Nga Gazetajava.com
NĖ MBROJTJE TĖ IDEVE TĖ RREZIKSHME
Nga STEVEN PINKER
Nov 5, 2007, 16:07
 |
| Steven Pinker |
A kanė, nė mesatare, femrat njė profil tjetėr tė qėndrimeve dhe emocioneve se mashkujt?
A janė ngjarjet nė Bibėl fikcione -- jo vetėm mrekullitė, por edhe ato qė flasin pėr mbretėr e perandori?
A ėshtė pėrmirėsuar gjendja ambientale nė 50 vitet e fundit?
A ndodh qė viktimat e keqtrajtimit seksual tė mos pėsojnė dėme afatgjate?
A kanė marrė pjesė edhe amerikanėt autoktonė, indianėt, nė gjenocid dhe kanė shkatėrruar tokėn?
A kanė meshkujt njė tendence tė lindur pėr tė dhunuar?
A ėshtė ulur niveli i krimit nė vitet e 90-ta pėr shkak se dy dekada mė herėt femrat e varfėra kanė abortuar fėmijėt qė kanė mundur tė jenė pre e dhunės?
A janė terroristėt vetėvrasės tė edukuar mirė, mendėrisht tė shėndetshėm dhe tė udhėhequr nga parime morale?
A do ulej incidenca e dhunimeve nėse do tė legalizohej prostitucioni? A kanė meshkujt afro-amerikan mesatarisht nivel mė tė lartė tė testosteronit se meshkujt e bardhė?
A ėshtė morali vetėm njė produkt i evolucionit tė trurit tonė, pa mbėshtetje nė realitet?
A do kishim shoqėri mė tė mirė nėse heroina dhe kokaina do legalizoheshin?
A ėshtė homoseksualiteti simptom i njė sėmundjeje ngjitėse?
A do tė ishte e pranueshme pėr parimet tona morale qė t'u jepet prindėrve mundėsia e vrasjes-eutanazimit tė sapolindurve me tė meta, nė mėnyrė qė ata tė mos vuajnė gjithė jetės?
A kanė prindėrit ēfarėdo ndikimi nė karakterin ose intelegjencėn e fėmijėve tė tyre?
A kanė vrarė religjionet mė shumė njerėz se sa Nazizmi?
A do ulej dėmi nga terrorizmi nėse policia do torturonte tė dyshuarit nė rrethana tė veēanta?
A do kishte mė shumė shanse Afrika tė dalė nga varfėria nėse do mirėpriste mė shumė industri ndotėse ose tė pranonte mbeturina nukleare tEuropės?
A ėshtė duke rėnė mesatarja e inteligjencės sė kombeve perendimore pėr shkak se njerėzit e rėndomtė, tė trashė, po kanė mė shumė fėmijė se sa njerėzit e menēur?
A do ishte mė mirė pėr fėmijėt e padėshiruar, bonjakėt, po tė ekzistonte njė treg pėr tė drejtat e adoptimit, ku foshnjet do i takonin ofertuesit qė ka dhėnė mė shumė?
A do shpėtonin jetėrat po tė formoheshin tregje tė lirė tė organeve pėr transplantim?
A duhet njerėzit tė kenė tė drejtėn pėr tė klonuar veten ose tė shtojnė tiparet gjenetike tė fėmijėve tė tyre?
Ndoshta duke lexuar kėto pyetje e ndjeni se si ju hypė tensioni i gjakut. Ndoshta edhe jeni tmerru nga fakti se njerėzit dijnė me mendu kėshtu. Ndoshta ju nuk mendoni, sa edhe unė, pėr ti ngritur kėto ēėshtje. Kėto janė ide tė rrezikshme -- ide tė cilat janė mohuar jo pėr shkakun se janė provuar si false, as pėr shkakun se avokojnė veprim tė dėmshėm, sa pėr shkak se ato korodojnė dhe prishin rendin mbizotėrues moral.
