Nga Gazetajava.com

Fejtoni
KOSOVA SI “SHTET I SĖ DREJTĖS” E JO SI VEND I MONUMENTEVE, VARREZAVE E TELAVE ME XHEMBA
Nga Alessandro Leogrande
Feb 20, 2008, 22:29

Andrra e pavarėsisė sė popujve, nė lirinė e tyne dhe nė vetėvendosjen ka agjitue vetėdijet europiane nė dy shekujt e fundit. Realizimi i vlerave t’iluminizmit, tė demokracisė, t’antitotalitarizmit ka kalue pėrmes “pranverės sė popujve”. Gjithsesi ka gjithmonė nji zonė grihe ku patriotizmi demokratik (dhe nė disa raste revolucionar) rrezikon me u ba nacionalizėm, racizėm, maskilizėm dhe – nė raste tė skajshme – autoritarizėm antidemokratik. Italia – qė ka kalue nga Risorgimento e Mazzini’t dhe Garibaldi’t te fashizmi i Mussolini’t – asht nji shembull vettitės.

 

Kosova asht sot e thirrun me e marrė nji rrugė tė pėrshkrueme prej vendeve tė tjera europiane. Me u ēlirue nga rode qė i zhysin rrajtė e veta shum herėt nė kohė. Por kėtė nuk duhet ta bajė nė Tetėqindėn, por nė nji kontekst regjional dhe ndėrkombėtar, ku globalizimi i ekonomisė dhe politikės e ka ndryshue thellėsisht mėnyrėn tonė tė t’kuptuemit tė relatave shtetnore dhe sociale.

Me kėtė nuk due me thanė qė kosovarėt nuk kanė tė drejtė me ba Shtetin e vet. Pėrkundrazi, nė shum kuptime kanė edhe tė drejtė me i ba po ato gabime qė i kanė ba shoqnitė e tjera, kombet e tjera. Prapėseprapė, pika mbi tė cilėn duhet reflektue asht nji tjetėr: shum e shum herė i kemi pa tė shtypunit tue marrė sifatet e shtypėsit. Tue formue sisteme tė reja pushteti tė ngjashme me ato prej tė cilave e kanė pėsue. Tue nderue dhunėn e hakmarrjes dhe autoritetit tė tė mbramėve qė ia behin, nė vend tė lirisė.

Dėshira pėr vetėvendosje e komunitetit kosovar asht nji pėrgjigje e qartė ndaj shtypjes serbe, ndaj dhunės sė serbėve, ndaj delireve tė Milosevic’it dhe imituesve tė tij, ndaj nji forme tė egėr fashizmi qė e ka la nė gjak Ballkanin nė vitet nandėdhetė. E kaluemja, e shkueme dhe e tejshkueme, ka shum randėsi. Por nėse Kosova don sakt me e mbėrri pavarėsinė e saj (pavarėsinė e tė gjithė banorėve tė saj, dhe jo vetėm tė elitave nė qeveri), dhe don me e ngjyrosė kėtė pavarėsi me demokraci e liri, nuk ka tjetėr alternativė pos asaj me hedhė themelet e nji shteti modern tė sė drejtės. Komunitetet nacionale tė bazueme mbi gjakun,  mbi kultin e tė vdekunve dhe tė armėve, mbi nostalgjinė e luftės, mbi lemerinė pėr anmiqtė (edhe kur plagėt e hapuna duken tė legjitimueme nga kjo lemeri) e humbin shpejt rrugėn e demokracisė. Huazojnė sifatet e shtypėsve tė tyne tė maparshėm.

 

Shkrimtari i madh italian Carlo Levi, qė ka marrė pjesė te Rezistenca nė grupin Giustizia e Libertą, nji herė ka shkrue: “Shtetet-idhuj nuk mund tė lindin veēse nga gjaku, nga gjaku i derdhun i bijve dhe anmiqve, nga sakrifica e mistershme njerzore, gjenerator i kuq perėndish, nga lufta”. Ky ishte shteti fashist; shoqnia e re post-fashiste duhet tė themelohej mbi gradėn maksimale tė autonomisė tė tė gjithė individėve. Mbi autonominė e komunave, tė fabrikave, tė universiteteve, tė pakicave religjioze... Nė nji mėnyrė konceptimi tė institucioneve diametralisht tė kundėrt ndaj atij tė Hitlerit dhe Mussolini’t.

