Nga Gazetajava.com
TANE PASURIA E KOSOVES U SHIT PER 300 MILIONE EURO!
Nga Behxhet Begu
Mar 22, 2008, 22:51
Pas shpalljes se pavaresise, ashtu si edhe thone te gjitha hulumtimet dhe sugjerimet e dashamiresve te Kosoves, ka me qene ekonomia ajo qe do determinoje fatin e ketij shteti te ri. Iu drejtuam me pyetje njerit nga teknokratet e famshem te Kosoves, inxhinierit Ali Buza, drejtorit te ish gjigandit gjakovar, Fabrikes se Elektromotoreve. Po pse ish gjigand? Cka ka ndodhe me kete ndermarrje? Duke gjetur pergjegjet per te, kjo interviste sjell edhe reflektimet e gjetura se ku mund te jene sfidat dhe pengesat e ekonomise se Kosoves sot. Fabrika Elektromotori ishte themelu nė vitin 1972, si njė ide e Industrisė Elektronike tė Nishit, qė nė kuadrin e vet tė zhvillojė edhe programin e teknikės sė bardhė, si konkurencė e fabrikes se famshme sllovene Gorenje. Nė kuadėr tė saj, asokohe nė Gjakovė, ėshtė themelu Fabrika e Elektromotorave pėr lavatriēe dhe e elektromotorave pėr makinat e larjes sė enėve. Dhe, qė nga viti 1972 e deri nė vitin 1978, Elektromotori ka punu me humbje. Kjo ndodhi, paralel me vendosjen e kapaciteteve nė Nish pėr prodhimin e lavatriēeve dhe e elektromotorrave pėr makinat e larjes sė enėve, pasiqė nuk mundi ti absorbonte tregu. Nė tė vėrtetė, nuk mundė te plasoheshin ne treg. Nė vitet 77-78 ka fillu njė takim i pare me Gorenje dmth: qė kapacitetet tepricė tė elektromotorit tė plasohen edhe nė Gorenje (prodhuesi mė i madh asokohe i teknikės sė bardhė). Keshtu, nė vitin 1978 ka fillu bashkėpunimi me Gorenje dhe nga viti 1979 deri nė vitet e 90-ta Elektromotori ka perjetu zhvillimin ma tė madh. Nė vitin 1978 Gorenje elektromotori i ka pase 128 punėtore, kurse nė vitin 1989 kjo kompani ka arritur nė 1030 punėtorė.
JAVA: Sa ka qenė qarkullimi vjetor nė kėtė periudhė kohore
?
Ali Buza: Nė vitin 1979 prodhimi ka qenė 40 mije elektromotora, kurse nė vitin 1989 ka qenė 1 milion e 330 mije elektromotora.
JAVA: Tė gjithė elektromotorat shkonin pėr Gorenje apo
.?
Ali Buza: Jo, kanė shkuar pėr Gorenje, pėr Candy, pėr Merlon, IBM, poashtu jane plasu ne Turqi, Mostar, Obodin, Bashkimin Sovjetik. Kėshtu qė, Gorenje Elektromotori nė fillim, kushtimisht, kishte njė program tė prodhimit, programin e motorave pėr lavatriēe. Ne mandej pėr kėto 10 vite, nga njė program kemi kaluar nė tri programe: a) nė programin e motorit pėr lavatriēe, tė cilin e kemi avansuar; b) nė programin e motorit pėr kompresora dhe; c) nė programin e motorit industrial. Dmth, kemi bė tri programe, nė vend tė njė qė e kishim pėr 10 vite me radhė. Poashtu, nga njė blerės qė e kishim ne i bėmė disa blerės, pra dolėm dhe nė tregun perendimor. Dhe kjo ishte ajo baza e sigurisė sė mosshkatėrrimit tė fabrikės: dmth, nėse njė program deshton, ėshtė programi i dytė dhe i tretė. Nėse njė treg bjen (tregu ish-jugosllav), atėherė ėshtė tregu tjetėr (perendimor). Brenda 10 vitesh kemi patur shkallėn e rritjes sė punėsimit rreth 27 % nė vit. Poashtu, shkallė tė rritjes sė prodhimit rreth 34 % . Nė shėnimet qė jepen, kur dikush ka njė prodhim prej 7 % apo 8 % deri nė 10 % - ai ėshtė me tė vėrtetė sukses i madh. Kur ne tash i tregojmė dikujt se ne jemi ata qė dikur kemi pasur njė shkallė 10 vjeēare tė rritjes sė prodhimit me 34 %, kjo tregon shkallėn e lartė tė suksesit qė kemi patur nė kėtė periudhė kohore.
