Nga Gazetajava.com
KOSOVA E PAMVARUN SA BRITANIA?
Nga Petrit Musolli
Feb 26, 2008, 21:08
Asht zor me lexue mendimin e Tim Judah qė na e kujton se sa e pamvarun u ba Kosova - dhe njikohėsisht mos me u ndie i ofenduem. Edhe ma zor asht me mendue me u pajtue me te - ndryshe duhet me u frustrue, me u rebelue e me kall urėn e Ibrit njashtu qysh i kanė kall serbėt kontejnerat e pikave kufitare nė Zvecan a Leposavic. Sepse, sipas Judah aty asht kufini. Mirėpo, pėr kėte kufi due me fol pak ma vonė. Ma shumė mė ka provokue dyshimi qė ai na e ka krijue se a jena pėrnime tė pamvarun apo na e kanė dredhue shtetet ma tė fuqishme tUnionit Europian e Shtetet e Bashkueme tAmerikės. E pėr kėte Tim Judah na e mban nji ligjeratė publike se cka i bjen me qenė i pamvarun pernime edhe i pamvarun si Kosova. Athue na kena dal (me 17 Fror) pėr herė tė parė, prej bunkerit tė Arian Bylbyl Canit pej Shqipnie. Me demek na sjena tė pamvarun si Britania, shteti i madh i tij kėshtu tue lanė me u nėnkuptue se na edhe nuk kena fort arsye me u gzue e festue. Ma shumė kena arsye me u rebelue. Me e ndie kėte pamvarėsi njashtu qysh e kanė ndie nacionalistat nSerbi e Kosovė.
Po due me ja kujtue ekspertit pėr cashtje ballkanike se synimi i Kosovės nuk ka qenė kurrė pamvarėsimi prej Europės! Por, pamvarėsimi prej shtetit serb. Pamvarėsimi prej nji shteti e pushteti e edhe nji shoqnie tė manipulueme, qė shqiptarėt i kanė konsiderue infeksion tė pastėrtisė sė popullit tė tyne. Tė cilėt i kanė konsiderue shqiptarėt si Damlla e shoqnisė sė tyne. Si nji njollė qė e ka shėmtue pamjen e bukur tė shtetit e shoqnisė serbe.
Po due njikohėsisht me ja kujtue Judah se shtetet e Ballkanit nuk e kanė synim me u pamvarėsue prej Europės, por me u integrue nEuropė. Me u mbikqyr prej Unionit Europian njashtu si ka me u mbikqyr Kosova.
Por, njashtu po due me ja konfirmue se Kosova pėrnime nuk asht ma e pamvarun sesa janė tė pamvaruna shtetet tjera tė varfuna. I vetmi dallim prej kėtyne vendeve asht se na e kena zyrtarizue kėte mvarėsi qė Judah na e pėrmend si shembull pėr mos me u gzue me shtetin tonė.
Asht e vėrtetė se Kosova nuk ka me pas ulėse nOKB. Kjo, pėrnime, nė nji foto tė madhe nė ndėrtesėn e OKBs ka me na ba me u ndie mangut qė Judah e quen mungesė e Pamvarėsisė. Por, po ja kujtoj Judahs se Rusia jo vetėm se asht anėtare e OKBs, por edhe anėtare me tė drejtė veto nė Kėshillin e Sigurimit. Nji e drejtė (e barabartė me shtetet tjera tė pamvaruna e tė fuqishme) qė i jep tė drejtėn me kundėrshtue por jo edhe me ndikue. Po ja kujtoj ekspertit pėr cashtje ballkanike se Serbia u bombradue pa miratimin e Kėshillit tė Sigurimit. Kosova u ba shtet pa miratimin e Kėshillit tė Sigurimit. Po e garantoj Judah se kosovarėt nuk kanė ambicie me u ba shtet me ma shumė ndikim se Rusia. Po e garantoj Judah se intersat e kosovarėve janė pėrbrenda Unionit Europian dhe se nė asnji mėnyrė interesat e kosovarėve nuk munden me dalė jashta parimeve tė Unionit Europian pėr me kėrkue ndihmė ne karrigen e OKBs.
