Nga Gazetajava.com

Intervista
SHPĖTONI SHKRIMTARIN KAPLLAN
Nga Irhan Jubica
Mar 10, 2008, 10:16

Nga burgu i Burrelit me 6 thasė dorėshkrime

 

“Sot u zhburgua … Kapllani, komunisti Kapllan Resul Bejkoviē… E pashė nga dritarja, teksa nxorri nga jashtė telave tė rrethimit tė burgut nja gjashtė thasė tė mėdhenj, nė tė cilėt ka shkrimet…”

Nga Burreli, Fatos Lubonja i ka shkruar kėto fjalė mė 7 dhjetor 1990, ditėn kur Kapllan Resuli u lirua pas 20 vjetėsh burgim. Njė ditė mė parė, nė “Bota e Re” tė Prishtinės ishte kėrkuar lirimi i shkrimtarit. Vėshtirė tė besohet si rastėsi qė edhe intervista e parė e Resulit pas lirimit nga burgu u botua po nė Kosovė, ku ishin shkruar nė vijimėsi artikuj nė mbėshtetje tė tij e ku iu premtua edhe botimi i librave, ndėrkohė qė nė Shqipėri nuk heshtej mė pėr tė si mė parė, por kishin nisur sulmet. Ata qė e kujtojnė Shqipėrinė e fillimit tė viteve ’90 e dinė se diktatura brenda telave me gjemba ra, por jo pėr tė gjithė. Megjithatė, vetėm pak kohė i mjafton Kapllan Resulit qė t’u pėrgjigjet individualisht sulmeve qė i ishin bėrė, bllokadės sė emrit, si dhe atyre qė ai i quan atentate ndaj personit tė tij. Ai kthehet nė skenė kryesisht me ribotime tė sukseseve “Bujana” e “Tradhtia”, krahas polemikave tė ngeshme me “njė nga shkaqet e arrestimit” tė tij, Ismail Kadarenė, pa i hapur deri vonė thasėt e burgut. Madje njė pjesė e konsiderueshme e bibliografisė sė tij pėrbėhet nga libra polemizues, kujtimesh apo kritikash tė shkruara pas lirimit nga burgu. Tė sakta, por tė ashpra e me referenca tė shumta, polemikat do t’i kenė marrė Resulit kohėn, por ndoshta edhe frymėn e letėrsisė  sė mirėfilltė, pasiqė veprat origjinale letrare tė shkruara gjatė kėsaj periudhe tė lirisė, nuk i kanė tejkaluar botimet e tij tė viteve ’60. E vėrteta ėshtė se duke mos operuar me mjete tė jashtėzakonshme stilistike, vepra letrare e Kapllan Resulit nuk pėrbėn ndonjė habi artistike, por nuk mund tė lihet mėnjanė forca e ideve qė mbėshtillen me tekst, sidomos ideja e lirisė dhe e dashurisė njerėzore, qė janė nė fakt, ide themelore tė njerėzimit. Disa kundėrshtarė tė betuar tė Resulit, pasardhės tė atyre qė ia zverdhėn jetėn birucave, kanė shkuar larg duke thėnė se “Tradhtia” nuk ngjan nė stil, gjuhė e realizim artistik me veprat e tjera tė po asaj periudhe, ndėrsa me tė tashmet nuk kanė qasje fare. Mirėpo me gjasė qėllimisht harrohet se Kapllan Resuli e ndonjė tjetėr u hoqėn pėrdhunshėm nga gara pėr 20-30 vjet rresht, duke i shtyrė nė kufijtė e ekzistencės, periudhė prej sė cilės nė planin artistik nuk priten mrekulli, dhe rikthimi i tyre nė garėn letrare shqiptare u prit me po aq urrejtje sa ē’ishte shoqėruar edhe ikja. Pėr tė mos folur pėr breza lexuesish tė cilėt ishin shpėlarė mjaftueshėm nga trutė sa tė mos shfaqnin interes pėr llojin e letėrsisė sė shkruar e tė kyēur para 40 vjetėsh. Nė kėtė prizėm, thasėt e burgut tė Kapllan Resulit kuptueshėm mund tė mos kenė tjetėr pėrveē ditareve, kujtimeve, studimeve e polemikave, pėr tė cilat burgu ėshtė mė imponues.

