Nga Gazetajava.com

Filmi
INDIA, OSE KUR LINDJA VJEN NĖ PERENDIM
Nga Gani Jakupi, Barcelone
Mar 22, 2008, 22:44

Mira Nair
Dikund kah fundi i viteve tė ‘80, pejzazhi mediatik franēez u pasunue me nji kanal televiziv dedikue eksluzivisht kulturės, La Sept, qė ma von u transformue nė Arte, kanalin e mirnjohun franko-gjerman. Nė vjeshtėn e vitin 1992, pėr mbramjen e lansimit tė La Sept-Arte nė valė herciane, e kishin programue Salaam Bombay tė regjisores indiase Mira Nair. Por, qe, edhe nė vendet e zhvillueme nisjet mujnė me ndodhė me ngathtėsi: filmi u emitue nė verzionin origjinal (si tė gjithė tjetrėt nė kėt kanal) dhe... pa nėntituj! Pėr ne, shumicėn e banorėve tė sferės perendimore tė planetės, hindi asht dhe mbetet gjuhė absolutisht e pakuptueshme. S’di se si ia banė tė tjerėt, por unė e shiqova filmin nga minuti i parė deri i mbrami (bile edhe e inēizova nė kasetė). E kisha pa ma parė nė kino, kėshtu qė forca e imazheve dhe elokuenca e narracionit vizual mė ndihmuen jo vetėm me pėrcjell ngjarjen por edhe me i pėrkujtue dialogjet, pėrafėrsisht por mjaft sa me i pėrjetue prap ndjenjat qė mi ka pasė shkaktue gjat vizionit tė parė. Besojė se kjo flet mjaft pėr aftėsin e jashtėzakonshme zonjės Nair si regjisore.

 

Por, para se ma vazhdue ma tutje, duhet ti sqarojmė disa detaje dhe tė mirremi vesh pėr-rreth disa premisave. Regjisorėt qė do t’i shqyrtojmė nė kėt artikull nuk janė ma reprezentativėt tė kinematografisė indiase, e cila asht ma madhja nė botė, tue ia tejkalue edhe Hollywoodit. Segmenti ma i madh i kėsaj kinematografije asht industria e Bollywood-it (fuzionim i emnave Bombay dhe Hollywood), ndėrsa ai ma i vleftsuemi nga kritika ndėrkombėtare asht filmi i Bengalit, falė regjisorit legjendarė Satyajit Ray (lektyrė e detyrueshme pėr ēdo kinofil). Bollywoodi asht nji botė nė veti, dhe na u kishin nevojitė disa artikuj pėr me e prezentue. Lexuesit ma tė vjetėr ndoshta do ta kujtojnė epokėn dekadente tė Jugosllavisė titiste, kur nė kinematė tona ia filluen me ardhė filma pa cenzurė e pa kriter. Kanga Ramo, Ramo, nga nji film “bolivudian” tė cilit nuk ia mbaj mend as titullin, ishte hit gjat nji periudhe koxho tė gjatė nėpėr rrugėt e Prishtinės. Paj, edhe influenca hindase nė muzikėn pseudofolklorike qė i maltreton ndėgjuesit kosovar sot e kėsaj dite e ka zanafillėn n’at lloj filmash. Skemat narrative tė filmave tė Bollywoodit janė jashtėzakonisht tė thjeshta, dhe elementet e obligueshme janė: aktorė kryesorė tė pashėm, storje e dashurisė me shumė pengesa e vuejtje, krejt kjo e pėrzieme me spote muzikore dhe – e pat! Nji detaj e ilustron peshėn e kėsaj industrie. Hollywoody, sa herė qė e detekton ndonji sukses komercial nė ndonji vend tė huej (qoftė Korea Jugore, Spanja apo Franca), e realizon nji remake pėr nevoja lokale (thuese amerikanėt nuk janė nė gjendje me e kuptue rrėfimin europjan apo aziatik). Bollywoody asht i vetmi nė botė qė ban remake tė filmave hollywoodian! Doket e pabesueshme, por vlen me e pa Matrix-in nė version indias, dhe me kuptue se nė kėt botė ēdo gja asht e mundun! Atyne qė dojnė me e njoftė nji shembull tė stilit Bollywood, por kualitativ (ka edhe kėshtu!), iau kisha rekomandue Lagaan, tė regjisorit Ashutosh Gowariker, produksion i vitit 2002. Tue i ruejt kodet e rrėfimit bollywood-ian, ky film tri-orėsh ka mjaft subtilitet dhe efekte tėrheqse sa pėr me ruejt vemendjen e kinofilit kurreshtar.

 

Na do tė mirremi me krijimtarinė e dy regjisoreve tė diasporės indiase, Mira Nair dhe Deepa Mehta. Zatėn, tue e hartue planin e artikujve pėr numrat e ardhshėm e vėrejta se po e formonin nji unitet tematik. Mbas Lindjes sė largėt, konfuciano-budiste, do t’i analizojmė tri kultura qė nė vetveti s’kanė kurrgja tė pėrbashkėt, pėrpos qė diaspora e tyne iu shėrben si pasqyrė para botės. Secila prej kėtyne kinematografive paraqet raste specifike, me qasje krejtsisht partikulare. Po ia fillojmė pra, prej Indisė.