JAVA: Cila ėshtė infrastruktura pėrcjellėse e prodhimit nė pėrgjithėsi sot (niveli teknik) qė e ka Elektromotori?
Ali Buza: Njė pjesė e madhe e infrastruktures sė prodhimit teknik nė fabrikė ėshtė ruajtur ėshtė relativisht teknologji e avansuar. Pra, vija pėr prodhimin e motorave pėr kompresor, ka qenė edhe atėherė e nivelit tė lartė. Poashtu, edhe tani kur bėjmė krahasime qėndron nė nivel tė avansuar, kurse vija e prodhimit tė motorit pėr lavatriēe, ajo kėrkon tė rikonstruktohet nga njė vijė e mbėshtjelljes sė re automatike. Pra, ajo qė ekziston nuk ėshtė nė shkallėn e lartė tė automatizimit nga aspekti i teknologjisė, infrastrukturės sė pėrgjithshme shėrbyese: duke filluar nga energjia elektrike, nga ajri i kompresuar, gazi, etj. Pra, ato janė nė gjendje tė mirė dhe janė tė afta qė tė shėrbejnė.
JAVA: Ju keni status: jeni njė shoqėri aksionare. Pse i humbėt tregjet (shkaku) dhe pse nuk u rikthyet nė treg?
Ali Buza: Ju e dini qė nė vitet 92-93, Jugosllavisė sė atėhershme i patėn vendose embargon, me rezolutėn 757, ku tė gjitha prodhimet e Jugosllavisė nuk guxonin ma tė dilnin nė treg. Ishte kjo njė embargo e natyrės ekonomike dhe, fatkeqėsisht, atėherė edhe Kosovėn e vendosnin nė grupin e vendeve tė ish-Jugosllavisė. Tė gjithė blerėsit tanė nė atė kohė i ndėrprenė kontratat me ne. Por, ne atėherė bėmė pėrpjekje qė mos ta ndėrprisnim prodhimin pėrkundėr embargos. Shkuam me njė strategji tjetėr, pėr tė mos ndalur prodhimin dhe filluam prodhimin me njė emėrtim tė njė shteti tjetėr fqinjė. Dhe nė treg radhazi dolėm me atė emėrtim tjetėr dhe normalisht italianėt, holandezėt e gjermanėt i blenin ato. Ne deri nė vitin 1999 (24 Mars) kemi punuar dhe eksportuar! Mė 24 Mars 1999 e kemi ndėrpre punėn dhe deri nė Shtator ne nuk kemi prodhu. Nė Korrik (99) jemi rikthyer nė Fabrikė, tė cilėn e kemi gjetur relativisht tė ruajtur nga aspekti i shkatėrrimit, por tė vjedhur nga aspekti i atyre prodhimeve qė kishin mundėsi tė shiten (kapitali lėvizės). Dhe ne menjėherė pas ēlirimit filluam pėrsėri prodhimin. Tė gjithė partneret tanė kanė qenė tė gatshėm tė punojnė me ne. Dhe ne kemi punuar deri nė vitin 2003 (nga viti 1999).
JAVA? Cili ka qenė kapaciteti i shitjes nė vitin 2003?
Ali Buza: Kapacitetet kanė qenė mė tė vogla se sa kemi qenė ne atėherė. 20% deri nė 30 % ka lėvizur shfrytėzimi i kapaciteteve fill pas luftės. Por, problemi i ekonomisė kosovare, bashkė me tė edhe i Elektromotorit ka qenė i njėjtė. Pas luftės u shkatėrrua sistemi financiar mbėshtetės. U mbyll shėrbimi i kontabilitetit shoqėror, i cili mbante qarkullimin e pagesave. U ndėrru valuta: nga dinari nė markė dhe u ndėrpre mbėshtetja e prodhimit. Askush nuk kishte qė tė mbėshtete nga aspekti financiar, me garancione bankare, me kredina tė ndryshme: pėr tė pasur mundėsi me i importu materialet (atėherė ne importonim pėrmes garancioneve bankare. Merrnim njė garancion bankar, p.sh. pėr Turqi dhe importonim). Tani mė nuk kishe ku ti merrje ato garancione (
banka nuk kishte)- mbėshtetjet financiare nuk ekzistonin dhe ne filluam ta zvogėlonim aftėsinė riprodhuese pėr shkak tė mungesės sė mjeteve gjiruese.