 

STUDIME E POLEMIKA NĖ DĖM TĖ LETĖRSISĖ?

 

“E fejuara e detarit”, “Fanola”, “Ushtima e Korabit”, “Tramuntana” e sidomos “Tradhtia”, por ndoshta edhe “Gjarpni” pėrshkohen prej frymės humaniste, janė shkruar me realizėm e ndonėse ndonjėra mund tė vuajė prej asaj ideologjie qė ka bėrė tė vdesin veprat e plota tė sa e sa shkrimtarėve shqiptarė - kėta tituj pra, pėrbėjnė atė ēka nuk dihet pėr Kapllan Resulin. Kur bie fjala te Kapllan Resuli, mendimi i pėrgjithshėm i njohėsve tė tij ėshtė se kėta vepra pėrbėjnė pjesėn mė tė mirė tė krijimtarisė sė tij, por nuk kanė munguar edhe thirrjet pėr tė ngritur nė majė tė krejt letėrsisė shqipe vepra si “Tradhtia”. Mirėpo Resuli nuk ėshtė mjaftuar tė njihet thjesht si shkrimtar, status tė cilin, pavarsisht burgut, edhe ai vetė duhet tė jetė i bindur se e ka gėzuar deri nė fillim tė viteve ’90. Nė ndryshim nga disa kolegė bashkėvuajtės si Trebeshina etj. tė cilėt mund tė thuhet se bashkohen nė mjaft nga qėndrimet e tyre ndaj Kadaresė, Resuli i ka shtuar vetes, sipas atyre qė e kanė linēuar, jo pak gjynahe tė tjera, qė kryesisht kanė tė bėjnė me botimet e tij tė natyrės studimore. Sa i takon kėsaj interviste, ndonėse pa kurrfarė rėndėsie politike a shtetėrore, deklarimi si internacionalist pėr tė mos u shprehur pėr pavarėsinė e Kosovės, i pyetur si njeriu qė mė 1961 hodhi parrullėn “Kosova Republikė” e qė do tė dėnohej nė Tiranė edhe pėr “Programin dhe Statutin e Frontit Nacional-Ēlirimtar pėr ēlirimin e Kosovės“, e bėn Resulin o tė pasinqertė ndaj kėsaj pjese tė vyer tė sė kaluarės sė tij si shkrimtar, o tė lidhur me nostalgjinė e njė Republikė tė shtatė tė Kosovės brenda shumėkėmbėshit Jugosllavi, gjithsesi jashtė kohe. Edhe pse pa lėvruar doemos ndonjė teori tė vetėn antishqiptare, pėrqafimi dhe amplifikimi qė ai u ka bėrė tezave tė disa studiuesve tė huaj qė bartin dyshime pėr prejardhjen e shqiptarėve, si dhe qėndrimet e tij ndaj disa ngjarjeve historike, kanė rezultuar fatale pėr Kapllan Resulin. E vėrteta ėshtė se brenda kėtyre librave ka mjaft fjalė tė rėnda qė tė vėrteta ose jo, ngaqė nuk u pėlqejnė, disa shqiptarė ia kanė dalė t’i paraqesin si shprehje tė antishqiptarizmit, mosseriozitetit shkencor e sharlatanizmit tė Kapllan Resulit. Sharlatanizėm tė cilit i janė pėrgjigjur me vandalizėm, duke fyer personalisht Resulin, por duke mos u marrė, si rėndom, me argumentet qė ai shkruan. Me jo mė shumė se njė pėrjashtim, punimet e tij shkencore nuk janė marrė asnjėherė nė konsideratė nė Shqipėri, e dihet se nė kėtė aspekt, qėndrimi i “atyre nė Shqipėri” ishte pėrcaktues pėr qėndrimet e tė tjerėve. Gjėrat qė s’duhet tė ishin tė lidhura u lidhėn aq sa sot, jo vetėm nuk i njihet mė kėtij autori asnjė meritė letrare, jo vetėm qė nuk ėshtė pėrfshirė nė thuajse asnjė pėrmbledhje tė ēfarėdo niveli tė hartuesve seriozė e amatorė, shqiptarė, gjermanė e kanadezė tė antologjive letrare, jo vetėm qė i mohohet autorėsia e “Tradhtisė”, por urrjetja ndaj tij shkon deri nė lėvdatėn pėr atė qė e burgosi “Mirė ia ka bėrė Enver Hoxha Kapllan Resulit”. Vijon edhe mė e rėndė kjo deklaratė antinjerėzore e bėrė nė njė gazetė tė Tiranės nga njė diplomat shqiptar nė prag tė vitit 2000, duke kėrkuar edhe ndėrhyrjen e shėrbimit sekret pėr t’ia ndaluar ardhjen nė Shqipėri. Kėsisoj ndoshta nuk ėshtė e gabuar tė thuhet se bashkė me “Fytyrėn e vėrtetė tė Ismail Kadaresė”, tė cilėn ai aq fort ėshtė kujdesur ta shpėrndajė edhe nė frėngjisht e sėrbo-kroatisht, kėto lloj studimesh ia kanė rrėnuar imazhin e shkrimtarit dhe tė veprės sė tij letrare. Paradoksi shqiptar qėndron nė faktin se tė njėjtit profesorė, shkrimtarė, gazetarė e tė tjerė ė qė pėrkthejnė, studiojnė, botojnė e lavdėrojnė librat e njė personazhi antishqiptar tė ēertifikuar si Ivo Andriq qė nuk ka shkruar shqip, nuk lejojnė as tė pėrmendet krijimtaria e njė autori si Kapllan Resuli qė i pėrket me detyrim letėrsisė shqipe, mė sė paku sepse ka shkruar shqip. Kėtu nuk kėrkohet tė hidhet poshtė vepra letrare e nobelistit, por tė mos pėrdoret njė standard tjetėr kur trajtohen shkrimtarė tė tjerė. Njė profesor i letėrsisė nė Tiranė, poet i kalibrit qė “verės nuk shkruan poezi / por vė mullarė tė freskėt” kėrkon shkuljen nga letėrsia shqipe tė krijimtarisė sė shkrimtarėve qė kanė sharė shqiptarėt nė veprat e tyre letrare, qoftė edhe nėse kėto sharje i kanė vėnė nė gojėn e njė pushtuesi turk si Mekami. Sipas kėsaj logjike, Kapllan Resullin e pret ferri.