Mendojini ketė gjana
Kur them "ide tė rrezikshme" nuk e kam fjalėn pėr teknologji tė dėmshme, si armėt pėr shkatėrrim masiv, ose ideologji tė liga racizmi, fashizmi e kultet tjera fanatike. E kam fjalėn pėr konstatime tė veshura me fakte e argumente nga shkencėtarė dhe mendimtarė seriozė, por qė mendohet se sfidojnė moralin kolektiv tė njė periudhe. Idetė e paraqitura mė lartė dhe paniku moral qė ka nxitur secila prej tyre gjatė ēerek shekullit tė fundit janė shembuj tė tillė. Shkrimtarėt qė kanė ngritur ide tė tilla janė mohuar, censuruar, larguar, kėrcėnuar dhe nė disa raste keqtrajtuar fizikisht.
Secila periudhė pėrmban nė vete ide tė rrezikshme. Pėr shekuj me radhė, religjionet monoteiste kanė pėrndjekur herezi tė panumėrta, sė bashku me risit shkencore si gjeocentrizmin, arkeologjinė biblike dhe teorinė e evolucionit. Duhet tė jemi mirėnjohės qė denimet kanė ndryshuar dhe sjanė ma tortura e poshtėrime, po ndėrprerje e granteve dhe shkrim i censurave korrigjuese. Mirepo, ėshtė po ky provokim intelektual, qoftė me shpatė ose me penė, qė padyshim ka formėsu idetė qė janė marr seriozisht nė njė periudhė tė caktuar dhe retrovizori i historisė na ēon njė paralajmėrim.
Sa e sa herė njerėzit kanė investuar qėndrime tė faktografuara qė zakonisht kanė pasė implikime morale dhe qė sot na duken shumė dobiprurėse. Frika se struktura e sistemit tonė solar ka shkaktuar pasoja morale ėshtė njė shembull i gjetur, njashtu si dhe preokupimi i sotėm i studentėve tė biologjisė me dizajn intelegjent. Kėto travesti duhet me na ēu te pyetje a thua mainstreami i sotėm intelektual preokupohet me po kėso zhgėnjime morale. A jemi tė acaruar nga heretikėt dhe te pabesėt tanė, tė cilėt historia njė ditė do i shpallė heroj e fitues?
Mundėsitė shqetėsuese
Idetė e rrezikshme duket se do na konfrontojnė gjithnjė e mė shumė, e nga ana tjetėr ne nuk jemi tė pėrgatitur tė pėrballemi me to. Kur pėrdoret si duhet, shkenca (bashkė me institucionet tjera qė hulumtojnė tė vėrtetėn si historia dhe gazetaria) karakterizojnė botėn njashtu siē ėshtė nė tė vėrtetė, pavarėsisht se ndjenjat e dikujt mund tė lėndohen. Shkenca gjithmonė ka qenė njė burim herezie, andaj sot pėrparimet galopante tė shkencės nė fusha tė ndjeshme si gjenetika, evolucioni dhe ambienti na vėnė para mundėsive qė na shqetėsojnė tė gjithė tok. Pėr mė tepėr, ngritja e globalizimit dhe e Internetit janė duke ndihmuar heretikėt qė tė gjejnė shoqi-shoin dhe tė punojnė sė toku pėrtej barrierave tė medias tradicionale dhe akademike. Unė gjithashtu frikohem se ndryshimi nė ndjeshmėrinė mes gjeneratave do tė pėrshpejtojė kėtė proces. Termi korrektėsi politike kaplon konceptin e viteve tė 60ta tė saktėsisė morale tė cilėn ne, baby-boomersat, e sollėm me vete nakademi, ngazetari dhe nqeverisje.
Sipas eksperiencės time, studentėt e sotėm tė bardhė apo me ngjyrė, meshkuj apo femra --- janė tė mahnitur nga ideja, aq e rėndomtė pėr prindėrit e tyre, se disa opinione shkencore janė jomorale apo se disa pyetje janė shumė tė nxehta pėr tu shqyrtuar.
Ēka e bėn njė ide tė rrezikshme?
Njė faktor mundet me qenė ai qė thotė se pranimi i njė ideje tė rrezikshme mundet me qenė i dėshmshėm pėr ty. Nė shoqėritė religjioze, gjithmonė ekziston frika mes njerėzve se po ndėrpreve ta besosh vetėm edhe pėr njė ēast tė vėrtetėn e fjalė-pėr-fjalshme tė Biblės, ata gjithashtu do tė ndalonin sė besuari nė autoritetin e urdhėrave morale tė saj. Me fjalė tjera, nėse sot njerėzit kishin me heq dorė nga e vėrteta biblike se Zoti krijoi Botėn pėr gjashtė ditė, nesėr ata kanė me heq dorė edhe nga urdhėri Mos vraj.