JAVA: Pra, mjetet e shitjes nuk mjaftonin qė ju tė vazhdonit
?
Ali Buza: Jo, sepse tė gjitha mjetet qė i kemi pase nė shėrbimin e kontabilitetit ndinar, gjatė luftės janė vjedhur. Pjesa tjetėr qė ishte, malli qė mundtte tė shitej dhe tė realizohej nė monedhė, ata i kishin zbrazur tė gjitha depot, kishin plackite me autobusa, me kamiona, etj. Ndėrsa, ne mbetėm vetėm me makinat, nuk kishim asgjė tjetėr. Pėr kėtė duhej njė mbėshtetje financiare dhe fatkeqėsisht nuk ekzistonte njė ndihmė e tillė. Pėr me qenė edhe ma tragjike, kur konkuruam pėr regjistrim pranė Agjensionit pėr Regjistrimin e Bizniseve nė Ministrinė pėr Tregti dhe Industri, ata nuk na regjistruan?! Na humbėm edhe tė drejtėn e subjektivitetit juridik, me arsyen: ju nuk jeni shoqėri aksionare dhe ne juve nuk mund qė tju regjistrojmė. Mandej, ne kemi zhvilluar kontekstin nė gjyq dhe kemi fituar. Mė 14 Janar tė vitit 2007, AKM-ja na ka njohur statusin e shoqerise akcionare. Dhe ne kemi funksionuar qė nga viti 1990 kur edhe jemi regjistruar si shoqėri aksionare, deri mė sot. Ne jemi 458 aksionare dhe kemi dy lloje aksionesh: a) aksionet me tė drejtė qeverisjeje dhe b) aksionet qė kanė tė drejtė vetėm nė dividendė. Nė grupin e aksionarėve qė kanė tė drejtė nė qeverisje janė 23 vetė, qė pėrbėjnė rreth 68 % tė krejt vlerės sė kapitalit dhe pjesa tjetėr e mbetur nga dividenda.
JAVA: A keni vendosė nė shqyrtim ndonjėherė qė ti shisni aksionet?
Ali Buza: Po
por, Kosova ishte pa subjektivitetin e shtetit. Kosova nuk kishte ligje, edhe sot e kėsaj dite nuk ka ligje mbi bursėn e aksioneve. Prandaj, nėse nuk ke njė bursė tė aksioneve, nėse nuk ka njė subjektivitet tė shtetit ēdo subjekt i jashtėm qė shpreh interesim qė tė vijė, ai do tė ketė njė hezitim qė tė futet nė transaksione tė tilla financiare. Dua tė theksoj: nga viti 1983 jemi integruar nė Gorenje qėllimi i integrimit ka qenė secili tė punojė pėr llogari tė veten, por politikė tė kemi tė pėrbashkėt. Ne edhe sot e kemi kėtė interes. I kemi drejtuar nė kėtė rast njė letėr Gorenje mbi afarizmin afatgjatė, qė ne tė punojmė pėr llogari tonėn, por nė kuadėr tė njė sistemi i cili ka njė spektėr tė zhvilluar tė marketingut tė shtrirjes nė treg tė sektorėve tė ndryshėm.
A ka banka ne Kosove? Kosova sot ska sistem bankar
JAVA: A jeni tė interesuar qė tė financojė Gorenje pėr interesa tė veta dhe tė shisni Fabrikėn?
Ali Buza: Integrimi nuk do tė thote se dikush duhet me ardhė me investu. Integrimi nėnkupton qė ti tė bashkėrendisėsh qėllimet tuaja afariste. Kurse, investimet dhe kompanite e mėdha realizohen nė bazė tė bankave. A ka banka nė Kosovė, kjo ėshtė ēėshtja? Bankat e Kosovės sot janė banka qė 80 % tė kapitalit e bėjnė me tregti dhe nė shėrbime. Nė fakt, bankat nuk kanė kapital pėr ne: ne nuk i kėrkojmė 300 mijė euro ose 500 mijė euro qė tė zhvillojmė industrinė. Ne p.sh. tani kemi njė projekt qė kėrkohen 5 milione e 800 mije euro. Tė ndėrtosh industri, ajo nuk ndėrtohet me lėmosha tė cilat i japin kėto bankat tona. Kosova absolutisht nuk ka sistem bankar.