 

 

“ISMAILI KURRĖ NUK MA DHA DORĖN…”

 

“Kemi dalė edhe nė fotografi bashkė, nė faqen e parė tė gazetės “Drita”, dhe Ismaili kurrė nuk ma dha dorėn…”

 

Kush ka lexuar qindrat e faqeve tė shkruara nga Kapllan Resuli kundėr Ismail Kadaresė vėshtirė tė mendojė se ky koment i tij pėr tė vetmen foto, tė botuar tė dielėn e largėt tė 24 prillit 1966, sidoqė nė njė kontekst tjetėr, shpreh keqardhje. Megjithatė, e ngrirė nė atė ēast pushimi nga simpoziumi pėr prozėn, buzėqeshja nė fytyrat e katėr shkrimtarėve, ngjan mė e natyrshme se pozimi pėr faqen e parė tė gazetės sė Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė. Resuli vinte nga njė vit i suksesshėm: romani ku prifti vritej duke mbrojtur nė kishė njė partizan kosovar ndėrsa hoxha i bashkohej gjithashtu lėvizjes antifashiste nė Jugosllavi, kishte bėrė xhiron e njė Shqipėrie qė ishte gati tė fuste nė burg edhe vetė Zotin, se kosovarėt ishin se ishin burgjeve. Mė vonė Kadare do ta quante “stalinist” e “dogmatik” librin e vlerėsuar nga kritika si “shprehės i tragjizmit tė shqiptarėve”, por ndoshta duhet kujtuar ēka ka shkruar ai pėr Fishtėn, pėr tė kuptuar kahjen e vėrtetė tė vlerėsimit pėr “Tradhtinė”. Rrallėherė shkrimtarėt janė aq tė sinqertė sa tė pranojnė se do tė kishin dashur ta shkruanin ata veprėn e sukseshme tė njė kolegu. Kadare nuk ėshtė shprehur ndonjėherė se do tė kishte dashur ta shkruante ai “Don Kishotin” a “Procesin”, ndaj duket e kuptueshme, qė sipas Resulit, ai as e ka uruar pėr suksesin e romanit, madje, ėshtė ndjerė xheloz. Veē dualizmave, shkrimtarėt janė njerėz me po aq kontradikta tė vogla e meskinitete sa dhe njė shtrėngim dore, prandaj nuk ka pse tė jetė kaq e rėndėsishme as kjo e as kritika pėr “Dasmėn”, nėse vėrtet janė shkaqet e njė konflikti tė vėrtetė mes kėtyre shkrimtarėve, qė nė fakt, ka pasur vetėm njė viktimė.