Judah e ka shembull tė mangėsisė sė pamvarėsisė edhe misionin e Unionit Europian EULEX, tė cilin ai dėshiron me e quejt protektorat. Prapė mė duhet me ja kujtue se obligimet qė e ngarkojnė kėte mision jane te barabarta me misionin universal qė ia kanė vnue shtetet demokratike vetes pėr me i mbrojt shoqnitė nė vendet ku mund tė shkelen tė drejtat e tyne. Nė Jugosllavinė e vitit 1999 nuk ka pas tė instalueme nji mision tė tillė por kjo nuk i ka pengue me intervenue kur kėto shtete kanė konstatue se nKosovė po dhunohen tė drejtat e njeriut. As nIrak nuk ka ekzistue nji mision i tillė kur asht intervenue pėr me instalue nji pushtet tė ndėrtuem mbi parimin e funksionimit tė ligjit tė sė drejtės i vetmi mision qė ka EULEX nKosovė. N Irak jo qė i kanė ndrrue ministrat, por i kanė var nkonop. Po e them prapė, i vetmi dallim asht se na e kena zyrtarizue e legjitimue mbikqyrjen e shteteve demokratike nKosovė pėr me i sigurue se kena me qenė nji shtet i sė drejtės e jo diskriminimit. Kjo nuk na ban ma pak tė pamvarun. Kisha me thanė kjo na banė ma tė pėrkushtuem, ma tė sinqertė nė orientimet tona demokratike si shtet i ri.
Sa i pėrket kufinit nlumin Ibėr. Kur asht miratue demarkacioni me kufij tė ri nKosovė, si shkas i nji marrėveshje tė mahershme mes Serbisė e Maqedonisė forcat e KFORit automatikisht u patėn tėrhjek nkufijtė e ri, me urdhėn tė NATOs. Madje u patėn pajis ushtarėt e KFORit edhe me harta tė reja qė tregonin kufijtė e ri tKosovės. Mbas atyne incidenteve qė ndodhen nveri tKosovės, KFORi nuk u vendos nė kufijtė e ri qė simbas Judah janė te lumi Ibėr. U rreshtuen nė Zvecan e Leposavic, pėr me i vėrtetue edhe njihere kufijtė mes Kosovės e Serbisė.
Nė nji farė mėnyre pajtohem me Judah se lumi Ibėr pėrnime asht nji kufi por jo kufi fizik ma shumė mundet me u konsiderue si nji kufi qė ndan dy mentalitete, dy botėkuptime. Ma mirė me thanė nji kufi qė ndanė dy kohė tė kaluemen dhe tė ardhmen. Si nji vrimė e zezė ku mund ti biesh mespėrmes dy ekstremeve tuniversit kosovar. Tė atyne qė janė pajtue me jetue tė ardhmen dhe atyne qė vazhdojnė me jetue niluzionin e tė kaluemes.
Tash i mbeta borxh pėr me ja shpjegue e krahasue Tim Judahs sa tė pamvarun janė Kosova e Britania. Po ja kujtoj Judah Traktatin pėr Ekstradim (qė ka lind nga lufta kundėr terrorizmit) qė e ka nėnshkrue shteti i tij me 2003 me Shtetet e Bashkueme tAmerikės ku Britania pajtohet me ja dorėzue Amerikės cdo qytetar britanez, pa i ofrue madje shtetit britanez as prova pėr me e mbėshtet akuzėn ndaj shtetasit tė tij. Sa e ban kjo tė pamvarun Britaninė shtetin e Tim Judah? Nuk e di. Por, e di qė ky realitet e ban Kosovėn tė pamvarun aq sa e ban Britaninė tė pamvarun - ku jau shkerdhejne shtetasit nGuantanamo.
Po reagoj ndaj opinionit tė Tim Judah, sepse nė shkrimin e tij mujta me vėrejt nji tendencė pėr me na e nxit ndjenjėn e revoltės, rebelimit. Ndjenjėn pėr me e kall Deklaratėn e Pamvarėsisė sė bashku me urėn e Ibrit e kėshtu me e dėshmue shtetin e Kosovės si nji projekt tė dėshtuem politik. Nji projekt qysh e patė pėrshkrue Putini.
by Gazetajava.com