JAVA: Pse Kosova nuk ka sistem bankar qysh ndėrtohet ndryshe sistemi bankar?
Ali Buza: Ndėrtohet shumė shumė ma ndryshe. Kosova pėr kėto 8 vjet nuk ka pasur Bank Qėndrore, nuk ka patur politikė monetare, nuk ka patur politikė zhvillimore, etj.
Kosova ka sistem bankar te fajdexhise
parate e kosovarėve tė cilat janė nė Pro Kredit Bank, Raifeissen Bank, etj. janė 50 % tė depozituara jashtė Kosovės
JAVA: A e dini ēfarė sistemi bankar ka Kosova?
Ali Buza: Kosova ka sistemin bankar tė fajdexhisė
Ky sistem bankar aktual nė Kosovė ėshtė i qėndrueshėm nga aspekti i sigurisė sė kthimit. Por parat e popullit tė Kosovės tė cilat janė depozita kėto banka nuk i shfrytėzojne pėr zhvillim ekonomik, por pėr mbėshtetje tė njė sistemi tė matrapazėve nė kuptimin e tregtisė. Kosova importon 2 miliarde euro eksporton 30 milione euro deri nė 40 milione euro. Pra, parate e kosovarėve tė cilat janė nė Pro Kredit Bank, Raifeissen Bank, etj. janė 50 % tė depozituara jashtė Kosovės.
Unė jam themeluesi i parė i Bankės Private nė Kosovė (Banka Ekonomike). Me disa afariste tė Gjakovės nė vitin 1991 e kemi themelu bankėn e parė private nė Kosovė. Kur u futėn masat e dhunshme nė Bankos tė Kosovės dhe Kosova mbeti pa bankė komerciale shqiptare dhe filluan tė infiltroheshin bankat e Serbisė dhe depozitat e kosovarėve filluan tė depozitohen nė bankat e Serbisė tė gjitha depozitat filluan tė shkonin nė Serbi. Kur ne e hetuam se ato depozita tė kosovarėve po shkojnė nė Serbi, atėherė themeluam bankėn e parė kosovare private tė quajtur Banka Ekonomike, me seli nė Gjakovė, tė cilėn mandej e kemi dėrguar nPrishtinė dhe e kemi mbuluar tėrė territorin e Kosovės.
Vet fakti se ne kemi 2 miliarde euro nė vit import tregon se kėtu ka pasur dhe ka kapital. A e dini ju cili ėshtė raporti i depozitave dhe i kapitalit themelues nė Pro Credit Bank dhe Reiffesien Bank? Pro Credit Banka i ka rreth 500 milione euro depozita te qytetetarėve kosovarė dhe i ka rreth 20 milione euro kapital themelues. Me 20 milione eurot e kapitalit themelues ai qeverisė me njė gjysmė miliardi euro tė depozitave kosovare.
Absolutisht eshte anarki te mendohet se tregu i lire i rregullon gjerat
JAVA: Pse nuk ėshtė bė njė ekip i ekspertėve vendore me qeverisė me njė shumė tė tillė tė parave?