 

Edhepse Salaam Bombay!, kish me mjaftue pėr me e ēmue Mira Nairėn, duhet me i pa Monsoon Wedding (Darsmja gjat shtėrgatės, 2001) dhe Namesake (Homonimi, 2006) pėr me e pasė nji ide ma tė komplete mbi diasporėn indiase (shembull i mirė gjithashtu kish me qenė  Bend It Like Beckham (2002) tė zojės Gurinder Chadha), komunitet me prezencė tė randėsishme nė britani tė madhe dhe SHBA.

 

Salaam Bombay! (Tungjatjeta, Bombay!, 1988) rrėfen miqėsin e nji bonjaku dhe nji tė mitune qė e shesin nė nji bordel. Nė Monsoon Wedding Nair mundohet me e pajtue traditėn me modernizmin, tue pohue se martesat e “organizueme” nga familja mujnė me qenė aq tė qėllueme se sa takimet spontane tė tė interesuemėve. Nė The Namesake (Homonimi, 2006) duket sikur e humbė pak kėt iluzion (martesa e dėshtueme e dy protagonistėve qė origjina e pėrbashkėt i ndan ma shumė se sa qė i afron). Ky film e analizon gjithashtu edhe hendekun mes emigrantėve dhe fėmijėve tė tyne, tė lindun nė vendin e qėndrimit, dhe konfliktin kultural qė kjo e sjell. Shumė tė tjera kombe i kanė kėto probleme por, veēantia e rastit indias asht se ata janė janė trashėgimtarė tė nji civilizacioni spiritualisht tė pasun, dhe se ata nuk ndjejnė kompleks ndaj kulturės perendimore, nėse thjesht nyk e nėnēmojnė.

 

Nė fillim tė karierės sė sajė, nė Kama Sutra (Arti i dashunisė, 1996), Nair e portreton civilizimin indias si mbretėri tė epshit dhe qefit. Sensualiteti shprehet bile edhe nė pejzazhet, nė lokacionet e xhirimit. Paleta e ngjyrnave nė sqenat e natės e pėrkujton Caravaggion.

 

Zoja Nair ka realizue gjithashtu edhe vepra krejtsisht “perendimore”, si Hysterical Blindness (2002), me casting tė shkėlqyeshėm (Uma Thurman, Juliet Lewis, Ben Gazzara dhe Gena Rowlands), qė pos kėsaj  nuk sjellin diēka tė posaēme.

 

Derisa Mira Nair mund tė konsiderohet si regjisore solide me momente t’inspirimit tė pamohueshėm (Salaam Bombay!), si analiste e diasporės indiane dhe mardhanjes sė sajė me traditėn, zoja Deepa Mehta asht intelektuale e guximshme dhe kritike ndaj civilizacionit indias.

 

Trilogjia e elementeve pėrbahet nga Fire (Zjarri, 1996), Earth (Toka, 1998) dhe Water (Uji, 2005) e konfiguron boshtin kryesor tė veprimtarisė sė saj. “A me don?” e pyet protagonistja e Fire bashkėshortin e vet. “Ėėh... ngadal, grue, s’ka ma shumė se tri ditė qė jemi martue!”. Nė kėt film, zoja Mehta e sulmon bazėn e familjes tradicionale indiase: martesėn me marrėveshje, tė organizueme nga familja, pa konsultim tė presonave t’interesueme. Kur kėsaj ia shton edhe nji storje homoseksualiteti femnorė, kufijtė e tolerancės religjizioze tejkalohen dhe reagimet e grupeve fundamentaliste nuk vonojnė, tue pėrfshi edhe sulmin kundėr kinemave ku shfaqet ky film. Zjarri i ndezi aq shumė pasionet integriste saqė xhirimi i dy titujve tjerė paraqiti vėshtirsi pėr zojėn Mehta. Water, qė e rrėfen diskriminimin social tė vejushkave nė shoqninė tradicionale indase, u pengue nga turma e mllefosun (i dogjėn dhe i shkatrruen lokacionet dhe materialin filmor qysh nė filllim tė xhirimit) kėshtu qė u dasht me e realizue nė Shri Lankė, bile edhe me titull punues falso. Earth flet pėr momentin e shpalljes sė pamvarsisė sė Indisė dhe pėrplasjet religjioze. Pėr dikend qė e ka pėrjetue nji situatė tė ngjajshme nė trevat tona, filmi asht ekperiencė e idhėt.

 

Ajo qė impresionon nė veprėn e zojės Mehta asht estetika: tema tė randa e dramatike trajtohet me nji kolorit tė stėredituem. Bukuria vizuale asht pjesė e civilizimit  indias, qoft edhe pėr reprezentimin e e tragjedisė.

 

Nji moment befasues nė karierėn e zojės Mehta asht Bollywood/Hollywood (2002), nji lloj parodije e filmave bollywoodian, por qė edhe njikohėsisht tregon se kėto dy industri (Bollywood dhe Hollywood), lanė anash dallimet kulturore, kanė kode tė ngjashme dhe qė leht mujnė me u ba kompatibile.

 

Nė krahasim me shumicėn e krijuesve qė janė prezentue nė kėt cikėl, Mehta dhe Nair janė formalisht klasike nė gjuhėn e tyne filmike, edhepse kėte e dominojnė mrekullisht.

 

Si pėrfundim i kėtij artikulli, qe edhe nji referencė qė, shpresojmė, ka me sjell ajr tė freskėt nė kinematografinė indiase: debytimi i gazetares Bhavna Talwar si regjisor me Dharm (Zgjimi, 2007), refleksion interesant mbi raportet mes kastave dhe religjioneve n’Indinė e sotme. Po get se revolucionet e vėrteta nė botėn e tretė kanė me i sjellė femnat!



by Gazetajava.com