qene koshient. Sarkozy shkruan per jetėn publike dhe private, per subjekte nobel dhe me pak nobel, shpreh dyshimet sikurse edhe siguritė, lanson sulme dhe kundėrargumente, thekson shkurt-e-drejt gjykimet nė lidhje me kundėrshtaret dhe partneret, ta zėmė. Ne s'jemi kursyer nga asgjė qe pėrshkon mendjen e tij. Personalisht e kam hetu kėtė karakter dyzues qė asnjė ide e cila kalon neper kryet e tij nuk e len pa ia tregu gjithkujt. Sarkozy ėshtė personi i vetėm qė njoh si subjekt i pėrsosur Sartrean - prototipi i subjektivitetit tė pėrshkruar nė Being and Nothingness (Qenia dhe Hiqi), e cila tėrheq fuqinė, apo edhe lirinė, nga fakti qė s'ka njė thelb tė thellė, asgjė nė rezerve; sikurse tė ishtė njė hiq, njė zonė traniziti nė tė cilin pėrshtypjet, informatat dhe emocionet rrokollisen pa u ndalur apo lidhur.
Dhe, pėrfundimisht ne zbulojmė si dhe Amerikanėt tė parin prej presidentėve tanė pėr tė cilin marrėdhenia e jonė me pjesėn tjeter tė botės ėshtė aq qartazi e inspiriuar nga rezultatet mė tė mira tė lėvizjeve antitotalitare tė 70tave dhe 80tave, kryesisht njė besnikėri ndaj Izraelit, i cili jo mė tutje do tė valvisė pėrballė ngritje rėnieve tė interesave tona nė shoqėritė arabe; njė ndjeshmėri nė lidhje me gjenocidin dhe nvecanti nė lidhje me Holokaustin, i cili pėrlyen shekullin 20 dhe tė gjithė historinė njerezore; njė refuzim tė relativizimit kulturor, i cili na lejon qe tė shikojmė dramen Chechene apo fatin e tė burgosurve politik nė Kine ndryshe nga ngjarjet nė Europe; njė brengė e vėrtete qė tė drejtat e njeriut tė respektohen nė marrėdheniet mes shteteve, ndėrmjet demokracive dhe diktaturave; dhe sė fundi, por jo pėr fund, pikėpamja e tij pėr Ameriken, pėr tė cilėn, duke filluar nė parafjalė, ai deklaron admirimin nėse jo dashurinė e menjėhershme dhe tė sinqert, duke e kontrastuar mprehtazi me kokėfortėsine antiAmerikane, e cila pėr dekada ka qenė pjesė e platformės e njė pjesė tė madhe tė klasės politike franceze.
Pra, nė dritė tė kėsaj, pėrse unė nuk votova pėr tė? Dhe pėrse gjatė tėrė fushatės, pėr dallim nga shumė miq te mi nga betejat ideologjike pėr 30 vitet e fundit, ndryshe nga shoket e mi nga lėvizja e majtė antikomuniste e lindur gjatė 1970ve, unė luftoj kundėr kėtij njeriu i cili duket aq i pelqyeshem?
Do ta shpjegoj diku tjeter, nė mėnyrė tjeter, kur tė jetė koha. Dua tė them, pėr shembull, se si theksi i tillė nė identitetin kombėtar dhe si duhet qe ai tė mbrohet mė shtyu mua larg nga ai. Ndoshta do tė them, mė saktėsisht, qė tė jesh Francez nė shekullin e 21 nėnkupton tė bėsh zgjedhje nė lidhje me ngjarje madhore dhe shtytėse, sikurse Vichy, kolonializmi apo Maji 1969. Dhe, do tė shoh se cfare pozicione ka ndaj tri prej kėtyre pyetjeve, pėr tė pėrfunduar qė kur ai tha qė Vichy-Qeveria nuk ishte pjesė integrale nė gjenocid, kur ai tha dhe murmuroi se Franca nuk duhet tė turpėrohet prej punės civilizuese tė saj nė Algjeri, dhe kur ai valėviti qė nėse do tė zgjidhej ai do tė zhdukte trashėgimine e Majit tė 1968, e cila pėr 40 vite ka qenė njė plagė e fshehur, nganjėhere edhe njė makth i shumė djathtisteve radikal reaksionar tė kėtij vendi, Nicholas Sarkozy shkėputi vetėn e tij nga njerez sikur unė.
Komponente esenciale, megjithatė, ishin tė trasuara nė librin e Sarkozy't, pėr tė cilin unė e pranoj tmos e kisha lexuar me kujdes kur erdhi rishtazi nė publikim nė Francė. Une e zbuloj vetem tashti qė softweri ishte, apo duhet thene, ishte - parainstaluar.
