Nga Gazetajava.com

Java Plus
Rehabilitimet e yjeve
Nga Java
Sep 26, 2007, 12:45

Amy Winehouse
Sherret e vazhdueshme tė Lindsay, Britney dhe yjeve tjerė tregojnė se kohėn qė e kalojnė nė klinika rehabilitimi nuk iu pėrmirėson gjendjen atyne.

A kryn punė rehabilitimi injoftun si “rehab” dhe qe sa kohė asht prezent nė jetėn e yjeve?

 

Sanatariumet, ku njerėzit mund tė pastrohen nga toksinet ose tė shėrohen nga kolapsi nevrik kanė qenė nė funksion  qysh nga shekulli XIX. Mirėpo, rehabilitimi modern, nji rreth i zhvilluem mjekėsor i dizajnuem pėr m’i largue njerėzit pėrgjithmonė nga drogat ose alkooli, ka nisė nė vitet e ‘40ta nga nji grup mjekėsh nga Minneapolis. Regjimi i tyne i trajtimit, i njoftun si “Minnesota Model”, u jepte model 3.800 programeve rezidenciale qė sot ekzistojnė nė Shtetet e Bashkueme.

 

Pėr tė pasunit dhe tė famshit ky asht tjetėrsend. Qendrat rehibilituese tė yjeve nuk mujn me qenė tė ndryshme nga sanatariumet antike. Merrni pėr shembull qendrėn “Promises” nė Malibu, mysafirėt e maparm kanė qenė Robert Downey Jr., Britney Spears dhe Charlie Sheen. Ndėrsa nė qendrėn tjetėr “Passages” nė Malibu, ka qenė  Mel Gibson mbas arrestimit tė tij. Nicole Richie dhe Courtney Love kanė qenė nė “Beau Monde” nė Newport Beach nė Kalifornia. Tė gjitha kėto qendra janė ekskluzive dhe kanė programe tė ndryshme pėr pacientėt e posaēėm, si pėr shembull, argėtim, shopping, ushqim tė mirė, terapi tė ndryshme, sport, etj.

 

Britney Spears
Gjithashtu, mysafirėt e posaēėm si Nicole Richie, Lindsay Lohan kanė tretmane speciale. Nė vitin e kaluem, Nicole Richie mbas 72 orėve qė ka hy nė klinikė, ka dalė pėr me ba shopping. Po ashtu edhe Lindsay Lohan ka dalė me rollera nė plazh, kurse nė nji klinikė tjetėr ajo ka pasė leje pėr xhirimin e filmit tė saj tė fundit “I Know Who Killed Me”.

 

Disa nga yjet me tė vėrtetė kanė nevojė pėr ndihmė dhe mundohen me e pasė. Por, pėr tė tjerėt shpesh asht ēashtje e marrėdhanieve publike. Nė fillim tė kėtij viti Britney Spears ka qenė nė tri klinika tė ndryshme mbrenda nji jave, tue ba tattoo dhe tue e rru kryet. Paparazzi dhe gazetarėt e thashethemeve e kanė pėrcjellė ēdo lėvizje tė saj. Ata nuk koncentroheshin nė shėrimin e saj, por nė intersin pėr mediave.

 

Nuk ekzistojnė figura autoritative pėr institucione tė veēanta apo metoda. Studime tė qeverisė tregojnė se tretmani i duhun mundet me zvogėlu pėrdorimin e drogės deri nė 60 pėrqind. Mirėpo, nji raport thotė se 80 pėrqind e tė mvarunve nga droga nė fund heqin dorė nga tretmanet dhe kthehen mbrapa.  Disa ekspertė mendojnė se niveli i suksesit asht nėn 10 pėrqind. Pėr klinika rehabilitimi profesionistėt  rekomandojnė ma s’paku tre muej qėndrim e kurim pėr me pasė sukses tretmani i tyre. 



by Gazetajava.com