Nga Gazetajava.com

Eksploreri
KRIJIMI I IDENTITETIT POST-IMPERIAL T’AUSTRISË
Nga ESI
Feb 26, 2008, 21:06

N
ë pranverë të vitit 1943, diplomati i British Foreign Office shkroi nji memorandum me titull “E ardhmja e Austrisë”, ku ai eksploronte katër zhvillime të mundshme të çashtjes së Austrisë: bashkimin e Austrisë me Gjermaninë; përfshimjen e Austrisë në konfederatën e Gjermanis Jugore; themelimin e Austrisë si shtet autonom dhe të lirë; si dhe përfshimjen e Austrisë në konfederatën Europës Qendrore. Asokohe, kabineti i luftës i Churchill'it i jepte prioritet solucionit të katërt. Mirëpo, në fund, zgjidhja që dominoi ishte e treta, me suportin e katër fuqive aletae që kishin okupue Austrinë mbas viti 1945.

Zhvillimi i identitetit nacional austriak, asht nji fenomen i vonshëm. Kur instituti austriak Fessel kishte ba nji hulumtim opinioni në vitin 1956 me pyetjen "A mendoni personalisht se ne jemi nji grup gjermanësh, apo nji grup i veçantë austriakësh?”, 49 përqind ishin gjegjë se Austriakët janë popull i veçantë, 46 përqind deklaruen se janë pjesë e popullit gjerman, dhe 5 përqind mbetën të pavendosun.

Hulumtimi që u ba në vitin 1964 gjeti se 47 përqind e austriakëve pajtohen se "Austriakët konstituojnë nji komb” dhe 23 përqind të tjerë deklaruen se "ata ngadalë kanë fillue me ndie se janë komb”. Në vitin 1973,  62 përqind e austriakëve besonin se Austria asht komb dhe vetëm 7 përqind refuzuen nocionin (Pulzer, p.89-91). Në vitin 1993 kjo përqindje arriti në 80 përqind.[1]

Ky konsenzus i vonë për identitetin e vet spjegon shumë tipare të kuturës politike austriake. Disa austrianë pajtohen se kombi përban "nji komunitet t’origjinës/trashëgimtarësh" (vetëm 6 përqind në hulumtimin e vitit 1984). Pjesa ma e madhe e austriakëve ndjen se kombi pikësëpari asht "komunitet konsensual i bazuem në dëshirën e shprehun për me jetue bashkue ekonomikisht dhe politikisht".  Identiteti post-lufte i Austrisë ishte ai i nji shteti të vocërr, dhe shumë pak i gjasonte identitetit të nji perandorie të madhe multietnike. Austria shpenzon ma pak se 1 përqind të GDP në mbrojtje. Tue jetue me dekada në perde të hekurt, austriakët janë pak të preokupuem me politikën globale sa me "soft" rreziqe si imigrimi ilegal ose aksidentet nukleare.

U desht me ardhë viti 1965 për me etablue nji festë kombëtare austriake. Ernst Bruckmuller shkruente se "me gjasë nuk ka nji mit unifikues austriak" (Pulzer, p. 85) si dhe "nuk egziston nji vetëdije historike që të çon mbrapa në kohë" (Pulzer p. 103). Nji studim i identitetit austriak gjenë se "po e lam anash periudhën e Maria-Theresa’s dhe  Josephina’s, krejt çka ka ndodh para vitit 1914 ka humb në mjegullën e kohës" (Pulzer, p. 103).

Partikularitet tjetër  austriak asht lokalizmi i theksuem (që përkthehet në debate lokale dhe në mediat regjionale në Landet si Tyrol dhe Vorarlberg). Në investigimin e vitit 1987, njerëzit janë pyet se a identifikohen kryesisht me "vendin e lindjes”, me njisinë federale, me shtetin "Austria", "Gjermania", "Europa" apo me "botën". Vetëm 4 nga 9 vetë identifikoheshin ma s’pari si austriakë. N’Tyrol 58 përqind ma s’pari ishin “tyrolezë” përkundër 19 përqind që ishin ma s’pari austriakë. [2] Kushtetuta e Vorarlberg ngërthen referencën se ka drejtë për vetvendosje. Krejt këto kanë randësi kur studion debatet austriake për Tyrol, Salzburg ose Vienna.

Njikohësisht, austriakët janë në mesin e atyne europianëve që ma së shumti janë krenarë për kombin e tyne, ma shumë se gjermanët, zvicranët, madje edhe ma shumë se francezët (Pulzer, p. 97). Në vitin 1989 53 perqind të austriakëve ishin “shumë krenarë” për kombin e tyne, krahasu me 42 perqind të francezëve dhe 21 perqind të gjermanëve. Objekti i krenarisë moderne austriake tenton të mos jetë politik dhe ka pak lidhje me historinë politike t’Austrisë. Nuk krehon me institucionet politike t’Austrisë, por janë tmerrsisht klrenarë me bukurinë natyrore të vendit!. Austriakët janë shumë krenarë për sukseset e tye në sport (1980) ose me waltz’et e tyne (1987).

Fragment nga nji studim ma i gjatë që e sjell European Stability Initiative (ESI)

Ma shumë:

*         Kurt Richard Luther and Peter Pulzer, Austria 1945-1995 – Fifty years of the second Republic, 1998.

*         Peter Thaler, The Ambivalence of Identity: The Austrian Experience of Nation-Building in a Modern Society, 2001.

*         Oliver Rathkolb, Die paradoxe Republik – Oesterreich 1945 bis 2000, 2005.

 

www.esiweb.org



by Gazetajava.com