Apo mė saktėsisht faqe tė dashurisė sė tij pėr Francen, e cila duhet te jetė krenare pėr tė kaluarėn e saj dhe e cila duhet qė krejtėsisht, pa ndonjė nuansė, larg nga denigrimi,tė ardhmen e mundshme ta shoh si njė lloj sėmundje. Personalisht s'kam asgjė kundėr njė denigrimi tė vogel. Sinqerisht, unė s'jam kundėr idesė qė lideret politik dhe qytetarėt tė flasin pėr keqardhje, mėkate, apo edhe edhe horrorin qė ata mund tpėrjetojnė nė ekzaminim tė disa prej faqeve mė tė zeza tė historisė sė tyre nacionale. Me fjalė tjera, qė turpi ėshtė thuajse i dobishem nė politikė, dhe idea qė tė mos ndjehesh, si thoshte Emmanuel Levinas pėrgjegjės pėr apo edhe i ngėrthyer nga krimet tė cilat ne nuk i bėmė, apo edhe me keq, tmos ndjerit e llogaridhėnies dhe pėrgjegjesise pėr ato qe ne apo tanėt kanė njė hise mendoj kjo ėshtė saktėsisht ajo cka Sartre (ai pėrsėri!) e quajti politikė e kopilave. Ku do tė ishin Shtetet e Bashkuara nėse nuk do tė ishte turpėrimi nga e kaluara e saj skllavėruse, mėpastaj e racizmit? Ku do ishte Franca nėse nėn pretekstin qė ne nuk kemi prodhuar Hitlerin (e vertete) apo Stalinin (e paqartė, marr nė konsiderat se sa shumė intelegjenca Franceze participoi nė krijimin e kėtij vullgari) apo Pol Pot'it (ndoshta mė shumė, duke ditur se Pol Pot dhe njerezit e tij tė gjithė ishin trajnuar nė Paris, nė vetė djepin e tė drejtave tė njeriut) ishin thjesht njė shenje e refrenit kėrcėnues krenar tė jesh Francez tė cilin presidenti i ri e mban gjallė.
Janė njė dyzinė faqesh tė cilat lidhen mė kriza shpėrthyese nė nėnlagjet e Parisit nė vjeshten e vitit 2005, kur Sarkozy, atėhere minister i brendshėm, thuaj se pėr pak vuri vendin nė zjarr dhe erdhi afėr dhe pothuaj afėr djegies sė tė ardhmės sė tij politike gjithashtu. Ai na kujton ne (me arsye) pėr rrethanat e sakta tė cilat rrethojnė thėnien e zhurmshme (nė teori, vetėm pėr protestuesit e ri nė Argenteuil) Po, zonjė, ja pėrse unė jamė kėtu. Do tua heq qafe kėtė shkume pėr ju- gjė qė ishte shkaktar dominant nė demonizmin e tij nė sektor tė ndryshėm tė opinionit publik. Ai gjithashtu shpjegon, dhe kėtu ėshtė bindėse - Si idetė pėr racizmin dhe ksenofobinė; janė tė patolerueshme pėr tė, njė djal i imigrantėve, dhe ai beson gjithashtu se nė Francė, e cila ėshtė bėrė e shumė-faqshme dhe e pasur nė lloj-llojshmėri. Mirepo, mėpastaj ai rrėshqet tutje, duke u tradhtuar nga konzervatizmi i skajshėm tė cilit i pėrket, kur ai sheh nė protestat e vogla tė 2005 vetėm budallenj, njė shpėrthim nihilik tė dhunės, qė meriton njė intervenim tė ashpėr tė policisė, ku vetėm intelektualėt e pashpresė dhe konformistet e asaj cfarė ai e quan mendjesi unifrome, akoma shfaqin hije tė protestės sociale. Unė nuk jam njė Sarkozist sepse nė fakt unė nuk shoh fillesat e njė lėvizje sociale, pa dyshim, njė tė tmerrshme, brutale dhe shkaterruese. Njė lėvizje qė, pėr herė tė parė nė historine e njė lloji tė kėtillė, do tė djegė shkolla, klinika, sikurse barbaret apo idiotet e vertete.
Pavarėsisht, ėshtė njė lėvizje sociale. Njė lėvizje tė ciles ne do tė duhej ti referoheshim, dhe duhet gjithmonė, me njė forme trajtimi e cila nuk ėshtė vetėm penale, por edhe sociale.