 

 

 “Nuk jam ndjerė mirė me asnjėrėn familje”

 

Kapllan Resuli dhe Ismail Kadare ne foton nga viti 1966
KAPLLAN RESULI: SIKUR EDHE NJĖ HERĖ TA SHKRUAJA “TRADHTINĖ”

 

 

JAVA: Sot nė vitin 2008, a do tė kishit dashur qė tė gjitha ato emocione negative tė mos i kishit hedhur ndėr libra kundėr Ismail Kadaresė? Ēfarė do t’ju bėnte tė ndryshonit mendim ndaj tij?

 

RESULI: Jo vetėm kundėr Kadaresė, por edhe kundėr Enver Hoxhės, Titos e Stalinit! Mendoj se do tė kisha qenė njeriu ma i lumtun nė botė, sė paku shumė ma i lumtun se ē’jam, sikur tė mos i kisha njohė fare, sikur tė mos ua kisha pėrmendė as emnin. E si unė, edhe tė gjithė tė tjerėt. E kam thanė dhe po e theksoj: Nuk jam marrė unė me politikė, por asht marrė politika me mue. Plaka ka dhanė 10 pare pėr me u futė nė valle. Mbas kėsaj ka dhanė 100 grosh pėr me dalė nga vallja, por nuk e kanė lejue. Si plaka, edhe unė! Megjithė kėtė, tue luftue stalinizmin, titizmin dhe enverizmin, e nė kėtė kuadėr edhe Ismail Kadarenė, mendoj se kam luejtė nji rol pozitiv nė historinė e atdheut tim, tė Ballkanit, Evropės e tė botės. E pėr shkak se i kam luftue (dhe po i luftoj!) si askush tjetėr, mendoj se kam edhe merita tė veēanta, si askush tjetėr. Tjetėr gja qė meritat e mija, anmiqtė e zhvillimit progresiv tė botės, forcat e errta tė shoqnisė, nė krye me stalinistat, titistat dhe enveristat e deklaruem dhe me ata tash tė konvertuem nė “antistalinista”, “antititista” dhe “antienverista”, mue m’i kanė mohue dhe m’i mohojnė. Unė as nuk pres gja tjetėr prej tyne. Lufta vazhdon. Kėto dit do tė nis pėr shtyp librin tim tė ri “ATJE – NĖ KOSOVĖ!”, me tė cilin demaskoj nji Kadare sėrb, Petar Milatoviqin, qė besoj se e njihni si redaktor tė gazetės elektronike ISTINA, e cita botohet nė Vijenė.

 

JAVA: Ju kanė akuzuar disa herė pėr deklarata e tuaja kombmohuese, por edhe pėr qėndrimet kundėr shqiptarėve. Pėr ē’arsye e keni bėrė gjithė kėtė? Nė kėtė moshė qė keni mbėrritė sot, a do tė kishit ndryshuar diēka nė jetėn tuaj?

 

RESULI: Kombėsinė time kurrė nuk e kam mohue, se as nuk kam pse ta mohoj. Pse forcat e errta tė shoqnisė shqiptare mė mveshin nji kombėsi tjetėr, qė mandej tė mė akuzojnė mue se mohokam kombėsinė, unė nuk kam faj. Kurrė kundėr shqiptarve nuk kam pasė dhe nuk kam asgja. Pėrkundrazi, unė i kam mbrojtė dhe prap i mbroj shqiptarėt, si askush tjetėr: ashtu siē nuk mbrohen as ata vetė. Forcat e errta tė shoqnisė shqiptare konfondojnė qėllimisht veten e tyne me shqiptarėt. Unė nuk e mohoj se shqiptarė janė edhe Enver Hoxha me mafien e tij ma kriminale, por ata as nuk kanė pėrfaqsue dhe as nuk pėrfaqsojnė popullin shqiptar. Nė qoftė se unė jam kundra tyne, kjo nuk do tė thotė se jam edhe kundra popullit shqiptar. Unė jam edhe kundra Titos dhe mafies sė tij ma kriminale, por jo edhe kundra asnjenit nga popujt e ish-Jugosllavisė. Unė jam edhe kundra fundamentalizmit ortodoks sėrb, por jo edhe kundra ortodoksve sėrbė! Qė ta kuptoni Kapllanin, duhet t’i kuptoni para sė gjithash kėto gjana.

