Nga Gazetajava.com

Nacionale
Koment: KOSOVĖN E PAMVARUN KA ME E BA KOHA JO POLITIKA
Nga Petrit Musolli
Dec 14, 2007, 14:20

Ma i madhi diskutim e debatim sot n’Kosovė asht kur e qysh ka me u shpall pamvarėsia e Kosovės – edhe kush ka me guxue i pari me e sfidue Rusinė. Kur ka me u ba Kosova nji shtet si “tana shtetet tjera”.  Nji shtet qysh ende na e mendojme dhe e perceptojmė shtetin.  Asht ba zor n’Kosovė me e mendue e konceptue nji shtet tjetėr pa u mbėshtetė nė historinat dhe pėrvojat e shteteve tjera tė dala nga ish-Jugosllavia. Nėse ka me pas Kosovė ka me pas diqysh si Kroacia, si Sllovenia (e pėr disa edhe si Bosnia me republika etnike)  – tek e fundit edhe kėtu asht  luftue.  Por, Kosova pėrnime asht nji rast specifik.  Nji rast qė zgjidhjen duhet edhe ka me e pas pėrtej synimeve e ideologjive etnike e nacionale. Kosova kurrė nuk asht konsiderue a konceptue si nji luftė triumfesh e humbjesh nacionale. Kosova ma shumė asht konceptue si nji zgjidhje qė ka me i barazpeshue urrejtjet e ndamjet etnike n’rajon.  Nji zgjidhje pėrtej mentalitetit tė sunduem se edhe liritė janė etnike. 

Kosova nuk ka me u shpall shtet i pamvarun, nė kuptimin mitik (diqysh qysh e ka shpall Ismail Qemajli pamvarėsinė e Shqipnisė). Ky variant i tė shpallunit tė pamvarėsisė e njohjes qysh kanė fillue me e mendue e dėshirue shqiptarėt e Kosovės, nuk ka me i gjasue kėsaj sepse Kosova e pamvarun s’asht nji Triumf Nacional e Etnik. Kėte ndjenjė tė nji fitore etnike e nacionale e kanė krijue politikanėt qė pėrnime kanė besue se nuk ka kuptim fitorja pa u bazue e ndėrtue mbi etninė dhe nacionalizmin. Ky pėrjetim i lirisė mendoj se asht shumė i reduktuem. Mungesė e njohjes sė lirive tjera.  Shumė prej kėtyne politikanėve ( nė muhabete tė lirshme) madje mė kanė thanė se ka me dėshtue Unioni Europian (sepse ka dėshtue Jugosllavia - si nji pėrbamje multinacionale). Pėr ta nuk ka kuptim tė konceptuemit e tė jetuemit, veē pėrbamjes tė bazueme mbi  etninė dhe nacionalitetin. Botėkuptimi dhe kapitalizimi i lirisė pėr ta janė - Pėrmendoret. Veē ata qe mujn me u mbledh rreth nji Pėrmedore mujn me jetue bashkė! Kėtu fillon e mbaron koncepti i tyne pėr shtetin e pėrbashkėt, pėr lirinė!  

Jo veē multietniciteti, por edhe multikulturalizmi pėr kėta politikana nuk ka kuptim – sepse ata edhe shoqninė e kuptojnė si diēka tė unifikueme – uniformueme. Si diēka qė mjafton me e pa “Murselin” pėr me e kuptue tanė shoqninė.  Ideja e  tyne pėr shtetin vazhdon me mbijetue e gudulisun me “historina tė lavdishme”, pėrmendore qė prekun qiellin, kangė patriotike qė mbushin sytė lotė, aty rranxė flamurit tubue.  Koncepti “Europa” pėr ta  asht veē nji science fiction.  

Kjo politikė e aplikueme pėr tetė vjet n’Kosovė nuk na ka ba me e kuptue tanė kėte proces si nji pėrcaktim i fateve mes Prishtinės e Beogradit, por mes Prishtinės e Ēagllavicės. Si nji pėrcaktim i fateve mes shqiptarėve e serbėve. Si nji ēashtje qė duhet me pėrfundue me fitore a humbje pėr njanėn etni.  E ma e keqja asht se pėrnime politikanėt n’Kosovė e kanė besue se zgjidhja e ēashtjes sė Kosovės asht e mvarun mbi pėrcaktimin e fateve mes kėtyne dy etnive. Se njana etni patjetėr duhet me humb. E  ma e keqja e tana kėtyne tė kėqijave asht se bashkėsia ndėrkombėtare e ka injorue kėte qasje e propagandim tė politikanėve n’Kosovė qė kanė krijue nji opinion tė gabuem n’Kosovė dhe pėr Kosovėn e nesme -  tue shpresue nė fuqinė dhe arbitraritetin e tyne.  Marsi  2004 jau ka ēkėrdhye kėte qėndrim tė tyne.  Negociatat pėr statusin e Kosovės, mbas kėtyne ngjarjeve,  kanė nis si nji domosdoshmėni pėr me ushtrue presion qė me i shtye shqiptarėt e serbėt te Kosova e nesme – jo te nji zgjidhje qė shqiptarėt, kryesisht, po e presin me e kurorėzue me pamvarėsi qysh ata e kanė mendue e propagandue.  Deklarimet spekulative pėr njohje tė njianshme tė pamvarėsisė sė Kosovės janė veē nji presion ndaj Serbisė pėr me pranue humbjen e juridiksionit mbi Kosovėn, kurse pėr shqiptarėt e Kosovės asgja tjetėr veēse nji shej pėr fillimin e ndėrtimit tė nji Kosove tė re – nji Kosove me kosovarė.  Nji Kosove tė ndėrtueme mbi parimet e lirive njerėzore dhe jo bindjeve etnike a nacionale.  Nji Kosove ku nuk kanė me u mbledh rreth pėrmendoreve, por rreth Rap’erit “50 cent”.  

