Nga Gazetajava.com
NĖ BISEDIME DUHET TĖ BASHKOHET EDHE SHQIPĖRIA
SEPSE NUK EKZISTON KOSOVARI
Nga Top Channel
Oct 26, 2007, 09:51
 |
| Ivica Dacic, trashegimtari i Milosevicit ne partine famekeqe SPS |
Ivica Dacic: Bisedimet janė duke vazhduar, por unė mendoj se ata nuk do tė arrijnė nė njė fund tė suksesshėm. Tė dyja palėt janė nė anė tė kundėrta. Serbia dėshiron qė Kosova tė mbetet si pjesė e saj me autonomi, ndėrsa shqiptarėt kėmbėngulin pėr pavarėsi. Nėse kėsaj i shtohet edhe mbėshtetja qė shqiptarėt kanė nga Amerika, atėherė ata nuk do tė hyjnė nė bisedime pėr thelbin e problemit dhe kompromisi kėtu nuk duket. Nuk shpresoj qė ata tė arrijnė deri tek kompromisi. Mendimi im ėshtė qė nė bisedime duhet tė bashkohet edhe Shqipėria.
Pėrse Shqipėria?
Ivica Dacic: Sepse bėhet fjalė pėr pakicėn e tyre kombėtare. Kosova nuk ėshtė vend i veēantė i botės ku jeton njė popull qė nuk ekziston askund nė botė. Atje nuk jetojnė kosovarėt, por shqiptarėt dhe serbėt, prandaj nuk mund tė flitet pėr Kosovėn si njė shtet qė do tė bėhet i pavarur. Askund nuk ekzistojnė dy shtete dhe njė popull dhe mendoj se duhet tė kalojmė nė thelbin e problemit. Pra, kėshtu e evitojmė problemin se a ka me qenė Kosova pas njė viti pjesė e Shqipėrisė apo ka me qenė e pavarur.
Shqiptarėt e Kosovės kėrkojnė pavarėsi dhe jo bashkim me Shqipėrinė. A ka kuptim kjo qė thoni ju?
Ivica Dacic: Me sa shoh unė, nė Kosovė janė flamujt e Shqipėrisė, e jo tė Kosovės.
Do tė bėhen simbolet e reja
Ivica Dacic: Po, por prapė do tė jenė shqiptare. Nuk kemi ne asnjė iluzion. Njerėzit qė jetojnė nė Kosovė, shumica janė shqiptarė. Apo si u themi na, shiptari, por nuk ekziston populli i Kosovės.
Si e shihni fundin e problemit tė Kosovės?
Ivica Dacic: Mendoj se nuk do tė ketė fund derisa shqiptarėt dhe serbėt tė mos merren vesh. E sidomos nėse presim qė dikush tė zgjidhė kėtė problem.
Ju jeni kryetar i njė partie qė i ka takuar Slobodan Milosevicit. A jeni ju trashėgimtar i kėtij njeriu dhe politikės sė tij?
Ivica Dacic: Unė jam kryetar i Partisė Socialiste tė Serbisė. Jemi munduar qė nga ajo tė nxjerrim atė qė ka qenė e mirė dhe normalisht qė tė nxjerrim atė qė ka qenė e mirė dhe normalisht qė tė nxjerrim ato qė qė nuk kanė vlerė nga e kaluara. Por mendoj se tė gjithė ata qė bėjnė politikė nė Serbi, nė raport me Kosovėn, tashmė janė trashėgimtarė tė Slobodan Milosevicit. Edhe Kostunica edhe Tadic edhe Nikolic
e tė gjithė me radhė. Madje, dėgjoj qė flasin nė mėnyrė shumė mė radikale se Milosevic.
by Gazetajava.com