Nė jetėn time unė kam ndryshue dhe, sa tė jem gjallė, do tė ndryshoj nė mėnyrė permanente, se ky asht ligj i jetės, dialektika e jetės, qė nuk pyet per ne dhe dėshirat tona. Para sė gjithash do tė ndryshojsha moshėn. Jo vetėm qė tė martohesha edhe nji here, por qė edhe nji here ta shkruejsha poemėn “BUJANA” dhe romanin “TRADHTIJA”.

 

JAVA: Kur thoni se do te kishit dashtė ta shkruanit sėrish “Tradhtinė” ēfarė do tė ndryshonit nė tė?

 

RESULI:  Nuk kam thanė KUR dhe as qė kisha me dashtė ME E RISHKRUE romanin TRADHTIJA e poemėn BUJANA. Kėto vepra i kam shkrue pėr atė kohė dhe mbesin si dokumenta tė asaj kohe. Kam thanė dhe them se kisha me dashtė MENJIHERĖ me shkrue nji roman tė ri si TRADHTIJA e nji poemė tė re si BUJANA, pėr ngjarjet e reja nė eks-Jugosllavinė, pėr tradhinat e reja e pėr Golgotėn e re, qė na e banė po ata kriminela qė na e kanė ba edhe tradhtinė e vjetėr e Golgotėn e vjetėr, por - ndėrsa tė vjetrėn na e banė tue na rrahė gjoksin pėr komunizėm (dhe tue na akuzuar neve pėr antikomunizėm!), tė renė po na e bajnė tue na rrahė gjoksin pėr antikomunizėm (dhe  tue na akuzue neve pėr komunizėm!). Kjo asht tragjedija e kohės sonė, qė erdhi si rezultat tė shkathtėsisė prej pehlivani tė kriminelave titista e enverista dhe tė paaftėsisė sė kundėrshtarėve tė tyne pėr ta marrė pushtetin nė duert e veta, pėr me u kėrkue llogari kriminelave para gjyqit tė popullit pėr tė gjitha krimet, qė kanė ba mbi kokat tona.

 

JAVA: Cila Akademi ju ka anėtaresuar, nė ē'vit, nė ē'rrethana e me ē'motivim shkencor? Edhe nė kėtė pikė ėshtė hedhur shumė baltė mbi ju…

 

RESULI: Akademija e Shkencave dhe e Arteve tė Intelektualve Shqiptarė, nė kye me shqiptarin nga Kosova, akademikun, prof. dr. Skender Rizaj. Bile, mė ka shpallė edhe ANTAR NDERI, mė ka emnue edhe nė postin e sekretarit tė Seksionit tė Gjuhės e tė Letėrsisė Shqipe dhe, si i tillė, simbas Statutit, jam edhe nėnkryetar i Asaj Akademije. Nė revinė YLBERI unė e kam botue qysh me kohė njoftimin me shkrim personal tė z. Skender Rizaj, gja qė mund ta shihni edhe nė revistėn SHKENCAT DHE ARTET SHQIPTARE Nr. 1-4, Stamboll 1992, organ zyrtar ky i Asaj Akademije. Ata qė mė mohojnė si akademik, profesor dhe doktor, i dinė kėto gjana shumė mirė. Prej tipusave qė mė mohojnė emnin, kombėsin, luftėn dhe veprat, nuk kemi ēka tė presim tjetėr. Pėr motivacionet e shpalljes ANTAR NDERI, antar i Asaj Akademije, sekretar etj. mendoj qė asht ma kompetent se unė z. Rizaj, prandej drejtojuni atij.