Antifashistėt italianė ma tė matun e kishin kuptue se mėnyra ma e mirė pėr ta mposhtė fashizmin, pėr me qenė deri nė fund antifashistė, ishte ajo pėr me e pėrjashtue fashizmin, ēdo formė edhe minimale fashizmi, nga mėnyra e vet e tė menduemit dhe e tė qenit. Me e zbue pėrgjithmonė idhujtarinė e Shtetit, kultin e Shtetit tė fortė dhe tė duēeve, mitin e njė komuniteti tė pastėr ku ai pasqyrohet.

Pajtohem plotėsisht me betejėn e Predrag Matvejevic’it kundėr “talebanėve ballkanikė”. Intelektualėt e kėqij e kanė pėrgjakė Ballkanin poaq sa edhe milicitė ushtarake dhe paraushtarake: qofshin talebanė nacionalistė, qofshin tė natyrės fetare (katolike, ortodokse dhe, anipse nė mėnyrė ma vogėl, myslimane). Pėr t’ia mbyllė derėn horroreve tė sė shkuemes, nuk ka mėnyrė ma tė mirė – edhe nė Kosovė – sesa me zbue ēdo formė nacionalizmi dhe obskurantizmi religjioz. Po e pėrsėris: tė pasit qenė i shtypun, nuk e pėrligj kurrė adoptimin pėr kontrast tė forma mentis tė shtypėsit.

Kjo asht nji betejė shum e madhe kulturore pėr t’u luftue. Por edhe nji betejė institucionale. Nėse, ashtu siē e uroj, Kosova do e mbėrrijė pavarėsinė e plotė brenda nji kornize europiane, institucionet qė do i japė vetes nuk duhet tė kompozojnė jo nji “Shtet tė gjakut”,  por nji “Shtet tė sė drejtės”.

Miku im Yitzhak Laor, poet dhe gazetar izraelian, bir hebrejsh tė kyēun nė nji kamp pėrqendrimi, prej vietsh mėton – tue i skandalizue tė gjithė, edhe tė majtat europiane – se Izraeli nuk ka me qenė kurrė nji demokraci e vėrtetė derisa do jetė nji Shtet hebraik, dhe jo nji shtet qytetarėsh, i tė gjithė qytetarėve qė e banojnė. Sionizmi, mėton ai tue ngjallė nji grethnajė polemikash, ēprej frymės sė vetėvendosjes asht transformue nė ideologji raciste.

Janė fjalė tė forta, e kam parasysh. Por do dojshem me sugjerue – tue i ruejtė ndryshesat – po kėtė mėnyrė arsyetimi edhe pėr shtetin e ri kosovar. Demokracia e vėrtetė matet me gradėn e lirisė dhe autonomisė qė i jepen minorancave (pikėrisht ajo ēka pushteti i Beogradit nuk ka arritė kurrė me garantue). Nuk mjafton me folė pėr demokraci oksidentale, pėr Europė pėr vlera t’iluminizmit. Pėr polici efikase dhe luftė ndaj kriminalitetit. Pėr qeveri tė fortė dhe kufij tė sigurtė. Duhet t’i hiqet ndezėsi nacionalizmit, mitet etnike, tue u nisė prej vetvetes. Me krijue bazat e nji Shteti qė mund tė banohet prej tė gjithėve, jo vetėm prej shqiptarėve.

E di mirė se shumkush ka me i konsiderue kėto fjalė utopike, tė shkrueme nga nji italian pak i njoftuem me faktet. Por nuk ka rrugė tjetėr pėr me e ba Kosovėn nji vend tė lirisė, tė banuem nga burra e gra tė lirė. Jo nji vend i luftės permanente, i varrezave, i monumenteve dhe i telave me gjemba.

Nji Kosovė e themelueme mbi “Shtetin e sė drejtės” asht pėrgjigja ma e mirė pėr t’iu dhanė Putinit, nuk asht utopi.       

 

Pėrktheu n’Gegnisht nga Italishtja Astrit Cani       



by Gazetajava.com