Ali Buza: Sepse nuk e ndėrtuan me asnjė ligj kosovarėt, por ndėrtoi UNMIK-u ligje. Absolutisht ėshtė anarki tė mendohet se tregu i lirė i rregullon tė gjitha gjėrat. Pėr tetė vite nuk kemi pasur rritje tė prodhimit, nuk kemi pasur rritje tė punėsimit, nuk kemi pasur rritje sociale dhe ekonomike
kjo tregon mjaft pėr atė se ēfarė po ndodhė nKosovė. Zhvillimi i Kosovės pa mbėshtetje financiare ėshtė absolutisht i pamundshėm. Sot trustin e parave tė pensioneve i marrim nga jashtė; sot parat e shitjes sė ndėrmarrjeve shoqėrore i marrim nga jashtė; sot pjesėn ma tė madhe tė parave qė i kemi depozita i kemi nga jashtė. Dhe a mund tė diskutohet kėtu se ka pasur edhe ka politikė kėtu pro-zhvillimore? A mund tė jesh ti zot shtėpie nėse ske protofolin? Ai qė e mban protofolin ai ėshtė zot shtėpie. Ēka ėshtė shteti? Shteti ėshtė ai i cili e mban tė drejtėn e qarkullimit tė parave e tė kuadrove. Ne nuk kemi as politikė kadrovike. Njerėzit e mire p.sh. na ikin jashtė vendit ne nuk bėjmė asgjė qė ti ndalim ata njerėz. Dhe tėre kjo nėn parollėn e asaj tregu i lirė. Tregu i lirė ėshtė poashtu edhe nė Amerikė dhe kur ata dojnė me marrė kuadro e qė marrin kuotė kuadrovike, ata mblidhen edhe thonė: kėta nuk do tė na prishin tregun e tė ardhurave. Nėse doni ju me marrė kuadro nga jashtė vendit, atėherė ju duhet qė mos tė na prishni tė ardhurat tona, qė ata tė vijnė e tė vijnė dhe tė na zvogėlojnė tė ardhurat. Do tė thote: shteti mban rregulla. Nėse unė i kam 20 ose 30 vjet pėrvojė pune, tani duhet mua tė mė blen njė OJQ pėr 200 euro dhe shteti asgjė nuk bėn qė tė mė mbrojė dhe qė unė tė jem nė funksion tė shtetit dhe jo nė funksion tė njė OJQ-je, atėherė nuk funksionon shteti kemi njė paralize tė funksionimit tė shtetit
E gjithė pasuria e Kosovės ėshtė shitur pėr 300 milione euro
JAVA: Pse privatizimi nKosovė nuk ėshtė i suksesshėm?
Ali Buza: Ne kemi patur njė mendim qė privatizimi tė bėhet duke mos e nxjerrė asnjė njeri nga puna dhe kjo ka mund tė realizohet. Ne kemi propozu qė e gjithė prona shoqėrore, e ndėrmarrjeve shoqėrore, tė kaloje nė pronė tė punėtorėve dhe tė mos del asnjė njeri prej punės dhe ata tė qeverisin mėtutje atė ndėrmarrje, sipas sistemit tė shoqėrisė aksionare. Kur ne nuk kishim nxjerrė askend nga puna, gjithkund kishim kriju bazė pėr prodhim. Sepse Gorenje Elektromotori nuk shėrben me u pėrdor si njė rast, sepse ne kemi patur fabrika qė kanė prodhuar konsum tė gjerė dhe nuk ka pasur arsye pėr me u ndal prodhimi. Dhe kjo filozofi e jona qė tė bėjmė transformimin pronėsor duke mos e nxjerrė asnjė njeri nga puna, e jo nė raport me kėtė qė ėshtė realizuar (qė ne e kemi nxjerrur krejt nga puna krejt klasėn punėtore), qė nuk i kemi siguruar asgjė, bile as program social.
Dhe e gjithė pasuria e Kosovės ėshtė shitur pėr 300 milione euro. Le ta marrim nje shembull nė regjion: vetem njė fabrikė ėshtė shitur 300 milione euro. Kjo ska tė bėjė asgjė me vlerėn e tregut; ata qė e kanė paraqitur se kinse ėshtė vlerė e tregut? Ēfarė vlere e tregut ėshtė kur ti e bllokon tė drejtėn nė blerje, ajo nuk ėshtė vlerė e tregut. Ka pasur mjaft kurdisje dhe ne kemi qenė vazhdimisht, plot 8 vite kundėr nxjerrjes nė treg tė fabrikave pa vleresime paraprake tė vlerės. Fabrika nuk kushton aq sa ka mjete themeluese. Fabrika kushton aq sa ka njerėz nė atė fabrikė qė dine ta udhėheqin atė fabrikė. Por nėse ne e mbyllim krejt sistemin e parave dhe me mbylljen e kėtij sistemi, ajo ėshtė blerė aq sa kemi pasur nė xhep para. Po ta kishim ndėrtuar ne mė herėt sistemin bankar tė mirėfilltė, i cili mbėshtetė ndėrtimin e fabrikave, atėherė, ajo nuk ishte shitur me ato para tė xhepit, por sa kam unė mundėsi tė marrė kredi ta blejė atė dhe ta aktivizojė atė fabrikė. Pra, sė pari ėshtė mbyllur sistemi finaciar, mandej i kemi vendsour pėr shitje nė treg fabrikat dhe sa kemi patur para nė xhep i kemi blerė. Kurse, blerja e fabrikave nga jasht ka qenė e kushtėzuar me ligj, me gjykata. Nuk vjen askush me ble fabrikėn nėse nuk funksionon shteti juridik, nėse nuk funksionon infrastruktura.
by Gazetajava.com