Dhe, pėrfundimisht, aty ėshtė pragmatizimi i Sarkozy't, apo ndoshta ne duhet tė themi oportunizmi dhe cinizmi, tė cilin ne e kemi vėshtruar ne ditet pas fitorės sė tij, kur ai ishte si njė fėmijė kapricoz i vendosur nė Hammercher Schlemmer apo Lojrat R dhe na thotė ne: Gjithėcka kėtu ėshtė e juaja; ėshtė gjithėcka falė. Merr cka tė duash! Tė cilen ne e bėmė, ne secilin kat tė ndėrtesės, duke rrėmbyer pazarin mė tė mirė, ikonėn Bernard Kouchner, tė urtin Hubert Vedrine, kaloresit mė tė mirė tė Trofeut tė Shenjėt tė Miteranit, tė cilin e pėrmend ai nė liber, duke theksuar se sa shumė e kishte admiruar ata si minster i ri.
Pėrfaqesuesit e tė majtės, tė cilėve ai u gjuan pjesė mishi pėr kenaqėsine e tė vėshtruarit se si luftohet pėr tė. Legjenda e literaturės, e vėrteta e tė cilės, apo miti, me knaqėsi do ta kapėrthente. Kush ėshtė patroni i shejtė i socialistėvė? Leon Blum? Nė rregull, ama Blumin! Krishti i komunistėve? Guy Moquet? Dakord, sjellmani
sigurisht jo Guy Moqeuet-in shtatėmbdhjet vjecarin e ekzistencės sė ekzekutuar nga Nazit Mirepo, letrėn e tij tė fundit pėr prindėrit, aq e bukur, aq shtyrėse. Dhe sot mbretresha e viktimave? O cili merr kuroren e martirit nė vuajtjen kontemporane? Ingrid Betacourt, mudn tė thuani? Mė rregull, le tė lėvizemi, le tė kthejmė prapa familjen Betancourt nė Elysee!
Se mohoj qė kjo para sė gjithash ka njė rezultat tė mirė. Apo se Nicholas Sarkozy mund tė ketė disa befasi tė mira nė depo pėr ne, sikurse ajo e urdhėrimit tė adresimit inagural qė nė fillim tė cdo viti akademik letra e Guy Moquet'it tė lexohet nė tė gjitha shkollat e Francės.
S'mund tė pėrjashtoj qė vullneti dhe vendosmėria e tij mund qė tė arrijnė lirine e Ingrid Betancour, tė mbajtur peng nė Kolumbi nga FARK mė shumė se sa pesė vite. Unė jam i gatshėm edhe tė pranoj qė ai ėshtė i aftė tė bėjė Kinezėt tmos lėnė mėnjanė situatėn nė Darfur, ku, sikurse dimė tė gjithė, ata mbajnė freret e sundimit tė vrastarėve tė Khartroum.
Jam duke thėnė qė ėshtė mė shumė marrėdhenia e Sarkozy't me memorien ajo e cila mė trazon. Njerezit zakonisht kanė memorie. Mund tė jetė komplekse, kundėrthėnėse, paradoksale, konfuze. Por ėshtė e tyre. Ka shumė tė bėjė me ate se kush janė ata, dhe cfare identiteti zgjedhin per veten e tyre. Sarkozy ėshtė njė identitet pirati, njė mercenar i memorieve tė tė tjerėve. Ai kėrkon tė gjitha memoriet, qė nėnkupton qė nė fund ai mund tmos ketė asnjė. Ai ėshtė presidenti ynė i parė pa memorie. Ai ėshtė presidenti ynė i parė qė dėshiron tė dėgjoj tė gjitha idetė, sepse pėr tė ato janė thjesht tė pandashme. Nėse ka sot njėri nė Francė i cili mishėron apo provon tė mishėroje njė fund tė tė gjitha ideologjive, dicka qė unė s'mund ta sjellė veten tė besoj nė dicka tė tillė, ėshtė ky Z. Sarkozy, presidenti i gjashtė i Republikės Franceze.
eshte nje ndjenje e cuditshme tė kesh president njeriun qe aq shumė (politika e tij e jashtme, bujaria, stili) te bene ta ndjesh te afert, dhe poaq shumė (vizioni i tij pėr Francėn, cinizmin i tij) te ben te largohesh nga ai. Dicka e tillė per mu eshte shumė pėr dhjetė vitet e ardhshme. Po nga ana tjeter, pse jo. Ok.
Bernard-Henri Levy, filozof dhe shkrimtar francez. Vepra e tij e fundit American Vertigo: Traveling America in the Footsteps of Tocqueville.
by Gazetajava.com