 

JAVA: Jeni shprehur mėse njė herė pėr autorėsinė e parullės “Kosova Republikė!”, pėr tė cilėn thoni se keni vuajtur edhe pasoja gjatė regjimit diktatorial nė Shqipėri. E keni bėrė kėtė ngase jeni ndjerė shqiptar, apo i shtyrė nga ndjenjat e internacionalizmit?

 

RESULI: Kam qenė dhe mbetem internacionalist. Ashtu siē kanė luftue shqiptarėt nė frontin jugosllav, kam luftue edhe unė nė frontin shqiptar. Dhe vazhdoj tė luftoj, krahas luftės qė po vazhdoj me e ba edhe nė frontin jugosllav (sėrbo-cėrnagoras e makedon!), bile edhe nė frontin zviceran.

 

JAVA: Tani qė realiteti po e ēon Kosoven mė pėrtej se aspirata e parulles se viteve ‘60 “Kosova Republike”, si ndjeheni?

 

RESULI: Kam pritė dhe pres prej shqiptarėve tė Kosovės, para sė gjithash prej qytetarve konstruktivė, si dhe prej shqiptarėve tė Shqipnisė, tė pushojnė persekutimin dhe satanizimin tim dhe tė mė njohin luftėn e meritat, atė qė mė takon, qė ėshtė e imja. Mosnjohja e luftės dhe tė meritave tė mija (sidomos satanizimi dhe persekutimi!), tregon se ata manipulohen nga forcat e errta tė shoqnisė, nga enveristat, qė mbrenda nate na u konvertuen nė “antienverista” e “demokratė”dhe uzurpuen fitoren tonė mbi enverizmin e titizmin. Me tipusa tė tillė unė nuk kam si tė solidarizohem e si tė bashkėpunoj. Ata janė stigmatizue edhe nga komuniteti ndėrkombėtar, nga personalitete dhe nga institucionet e shqueme, siē asht konkretisht Association Franēaise d’Etude sur les Balkans, qė, tue mė shpallė edhe pėr Mandelė tė Shqipnisė, pėr grand homme, qui a sacrifié sa vie pour la recherche (njeri i madh, qė ka sakrifikue jetėn e vet pėr zbulime shkencore), i stigmatizon shqiptarėt pėr trajtimin ēnjerėzor e krimina qė po mė bajnė.

 

JAVA: A jeni pro pavaresise se Kosoves? Cili eshte mendimi juaj per gjendjen e shqiptareve ne Malin e Zi, sa i takon respektimit te te drejtave. Po ne Maqedoni?

 

RESULI: Pavarsija e Kosovės asht nji problem politik. Ju thashė se unė kurrė nuk jam marrė me politikė dhe as nuk merrem. Dallojeni shkencėn nga politika. Me kėte, me shkencė, jam marrė dhe merrem. Bile, mė thonė se aktualisht jam afirmue si albanologu ma i shquem. Universiteti i Njujorkut, tue mė njohė si albanolog dhe tue m’i botue anglisht (pas komentimit publik!) tezat e mija albanologjike, mė ka shpallė edhe famous Albanian dissident and historian. Mund ta shihni kėtė gja nė sajtin e atij Universiteti, po dhe nė sajtet e tjera, qė e kanė ritransmetue. Sa pėr dijeni: para Atij Universiteti, mue mė ka njohė pėr albanolog edhe Universiteti i Tiranės. Personalisht doc. Anastas Dode, zbulimet e mija albanologjike i ka futė nė leksionet e tija qysh nė vitin 1969. Por jo edhe universitetet e Beogradit, Shkupit dhe tė Podgoricės, qė vazhdojnė me mė luftue sot e kėsaj dite, se qeverinat e atjeshme vazhdojnė me mė mbajtė nė listat e zeza, gja qė shqiptarėt e dinė shum mir dhe po e pranojnė edhe pėrmes shtypit, tue mė akuzue njikohsisht edhe pėr agjent tė UDB-ės, qė nuk e do as UDB-a! Tė tillė janė ata qė mė satanizojnė: nuk e kontrollojnė veten se ēka shkruejnė kundra meje. Po nuk mė satanizojnė tė gjithė shqiptarėt. Ka edhe shqiptarė qė mė mbrojnė, bile edhe mė pėrkrahin. Ka edhe shqiptarė qė, nė mes tė Tiranės, pėrmes shtypit, i kanė pranue tezat e mija albanologjike.