 

Beteja pėr Kosovėn nuk asht Triumfi i nji etnie mbi tjetren – por, Triumfi i lirive dhe vlerave njerėzore mbi  nacionalizimin dhe paragjykimet primtive

 

Pse nuk ka me ndodh shpallja e pamvarėsisė qysh asht ka propagandohet e supozohet n’Kosovė?  Bashkėsia ndėrkombėtare pėrnime ka besue qė status-quoja ka me i ftof gjaknat dhe paragjykimet etnike n’Kosovė.  Marsi 2004 jau ka dėshmue se ajo status-quo veē i ka akumulue kėto urrjetje dhe paragjykime ndėrnacionale n’Kosovė.  I ka akumulue pėr arsyen ma tė madhe se pėr tanė kėte kohė politikanėt shqiptarė e serbė asnjihere nuk e kanė proklamue dhe pėrhap disponimin pėr nji shtet tė bazuem mbi liritė qytetare e njerėzore – por si nji betejė tė papėrfundueme mes dy etnive.  E kjo betejė njihere duhet me pėrfundue!  

Beteja pėr Kosovėn nuk asht Triumfi i nji etnie mbi tjetren – por, Triumfi i lirive dhe vlerave njerėzore mbi  nacionalizimin dhe paragjykimet primtive.  

Andaj mendoj se procesi politik pėr pėrcaktimin e satutusit tė Kosovės nuk ka me pėrfundue me Status Final, por me nji Status tė Pėrkohshėm qė finalen ka me ja dhanė koha – jo politika.

Ky status ka me qenė njashtu qysh asht pėrmend, “Status Neutral”,  qė ka me e nda “pėrfundimisht” Kosovėn prej Serbisė (andrra e shqiptarėve tė Kosovės), por qė njikohėsisht nuk ka me jau dhane/lanė Kosovėn shqiptarėve (shqetėsimi i serbėve). Me e pėrkthye, “Status Neutral” i bie arritja e nji marrėveshje pėr implementimin e Pakos sė Ahtisaarit, pa naj titull a shpallje e njohje spektakulare, por ndoshta me nji  akt nėnshkrues, tė tipit tė Rambujesė.  Shtetet skeptike  tė Unionit Europian pėr pamvarėsinė e Kosovės e kanė ma tė lehtė me e pranue nji zgjidhje tė tillė, e cila nuk mundet me u quejt zgjidhje finale sikurse kishte me qenė njohja e shpalljes sė njianshme tė pamvarėsisė – kurse nė anėn tjetėr kjo kishte mujt me u nėnkuptue edhe si  shtymje e statusit final t’Kosovės, ēka e ka kėrkue edhe Serbia.  

Njikohėsisht edhe pėr shqiptarėt e Kosovės asht ma e lehtė me lėviz prej kėtij pozicioni nė Pakon e Ahtisaarit, sesa nga njohja e Pamvarėsisė nė implementimin e Pakos sė Ahtisaarit. Politikanėt shqiptarė gjithmonė i kanė mbet besnik Pakos se Ahtisaarit pėr Kosovėn, tue e interpretue si fjalė tjetėr pėr pavarėsinė e plotė, tue i trimnue shqiptarėt e Kosovės  e tue i ba gati me ja nis me festue pamvarėsinė me flamurat kuqezi  dhe me himnin luftarak.  Tue e kuptue pamvarėsinė e mbikqyrun tė Ahtisaarit si nji leje legjitime pėr me i dominue tė tjerėt n’Kosovė.  Tue e konsiderue si nji Triumf mbi serbėt e jo mbi shtetin e regjimin e Serbisė.  

Nga ana tjetėr, ky pėrjetim dhe interpretim shqiptar i Pakos, i ka ba serbėt me e konsiderue Kosovėn si nji shtet tė ri shqiptar, me flamurin kuqezi e pėrmendoret e nacionalistave tė tyne deri n’qiell.  Andaj mendoj se Statusi Neutral ka me u vendos pikėrisht dhe ekskluzivisht pėr me shėrbye si urė e kohės - nga kjo Kosovė nė nji Kosovė ndryshe.    Jo si triumf i nji etnie mbi tjetren – por, Triumfi i lirive dhe vlerave njerėzore mbi  nacionalizimin dhe paragjykimet primtive.



by Gazetajava.com