Nė qarqet progresive ėshtė ekzistente frika se po e kuptuan njerėzit se ka ēfarėdo dallimi mes racave, gjinive apo individėve, atėherė ata do justifikonin diskriminim apo shtypjen. Idetė tjera tė rrezikshme nxisin frikėn se njerėzit do tė neglizhojnė apo abuzojnė fėmijėt e tyre, do bėhen indiferentė ndaj ambientit, do zhvleftėsojnė jetėn njerėzore, do pranojnė dhunėn dhe lirojnė veten nga problemet sociale qė do mund zgjidheshin me njė optimizėm dhe pėrkushtim tė mjaftueshėm.
Tė gjitha kėto rezultate, ėshtė e panevojshme tė thuhet, do tė ishin zhgėnjyese. Mirėpo asnjėra prej tyre nė tė vėrtetė nuk shkaktohet nga idetė qė supozohen si tė rrezikshme. Edhe nėse ndodh qė, pėr shembull, njė grup i njerėzve ėshtė mbi mesataren, mospėrputhja do ishte aq e madhe sa kishte me qenė iracionale dhe jokorrekte pėr tė diskriminu individė tė tjerė mbi kėto baza. Pokėshtu, edhe nėse provohet se prindėrit nuk kanė fuqi tė formėsojnė personalitetin e fėmijėve te tyre, kishte me qenė e gabuar nga aspekti i njė mirėsjelljeje tė thejshtė njerėzore qė fėmiu i dikujt tė neglizhohet. Dhe, ta zamė, nėse idetė sot koxha popullore qė propagojnė mėnyrat sesi tė mbrohet ambienti po dėshmohen joefikase, ato nga ana tjetėr vėnė nė pah nevojėn pėr tė gjetur se cilat qenkan metodat qė do dėshmohen si efikase.
Njė kontribues tjetėr qė ushqen percepcionin pėr rrezikshmėrinė e ideve ka tė bėjė me afinitetin intelektual pėr tu frakcionizuar. Njerėzit kanė njė shprehi tė shėmtuar pėr tu shallvarizu e bashku nė koalicione, dhe profetizu besime tė caktuara si ID e bexha tė pėrkushtimit tė tyre ndaj koalicionit, si dhe pėr t'i trajtu koalicionet rivale si intelektualisht tė papėrshtatshme dhe moralisht tė devijuara. Debatet ndėrmjet anėtareve tė koalicioneve mund t'i bėjnė gjėrat edhe mė keq, sepse kur njėra palė nuk don me kapitulu para argumenteve shkatėrruese tė palės tjetėr, kjo vetėmsa provon se ata janė imunė ndaj arsyes. Nė kėtė aspekt, ėshtė zhgėnjyese tė shohėsh dy institucione qė do duhej tė kenė interesin mė tė madh nė gjetjen dhe eksplorimin e tė vėrtetės si akademia dhe qeveria se si jane kaplue nga ideologji tė stėrkaluna moralisht. Njėra ideologji thotė se njerėzit janė Tabula Rasa dhe problemet sociale mund tė zgjidhen vetėm nėpėrmes programeve qeveritare qė ri-vendosin perfiditetin e meshkujve europianė. Dhe ideologjia e kundėrt me kėtė thotė se moraliteti lind nga patriotizmi dhe besimi nKrishtin dhe problemet sociale mund tė zgjidhen vetėm nga qeveria qė denon mėkatet e njerėzve keqbėrės.
Idetė e reja, idetė e nuancuara, idetė e hibridizuara -- dhe nganjėherė idetė e rrezikshme -- shpesh e kanė tė vėshtirė tė dėgjohen pėrkundėr kėtyre bindjeve-grup-lidhura.
