Nga Gazetajava.com

Java Plus
NUK PO MUJ MA - Njerzit ma shumë i njohin ‘politiqarat’ se sa artistat
Nga Blerim Gashi
Oct 13, 2007, 14:04

JavaPLUS: Qysh asht me ndru solistin?

 

TROJA: Qysh asht me ndru solistin….. paj, mirë o, vjen nji gjak i ri, nji energji e re edhe idea të reja, dhe mendon pak ma ndryshe.

 

JavaPLUS:  Bujar, e kam ba plan ma heret me t’pytë çka mendon, cilat janë planet e jueja edhe a jeni kanë n’Ulqin?

 

TROJA: Valla, këtë verë kena tentu, po ka qenë konkurenca mjaft  e madhe, puna  e kangtarit. Me thanë të drejtën, nuk jam qaq i knaqun me ndrru kangtarin po kanjihere senet në jetë nuk janë ashtu si i planifikon. Ndrrojnë senet….ndrron koha….ndrron moti… bohet termeti….ndodhin senet. Njerzit duhet me u pajtu me këte. Me të thanë të drejtën, njani prej neve e la muzikën, u largu prej grupit (Tomorri), kjo nuk na konvenojke, sepse kanë qenë 15 vjet shoqnije e sene, a po din, ato sun i gjun n’ujë. E nga ana tjetër,  se qysh tha Florenti, asht pak energji tjetër nashta…

 

JavaPLUS:  Mos me zgjat e me prezentu Trojen, se sot e dijmë krejt se kush asht Troja, po prej fansave të juj e di se albumi i dytë po pritet gati, edhe ndiva se kështu popullorqe, me hyxhym jeni ka punoni me nxjerr albumin e ri. Kanga promovuese me titull “Nuk po muj ma”,  ka nis me u sill e deshta me ju pyet Çka ju ka inspire kur e keni nxjerr? Jo veç titullin e kangës, po edhe tanë ate tekst të mirë?

 

TROJA: U kanë ideja e Florentit. E ka marr prej Amsterdamit a se di ku ka qenë diku, edhe erdhi me qat refren ‘Nuk po muj ma’….pernime edhe mu m’ka pëlqy shumë. Kangën e kemi pasë, dmth, muzikën e kemi pas edhe une e kam ba pjesën tjetër të textit. “Nuk po muj ma”  mu ma mer mendja që s’ka nevojë me folë ma shumë se vet kanga, a po kupton, asht nje protestë ndaje politikës e seneve që kanë ndodhë edhe kësaj pritje të madhe qe sa vjet. Nime nuk po mujmë ma! Ka kalu çdo masë a e din, po pritoj me hi e me folë…  

 

JavaPLUS: Florent, kallxona a ju ka paditë naj firmë e televizorave për thymjen e atyne televizorave në spot?

 

TROJA: Për thymjen….jo…hahaha….se i kem pagu vet. S’ka pas firm n’ta, i kena hjek jonë konë të vjetër shumë.

 

JavaPLUS: Ideja m’i thy televizorat?

 

TROJA: Ideja ka qene kryesisht se gjatë kësaj kange une jam marr me punë të studios, dmth, çka asht pjesa e audios, e Bujari pak-a-shumë u angazhu në pjesën video. Mirëpo, non-stop jemi konsultu ndërmjet veti. Edhe puna e televizorave…kur e propozoi Bujari…të dy punojmë në media dhe e dijmë se çka asht forca e mediave, çka mundet media me kontrollu e çka mundet media me prishë sende e me ndreqë sene. Televizioni asht nji armë tepër e fortë, që mundet me shpërla trunin e nji mase, dhe për fat të keq televizionet qesin sene që përnime bajnë shpërlamjen e trunit.

 

JavaPLUS: a kjo u konë shtytja kryesore…?

 

TROJA: Po. Njerzit janë mshel, qysh kallxohet në spot, përmes gazetave e TV-ve…e jeta nuk asht krejt televizion…

 

JavaPLUS: Edhe teksti edhe qajo sintagma ‘nuk po muj ma’ asht nji refleksion i juji që  s’po pajtohemi me ato që gjithçka me u lidhë me…

 

TROJA: …asht nji protestë thashë edhe nji here, ndaj figurave politike që dalin çdo ditë dhe bash kurgjo s’bojnë, përveç anës negative që kurrë ajo s’del n’TV. Dalin me “Armani”, e ko çorape të bardha e sene-vene…Çashtje numër 1 në spot asht se nuk jam për mos me ju jep atyne hapsinën n’TV, po me ju jep nji hapsinë të caktume e jo me e mblu hapsinën për art. Me i pyt fmitë sot për shembull kush asht nji artist, nuk e njef, por  me e pyt kush asht Sollana, krejt e dinë!!! Kjo asht absurd…nuk asht normale. Dmth, njerzit ma shumë i njohin ‘politiqarat’ se sa artistat. Jena lodhë tuj e pa qat skenë gjithmonë të njejtë, a po kupton, eventualisht naj kravat mundet mu ndrru, ose naj kerr ma i ri diçka…. Hahaha…por çorapat jo, kryesisht janë të bardha!

 

JavaPLUS: Troja pos energjis se rë, ka edhe protestë të re e ma të fuqishme?

 

TROJA: Kryesisht muzika hevy metal asht revoltë. Edhe na si bend qe jemi prej Kosove kemi arsye për me u revoltu për shumë sende… e tema ka plot.

 

 

Na s'kena dasht me kane si Shqipnija as Serbija.  Edhe naj dite edhe shkojna si Kosovë

 

 

JavaPLUS: Komentet e mediave edhe te shkrume edhe elektronike per fenomenin Troja, për grupin Troja, për formën e hevy metal’it tuej,  jo veç n’Kosovë, janë shumë pozitive. A keni pas oferta për me marr pjesë në festivale anembane Europës juglindore,  n’Ballkan?

 

TROJA: Në Shqipni kemi bo diçka, po jo naj koncert të madh a diçka. Po edhe vet roku n’Shqipni asht kadal kadale tuj e marr njifarë forme të vet. Kemi pas oferta me shku n’EXIT, n’Vojvodinë, Novi Sad. Me thanë të drejtën kisha pas qef, por nuk e kemi pranu ofertën se kemi pas frikë jo prej serbëve, po kemi pas frike prej shqiptarëve se munden me t’etiketu, me ta ngjitë naj poster n’shpind, edhepse ti ke knu muziken tane shqip. E n’anën tjetër, me ta me bo biznis nuk je spiun, me e ngu Cecen nuk asht gabim, e ti me shku me ba muzikë kjo konsiderohet gabim. Arsyja numër 2 u konë që u dasht me pas si background ose Shqipnin ose Serbinë për me marr pjesë n’EXIT. Na s’kena dashtë me kanë Shipnija as Serbija.  Edhe naj dite edhe shkojna si Kosovë.

 

JavaPLUS: Për sa i përket albumit t’ri, çka asht ka punohet konkretisht me na informu edhe për fansat e juj?

 

TROJA: Konkretisht krejt kangtë  10/11 janë te pjesa e inçizimit të ‘bubnjeve’/tupanave. Landi, ‘bubnjari’ i ri asht kah e kryn punën, ka mbetë edhe bas gitara…

 

JavaPLUS: A kini n’plan pos Prishtinës m’u shpërnda edhe në qytetet tjera?

 

TROJA: Gjithqysh. Sa të kryhet albumi, kemi mendu me organizu nji turne jo vetëm nëpër Kosovë, po me shku n’Shqipni e Maqedoni,  edhe nëpër vendet tjera.



by Gazetajava.com