Nga Gazetajava.com
“REPUBLIKA KOSOVSKA”
Nga Migjen Kelmendi
Mar 10, 2008, 10:20
Njashtu si edhe mund te pritej nga administrata e Kostunica’s, plani per ndamjen e Kosoves dhe krijimin e nji “Republika Kosovska”, ne gjasim te asaj qe Serbia krijoi ne Bosne me “Republika Srpska’, u vue n’zbatim.
Si e konfirmon mediumi B92, Ministri i Serbise per Kosove e Metohi, Slobodan Samardzic, ka dhane urdhen qe tane perfaqesuesit serbe te institcioneve te Kosoves te terhiqen nga puna. Edhe pse ministri mohonte se ky asht plan dhe urdhen ne intervisten per B92, tue thane se ata ne menyre spontane po terhiqen, ne pyetjen e gazetarit qe ministria e tij kishte ftue serbet e Kosoves te dalin nga institucionet, ministri u gjegje se ai vetem i ka sugjerue e kshillue, dhe jo urdhnue.
Sa per ta vertetue ambicien “Republika Kosovska” te administrates se Kostunicas, ambasadori rus ne OKB, Vitalij Curkin, tha se njohja e njeanshme e pamvaresise se Kosoves domethane - Ndamje e Kosoves. “Kosova de facto asht e ndame”, tha Curkin.
Bllokimi i Hekurudhes se Kosoves, terheqja e policeve serbe nga SHPK, terheqja e ministrave serbe nga Qeveria Thaci, jane disa veprime qe ne te vertete nuk u priten mire nga tane serbet e Kosoves. Kunder ketyne masave reaguen Oliver Ivanovic dhe Rada Trajkovic. Te dy reprezentet legale te pakices serbe ne Kosove shprehen dyshimet e tyne te medha se keto masa jane te mendueme mire dhe se kane me pase ndonji efekt.
Efekti qe administrata e Kostunica’s pret nga keto masa asht – damtimi i Planit Ahtisaari. Keto kane per synim shembjen e Planit te Ahtisaarit per Kosoven, sepse ai plan pa participimin e serbeve mbetet i deshtuem. Ose ma se paku, i xhymte.
Deshtimi i Planit te Ahtisaarit ngjall ambiciet e nacionalisteve qe te kthehen te pika e fillimit: ndamja e Kosoves.
Ndamja e Kosoves ka qene nga dita e pare e vetmja ambicie e lidershipit nacionalist serb.
Me shpalljen e njeanshme kjo pune vetem filloi tashti me u realizue dhunshem. Me shpresen se ndamjen do e bajne akt te kryem, lidershipi nacionalist serb po ka shprese se keshtu ka me e mbajt Kosoven me nji konflikt mbrenda saj te ngrime, qe ka me e pengue zhvillimin dhe avansimin e saj si shtet. Kosova shtet i deshtuem, kjo asht andrra e Kostunica’s.
Sa deshpruese duken klithmat e Jeremicit dhe Kostunica’s – anuloni njohjen!
Cfare debakli! Cfare humbje. Cfare deshtimi, qe mendoj se duhet mbahet mend nga lidershipi kosovar. Ky asht fundi i rruges qe nacionalizmi e con nji shtet e popull: Bane Zot Anderr!
Historia thone nuk perseritet. Edhe nese ndodh me u perserite, heren e dyte shfaqet vetem si karikature, vodvil, hajgarallek.
Milosevici nuk mundet me ju perserite ma Serbise. Edhe nese dikush don me i gjasue, krejt cka mundet me ba asht me qene Milosevic i kastruem, eunuh, i lodhte, kot, qe kelthet: Bane Zot Anderr. Anulojeni njohjen. Si Kostunica. Si Jeremic. Si Nikolic. Si Tadic.
E pat thane per bukuri nji analist serb: nuk ju mjaftoi ketyne njerzve qe Milosevici e humbi Kosoven. Deshten edhe ata vete me e humb – edhenjihere.
Dhe e humben.
Cfare lekcioni i hatashem per nacionalistat tane te vonuem qe e zbuluen, kombin, flamurin, tosknishten, qenien shqiptare – ne shekullin XXI.
by Gazetajava.com