Bindja se opinionet e sinqerta mund tė jenė tė rrezikshme mund tė dalė bash nga karakteri i natyrės njerėzore. Philip Tetlock dhe Alan Fiske kanė argumentuar se marrėdhėnie tė caktuara njerėzore janė tė bazuara bash mbi bazėn e bindjeve tė palėkundura. Ne duam fėmijėt dhe prindėrit tanė, jemi besnikė nda grave tona, qėndrojmė pranė shokėve, kontribuojmė pėr komunitetet tona, dhe jemi besnikė ndaj koalicioneve jo se vazhdimisht i shqyrtojmė dhe rivlerėsojmė vlerat e kėsaj pėrkatėsie, po ngase i ndjejmė ato neshtrat tona. Personi i cili harxhon shumė kohė duke peshuar logjiken dhe faktin qė realisht justifikon pėrkushtimin tonė ndaj kėtyre marrėdhėnieve shihet si ai qė i ka huq po kėto relata. Njerėzit e mirė nuk merren me peshimin e saktė tė avantazheve ose disavantazheve tė shitjes sė fėmijėve apo tradhėtimit tė shokėve apo tė grave, kolegėve apo vendit tė tyre. Ata automatikisht hedhin poshtė kėto mundėsi; ata 'nuk shkojnė deri aty." Kėshtu, vendosja e tabusė nė shqyrtimin e vlerave tė shenjta ka kuptim nė kontekstin e marrėdhėnieve personale. Por ka shumė mė pak kuptim nė kontekstin e zbulimit se si funksionin bota apo se si duhet qeverisė njė shtet.
Eksploro tana idetė relevante
A duhet t'i trajtojmė disa ide si tė rrezikshme? Le tė pėrjashtojmė rrenat e pastra, propagandėn mashtruese, teoritė e konspiracionit tė ekscentrikėve keqdashės dhe udhėzimet teknologjike pėr pasione shkatėrrimtare. Keni parasysh vetėm idetė pėr tė vėrtetat e demonstrueme me empiri ose efektivitetin e politikave qė, nėse dalin tė vėrteta, do kėrkonin njė ri-mendim domethėnės tė ndjeshmėrisė sonė morale. Dhe, konsideroni idetė qė, nėse dalin se janė false, mund tė jenė dėmtuese nėse njerėzit besojnė se ato janė tė vėrteta. Nė cilindo nga kėto raste, ne nuk e dimė se a janė ato tė sakta apo false a apriori, por vetėm duke i egzaminuar dhe duke i debatuar ato ide e kutptojmė kėtė gjė. Pėrfundimisht, le tė supozojmė se ne nuk jemi duke folė pėr ti djegė kėta njerėz nė stiva drunjsh apo pėr tjau prerė gjuhėn, por pėr ti dekurajuar hulumtimet e tyre duke u dhėnė ideve tė tyre sa ma pak publicitet qė ėshtė e mundur.
Pavarėsisht se ku mund tė na ēojnė, gjithmonė ka arsye tė mirė pėr tė besuar se duhet vazhduar me eksplorimin e ideve qė mund tė jenė tė rėndėsishme pėr ne. Ideja se idetė duhet tė dekurajohen qė nė nismė ėshtė njė gabim. Njimend, ėshtė arrogancė e skajshme tė dekurajosh opinionet e njerėzve tjerė pa u lėnė mundėsinė atyre qė bile ti egzaminojnė ato.
Gjithashtu, ėshtė vėshtirė ta imagjinosh ēfarėdo aspekti tė jetės publike atėherė kur injoranca apo iluzioni ėshtė mė i mirė sesa vetėdija pėr tė vėrtetėn, sado e pakėndshme qė mund tė jetė. Vetėm fėmijėt dhe tė ēmendurit kaplohen nga mendime magjike, bestytnisė se gjėrat e mira mund tė ndodhin duke besuar nė to apo se gjėrat e kėqija do zhduken duke i injoruar apo dėshiruar qė tė zhduken. Njerėzit e rritur done ta dijnė tė vėrtetėn, sepse ēfarėdo aktiviteti mbi premisa false nuk do ketė efektin e dėshiruar nga ta. Edhe ma shume, studiuesit e logjikės na thonė se sistemi i ideve qė pėrmban kundėrthėnie mund tė shfrytėzohet pėr tė deduktuar ēfarėdo qėndrimi, pa marrė parasysh absurditetin e tij. Meqenėse idetė janė tė lidhura me ide tjera, nganjėherė nė rrugė qarkore e tė paparashikueshme, duke zgjedhur tė besojmė diēka qė mund tmos jetė e vėrtetė, apo edhe duke ndėrtuar mure tė injorancės rreth-e-qark disa ēėshtjeve, kjo mund ta korruptojė krejt njė jetė intelektuale, duke proliferuar gabimin anė e kand.