Pėr sa i pėrket shqiptarėve nė Cėrna Gorė (Mali i Zi) mund t’jua dokumentoj se ata, aktualisht, gėzojnė tė drejta ma shumė se vetė cėrnagorasit, me pėrjashtim tė fundamentalistėve ortodoks, qė – patjetėr – janė tė favorizuem. E po kėshtu edhe nė Makedoni! Klikat nė pushtet gjitmonė kanė bashkėpunue dhe, nė saje tė kėtij bashkėpunimi, edhe i kanė favorizue, sidomos fundrrinėn, llumhanen e popullit shqiptar. Ata janė nxjerrė edhe nėpėr sallat e gjyqeve, si dėshmitarė kundra nesh, tė arrestuemve politikė. Sot ata po bajnė ligjin nė Cėrna Gorė e nė Makedoni, tue bashkėpunue haptas me enveristat e Shqipnisė.

 

JAVA: Cili ėshtė pengu juaj ne jete?

 

RESULI: Qė nuk u kufizova vetėm nė luftė kundra Titos dhe mafijes jugosllave, por iu pėrgjegja provokimit dhe u angazhova edhe nė luftė kundra Enver Hoxhės dhe mafijes shqiptare, ēka mė asht imponue me tradhtinė qė mė bani klika Enver Hoxha-Ramiz Alija dhe po e mbėshtet sot e kėsaj dite populli shqiptar: Kurdoherė nderim pėr pėrjashtimet! Secili duhet tė pastrojė plehnat nė shtėpinė e tij, e jo tė fusė hundėt edhe nė shtėpinė e fqinjit, se mund t’i ndodhė si mue, ta akuzojnė pėr agjent dhe ta satanizojnė si dashakeqės.

 

JAVA: Rrethanat ju kane bėrė qė tė ndėrtoni deri mė tani tre familje. Me cilen prej ketyre jeni ndjerė mė mirė, apo keni ndjerė mė shume keqardhje per shperbėrjen?

 

RESULI: Me asnjenėn nuk jam ndi mir, aq ma pak ma mir. Tė tri martesat e mija kanė dėshtue, para sė gjithash pse asnjena nga kėto gra nuk ka qenė e denjė pėr mue, mandej edhe pse nė tė tri kėto martesa kanė futė hundėt ata tė UDB-ės jugosllave dhe tė SIGURIMI-t shqiptar.

Keqardhjen ma tė madhe e kam ndi dhe e ndjej pėr shpėrbamjen e familjes sė dytė, pėr shkak tė fėmijve, qė m’u persekutuen e masakruen shpirtnisht dhe fizikisht, nė mėnyrė ma kriminale, ma monstruoze, ma pa precedan nė historinė e njerėzimit. Kanė ra nė duert e Musolinit dhe tė Hitlerit Antonio Gramshi dhe Gjergj Dimitrov, por as ata vetė nuk janė trajtue siē mė ka trajtue mue Enver Hoxha, se jo ma edhe familjet e tyne, fėmijtė e tyne. Krimet e Enver Hoxhės janė krimet ma monstruoze qė njeh historija e njerėzimit. Ambasadori i Sali Berishės, akademiku, prof. dr. Skėnder Shkupi, jo vetėm me gojė, por edhe me shkrim, pėrmes gazetės sė Tiranės ALBANIA, nė emėn tė “antienverizmit” tė tij, ulurin: “Mirė ia ka bėrė Enver Hoxha Kapllan Resulit. Kapllani ėshtė ndėr ata tė arrestuar qė e ka merituar burgun dhe masakrimet!” E kur ambasadorėt e “demokratit” Sali Berisha mendojnė e shkruejnė kėshtu, ē’mund tė presim nga enveristėt e deklaruem tė Fatos Nanos ?!

 

JAVA: Mosha e bėn njeriun mė te mire apo mė te lig?

 

RESULI: Varet prej njeriut. Mosha asht si dhe burgu, qė disa i forcon dhe i ban ma tė mirė, kurse disa i then dhe i ban ma tė kqinj.

 

 

 



by Gazetajava.com