Nė jetėn tonė tė pėrditshme, a do pranonim qė tė na gėnjejnė apo tė na mbajnė nė errėsirė mbrojtėsit paternalist tanėt kur bėhet fjalė pėr shėndetin tonė, financat tona apo edhe motin? Imagjino nė jetėn publike dike duke thėnė se ne nuk duhet tė bėjmė hulumtime nė lidhje me ngrohjen globale apo kufizimet energjetike sepse nėse del tė jenė serioze, pasojat pėr ekonomi do tė jenė skajshmėrisht tė hidhura. Liderėt e sotėm qė heshtazi pėrcaktohen pėr kėtė pozicion, me tė drejtė kritikohen nga njerėzit e pėrgjegjshėm intelektual. Mirėpo, pėrse u dashka qė idetė tjera tė hidhura tė trajtohen ndryshe?
Ka edhe njė argument qė kundėrshton trajtimin e ideve si tė rrezikshme. Shumė nga veprimet tona morale dhe politike janė tė dizajnuara qė tė parandalojnė atė ēfarė ne e dimė si me tė keqėn karakteristik tė natyrės njerėzore. Barazpesha dhe kontrolli nė demokraci, pėr shembull, ishin shpikur pikėrisht si vetėdije e kulluar e faktit se liderėt gjithmonė do tundohen pėr ta keqpėrdor pushtetin pėr interes tė vetin. Ngjashėm, ndjeshmėria jonė ndaj racizmit rrjedh nga vetėdija se grupet njerėzore, po u lanė tė lira pėr ti pėrdorė mjetet qė kanė nė dispozicion, janė tė prirura pėr ti pėrdorur kundėr njė grupi tjetėr, shpesh nė mėnyra tė shėmtuara. Historia gjithashtu na tregon se dėshira pėr tė fuqizuar dogmėn dhe pėr tė shtypur herezinė ėshtė njė dobėsi e pėrsėritur njerėzore, diēka qė ka ēue drejt valėve tė tmerrshme tė shtypjes dhe dhunės. Vetėdija se ka diēka nga inkuizitori famėkeq i mesjetės Torquemada nė secilin prej nesh, duhet tė na bėjė ne tė kujdeseshėm ndaj secilės tentative pėr tė fuqizuar njė konsensus apo demonizuar ata tė cilėt e sfidojnė atė.
Drita e diellit ėshtė dezinfektuesi mė i mirė, sipas Louis Brandeis, rastit tė famshėm tė gjyqėsisė qė flet pėr lirinė e tė menduarit dhe tė shprehurit. Nėse njė ide ėshtė me tė vėrtetė false, vetėm duke e shqyrtuar ate ide haptazi ne mund tė vėrtetojmė se ėshtė false. Nė njė kėso pike, ne do ishim nė pozicion shumė mė tė mirė pėr ti bindur tė tjerėt se ėshtė false sesa ta bėnim heshtazi, meqė mėnjanimi i ēėshtjes shėrben si pranim i heshtur, pėr vėrtetėsinė e mundshme tė saj. Dhe nėse njė ide ėshtė e vėrtetė, ne mė mirė ti akomodonim ndjeshmėritė tona morale ndaj saj, duke qenė se ska asnjė tė mirė prej shenjtėrimit tė mashtrimit. Kjo bile kishte me qenė edhe ma e mirė se sa frika ideofobe. Rendi moral nuk u pėrmbys kur u dėshmua se Toka nuk na qenka nqendėr tė sistemit diellor, andaj dhe kjo gjė do i mbijetojė korrektimet tjera tė tė kuptuarit tonė se si funksionon bota.
(vazhdon nė numrin tjetėr)
Steven Pinker is professor in the Department of Psychology at Harvard University. His new book, The Stuff of Thought, is already in the market.
by Gazetajava.com